AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Gajtanat e zi

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Gajtanat e zi   Dim 18 Juin - 15:52

dhise... AMANETI I ZYL KARNENIT: G AJTANAT E ZI DHE PLISI I BARDHE
Kur i thame se Zyl Karneni eshte baba i Aleksandrit te Madh, Hima kundershtoi. "jo, tha i di une Luftrat e Lekes dhe te Aleksandrit. Zyl Karneni a kone shume ma i hershem. Keshtu me kane tregue njerezit qe kane lexue neper libra...Diçka di per historine e Zyl Karnenit. Mirepo, nuk mund ta percjelli edhe aq mire. Une kam ndegjue, edhe hoxhallaret e tregojshin. Bile ata thone se ai ishte pejgamer. Me komjet, Zyl Karneri a kone shqiptar. Ngjarja ka ndodhe ne Arnautistan. Turqit a na thone arnaut, apo? A ba lufta e madhe. Ai ka sundu e det me det, tue perfshi toka te medha. Nji here a kone me nji ushtri te madhe. Thuhet dymbedhetemije. Kane shkue te nji uje i madh. A kone det, lum a like une nuk e di. veçse i ka urdhnue ushtaret qe ta marrin nga nji guri dhe te hyjne ne uje e ta kapercejne matane. Gjashtemije veta e kane marre nga nji guri ne dore. Gjashtemije te tjere nuk e kane murre gurin. Keta qe e kane marre gurin kane hy ne uje dhe kane kapercyer me not matane. Secili prej* tyne e ka verejte se ai gur ishte bere gur dukati e xhevahiri. Keta qe mbeten ne breg ndegjojne per marifetin. E marrin nga nje guri por kur hyjne ne uje u mbyten...
I erdhi koha me vdek ketij Mbreti. E pyeten. se a kish ndonje amanet. Po tha, me nji kusht. E le ky amanet mos te humbet as mos te harrohet. I premtuen se nuk do te harrojne amanetin e tij. Une jam i komjetit shqiptar, tha. Amanet po iu la gajtanin i zi dhe plisin e bardhe. Qe t'i bani brez mbas brezi dhe t'ju njohin kush jeni dhe cka jeni. Gajtani i zi per me kuj'tue kete sezone te pergjithshme te komjetit shqiptar. Plisi i bardhe per me e mbulue kete zi kombetare, me shpresen per nje te ardhme ma te bardhe. Dikush mendon se kjo ka ngja kur te paret tane kane shpetue prej permbytjes. Por jo... Kete ngjarje e kane tregue Hoxhe Batusha (Mulla Haliti) dhe Tafil Boletini. E tregonte edhe nji djale me shkolle ne Shkoder, mu keshtu. Frrok e ka pase emnin, ai shkodrani. Edhe djali i Homez Kazazit. Xhaferi e tregonte kete histori. Ata jane kone njerez me shkolle. Une kam ndejte shume kohe me ta dhe ata e kane tregue disa here kete ngjarje. Sa here qe kemi pase kohe te ndegjojme ndonji gja te vlefshme te historise Tone kombetare. Ata na tregojshin. Kete ngjarje a kane tregue ma se shpeshti. Thone nji pjese e Malesise, Carrabregu dhe Husajt e Lybeniqit e kane gjenezen nga ky fis i moçem. Pra, fis i Zyl Karnenit...Thojshin... Atehere Hima na e recitoi vjershen "O moj Shqypni" te Vaso Pashes. E dinte fjale per fjale. Pastaj foli: Neve na kane marre ne qafe tanet. Ku kofshin atje nder vorre, dreqi u hangen shpirtin! Keta jane kone Begleret. Mahmut Begolli im, besa edhe Haxhi Zeka, edhe pse a kone njeri shume i mençem.
Kur i kritikoi Sulltani disa krene, pse keni luftue kunder Malit te Zi, ata sherrin ia lane Ali Pashe Gucise. Kur e derguan Ali Begun (Gucine) ne Stamboll, Sulltani e çortoi per veprimet e "pamatuna" te tij. Aliu u pergjigj se une kam luftu per me e ruejte vendin tim. Disa here ju kam que telegrame nga Kosova per veshtiresite, qe i kam pase. A i ke marre ato telegrame a jo, kjo asht nji çashtje tjeter. Mark Milani, Vialtemadhni, m'i dogj kater kulla ne Guci. Ma qiti rrethin me me djege e me pjeke me gjithe robe e femije. Atehere, me cka me qelloi. Bile edhe me terfurqi e sopata kam luftue me ushtrine e Markut. Sulltani e pau se kush ishte Ali Begu i Gucise. U mendue gjate dhe masandej e dekoroi. la dha gradat e Pashes. Ali Pasha i Gucise i thojshin
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Gajtanat e zi
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: