AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen   Ven 16 Juin - 8:24

http://www.agimi.com/modules.php?name=News&file=article&sid=222

HAXHIU: KOSUMI ĒDO DITĖ E MĖ SHUMĖ I NGJAN PASTRUESIT TĖ ZYRĖS SĖ MBRETIT…

Intervistoi : Burim Etemaj


Prishtinė, 17 maj 2005 - Publicisti kosovar Baton Haxhiu, nė njė intervistė speciale pėr gazetėn “Epoka e re”, ka thėnė se shtėpia e presidencės ėshtė Han- bujtinė ku ruhet ditėn dhe bėhet krimi natėn.

Njerėzit qė duhet ta kishin hequr nga kjo situatė Presidentin e kėtij vendi, sipas Haxhiut, duhet tė ishin Skėnder Hyseni dhe Muhamet Hamiti, pėr tė cilėt thotė se ka respekt. Haxhiu don tė besojė se presidenti Rugova nuk ka ditur asgjė pėr ndodhitė brenda mureve tė tij. Nė tė kundėrtėn, nėse ka qenė nė dijeni, thotė se ky ėshtė fundi i njė moraliteti dhe i njė funksioni.

“Unė jam ndier sinqerisht i ofenduar pėr faktin qė presidenti im kontrollohet nė mesnatė nga policia. Pas kėsaj nuk ka pasur kuptim as vota, as institucioni dhe as respekti”, shprehet Haxhiu. Ndėrkaq, kryeneqėsinė e kryeministrit Kosumi, se me ose pa pajtimin e opozitės decentralizimi duhet tė ndodhė, Haxhiu nuk e komenton, por thotė se Kosumi ēdo ditė e mė shumė i ngjan pastruesit tė zyrės sė mbretit, qė rastėsisht pėr njė moment i ka shkuar mendja tė ulet nė karrigen e tij, derisa ka pasur rastin tė fshijė dhomėn e tij. “Ai njeri ėshtė i gabuar, i vendosur keq nė momentin e gabuar dhe i vendosur me numra pėr tė marrė barrėn qė nuk i takon. Ai ėshtė nė delirium tė pushtetit dhe nė imagjinatėn e tij e sheh emrin nė librat e historisė si nėnshkrues i pavarėsisė”, thekson Haxhiu.



EPOKA E RE: Si e komentoni idenė e shefit tė UNMIK-ut, Petersen, pėr krijimin e njė Forumi gjithėpėrfshirės, kur nė Kosovė ekzistojnė institucionet e dala nga vota e lirė e popullit?

Baton Haxhiu: E kam tė njohur kėtė situatė qė nga viti 1998, kur nuk kishte as pushtet as institucione. Kur askush nuk kishte fuqi tė caktonte njerėz pėr bisedime me serbėt. Ėshtė dashur ne nga jashtė tė ndėrtojmė emra dhe tjerėt t’i lexojnė si akt i kryer. Ajo situatė, qė nė opinion njihet si “Forumi G 15” ka qenė e dhimbshme pėr tė gjithė ne, dhe posaēėrisht pėr mua. Shefi i UNMIK-ut nuk ka njohuri pėr detajet e sė kaluarės, prandaj edhe ka bėrė gabime rresht qė nga periudha e formimit tė qeverisė sė Kosovės. Ai ka anashkaluar problemin kryesor – faktin se Kosova nuk ėshtė shtet dhe pėr statusin nuk mund tė bisedojnė qeveria dhe presidenca. Gabimet e tij nė qasje dhe futja e vendit nė konfrontime pozitė – opozitė ka dėmtuar rėndė procesin.



KOSUMI NUK MUND TĖ UDHĖHEQĖ DELEGACIONIN PĖR STATUSIN - ZONA PREJ NGA AI VJEN KA NDARĖ VOTA MINIMALE PĖR TĖ



EPOKA E RE: Po ku janė gabimet dhe pse Forumi, kur ekzistojnė institucionet?

Baton Haxhiu: E kisha shkruar disa ditė mė herėt nė “Expres” dhe “Korrieri” se situata e Kosovės ka disa veēanti qė obligojnė qasje dhe gjuhė tjetėr tė komunikimit karshi kėtij procesi. Pėr faktin se shteti i Kosovės nuk ekziston dhe nuk ėshtė formuar ende. Kosova ėshtė nė rrethanė specifike dhe ēėshtja e bisedimeve vetėm me institucione do tė kishte kuptim sikur Kosova tė ishte shtet. Meqė nuk ėshtė e tillė dhe zgjedhja e kryeministrit ka qenė dhe ėshtė ēėshtje numrash, numra kėta qė obligojnė pėr tė qeverisur problemet ditore, qė kanė tė bėjnė me jetėn e pėrditshme, e jo mė ēėshtje tė mėdha siē ėshtė statusi. Nė Kosovė procesi politik ka nisur nga kulmi. Pra sė pari ėshtė zgjedhur qeveria e pastaj ka filluar tė krijohet shteti. Edhe pse e tėra ėshtė proces, kjo nuk i jep tė drejtė askujt tjetėr qė ēėshtjen e statusit ta udhėheqė njė institucion. Ēėshtja e statusit, pikėrisht pse nuk kemi shtet tė krijuar, nuk i takon asnjė qeverie dhe asnjė presidenti dhe asnjė kryetari tė ndonjė partie. Ēėshtja e statusit nuk ėshtė pronė e askujt. Ėshtė pronė e secilit prej nesh qė kemi dhėnė kontribut pėr lirinė e saj. Vetė fakti se kėtu ka gjuhė dhe njerėz qė mendojnė se duhet tė pėrfitojnė nga tė qenit kryeministėr, ose kryetar, ose kryeparlamentar, ose kryetar partie, pėr tė mbetur si i vetėm nė histori, pėr shkak tė rrethanave dhe numrit tė votave, tregon pėr afinitete brutale politike dhe shumė primitive. Gjuha dhe mėnyra e komunikimit pėr statusin ėshtė shumė-shumė e ndjeshme dhe nuk mund tė eksplorohet vetėm dhe as tė jetė pronė e askujt. Bisedat pėr statusin duhet tė pėrfshijnė tė gjithė dhe natyrisht qė nė grup duhet tė jenė njerėzit qė kanė bėrė diēka pėr kėtė vend. Natyrisht, se pėr kėtė vend ka shumė qė kanė vdekur dhe ata duhet pėrfaqėsuar nė mėnyrėn e vet. Jo pėr faktin se nuk i besohet Kosumit apo dikujt tjetėr, por pėrfaqėsimi ėshtė respekt dhe ėshtė nevojė imediate.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen   Ven 16 Juin - 8:30

EPOKA E RE: Aty ishte edhe Veton Surroi?

Baton Haxhiu: E lexova. Ishte e turpshme tė shkruash pėr Vetonin me atė gjuhė. Sa pėr kujtesė, e tėra e shkruar nė dosje ishte botuar nė “Bota sot” dy ditė para zgjedhjeve. Nėse nuk iu kujtohet se ēfarė ka shkruar kjo gazetė, lexojeni dhe ėshtė shkruar fjalė pėr fjalė si nė dosjen e publikuar. Unė i kuptoj inatet. Kuptoj edhe denoncimet pėr hir tė situatės dhe kontestit politik. Por ka edhe njė moral nė denoncime. Mund njeriu tė ketė mospajtime, por Vetoni i ka dhėnė njė imazh ndryshe Kosovės nga ajo pėrditshmėria banale e prezantimit. Nėse pėr asgjė tjetėr, Vetoni ka qenė njė ndėr zėrat e vetėm nė mos i vetmi qė e ka bėrė Kosovėn tė jetė ndryshe nė imazhin ndėrkombėtar. Sinqerisht dua tė them se kjo shoqėri, edhe pse nuk ka bėrė respekt pėr tė, sė paku ėshtė dashur tė heshtė pėr atė qė ka bėrė Vetoni. Mė vjen keq qė askush nuk i doli nė mbrojtje. Unė e mbaj peshėn e fjalės pėr atė qė ka bėrė ai njeri gjatė viteve tė fundit. Denjėsisht e ka prezantuar Kosovėn dhe idenė e lirisė. Nuk duhet tė thuhet asgjė pėr punėn e tij. Vetėm lexoni librat qė janė shkruar pėr Kosovėn dhe a mund tė gjeni njė tė vetėm ku nuk ėshtė konsultuar mendimi i tij. Tek e fundit, jeta e tij ėshtė krejt nė shesh. E shkruar nėpėr kolumne. E kisha lexuar njė mendim tė Faik Konicės qė mė duket se i shkon shumė jetės sė Vetonit nė politikė. I cili thoshte: “Fati im nė punėrat e Shqipėrisė duket se qenka tė vė pėrpara mendime tė cilat me bėjnė mijėra kundėrshtarė, nė mos armiq; Pastaj t'i shoh kėta, pak nga pak tė ftohen tė heshtin e tė kthehen te mendimet e mia. Me nė fund tė nxehen dhe tė tėrbuar me sy tė gjaksuar tė mė predikojnė ato pėr tė cilat mė shanin kur unė predikoja”.

Doja tė pėrfundoja gjithė kėtė me Sali Berishėn, Kryetarin e PD-sė. Gjatė njė takimi nė Tiranė tash sė fundmi, mė tha: “I kam parė tė gjithė nė bisedime me serbėt. I kam parė tė ballafaquar, por mendoj se Vetoni ėshtė figura qendrore e besimit tek unė pėr tė biseduar pėr statusin. Vetoni reflekton siguri dhe respekt edhe tė ndėrkombėtarėt edhe tė serbėt”, thoshte Berisha. E ndaj plotėsisht mendimin me Berishėn. Vetoni mund tė kritikohet, por jo tė shahet nė mėnyrėn siē e bėnė LDK-ja dhe “Bota sot”.


EPOKA E RE: Vėrtet jeni aq antirugovist dhe njeri i rrezikshėm pėr Rugovėn?
Baton Haxhiu: A dukem si i tillė? Unė jetoj nga shkronjat. Pėr mua ēdo udhėheqės ėshtė i kritikueshėm. Udhėheqėsi nuk ėshtė as prift, as hoxhė. Nuk ėshtė institucion religjioz qė nuk duhet tė preket. Ai ėshtė institucion publik dhe bėn jetė publike. Jeta publike i nėnshtrohet kritikės. Shikojeni koherencėn e shkrimeve tė mia dhe do tė shihni se kė kam kritikuar. Proceset apo njerėzit?



KOSUMI NĖ IMAGJINATĖN E TIJ E SHEH EMRIN NĖ LIBRAT E HISTORISĖ SI NĖNSHKRUES I PAVARĖSISĖ!
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Baton Haxhiu ne interviste per Kosumin e Berishen
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: