AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Qosja Kadare

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Qosja Kadare   Jeu 22 Juin - 1:23


Xhevat Kryeziu,Cen Desku,Une Haxhiu,dhe Rrahim Buzhala,ne nje pajtim ne Baje te Malisheves,dhe foto e dyte _ mars 1997 ne promovimin e vepres:Eshte Prof Mejdi Elezi
http://www.freeblognetwork.com/drenica/715/
http://www.freeblognetwork.com/Albanian/1241/#c23139http://freeblognetwork.com/drenica


Cilet jane ata qe ne Rambuje e nenshkruan roberin e Kosoves?1):Blerim Shalaedhe para luftes ishte ne negociata,2)Veton Surroi,slogan dhe komunist i rryer3),Fehmi Agani,e formoi uēken dhe u largua nga ajo4)Hashim Thaqii cili deshironte me dhune te behet ne Skenderaje kryetar i LDK es,5)Ibrahim Rugova,ish bire i nje partizanit dhe demagog e pijanec6),Idriz Ajeti,akademik nga biligradi7),Rexhep Qosja,demagog dhe karierist dhe frigacak,8)Jakup Krasniqi, tani i sheh gabimet,por nuk eshte e vertete9)Xhavit Haliti,kantrabandiste i armeve qe u pasurue me to nga populli,ku keni pare ore shqipe qe me luftue per liri e me ble arme?11)Bujar Bukoshi,ish drejtor ne kliniken interne ne prizren dhe bane bisnes me paret e emigranteve,12)Mark Krasniqi,delegat ne mbledhjen e prizrenit dhe e nenshkroi qe kosova te mbesi pjese e serbise dhe tani po ku klysh shkon ne rambuje dhe u qet pluhur me nenshkrue qe prape kosova te mbesi nere serbi,13)Hidajet Hyseni,ky qe mi vodhi meritat e mija me shoket e vete dhe ky mundi mu inkuadrue ne pune gjate regjimit te jugosllavise e une jo dhe nuk me burgosen,pa ua dhene besen qe nuk kam me punue kundra roberise se shqiptareve dhe per kete nuk me burgosen,sepse po te me burgosin,do te rritem ndere popull si i burgosur politike,15Bajram Kosumi qe na premtoi me rrenat e tija se kosova ka mu pavaresue ne qerdhor te vitit2006 dhe u largue si bukla me la mut me shurre16Mehmet Hajrizi ,Ram Buja hero i rrencave,17Azem Syla,Edita Tahiraqka gruaja e Rugoves dhe qe te tane bre nanen zoti ketyre krijuan parti politike,dhe tani pa prezencen e serbise po e shtypin popullin.

Last edited by Perparimi on Sat 2 Sep 2006 - 9:14; edited 1 time in total



http://www.rexhepqosja.com/
Analiza
MASHTRIMI I MADH
Ja pse ishte e nevojshme polemika qė nisi Ismail Kadare
Shkruan: profesor, doktor, Rexhep Qosja
Mė 22 qershor, nė Tiranė u mbajt njė konferencė me gazetarėt, nė tė cilėn shkrimtari, Ismail Kadare i rishpjegoi, i ndryshoi apo i mohoi disa nga idetė e tij tė shfaqura nė librushkėn polemike “Identiteti evropian i shqiptarėve”.
Konferenca nė tė cilėn, si u njoftua, morėn pjesė politikanė, ministra, diplomatė, Pėrpos KADARE ME TĖ DREJTĖ E SHPALL JOSHKENCOR EDHE SHKRIMIN E TIJ IDENTITETI EVROPIAN I SHQIPTARĖVE
Duke e shpallur edhe vetė tė dyshimtė, domethėnė joshkencor, domethėnė demagogjik, domethėnė mashtrues, nocionin identiteti evropian (shkruar nė njėjės), Ismail Kadare me tė drejtė e shpall joshkencor edhe shkrimin e tij “Identiteti evropian i shqiptarėve” me tė cilin e filloi valėn e polemikave, qė ende nuk po marrin fund. Ai tha, seriozisht tha nėse pajtohet me fjalėt qė si tė tijat u thanė nė gazetėn Shekulli: libri qė kam shkruar unė (domethėnė libri qė ka shkruar Ismail Kadare “Identiteti evropian i shqiptarėve” ėshtė njė sprovė. Sprovė do tė thotė pjesė e letėrsisė, nuk ėshtė shkencė, nuk ėshtė polemikė politike, as filologjike, as politologjike, ėshtė sprovė letrare. Njė sprovė letrare ka ligjet e saj, ajo i shikon dukuritė qė ndodhin nėpėrmjet mėnyrės sė saj, ligjeve tė saj”! Shkurt: Ismail Kadare na e thotė gojavetė se shkrimi i tij me tė cilin e filloi polemikėn kundėr meje, ėshtė njė hiēgjė! Dhe, kėshtu Ismail Kadare mė nė fund u pajtua me autorin, i cili ndėr tė parėt tha se sprova e tij nė fjalė ėshtė aq e cekėt, aq dobėt e shkruar, aq naive, saqė nuk kishte dinjitet tė mjaftueshėm intelektual pėr tė qenė e botueshme. Dhe, kėshtu ai u pajtua edhe me vlerėsimin tim pėr sprovėn e tij. Bukur, apo jo.
Po ta lėmė edhe kėtė vetėdijėsim tė vonuar tė Ismail Kadaresė dhe tė shohim ēka na thotė tutje ai nė konferencėn me gazetarėt, tė organizuar nergut pėr tė nga qeveria shqiptare: pėr t’i dhėnė mundėsi qė t’i paraqitet opinionit shqiptar me njė shkėlqim tė ri letrar, politik dhe ideologjik.
Ēka, vėrtet, tha mė tutje Ismail Kadare?
Herėn e parė tha: “diskutimet e lindura pėr identitetin evropian tė shqiptarėve, janė tė panevojshme”!
Herėn e dytė tha: “ėshtė njė gabim i rėndė hapja e kėtyre polemikave”!
Nuk ėshtė polemika qė nisi kundėr meje me librushkėn raciste Identiteti evropian i hapja e njė polemike nė tė cilėn ai pėsoi disfatė intelektuale dhe morale. Polemika ishte shumė e nevojshme pikėrisht pėr tė bėrė tė mundshme qė tė fillojė dritėhedhje nė mashtrimet me tė cilat e ushqen Ismail Kadare opinionin shqiptar.
Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe ishte e nevojshme pėr t’i ēmaskuar idetė raciste tė Ismail Kadaresė dhe pėr tė treguar se sa tė rrezikshme mund tė jenė ato nė jetėn politike dhe kulturore shqiptare: pėr tė treguar se ē’rol shpėrbėrės (ēintegrues) mund tė luajnė ato nė jetėn kombėtare shqiptare.
Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Duke e ruajtur kėtė pushtet tė tij dhe tė tarafit tė tij nė jetėn letrare dhe kulturore kombėtare, ai nė tė vėrtetė ruan privilegje tė veēanta.
Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se si me ndihmėn e institucioneve politike e shtetėrore dhe me tarafin e tij tė pėrbėrė prej gazetarėsh dhe shkrimtarėsh, Ismail Kadare ushtron dhunė edhe mbi mendimin kritik, nė tė vėrtetė mbi historinė letrare shqipe, duke i shkaktuar asaj deformime tė veēanta shkencore dhe morale. Edhe sot si dje, si nė kohėn e diktaturės komuniste, ai bėn trysni mbi kritikėn dhe historinė letrare me qėllim qė tė mbetet i zyrtarizuar mendimi pėr tė si Njėshi i letėrsisė shqipe!
Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se nuk ėshtė aspak i vogėl numri i atyre qė shkruajnė sot nė kulturėn tonė duke mos ngurruar aspak qė tė komprometojnė mendimin shkencor: duke shpallur tė vėrtetė ēdo gjė qė pėr ta dhe miqtė e tyre ėshtė e dobishme. Njė qėndrim i kėtillė ndaj mendimit shkencor ėshtė shkaku kryesor i aq shumė bėrllok-shkencės nė shkrimet e Ismail Kadaresė dhe tė bashkėmendimtarėve tė tij.
Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe. Ishte shumė e nevojshme pėr shkak se ua qiti pėr tokė maskat disa vetjeve gjatė tė maskuara. Sė pari ia qiti pėr tokė maskėn Ismail Kadaresė, tė cilin vetėm leverdia vetjake e nxiti tė veēojė identitetin e shqiptarėve tė Shqipėrisė prej identitetit tė shqiptarėve tė tjerė duke e shkruar atė fjalinė famėkeqe: “Letrat e Shqipėrisė janė tė qarta”! Dhe, kėtė separatizėm tė tij e ndoqėn pastaj miq tė tij, njėri prej tė cilėve nuk ngurroi tė thotė se edhe po tė bėhej i mundshėm referendumi pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė do tė votonin kundėr, kurse tjetri nuk ngurroi tė thotė se identiteti i shqiptarėve tė Kosovės dhe tė Maqedonisė ndryshon prej identitetit tė shqiptarėve tė Shqipėrisė, gjoja pėr shkak tė jetės sė tyre gati njėqindvjeēare nė njė bashkėsi tjetėr shtetėrore! Nuk ka nevojė tė theksohet se separatizmin e kėtillė qė nuk ėshtė pa ithtarė edhe nė Kosovė, e komprometon vetė njėmendėsia shqiptare, por ėshtė e nevojshme tė theksohet se separatizmin e kėtillė duhet komprometuar duke e demaskuar kudo qė paraqitet ai: nė fushė tė gjuhės standarde, nė fushė tė pėrpjekjeve pėr shpalljen e identitetit kombėtar kosovar, nė fushė tė tejshquarjes, tė tejtheksimit tė vetėdijes fetare dhe, sė fundi, nė fushė tė qėndrimeve kundėrmyslimane tė Ismail Kadaresė.
Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se sa servile ndaj tė huajve dhe sa brutale ndaj tė vetėve janė klasa jonė politike dhe intelektuale. Dhe, ky servilizėm, nė njėrėn anė, dhe ky brutalitet, nė anėn tjetėr, tregojnė se sa jodemokratike janė gjuha jonė politike dhe gjuha jonė intelektuale. E, dihet: nuk mund tė flitet pėr demokraci tė vėrtetė nė njė vend pa u demokratizuar gjuha politike dhe intelektuale. Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme pėr tė parė se mendimet tona, vlerėsimet tona, horizontet tona intelektuale ende janė mendime, vlerėsime, horizonte krahinore agresivisht njė shkrimtar politik si Ismail Kadare, i cili politikisht e fetarisht vishet e zhvishet aq lehtė e aq shpejt, i cili me mendimet kritike, historiko-letrare, me vepra publicistike, me disa vepra letrare nė prozė e nė vargje, dhe me rolin nė jetėn letrare e kulturore, aq shėrbimet ia ka bėrė diktaturės komuniste. Nė njė varg vendesh ish-komuniste bėhen tė ashtuquajturat antologji tė turpit kombėtar, nė tė cilat botohen shkrime – vjersha, poema, sprova, studime, fragmente prozash, qė shkrimtarė tė ndryshėm u kanė kushtuar diktatorėve komunistė tė Bashkimit Sovjetik dhe tė vendeve tė tyre, kurse ne e lavdėrojmė dhe e festojmė ideologun e sovjetizimit tė letėrsisė dhe tė kulturės shqiptare, bashkėpjesėmarrėsin ideologjik dhe politik nė krimet ndaj krijimtarisė letrare e shkencore dhe ndaj disa krijuesve! Ėshtė harruar, tragjikisht ėshtė harruar, se etika kombėtare, qė pėrmban vepra e Naim Frashėrit dhe krenaria kombėtare, qė pėrmban vepra e Gjergj Fishtės duhet tė jenė obliguese ndaj ēdo krijuesi shqiptar. Dhe, ndaj opinionit shqiptar.
Polemika qė nisi Ismail Kadare ishte shumė e nevojshme. Dhe, ishte shumė e nevojshme edhe pėr njė sėrė arsyesh tė tjera, pėr tė cilat ėshtė e pamundur tė flitet nė kėtė shkrim-reagim ndaj konferencės me gazetarėt qė shteti shqiptar ia organizoi Ismail Kadaresė. Ajo qė duhet tė thuhet nė fund ėshtė kjo: e vėrteta pėr krijimtarinė e Ismail Kadaresė dhe pėr rolin e tij tė vėrtetė nė jetėn letrare dhe kulturore shqiptare, sidomos, nė kohėn e diktaturės komuniste nuk mund tė burgoset mė pavarėsisht prej pėrpjekjeve tė tij, tė njerėzve tė tarafit tė tij dhe tė institucioneve shtetėrore qė ta burgosin atė.
Le tė jetė kjo njė pėrvojė historike pėr brezat e ardhshėm tė krijuesve shqiptarė.


Dr.prof. REXHEP QOSJA: PSE KJO REPLIKĖ ME ISMAIL KADARENĖ ?!

Populli thotė: Mė mirė vonė se kurrė. Vazhdoj tė besoj nė etikėn intelektuale, me tė cilėn jam pajisur duke lexuar rilindėsit tanė dhe mendimtarėt evropianė: Luftoji mashtrimet edhe nė qoftė se lufta duket e kotė. Kurrė s'ėshtė vonė. Kam pritur shumė reagime nė trajtesėn “Realiteti i shpėrfillur”, me tė cilėn iu kam pėrgjigjur polemikės sė Ismail Kadaresė ndaj pikėpamjeve tė mia mbi identitetin kombėtar dhe vetėdijen fetare, por nė asnjė rast nuk kam pritur qė aq shumė ngjyrė politike dhe ideologjike do tė hidhet nė fytyrėn time!
Kjo pėrgjigje e dytė ndaj polemikės sė dytė, nė tė vėrtetė ndaj pamfletit tė Ismail Kadaresė me titullin “Pabesia e njė polemisti”, tė botuar nė gazetėn “Shekulli”, mė 17 maj 2006 dhe, pastaj, tė ribotuar nė disa gazeta edhe nė Prishtinė, pėrpos nė gazetėn “Epoka e re”, nė tė cilėn ėshtė botuar pėrgjigjja ime “Realiteti i shpėrfillur”, botohet me vonesė. Dhe, kjo vonesė ishte e detyrueshme: ishte pasojė e pjesėmarrjes sė shumė vetjeve nė kėtė polemikė midis tij dhe meje, qoftė me shkrime nė gazetat e Tiranės e tė Prishtinės, qoftė me letra e artikuj nė forume tė ndryshme e nė internet. Megjithėse reagimet vazhdojnė, sado mė rrallė, konsideroj se nuk ėshtė e nevojshme tė pritet mė shumė: mendimet kryesore janė thėnė, ndjenjat mė tė papėrmbajtura, ndoshta, janė shprehur.
Pėrgjigjja ime, prapė, do tė jetė e gjatė, por, megjithatė, shumė mė e shkurtėr se pamfleti i Ismail Kadaresė bashkė me pamfletet e disa prej miqve tė tij, qė janė kujdesur aq shumė tė mė "pėrpunojnė" ideologjikisht, politikisht dhe fetarisht, duke mė vėnė pėrpara turli flamujsh!
Qėllimi i pėrgjigjes sime dallon rrėnjėsisht prej qėllimit tė pamfletit tė Ismail Kadaresė. Ndėrsa ai shkruan me pezėm, ab irato, dhe ka pėr qėllim kryesor tė mė fyejė, madje, si e thotė lehtėsisht njėri nga reaguesit, tė mė pėrbuzė, qėllimi im ėshtė krejtėsisht tjetėr: qėllimi im ėshtė qė tė shpjegoj ēėshtjet e ngritura ashtu siē duhet t'i shpjegojė njeriu qė nuk pranon tė zėvendėsohen arsyeja me urrejtjen e argumenti me mashtrimin, domethėnė qėllimi im ėshtė qė tė bėj njė pėrgjigje qė do tė jetė e dobishme pėr letėrsinė, pėr historinė e letėrsisė, pėr kulturėn dhe, ndoshta, pėr politikėn tonė. Si as nė pėrgjigjen e parė, Realiteti i shpėrfillur, as tani, nė tė dytėn, unė, natyrisht, nuk i lejoj vetes t'i shmangem rolit qė ka intelektuali nė jetėn kulturore, politike dhe shoqėrore nė pėrgjithėsi e qė ėshtė, siē ėshtė thėnė shumė herė pėr-para meje prej shumė intelektualėve: kuptimi dhe shpjegimi objektiv, i ndershėm i njėmendėsisė. Tė dhėnat qė sjell, pėrfundimet qė bėj prej pėrimtimit tė tyre, mund tė jenė tė padėshiruara, madje, tė hidhura, qoftė pėr vete, qoftė pėr grupe, por unė nuk fyej dhe nuk pėrbuz kėnd. Fyerja dhe tė dikurshėm do ta quajė homoseksual! Mė kujtohet se si "plehurinat", "plehėrishtet", "halldupėt", "gėrxhot", "homoseksualėt" kur e kur do t'i quajė edhe tradhtarė! Siē dihet, nė pėrbuzjen mbėshtetet ideologjia e racizmit. Ata qė e dinė se

E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI

Ne memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981

I hidhur dimer i ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.


Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.


Keshtu e preket historine
Mbi supe e bartet JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.


Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S'qe larg dhe vec ne endra s'qe
Dh'u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme


U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kerkuat *Republike*
Ju shtypen si ne Monarki.


Por koha kurre s'vjen pergjysem
Nat e masakres vetem s'mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.


S'kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes nuk mbriu.


Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n'histori u kthyet vete.
Permiresim: Ku thote poeti Kadare ne vjeshte ,gabim e ka marr sepse demostratat jane nise me 11 mars ne menzen e studenteve.,Pra ka qen dimer ,sepse dimri mbaron me 21 mars dhe filon pranvera,!Dhe keto demostrata i ka nis poeti Haxhi Latif Kuēi(Krasniqi pa ndonje organizim,por nga revolta,sidomos qilja ne gjelle.).Dhe une kerku nuk munda te punesohem e te rronje si njeri e tjeret qe paten guxim mi pervetesua,kinse keta i organizuen,keta edhe ne kohen e jugosllavise munden me u punesuar neper vende te mira,neper komuna e neper vende sikurse ta kishin pas serbin baqice!Vertete nuk jam ka muj me kuptuar kete popull!Dhe ēka me thene une dajakun vuajtjet e theret te korrurat.


Derničre édition par Perparimi le Mer 25 Juin - 15:07, édité 7 fois
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Qosja Kadare   Sam 2 Sep - 3:57

Rexhep Qosja e nenshkroi ne Rambuje rezuluten 1244 pa i interesuar mbrendija e saje,pos mendja i rrinte tek libra qe ishte tue shkrue dhe me shkrue mutin e rambujes,e me hanger neser per vete kur te mbesi pa para,dhe deshti mue me ma rras e me rrexue bustin e vukut para univerzitetit
dhe kur i thash eja edhe ti e me rri afer kur ta rrenoje e nese me vrasin mua le te vrasin edhe tye a ma bane ore Qoso jo nuk guxoi,se une jam ka e pergaditi nje liber e ta dhefshin qent librin se budalla ka sot ,jo jo ska budalla por kajtagjinje!

www.vreme.com/arhiva_html/434/3.html - 36k - En cache - Pages similaires
Dr Ibrahim Rugova je predsednik Demokratskog saveza Kosova (LDK) i predsednik "Republike Kosovo". U Rambujeu je samo zamenik šefa pregovaračke grupe Hašima Taćija. Rođen je u selu Crnce, opština Istok, 2. decembra 1944, kao sin jedinac u porodici "narodnih neprijatelja". O tome ima dve verzije. Prva: "Otac je bio partizan. Od SUBNOR-a imam potvrdu da je on 'nestali borac' koji je odmah posle oslobođenja bio prvi predsednik NO odbora sela" (1989). Druga: "Otac i deda streljani su 1945" (1994). Osnovnu školu završio u Istoku, a srednju u Peći (1967). Studije albanskog jezika diplomirao u Prištini 1971. Prvo zaposlenje dobio još kao student-nastavnik albanskog jezika u selu kod Prištine; radio i kao novinar u studentskom listu "Bota e re", a kasnije u listu "Dituria". Asistent istraživač od 1972. u Albanološkom institutu i glavni urednik časopisa "Albanološke studije". Magistrirao 1984. s tezom o istoriji

6 vjetori i Konferencės sė Rambujesė - Forumi Shqiptar... Blerim Shala , Idriz Ajeti , Xhavit Haliti dhe Zejnullah Gruda ? ! ... Persa i perket rajonit te Ballkanit , konferenca e paqes ne Rambuje deshmoi se ...
www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=44488 - 111k - Résultat complémentaire -

Ko su pregovaraciDoktorirao je 1971, pred komisijom u kojoj su sedeli Idriz Ajeti i Mark Krasnići. ... Rambuje bi sličio bezličnim mjestima u okolici Pariza. ...
www.vreme.com/arhiva_html/434/3.html - 36k - En cache - Pages similaires


6 vjetori i Konferencės sė Rambujesė - Forumi Shqiptar... Blerim Shala , Idriz Ajeti , Xhavit Haliti dhe Zejnullah Gruda ? ! ... Persa i perket rajonit te Ballkanit , konferenca e paqes ne Rambuje deshmoi se ...
www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=44488 - 111k - Résultat complémentaire - En cache - Pages similaires
6 vjetori i Konferencės sė Rambujesė
Shkruan: Mr. Jakup Krasniqi-Konferenca e Rambujesė gjashtė vjet pas

Mr. Jakup Krasniqi

10 Janar 2005
Konferenca Ndėrkombėtare e Rambujesė pėr Kosovėn, edhe gjashtė vjet pas vazhdon tė jetė temė interesimi pėr qarqe tė caktuara intelektuale nė Kosovė. Vlerėsimet janė edhe pėr edhe kundėr saj. Nga ata qė sot janė kundėr, konsekuent ėshtė vetėm njėri – Adem Demaēi, tė tjerėt janė jo serioz dhe tė pasinqert. Pėr hirė tė vėrtetės dua tė them: Tė gjithė shqiptarėt qė kanė qenė brenda Kėshtjellės sė Rambujesė, si anėtarė tė delegacionit, ekspertė a pėrkthyes, kanė qenė pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Rambijesė. Vetėm Shinasi Rama, studjues i shkencave politike nė SHBA (nga Shqipėria), thoshte pėr paragrafin e pėrfolur pėr „Referendumin“, se nuk nėnkupton vullnetin e qytetarėve tė Kosovės.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Qosja Kadare   Mer 13 Sep - 15:38

AsgjėSikurDielli01-07-2003, 06:21

http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-2187.html

sweet Ana08-06-2002, 10:22
Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq
Per ty une befas ndjeva mall
Jetojme te dy ne njejtin qytet
Dhe sa rralle shihemi sa rralle...

Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhi kjo vjesht ky mengjes
Qiejt e ngrysyr pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec mu kujtua sot per dreq
"Te zgjuarit jane bashke ne kete bote
Kurse te fjeturit jane vec"

Ne c'enderr kemi rene kaq keq
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty sec ndjeva mall.

Te them te drejten eshte nje nga poezite e mia me te preferuara nga letersia shqiptare .

--------------------------------------------------------------------------------

Simmba_wienerin28-09-2002, 16:33
MALLI I SHQIPERISE

Me ka marre malli per Shqiperine tone
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve
Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.
Per lokomotivat e kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.
Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.


NĖ PARKUN QĖ MBULUAN FLETĖT

Nė parkun q'ė mbuluan fletėt
Tė dy ne ecim qetėsisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim tė verdhė natyrisht.

Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė
Ju fanit njė muzg i vonė
Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondėt me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tėnd as dinosaurėt
Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.

Qė ti tė vije kaq e bukur
Me kėta flokė, me kėtė hap
Toka tė egrėn klimė e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe
Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh tė zhdukeshin pėrbindshat
Qė te kjo botė tė vije ti...

--------------------------------------------------------------------------------

Orion_DYRRAHU29-10-2002, 12:36
Nje tjeter nga Ismail Kadare

Ti dhe Hena


Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.

Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.

Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.

--------------------------------------------------------------------------------

shigjeta30-10-2002, 00:56
Postuar ne forumin e vjeter nga Trebeshina

Ardhja e vjeshtes

E pandryshueshme si perhera
Ia mberriti vjeshta perseri,
Modifikime avionet paten,
Po krahet e zogjve,kurrsesi.

Ndryshim nuk pati as modeli
I fletes qe te parku ra.
Gjithcka perreth kerkon kujtese
Dhe per kujtese mall vec ka.

Te hyrja e teatrit prape
U shtyne per bileten e fundit.
ne prova regjizori u bertet
Njelloj Cezarit si dhe Brutit.

Pas nje rremuje gazmore shqote
Si grua e re krehur sakaq,
Qe nje karfice ve mes flokesh,
Me nje ylber dita u shfaq.

1980


Fluturimi i patave te egra ne forme"V"

E krijuan germen
E vetme qe dine:
V-ne superbe
Dhe u nisen fluturim.

Dicka lene pas
Dicka marrin mbi re.
Faleminderit,pata,
Per aq sa bete per ne.

Me nje germe te vetme
Ne qiellin e madh
Sa nje raft librash
Na zgjuat mall.

1980


Renia e debores

Ty ndoshta nuk te shkoi ndermend
Se qielli rastesisht s'u mbyll
Se kjo debore qe shtroi kudo
Ne te vertete ra per ty.

U projektua cdo kristal
I saj ne qiell te madh diku
Dhe nuk pushoi se reni ajo
Gjersa i gjeti floket e tu.

Qe ti ta shkundje me nje gjest
Shkujdesshem krejt e gjithe gezim
Nje nate te tere qielli punoi
me ernat ne bashkepunim.

Dhe ne mengjes i zbehte ai,
I ftohte hapej madherisht,
ndersa shetisnim ne te dy
Nen altruizmin e tij te hirte.

1980


Mars

Ajri ngrohet nga pak
Po mbasditeve ben fresk.
Mberijne zogjt befas
Si me teleks.

Ne lajmet e botes
Ka shqetesim jo pak.
Mbi catine e shekullit
Nje ylber rri nderkaq.

Si mengjes i bruzte.
Pa ankthin qe iu prish
Vjen fundi i mijevjecarit
Pa apokalips.

1981


Ftohja e tokes

Me buje qiejt gatiten per dimerim.

Pleqte thone:dimeron ne toke e jo ne qiell.
Ruaju nga dimri i tokes,
Nga e thjeshta,
E ftohta e saj,
E tmerrshmja.

1979



Sapuni "Ledi Makbeth"
Antireklame

Ka katerqind vjet
Qe duart ajo lan
Me sapune gjithfare markash
"Lux","Camay".

Por asnje prej tyre
Nga duart dot s'ia heq
Njollat e gjakut
Ledit Makbeth.

Cdo nate ne TV
Reklama gjithfaresh,
Sapuni gjakshlyes
Do te shpiket valle.

Perpara ekranit,
Ledi, ti pret me kot.
Bimesi e globit
Me kot u lodh.

U lodhen mendjet
E shpikesve ne bote
S'do te shpiket kurre
Ai sapun kob.

Ne qofte se ky planet
Ka nje grusht cilesish,
Nje nder me te cmuarat
Eshte kjo,natyrisht.

1987


Kercenimi

Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.

Erdh'pas tij i nenti,i dhjeti radhaz.
Sa ngadale ne epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.

1986

--------------------------------------------------------------------------------

^VJOSA^27-11-2002, 12:43
Ne Leksion-->Kadare

Shi ne rruge bie pa pushim
C'po mendon atje ti shpirti im?
Ne ate kend, e vetme, c'te mundon?
S'mban shenime, vija vizaton.
Tetembedhjete vjece nuk eshte shpejt
qe menduar xhamat t'i veresh
duhemi por zemra sec te ndjell
Syte e bukur trembur pse mi hedh?
Koha iken klasen do kujtosh
do te gdhihet befas nje mengjes
syte rreth do hedhesh te shikosh
se si derdhet shiu ne mes resh
Por ne banken prane s'do ta gjesh
djalin qe e desh dhe te desh.

--------------------------------------------------------------------------------

Lisi28-11-2002, 08:46
Ti qave



Ti qave dhe me the me zė te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.


Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.


Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.


Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish

Ismail KADARE


Derničre édition par le Dim 11 Mar - 6:30, édité 2 fois
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Qosja Kadare   Mer 13 Sep - 15:39

Lisi03-12-2002, 09:44
EDHE KUR KUJTESA


Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės
Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė,
Une ty s'do tė harroj.

Do tė kujtoj
Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu,
Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim
Si njė dėborė e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjė e jashtėzakonshme,
Veē ndonjė nate
Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu
Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė...

--------------------------------------------------------------------------------

heret a vone04-12-2002, 23:30
MONOLOGU I TE VETMUARIT

Tani une ngjitem lart dhe s'kam asnje gezim.
Ketu ku kam arritur me ftohte eshte, me vetmi,
E dija kete gje por padurimi vdekur
Me shtynte te shpejtoj tek ky sinor i kote.

Krahe grash te thyera mbi supe si te prera nga nje morg
Me japin nje gezim po aq te vdekur.
Me duket ende dimer ndonse eshte prill
Kam ftohte,
Kam ftohte.

--------------------------------------------------------------------------------

heret a vone06-12-2002, 23:15
MONOLOGU I NAIMIT

Ne naten plot acar nje zjarr desha te ndez
Por nata ishte e ftohte, ah, c'tmerr i zi qe ish
Ndaj qe te mbahej gjalle ky zjarth n'ate rebesh
Dicka perhere kerkonte, kerkonte vazhdimisht.


Ndaj si shtegetari murg qe shkarpat mbledh ne terr
Une hidhja n'ate zjarr gjymtyret pa pushim
Por ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rresht
Mbi te nisa te hedh copera te shpirtit tim.


Se s'behej ndryshe, dot, se s'behej ndryshe, eh,
Se duhej qe dikush ta mbante ate flake.
ne flakezen-delir qe vec vajosja sjell
Te frikshme pamje ndritnin e dridheshin perqark.


I shihnit valle ato, dallonit valle dicka
Ndersa rreth meje nata me terr e ujq u mbush
Se donin qe te gjithe te fiknin ate zjarr
Dikush me ligesi e me padije dikush.


Te tjere maje kodrash ku dielli kishte rene.
Te tjeret zjarre ndrisnin dhe qeshnin qe pertej
Se s'donin te kuptonin se c'behej ketu brenda
Se c'fli kerkon nje flakez qe lindet ne nje terr.


I lodhur nganjehere kam thene: shuhu pra,
Ne qofte se nuk duam, te bjere nte e pafund.
Te verberit syte tuaj keshtu ndoshta do jene
Ne terrin absolut pa shqetesim kerrkund.


Po prape dicka me shtynte te ngrihem si sonambul
Si murgu shkretimtar qe shkarpat verbtaz mbledh
Dhe siper zjarrit prap te hedh gjymtyret akull
Dhe coperat nje nga nje te shpirtit tim te hedh.

--------------------------------------------------------------------------------

Lisi09-12-2002, 08:37
PELLGU ESHTE THARE


Nje dite ne fushe shetisnim,
Dhe ja, te ky pellg mu ne fund
Te qeshur te dy ne u pame
Ne ujet qe era lekund.

Tani erdha prap' tek udha,
Bredh tutje me mallin ne gji.
Por pellgu eshte thareā€¦ sic duket,
Qe veten mos shoh ne vetmi.

Ismail Kadare, Vepra Letrare 1.
Shtypshkronja e Re, Tirane, 1981

--------------------------------------------------------------------------------

Orion_DYRRAHU23-01-2003, 03:33
Vallja shqiptare

Tri here opinga rrahu dheun
sikur kerkoi leje prej tij;
pastaj shamia palet ndehu
me qetesi dhe madheshti.


Keshtu mes qiellit dhe tokes
vallja u lind, vallja u shpall;
kemba sinjale i con tokes
dhe dora qiellit i jep lajm.


Dhe vallja rrokulliset tutje
mbi kohra hedhur si hobe;
prilli persiper i hedh lule,
dhjetori boren shkund atje.


Valle shqiptare, shenja ne ere
ylbere tirqesh tej-e-tehu;
kush ju kerceu ju njehere
dhe kembet rob s'i mbene tek ju?


Kush ra midis vorbulles suaj
dhe s'u pershit dhe s'u perflak,
ju bubullima me opinga
qe neper shekuj brodhet varg?

--------------------------------------------------------------------------------

Zani02-02-2003, 15:10
...
Kur ti kalon Rruges se Dibres
Ata me sy te ndjekin pas
dhe tak..me brryl i bien shokut
-E shef filanen?E kam pas...

Por ti kokeulur nxiton hapin
Te arrish shoqen qe ke prane
E ti shpetosh thenies standarte
-Te gjithe djemte njesoj jane!

--------------------------------------------------------------------------------

La rondine16-04-2003, 17:17
Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka
Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.

1979

--------------------------------------------------------------------------------

La rondine16-04-2003, 17:19
Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

Nga "Perse mendohen keto male"



Koha e pamjaftueshme

S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s'e le kurrsesi.

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik.

Pranvere 1990

--------------------------------------------------------------------------------

Helena7805-05-2003, 06:40
KA edhe nje citat te thjeshte qe mbaj mend une.


Ah flutur kraheshkruar
nje flutur secila prej jush
iku me la neper duar hirin e kohes
si prush.
Smile Mesojeni kohen te mos i haj te vetet, c'u shemb shemtie do e ngren poetet.

--------------------------------------------------------------------------------

AsgjėSikurDielli01-07-2003, 06:21
E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI

Ne memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981

E hidhur vjeshte e ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.


Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.


Keshtu e preket historine
Mbi supe e bartet JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.


Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S'qe larg dhe vec ne endra s'qe
Dh'u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme


U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kerkuat *Republike*
Ju shtypen si ne Monarki.


Por koha kurre s'vjen pergjysem
Nat e masakres vetem s'mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.


S'kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes tek ju mbriu.


Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n'histori u kthyet vete.

--------------------------------------------------------------------------------

AsgjėSikurDielli01-07-2003, 06:22
DITE VJESHTE

Autobuzet urbane nga periferite
drejt qendres mbi xhama bien brymen
vjeshta si luaneshe krifeverdhe
ruan ditet e fundit nga dimri.


Te vitrinat,tek xhamat e kafeve
kalimtare te shumte ka
ne reflekset e flokeve te tua
nje nuance e kuqeremte ra.


prane diteve te tua te bardhe
kalova sot rastesisht
ti u trembe...une ujk nuk jam
po as dele nuk jam natyrisht.


Po ti eja andej te shkojme
pa i perfillur fjalet e botes
ku nga avulli xhamat e kafeneve
ngjajne si pamje qe s'jane ne fokus


Ne autobuzet urbane eja
te kalojme periferive mebryme
te shohim se si vjeshta krifeverdhe
ruan ditet e fundit nga dimri.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Qosja Kadare   Mer 13 Sep - 15:40

01-07-2003, 06:22
LARG NE VERI

Larg ne Veri nen rete e renda bojhiri
Ndodhet nje qytet me nje emer te tmershem te
pergjakur.
Shirat bien pa reshtur mbi qytetin verior Gjakove
Po si duket se shplajne dot gjakun nga fytyre e tij.

--------------------------------------------------------------------------------

AsgjėSikurDielli01-07-2003, 06:23
IKJA E MOISI GOLEMIT

Kjo ruga perdridhet
si gjarper i zi
per ku po vrapon
gjeneral Moisi?
Pelerinen era
ta ngre me tallaz
gjeneral Moisi
pluhur shume le pas.


Kali perpin udhet
muzgu bie ngadal
pse te dridhet freri
dores gjeneral?
Leshrat gjithe pluhur
te godasin syte
mbi boshllek te tyre
balli i ftohte i yt.


Nata zbret mbi udhet
larg zjare cobenjsh
gjeneral Moisi
perse shpaten zhvesh?
Udha eshte e gjate
tutje teri nxin
i ndergjegjes troku
prapa oshetin.


Larg dy-tre shkendija
patkoi shkrepetit
ndan udhes se madhe
ndergjegja jep shpirt
Moisi ndergjegjes
valle si i re?
Ajo ngrihet,bie
mbytur gjak perdhe.


Nata eshte e shkrete
troku naten mbush
vec ndergjegjes sate
prapa s'te ndjek kush
Ne kalldreme shekujsh
troku yt i zi
Moisi i Golemeve
Gjeneral Moj-Zi.

--------------------------------------------------------------------------------

dordi102-07-2003, 15:43
Idea per nje teme te tille lindi duke ndjekur zhvillimet me te fundit ne Shqiperi...


...-Pika qe s'ju bie, - tha prape Cuf Kertolla, duke iu drejtuar kete here Markut. - Pordhace shqiptare, s'dine vec te flasin per shefa shtetesh e per OKB-ene e per historine e Bibles. Nuk shikojne ato breket e tyre te grisura. Di gje ti, do te vihen taksat?

Krenar, me sa dukej, per pyetjen e tij teper tokesore, ai e shoqeroi ate me nje ngritje vetullash.

- S'di gje, - u pergjigj piktori.

-Thuhet se shqiptaret, pasi i provuan te gjitha llojet e ndarjeve e te percarjeve, domethene, pasi u ndane ne komuniste e borgjeze, ne veriore e jugore, ne katolike e muslimane e dreqi e di c'grupe te tjera, tani do tķ lene te gjitha keto e do te grumbullohen ne dy parti kryesore: te gjatet dhe te shkurtrit. E ke degjuar kete?

-Jo, - tha Marku. - Asnjehere.

-E pra, ta them une qe keshtu eshte. Ne krye te te gjateve na qenka mbreti, kjo dihet. Kurse te shkurtrit kane nje rondokop nga jugu. Eh, c'do te veje!


marre nga ''LULET E FTOHTA TE MARSIT''.

--------------------------------------------------------------------------------

dordi102-07-2003, 18:29
shkurt, sakte, asnje nuk mund ta pasqyroje kaq bukur realitetin shqiptar, qofte edhe ne situata te tilla tragjiko-komike, si KADARE...

--------------------------------------------------------------------------------

Fiori05-07-2003, 10:43
Portreti i Skenderbeut

Si dite e plote ai shtillej
me re dhe ere mbi atdhe
Nje emer, Gjergj, e kish si diellin,
Tjetrin si henen, Skenderbe.

Dy brire dhie kish mbi krye,
Embleme e vjeter e cuditshme,
Sikur ta dinte qe mes brinjve
Dy perandore do te godiste.

Njezet e kater luftera beri,
NJezet e kater vdekje theu,
Cka manget linte diten Gjergji,
Plotesonte naten Skenderbu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndane,
Ne mijera varre ato u shkrine.
Gjithcka te shumte ai pati,
Te vetmen kish vec Shqiperine.

--------------------------------------------------------------------------------

heret a vone07-07-2003, 18:34
Ne studion dimerore

1.

Befas dritaret u tranden, jashte po ndodhte dicka,
U afrova te shoh, gjemimet valle c'qene.
Gjethe te rrezuara si krahe zogjsh ne nje hata,
Dhe nje bresher si shtresa perlash mbulonte dhene.

C'jane ato zonja, valle, qe shkundin qafat atje lart
Qe si bresher shkundin perlat, stolite?
Dicka ka ndodhur, pa dyshim dicka
Ne toke, ne qiell, ne shpirtera.

Dicka ka ndodhur
vec tek ti perhere
Ne trurin tend e jashtezakonsheme ngjan gjithecka
Kurse ne te vertete
Dimri erdh ne dere
Kjo vec ka ndodhur e gje tjeter ska.

2.

Floket gjysem te ngrire
Te ftohur krejt
Si nga qendra e dimrit
Ti erdhe drejt.

Ca kokerriza bresheri
Solle me vete qe jashte
Qe kishte dicka nga qielli
Kjo dukej haptas.

Dicka nga drite e tij
Opake, enigmatike
Kokrrizat e bresherit
Shkrinin pike pike

3.

Perskaj raftesh te bibliotekes se bardhe
Pasi ike, une qendrova ne qoshe
Hija e mbretit Hamlet u cfaq
dhe u zhduk ngaqe s'ishte e nevojshme.

Deliri shumegjuhesh i Xhojsit
Me ofron sherbimin e tij
E gjate eshte pasditja me thote
Ne pune mund te te hyj.

C'dialoge te dashuruarish, te ndaresh,
C'letra, c'memuare te hap?
Ja gjysmepercart murmurisin ne qoshe
Zelda dhe Skot Fizxherald.

Po une largohem me tutje
Ne rafte te tjere ik
Me fal, Volodja Majakovski
Me fal, dhe ti Lili Brik.

kaloj ngadalshem bri raftesh
Ke do te doja te ngjallej serish?
te pyesja per ferrin Danten,
Gjithcka e ka thene imtesisht.

Ti beja ndoshta Eskilit
Nje naive, vulgare, pyetje
Me te mira ishin dramat qe humben
Nga ato qe kane mbetur?

Iki me tutje, e pafundme
prej tyre me ngjan kjo dhome
Ja Pushkini, hapat i ndal
Per Ana Kernen tregome

ndonje dite pa dyshim ka ardhur
Ne floke me kokrriza bresheri?
me trego shkrirjen, denesen
Dhe kthimin pasatj ne perla.

Me trego atje thelle nen toke
Poeti ditet si i ngrys,
Atje ku nuk mberrin lavdia
E as turpi, natyrisht, nuk mbrrin

4.
Porsi cifuti i kthyer ne fe tjeter
Ia behu shiu i konvertuar ne bresher

sa here shiu ne qelqe do trokase
Ti do te vish ketu dhe ne mos ardhsh

Qofsh si muzike, si pikellim apo si kryq
Une do te njoh e do te cohem vrik.

Dhe si ai qe guackes perlen ia merr
Nga muzika, kryqi a vdekja do te te nxjerr...

--------------------------------------------------------------------------------

AsgjėSikurDielli12-08-2003, 03:11
NĖ KOHĖN KUR TĖ DESHA

Nė kohėn kur tė desha
Mendimet pėr ty mė mbulonin natė e ditė,
Ashtu si Vezuvi qė me hirin e tij
Mbulonte Pompeun me periferitė.

Por koha shkoi
Tani lava e ftohur
Plehėron tė gjatat rreshta tė tė mbjellave,
Ndėrsa mendimet pėr ty
Plehėrojnė
Rreshta poezish tė kthjellėta.

--------------------------------------------------------------------------------

AsgjėSikurDielli12-08-2003, 03:11
TI ISHE PĖR MUA

Ti ishe pėr mua e pamposhtur si Troja
Troja qė unė dot s’e pushtoja.
Ti ishe pėr mua e pakuptueshme,
Mė e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetėm nė ėndrra, ah, nė ėndrra
T’i pėrqafoja flokėt e dendura.
Gaz mė shumė ndjeja tek tė pushtoja
Se gjithė grekėt kur ra Troja.

Vetėm nė ėndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske[/b]

--------------------------------------------------------------------------------

AsgjėSikurDielli12-08-2003, 03:12
I KUSHTOHET V.

Germėn e parė tė emrit tėnd
E shkrova nė krye, nė tė djathtė tė vjershės.
Kėshtu njė grumbull rosash tė egra,
Nė formė V-je, ikin larg nė qiellin e bardhė tė vjeshtės.

Ti vazhdimisht largohesh, largohesh,
Del prej meje, prej rreshtave, prej pritjes.
Kur ktheva kokėn prapė,
Bosh ishte qielli
Dhe hapėsirė e bardhė bosh ishte.

--------------------------------------------------------------------------------

AsgjėSikurDielli12-08-2003, 03:12
U ZUNĖ RRUGĖT

U zunė rrugėt me dėborė,
Afėr teje s’mund tė vi.
Rri dritareve me orė,
Nė mendime futur rri.

Era zė tė ulėrijė ;
Gjithė rrugėt mbenė shkret…
Bora s’ka ndėr mend tė shkrijė.
Ti siē duket nuk mė pret.

--------------------------------------------------------------------------------

Leila11-09-2003, 20:27
Dimri

Dhe vjeshta i shkoi "fletet e saj"
i vertit era,i perpjek
dimri si perandor kinez
ngjyren e verdhe kudo e ndjek.
Dhe keto re qe tani vijne
ndryshe nga rete e gjertanishme
te shkreta jane pa vetetima
porsi djerina te merzitshme.
Vecse nen to qyteti zien
me drita,zhurma dhe trafik
dhe floket e tymta te uzinave
mbi supe i bien madherisht.
Ja horizonti i bardhe i dimrit
perballe peisazhit qe leviz
harxhon te fundmen vetetime
si reporteri te fundit blic.

Laokoonti

Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Luvrit, ne Madrid , ne Nju-Jork
Para syve tuaj e aparate turistesh.
qindra vjet kam qe vuaj nga qe s'flas dot

Si te flas?
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.

Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s'eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

Mijera here ne mijera net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

Po s'nderron ai kurre.
Art i skulptures
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.

Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me vrane.

O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese
monologun te thurr.

Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.

Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
une "kundra", kryesova me terbim.
Dhe juve ju kan? thene ahere se hyjnite
gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

C'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
Po c'ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
shantazheve, letrave anonime plot helm.

Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
Ishte vjeshte.
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.

Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, kete s'do te ma falnin perjete.
Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht,
nga muzeu ne muzera,
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

Tre mije vjet... Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u be qetesi.

Troje e braktisur.
Germadhe.Hi i ftohte;
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.

C'ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
Vume veshin. Kuptuam. Greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.

Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therritnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.

Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.

Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte,nje mengjes me shi.

Ashtu si ahere...
po mjaft, u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

ne pafshi ndonje dite te behem copera,
nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
por indiferenca juaj do te behet shkak.

Une pashe lulet e para

Une pashe lulet e para
qe celen kudo permbi dhe
Pashe zogjte e pare shtegtare
q'u kthyen serishmi tek ne
Ne brigje, ne kopshte, ne ara
gjithcka eshte e pare, gjithcka
Ndermend dashuria e pare
ato kur i pashe me ra.
Do vyshken te gjitha te parat
dhe prap do kthehen ato
pervec dashurise se pare
as vyshket, as kthehet ajo.

Varri

Jashte ngrene, piramiden e turpit
Me ulerima, brohoritje, thirravaj.
Dritaret une i mbylla trishtueshem,
Te mos hyje zhurme e tokes, pluhuri i saj.

Shkretetire grimcash, parullash.
Sahare plenumesh. Te kercet
Ne dhembe kuarci i frazave,
Te vdekura qysh nga viti '40.

Jashte ngrene piramiden e turpit
Te murtajes, te hoxhes se zi.
Ndersa une prane oxhakut te studios
i vetem mbi varrin e tij.

I thelle ky varr duhet te jete
Qe piramiden ta gelltise krejt,
Qe prej gropes se tij te mos dale
As hoxha, as fantazma e vet.

Mih e germo dite e nate
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihes do ta nderroja
Prej kohesh emrin poet.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Qosja Kadare   Mer 13 Sep - 15:41

Leila14-09-2003, 23:11
Gjuha Shqipe

Kur nė sulm hodhėn turqit
Hordhitė e pambaruara,
Kėshtjellat e sintaksės
S’i muar, qė s’i muar.

Kur panė se gjuhės
S’i hodhėn dot prangat
Lėshuan drejt saj
Gjithfarė merimangash.

Parashtesa e pjesėza
E lidhėza sė prapthi,
Tė bukurėn gjuhė
Ta bėnin leshharpi.

Tė tė bėnin ty, donin,
Shqipėri, memece.
Po ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Dorėn e zbehtė
Mbi ballė ta vuri
Tė tė hiqte zjarrllėkun
Prej tė sėmuri.

Dhe vdisnin pjesėzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

--------------------------------------------------------------------------------

angeldust18-09-2003, 15:13
... per kedo qe e pelqen kete poeme...

Llora

-I-

Llora
Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar
Prape ripertyp
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripertyp
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacjone metroshe
Ku me ty brodha
Nofullat e zemres
Me dhembin
Llora.


-II-

Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.
Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.
Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.


-III-

Ja
Vetetimat e bardha ne qiej
Adresen tende shkarravisin.
Sikur keto re
Te perhimta
Te ngarkuara
Te ti dergoja si letra, Larisa.
Letra ...
Nga tere letrat qe shkrova
Sdi pse te dergova ate me te marren
Pas se ciles si personazh Dostojevski
Te thashe njeqind here "me fal!"
Me pas ate faj per ta shlyer
Doja te te shkruaja por me kot.
Lapsi me ngrinte mbi leter
Dhe une ngrija si robot.
Ti u ngryse kur ta shpjegova,
Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
Si syte e falltarit kur pikasin
Midis fallit kumtin e zi.
Dicka qe prishur ne bote
Ne zemrek te saj, ne aks.
Ikje e letrave si e zogjve
S'parandillte vec dimrin plak.


-IV-

Keshtu pra te ti nisja keto re
Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
Ti ne mesnate e hutuar atje
Do te coheshe nga gjumi
Tek xhami t'afroheshe:
C'ndodh keshtu?
C'eshte kjo gjeme,
Ky shi her i merzitur, her i rrepte,
Keto vetetima,
Keto rrufe?
Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja
Rete te deshifroje,
Llora.


-V-

Zor se ne jete do te takohemi.
Adresat humben,
S'ka me letra.
Ti mjegullat,
Une rete
Do ti dergojme njeri-tjetrit
Gjersa dhe vete
Te mjegullohemi.


-VI-

Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
Si nje terbim, si nje shkulm ere,
Shkronjat vallzonin si ne ethe:
Prerje. Prerje. Prerje.
Prerje mardheniesh diplomatike
Kurre s'do te shoh ty.
Ambasadat u mbyllen.
Pasaportat,
Vizat
Rame ne zi.
Mbi ijet e tua te bardha
Ra pluhur.
Mbi syte e tu.
Larisa diplomaticeskaja
C'ndodhi ne bote keshtu?


-VII-

Qendrova perpara globit.
Ballin e nxehte mbeshteta
Mbi rrudhat e meridjaneve
Do te desha te pija me globin,
T'endeshim te dy te dehur,
Ai mes kozmosit,
Une rrugicave te Tiranes.


-VIII-

Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
Ishte me siguri si ndeshkimi
I atij qe me tempullin tallet.
Njohja ne stacjonin Konsomolskaja
Banale si rrallehere ish
Numri i telefonit
Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
Me te kuq buzesh
Barbarisht.
Restorant Leningradi
Shampanje
Snobizem i dyanshem.
Kotni.
Perlat, secili, pse valle
Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
Nje te kollur si prej prostitute
Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
Ndersa une ngukembe se nga lirat,
Merrja vesh me pak se nga futbolli.
Vec te port e shtepise
Nen ca jargavane
Ajo psheretiu njerezisht
Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
E kthyer ne madone serisht.


-IX-

Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Naten avjoni u ul n'aeroport.
C'pati mes nesh,
Llora,
Harrese, ftohje, abort?
Tek dera e avjonit era te priste.
Zemra ime me debore u mbush
Si nje vetmi e madhe zbrisja
Po n'aeroport.
Askush.
askush.
Hamej, merrini keto valixhe.
Te renda?
Jane mbushur me pritje.
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.


-X-

Ne kafe artistike bashke jemi prape.
Jashte debora ruse.
Brenda ti.
Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
Prape me sllaven ben dashuri.
Pusho, gen i vjeter i rraces,
Ne thellesi, ne humnere hesht,
Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
Kryqi im ajo le te jete.


-XI-

Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
I ngrysur, shpresepak, shteteror,
Kemi flakur te dy mburojat,
Si qelqi te thyeshem jemi prore.
Ku jane ditet e shkudesshme.
Te djelat mendjelehta, te martat,
Kur ti me shthurjen une me njorancen
Vertiteshim si me maska?
Tani qe te tjeret rresht vune maskat
Ne papritur i hoqem ato
Fishkelle, uleri ere e marre,
Oren e ndarjes kendo!


-XII-

Ndarja ...
Nje fjale goje
Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
Te ndertosh nje ndarje per te qene
Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.
Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapsira te medha e po aq mund.
por jet e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
Per dashuri,
Per ndarje,
Harrese.
Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
Kengetor i thinjur shetites syqorruari ...
Era e nentorit
Librin e trete te vjeshtes
Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
Te gjitha keto rikujtoj
Ripertyp.
Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
Keshtu pra, Llora.

--------------------------------------------------------------------------------

dordi121-10-2003, 20:02
Ah, ajo nate...
Edhe pa me pyetur ju, ajo vazhdon te sundoje gjysmen e mosqenies sime. Jashte kishte shkreptima. Ime shoqe i ishte afruar prape dritares dhe une desha t'i them: c'kerkon ashtu me sy? Perjashta kishte vetem terr dhe asnje shprese kurrkund. Nuk arrita t'ia them, ngaqe gjumi po me kaplonte nderkaq. Nje fare dremitje e keqe, ne trajte flokesh debore, mes te cilave mezi e dalloja te fejuaren time te pare, ate partizane, e perbri saj, rojen time, ashtu si dyzet vjet, me pare, ne male, kur i tretur ethesh e i rrethuar prej ballisteve, iu lutesha te dyve, asaj dhe rojes, te me vrisnin. Vritmeni, iu thosha, mos me lini ne dore te tyre... Ata veshtronin te ngrire. Nga ethet me beheshin si hije, here ndaheshin ne tre, e here beheshin njesh, per te sajuar nje krijese te frikshme, gjysme burre, gjysme grua.
Kur ime shoqe, si u shkeput nga dritarja, po afrohej, ashtu me shembelleu, si e fejuara ime e pare, me te cilen s'u martova dot. Dhe bashke me te, ashtu si dyzet vjet me pare, ishte roja i dikurshem partizan... U afruan heshturazi te dy, pastaj roja mbeti pas dhe ishte vetem ajo, fare e mjegullt, por prape e dyzuar, e fejuar dhe grua bashke, do te thoshje nje dygrua, qe, ne vend te gotes se kamomilit, po me drejtonte tyten e zeze te revolverit. Ishte pa tmerr gjithcka, madje me vete thashe: u dashkan shkuar dyzet vjet, per te ma degjuar lutjen! Vrame, mendova prape, ashtu si atehere, mos me ler ne dore te tyre! Dhe befas, gjithcka u be zbrazeti.



Ismail Kadare, PASARDHESI, Tirane 2003



...edhe cuditemi pastaj, kur B. Shehu boton te tilla shkrime tek ''Korrieri''!!!

--------------------------------------------------------------------------------

Veshtrusja29-10-2003, 10:19
Ndermjet librat e ri qe kan dal tani me ka pelqyer Vajza e Agamemnonit e Ismail Kadares. Me poshte po citoj nje pjes te bukur nga libri :

Sa vjet shterpesie te tille do te duheshin per ta kthyer jeten ne djerrine? Dhe e gjithe kjo, per te vetmen arsye, se keshtu e fishkur, e thare, jeta sundohej me lehte.

Temthat me rrihnin si cekan, megjithate, nuk e nderprisja dot ritmin kaotik te te menduarit. Si mund te revolucionarizohej, o Perendi, seksi i femres?! Sepse per ta nisur punen nga themeli, qe andej duhej filluar, nga burimi i jetes…Te modifikohej pamja e tij, delta e erret siper, vija e lagesht e buzeve…Te riedukohej, duke i hequr mbeturinat e se shkuares, orgazmen, kujtimet mijevjecare te kenaqesise.

Do te shqyhesha gazit, sikur te mos isha i brengosur.

“Trekendeshi revolucionar: mesim, pune, prodhuese, stervitje ushtarake”. Po trekendeshi i zi i seksit, c’do te behej? E plasaritur delta e thare, e mjere, me ca fije bari te rralla stepe siper.

Asnjehere dendesia e parrullave s’kishte qene e tille. Ja dhe ajo, e famshmja, e barit. “Ne do te mbrojme parimet e marksizem-leninizmite, dhe sikur te detyrohemi te hame vetem bar.”

I verber, i thirra vetes. Ti e kishe te verteten perpara syve dhe i kerkoje sinjalet tri mije vjet larg. Shfletoje libra, mundoje trurin, per ate qe ishte e qarte, edhe pa to.

E cfare pastaj, thashe me vete paspak. C’gabim kisha bere? Sinjali qe me kishte dhene Suzana ishte i sakte dhe kjo ishte kryesorja. Kurse Ifigjenia e pergjakur, nuk kundershtonte asgje me deshmine e saj, perkundrazi!

Te gjitha po ndodhin si dikur, ndoshta me llahtarshem. Ne brigjet e Aulides, anijet greke po nisen njera pas tjetres, drejt Trojes. Shkeputen me force spirancat prej gureve te medhenj, qe bien shkumezueshem ne uje. Njera pas tjetres, keputen spirancat, si shpresat e fundit.
Fushata e Trojes ka filluar.
Asgje nuk e pengon me tharjen e jetes.

* Kadare, Ismail. Vajza e Agamemnonit. (page: 112-113). Botuar ne 2003.

--------------------------------------------------------------------------------

Veshtrusja29-10-2003, 11:44
voila:

--------------------------------------------------------------------------------

dordi107-11-2003, 01:23
E megjithate ti ishe atje kur mberriti shefi i porsaemeruar i shtetit naten vone ne arkiv?

Po, atje isha.

Besoj se ke qene i habitur: c'ishte kjo ardhje keshtu, gati ne mesnate, pa buje e pa shpure, vetem me dy roje?

Natyrisht. Per t'u habitur ishte.

Aq me teper qe ajo dite prilli kishte qene tejet e lodhshme per te. Mbledhja e Byrose Politike, qe e kishte emeruar udheheqes te vendit, sapo kishte mbaruar. Dosje te ngutshme e pritnin ne tryeze. Gjithe vendi ishte i trandur pas varrimit te diktatorit. Europa pergjonte se c'rruge do te merrte Shqiperia. Ne ushtri, ne rrethet e policise se fshehte, midis te pakenaqurve qarkullonin gjithfare psikozash, thashethemesh. Lista e qeverise se ardhshme ishte aty. Ceshtje te tjera qe kerkonin pergjigje me ngut. Dhe ja, ky njeri, i le te gjitha keto, ia hipen makines dhe pa lajmeruar askend, i shoqeruar vetem nga dy roje merr udhen e gjate malore, per te mberritur pas shtate oresh ne shpellanen tuaj. E cuditshme, apo jo?

Natyrisht, zoti hetues.

Nuk zbresin cdo mbremje shefa shtetesh, qofte edhe ne nje arkiv te fshehte. E aq me teper shefa te porsakurorezuar, apo jo?

Ashtu eshte, zoti hetues.

Pra ishte e natyrshme qe ju te beheshit kureshtar. Madje teper. C'kerkonte ky njeri me aq ngut? Madje, do te thosha, me ankth. Besoj se i bete vetmevete keto pyetje?

Si te them. Kureshtar u bera, natyrisht, por kaq thelle, e kam fjalen per ankthet etj., nuk u shtyva. Punet e te medhenjve, mendova. Vetem kaq.

Megjithate, meqenese u bete kureshtar, sic e pranoni, nje mprehje te vemendjes e patet, apo jo? Keshtu, dashur pa dashur, i ndoqet levizjet e vizitorit.

Natyrisht.

A mund te na i thoni me saktesi?

Ato qe pashe, sigurisht.

Ato qe pate? Domethene ka gjera qe nuk i keni pare?

Natyrisht. Se c'beri ai ne kthinen e Lakuriqit, as une, askush tjeter nuk e pa.

Kthina e Lakuriqit ishte kthina me e fshehte e arkivit, ne mos gaboj?

Po. E quanim ashtu midis nesh meqe nje dite hyri rastesisht nje lakuriq nate. Zyrtarisht ajo nuk kishte emer.

Vazhdoni. Domethene sapo hyri ne arkiv ai kerkoi te shkonte te kthina e Lakuriqit.

Pikerisht.

Pa qendruar asnje cast ne zyren e drejtorit. Madje pa ju thene juve ''si jeni, more shoke?''

Pikerisht.

Vazhdoni. Perpiquni te riprodhoni saktesisht veprimet e tij.

Do perpiqem. Nxori nga setra nje cope leter, e veshtroi, pastaj kerkoi ta conim te kthina. E ndoqa me sy grupin e vogel qe u ndal te dera e hekurt. Drejtori nxori dy celsat dhe i rrotulloi ne te dy bravat. Celesin e trete ai e kishte sjelle me vete. Ai celes ndodhej gjithmone ne Tirane, ne qender. E nxori pra vete celesin e trete dhe e hapi deren.

Pastaj?

Askush nuk e di se c'ndodhi atje. Ai shtyu deren, u fut dhe e mbylli nga brenda. Te tjeret, duke perfshire edhe rojet mbeten jashte. Pas nje fare kohe e hapi flegren e deres pergjysme dhe thirri drejtorin. Drejtori u fut brenda, por nuk qendroi vec disa minuta. Doli dhe te gjithe qendruan te heshtur, si me pare, pas deres.

Pastaj?

Pastaj asgje. Qendroi ne kthine gati tre ore. Kur doli fytyren e kishte te prere. Pa thene asgje iku i ndjekur nga rojet. Ora duhej te ishte tre e mengjesit..

Pra doli me fytyre te prere. Pas tre oresh kerkimi. Pastaj u nis fill per Tirane. A nuk ju shtiu ne mendime kjo gje? A nuk ju la pa gjume? A nuk ju beri te ulurinit me vete: ketu ka nje mister! Nje mister te zi?

Natyrisht. Njerez ishim edhe ne. Pershtypje na beri, por ndoshta jo ashtu sic thoni ju, me ato fjalet ''mister'' etj.

Ah, Ashtu? Nuk e duroni dot fjalen ''mister''?

S'thashe ashtu.

C'ka pasur ne ate dosje te fshehte? Pergjigjuni!

Nuk e di. Nuk e kam pare kurre.

Kush e ka pare? Pegjigjuni!

Askush.

Si askush? Dikush merrej me to. Dikush e kishte sjelle aty. E kishte sajuar, kishte renditur fletet. Pergjigjuni!

Po, ka patur nje njeri.

Po ju thate askush.

Ka patur nje njeri, Shpend Simahori quhej, por ai s'eshte me. U mbyt vitin qe shkoi, duke ikur per ne Itali, ne Kanalin e Otrantos.

Ah, Kanali i Otrantos! Sapo kerkon dike, dike qe te duhet patjeter, te vjen pergjigjja: eshte atje...ne fund te Otrantos. Tani me degjoni, kjo eshte pyetja e fundit. Me veshtroni ne sy dhe m'u pergjigjni.

Po, zotni.

Keni degjuar per ca fotografi te cuditshme, desha te them te tmerrshme, qe gjenden brenda dosjeve te kthines se Lakuriqit?

Jo, zotni.

Mos m'i hiqni syte...Keni degjuar per anetare te Byrose Politike te fotografuar me revolvere ne dore, duke shtire plumbin e fundit mbi trupin e shtrire perdhe te kolegut te tyre, ish anetar i Byrose Politike? Pergjigjuni!

Jo, zotni.

Keni pare ish-shefin e porsaemeruar te shtetit te fotografuar me revole ne dore, duke shtire mbi trupin e nje ish-anetari te Byrose Politike?

Oh, jo.

E keni pare ta kerkonte pikerisht ate fotografi ate nate prilli ne arkiv? Ky eshte shansi juaj i fundit, pergjigjuni!

Oh, te isha mbytur me mire ne Kanal te Otrantos.



Ismail Kadare, ''LULET E FTOHTA TE MARSIT'', Tirane 2000
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Qosja Kadare   Mer 13 Sep - 15:42

Fiori07-11-2003, 01:34
dordi me pelqyen te dy fragmentet nga Lulet e Ftohta te Marsit. Te lutem vazhdo te na sjellesh me shume, ndoshta nga fillimi i librit, qe te hyjme disi ne ngjarje.

Respekte


Fiori

--------------------------------------------------------------------------------

dordi108-11-2003, 00:14
O.K. Fiori!

--------------------------------------------------------------------------------

Fiori17-11-2003, 13:29
Nuk eshte nevoja te rrishkruajme krijimet e njohura te Kadarase si Mall, pasi ato i gjejme kudo ne forum apo ne faqet e Albasoul, mjafton te shkoni ketu (http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?threadid=20281) ose ketu (http://www.albasoul.com/letersia/BASHKOHORE/IKadare/index.htm). (plus vete kjo teme fillon me ate poezi)


Ne lidhje me shkrimin tend te fundit Elinda : Nq se nje njeri aq me bagazh sa Ismail Kadare nuk do dinte ta "dridhte" atehere sot do e kishin shenjteruar si Nene Terezen. E ne te njejten kohe kujtohu pak si shkruanin pjesa tjeter e Shqiperise ne ate kohe ?! Prinderit e mi ishin rritur me idene se pa Partine do ju vdisnin femijet nga urija : )

Njerez te drejte nuk ka ne kete bote. E keqja eshte se jo te gjitheve ju celin gonxhet ne publik dhe jo te gjitheve ja u merr vesh anet e erreta.


Pershendetje

--------------------------------------------------------------------------------

dordi120-11-2003, 21:02
Dalja e Rugoves ne TV, me Milloshevicin, befasim per te gjithe. Ata qe nuk e duan nuk e prisnin nje veteperbaltje kaq te shpejte. Ithtaret e tij kane rene ne zi.
Merret me mend qe telefoni im ka rene prape shpesh. Kete here nga Shqiperia. Them ate qe mendoj: perderisa nuk e dime ne c'rrethana ndodhet s'mund te ngutemi ta gjykojme. Askush s'ka te drejte te kerkoje prej tij te flijohet si hero. Nderkaq ajo qe mund t'i kerkohej ishte te buzeqeshte me pak. Kosova eshte midis mortit dhe zise. Lideri i saj, se paku, kaq gje mund ta bente: te ngrysej.
Nderkaq, pavaresisht nga rrethanat, qofshin ato edhe lehtesuese, veshtire se ai mund te vazhdoje te mbetet nje lider. Ta zeme se tirani serb e ka lidhur me nje fare menyre (gjeja me e lehte per diktatoret komuniste). Prape se prape ai s'mund te jete me lider. Eshte nje nderprerje qe i ngjan asaj te fatit te keq. Qe te bie nga qielli ose nga nje semundje.


Ismail KADARE, ''Ra ky mort e u pame'', Tirane 1999

--------------------------------------------------------------------------------

Dreri07-01-2004, 00:04
Mesueset e fshatit

ne udehkryqe ndane xhadeve
Ditet e shtuna dalin shpesh
Dhe zgjatin doren nga makinat
Here dy nga dy here vec e vec

Po shpesh ata qe jane brenda
me njeri-tjetrin shkembejne fraza
Si shume pretendime kane
Mor shoku Jani , keto vajza

Dhe jane ata qe bejne zhurme
Qe kane per vete dyzet goje
Qe i shkruajne leter presidiumit
Per nje guzhine po t'ju mungoje

Dhe ato presin makinen tjeter
Atje ne rruge atje ne shi
Ato te urtat gjer ne dhembje
Te thjeshtat gjer ne madheshti

Tek presin , java qe kaloi
U kujtohet si ne tym
Klasa me nxenesit, gabimet
Q'u perseritn ne hartim

Ne mbremje radion degjon njera
Tjetres ne medn i vjen serish
Shikimi i fotoreporterit
Q'andej kaloj rastesisht

Koha e fejeses i ka ardhur
Dikujt ndoshta i shkon cdo dite
Pluhur i shkumesit, vello e bardhe
U bioe mbi supe e i trondit

Pos'ngrene ato boten ne kembe
Ne komitet ne ministri
Ato te urtat gjer ne dhembje
Te thjeshtat gjer ne madheshti

* * *

--------------------------------------------------------------------------------

shigjeta14-03-2004, 01:53
Motive me diell

Mbi liqenjte e Lures po bie mbremja
Muzgu rrjedh nga majat e pishave neper
.....................................trungjet e kalbur
Grumbullohet ne pellgje te vegjel
Kullon pastaj neper furcen tende te dridhshme

Shpejto
U be vone

Kap c'te kapesh nga ngjyrat qe dridhen
.........................................e ferfellojne
Duke ikur plot alarm nga mbremja qe i ndjek

Kap motive me diell...
Neper furcen tende kurre nata mos kullofte

1965

--------------------------------------------------------------------------------

marsela31-03-2004, 13:20
Kadareja me befason ne cdo fjale,cdo rresht,cdo faqe e cdo liber me menyren e vecante te te menduarit te te shprehurit dhe transmetimit ne nje menyre shpesh indirekte te nje mesazhi shume kuptimplote..edhe ne pershkrimet me tethjeshta (si ky i meposhtmi)te duket se ka dicka fare te natyrshme qe ti gjithmone e ke pare e menduar po ske mundur ta shprehesh..

Krejt si ne negativin e nje filmi te porsalare,gjithshka e ndritshme ne te dukej e zeze,dhe e kunderta,hijet zmadhoheshin verbueshem.
Ekisha ditur qe kishte dite te tilla,te mbeshtjella si me pelice te zeze.
Me yje po pa mbremje,me diell por pa mesdite.ngjanin si te mbathura ne zi..
(nga"Hija" -shenimet e nje kineasti te deshtuar)

--------------------------------------------------------------------------------

marsela01-04-2004, 00:58
edhe kjo pjese e shkurter e marre po nga romani "Hija"i Kadares me ka pelqyer:

..E njihja mire c'ishte dashurimi,athere kur brumi me te cilin qene sajuar gjer dje ditet dhe netet e tua kembehej befas me nje brume te ri.gjithe universi riperterihej aty per aty per te pritur te ftuaren e re.Ndryshoheshin oret,kahja e tyre e pastaj me rradhe pershtateshin ditet,javet e pa dyshim stinet.Merrej me mend se dendesia me te cilen te kujtohej vajza behej perher e me e madhe,cdo minute cdo 10 sekonda,cdo sekonde,sa vinte nje cast dhe ty te dukej se koha nuk mjaftonte me per te dhe se padyshim dicka do te shperthente nga gjithe ajo trysni,ose truri yt ose vajza ose bota krejt..

--------------------------------------------------------------------------------

gocpersmari02-04-2004, 00:47
Jam krenare qe nje shkrimtar kaq i mprehte e i cmuar eshte prodhim i kultures tone...Jam lumturuar shume kur ne Barnes& Noble and also Harvard Bookstore ne HARVARD mbanin kopje te librave te tij, perkatesisht Gjeneralin e ustrise se vdekur, dhe Kronike Mbi Gure...:)

--------------------------------------------------------------------------------

Diabolis06-04-2004, 03:38
The Piramid

... His wife's vagina also seemed somewhat frightening when he entered it, like a mysterious place with perhaps, at the very end, a mortuary chamber.

--------------------------------------------------------------------------------

Vala_7906-04-2004, 05:49
Portret malesori te hershem

Mbi tirqet vije e zeze
Zbrez si e zeze vetetime
Ne brez armen e mbushur
Ne koke te zbrazetin qefin.

Keshtu eshte shfaqur ne vite
Rrafshnalteve gjer ne det
Ne brez vdekjen e tjetrit,
Ne balle vdekjen e vete.

Kur ndonje dite armiku
Shfaqej diku ne kufi
Kunder tij me te dyja vdekjet
Nisej ahere ai.

--------------------------------------------------------------------------------

shigjeta07-04-2004, 00:22
Te huaj jemi ne prej kohesh
Ē’ish per t’u thene eshte thene
Si guret qe zene vend ne toke
Ne jete vend ne kemi zene

Drejt njeri tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda
Nje shteg qe vetem ti e di

Pastaj si neper rrugica parqesh
Shetit mes cirkovolucionesh
Hyn neper endrra e shkujdesur
Fanitesh, qesh, ma ben me dore

Por kur mengjesi ze afrohet
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjashta
Nga shtegu, qe vec ti e di

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare

1964

--------------------------------------------------------------------------------

My_Soul29-09-2004, 13:30
Me trembi e shoqja kur e pashe, lol

--------------------------------------------------------------------------------

My_Soul29-09-2004, 13:34
Kadare, Ali Podrimja, tjetren gjejeni vete

--------------------------------------------------------------------------------

Kuqalashja29-09-2004, 14:14
ke ardh me foto ti sot. kush eshte ajo e mesit?

--------------------------------------------------------------------------------

shigjeta16-10-2004, 23:25
Monolog

Ne naten plot acar nje zjarr desha te ndez
Por, nata ish e ftohte, ah, ē’tmerr i zi qe ish
Ndaj qe te mbahej gjalle ky zjarr n’ate rrebesh
Diēka perhere kerkonte, kerkonte vazhdimisht

Ndaj si shtegtari murg, qe shkarpat mbledh net err
Une hidhja n’ ate zjarr gjymtyret pa pushim
Po ishin pak ato, ndaj fill pas tyre rresht
Mbi te nisa te hedh copera te shpirtit tim

Se s’behej ndryshe, dot, se s’behej ndryshe, eh
Se duhej qe dikush ta mbante ate flake
Ne flakezen-delir qe veē vajesosja sjell
Te frikshme pamje ndritnin e dridheshin perqark

I shihnit valle ato, dallonit valle diēka
Ndersa rreth meje nata me terr e ujq u mbush
Se donin qe te gjithe ta fiknin ate zjarr
Dikush me ligesi e me padije dikush

Te tjere maje kodrash ku dielli kishte rene
Te tyret zjarre ndrisnin dhe qeshnin qe pertej
Se s’donin te kuptonin se c’behej ketu brenda
Se ē’fli kerkon nje flakez qe lindet ne nje terr

I lodhur nganjehere kam thene: shuhu pra
Ne qoftese nuk te duan, te bjere nate e pafund
Te verbtit syte tuaj keshtu ndoshta do t’ jene
Ne terrin absolute pa shqetesim kurrkund

Po prap diēka me shtynte te ngrihem si somnambul
Si murgu shkretimtar qe shkarpat verbtaz mbledh
Dhe siper zjarrit prap’ te hedh gjymtyret akull
Dhe coprat nje nga nje te shpirtit tim te hedh

1984

--------------------------------------------------------------------------------

shigjeta08-03-2005, 03:45
Bjeshkėt e Namuna ne dimer

As zog, as vetetime
Gjekund syri s'has
Ngrire gjithēka. Enderr
Veshur ne kuarc

Si ne hotelet e shtrenjta
Ku shtegtari s'hyn
Shiu dot s'i afrohet
Luksit alpin

Shkembinj si tempuj
Nene re, mbi re
Nje varreze bubullimash
Kujdes, nen kembe ke

1980

--------------------------------------------------------------------------------

Fiori03-07-2005, 01:00
Poesia et narratus

Ti pėr mua mendohesh, mė shkruan,
Kur e qetė n'oborr bie nata.
Kur e vetme, plot ėndrra ti ruan
Si rrėzohet ne kopsht gjeth' i thatė,
Ti mendohesh, kur hija vjeshtishte
Mbulon kopshtin dhe fryn erė e ftohėt...
Kurse unė nė orė tė latinishtes
Tė mendohem pėr ty gjej kohė.

--------------------------------------------------------------------------------

Leila14-10-2005, 02:28
LULEMOLLET

Lulemollet nen driten e henes
Bien si brilante diku.
Ikin qiellit patat e egra
Me pak hene ne krahe gjithashtu.

Per te qene nje mbremje e bukur
Pak gjera i mjaftojne, fare pak.
I mjafton nje shtresez hene,
Si bukes se mengjezit pak gjalpe.

Per te qene e bukur kjo udhe
Ritmi i hapave tone i mjafton.
Ja patat e egra nga krahet
Shkundin henen pike-pike si limon.

Nga dritaret e shtepive fshatare
Copra lajmesh te TV-se vijne qe larg.
per lulet e molleve po te fliste
Spikerja,
_________ s'do te cuditesha aspak.

N'Evrope jemi vendi i vetem.
Qe ne mbremje me pare se gjithcka
Japim lajmet per njerezit e thjeshte
Te uzinave dhe fushave te medha.

Mbledhin buzet me siguri ish-zoterinjte:
Uh, c'lajme pa lezet, "me fshat".
Ata qe me te rendesishem se dritherat
Quajne cdo krim e psikopat.

Brilantet e Zhakline Onasisit
Mbi te gjitha lulet e botes vene ata
Dhe per rrudhat e Greta Garbos
Psheretijne si per me te madhe hata.

Peshtyj mbi sensacionet e pertej detit
Mbi "yjte" e "superyjte" e gjithe c'jane
Te gjithe ata bashke dinjitetin
E nje are me grure s'e kane.

Gjithe reklamat e tyre se bashku.
S'kane kaq drite se keto lulemolle
Lulemollet qe ndershmerisht bien
Pa kerkuar asgje,
_____________ nen hapat tone.




ALPET NE DHJETOR

C'eshte ky vend keshtu, keto pllaja me bryme,
Me malet sup me sup e koke me koke perpjekur?
Ja qielli gri i larte, mes tij nje bubullime
Si e plagosur iken, nje shpelle te gjeje per te vdekur.

Hotelet jane larg dhe ne vazhdojme te ikim
Nen boren qe floknajen e saj rrezon perqark.
Thua se kodrat nisen per ne dasmen e Halilit,
Thua se brigjet kthejne nga vdekja e Mujit larg.

Gjithcka eshte madheshtore nen kete bore bashkuese,
Ne perzierjen e maleve dhe te njerezve epike,
Nen kete qiell te madh nga shkrepetima pershkuar
Si nga qerre gjemonjese tragjedish antike.

--------------------------------------------------------------------------------

Leila14-10-2005, 12:22
MUNDJA E BALLKANASVE NGA TURQIT NE FUSHEN E KOSOSVES ME 1389

Fusha e mbytur ne gjak e kllapi shumegjuheshe shtrihej tutje.
Bashke me diten, ballkanasit, u thyen. Medet!
Gadishulli i madh u gdhi Evrope e u ngrys Azi.

Gjema vraponte rrafshnaltave, ikte grykave,
Ato dot nuk e mbanin, ia kthenin maleve gulconjes,
Qe e rrokullisnin pllajave, kerkonin ishuj per t'ua ndare,
Po ishujt s'gjendeshin. Gjithcka qe bere katrahure.
Furtunat ne qiej u hutuan, verviteshin si te verbra,
Plakeshin ne cast vetetimat e binin neper baltera.
Qiejt po zhvisheshin. Mjere ju, popuj te ballkanit.
Mjere ju gjuheshterpa, me mbaresat si shkopinj te thate me alfabete te pergjakur.
Si do t'u djege malli per te pjelle nje vjershe. Medet!
C'gjak do te derdhet, per te ndrequr c'u prish ketu.
Ra nata. Nje qiell i panjohur u shtri mbi gjithshka, i ftohte,
Pastaj gjysmehena doli e mori ne dorezim gjithcka.
C'mesim i madh kjo dite per popujt e Ballkanit.
C'gjak do te derdhet per te ndrequr c'u prish ketu.



PLAZHET NE DIMER

Shtrire para nesh humbetire e plazheve,
Hapesire e gjere si ne poemat e Naim Frasherit.

Plazhet te mbetur bosh pa stinen e veres
U ngjajne guackave qe iu kane marre perlat.

Perbri tyre lokomotivat fishkellejne se largu,
Tek terheqin trenat plot me molle te lageta.



NISJA E SHQIPTAREVE PER NE LUFTE

U nisen per ne lufte, "bene tutje",
Pa fjale te medha e pa kenge,
Me opingat me xhufka te kuqe
Si me zjarre te vegjel mbi kembe.

Iken larg qe te gjenin armikun.
Cdo armik, ne cdo breg, qe ta gjesh.
Kaq te thjeshte luften e kishin,
Sa qe "tutje" e quanin thjesht.

Ne cdo ane qe te ecnin, patjeter
Do t'u dilte diku midis shqotes,
Ajo ishte per ta pjese e jetes,
Ish permasa e katert e botes.

Dhe kur binin ne prille a ne vjeshtra
Neper brinja te shtrire, per lugje,
Si me zjarre te vegjel te perjetshem
Era loste me xhufkat e kuqe.



KTHIMI I SHQIPTAREVE NGA LUFTA

Po vijne, dil t'i shohesh,
Te rraluar, ja.
Mbi opinga xhufkat
Te perzhitura.

Ku eshte Cute Gjati,
Allamani ku?
Ne rime te nje balade
Kane ngecur diku.

Po Marku, Dule Shkoza?
Vonojne pak...
Rapsodet ecin ngadale,
Te verber jane.

C'bete andej tutje,
C'nam, c'baterdi?
Per nam s'u kujtuam,
Beme Shqiperi.

Po kthehen, dil t'i shohesh
Te rralluar me plumb,
Xhufkat mbi opinga
Nga tymi -- shkrumb.



TERRORI I BARDHE
- Klasave te permbysura -

Njerezit, pavaresisht nga klasat, buzeqeshin,
Dhe duke buzeqeshur, une shpesh ju kam pare.
Por vec kur kam shkruar dicka qe vecanerisht ju ka prekur,
Mes zmaltit te dhembeve tuaj ka ndritur terrori i bardhe. :)



DASHURIA
1968

Kane frike prej teje. O, sa kane frike.
Pleq me fytyra plot rrudha, qe s'i trembi as bisha, as plumbi,
Burra me borsalina dhe canta, qe thirren shpesh neper mbledhje,
Gra shamizeza, qe perballuan trimerisht vdekjet;
Kane frike prej teje.

C'i tremb?
Mos valle mjegulla jote e bardhe e sperkatur aneve me reflekse te cuditshme?
Ngrene kunder teje
Pushken, shkopin, mallekimin. Duan te te shtypin
Me sendyqet e pajave, te te marrin frymen
Me dysheket e jasteket e qendisura. Hedhin
Balten e zeze te shpifjeve mbi rroben tende te bardhe.
Pastaj fillojne sulmin e fjaleve pa fund.
Dashuria? Ah, dashuria, kush ia pa asaj hairin,
Pardje u zune dy fqinjet, i degjuat? (Jane marre me dashuri)
Tezja jote zvarriset gjyqeve. (Ku shkoi dashuria?)
Para tri javesh nje vajze u hodh nga kati i gjashte.
E degjove? Ja, keto ben dashuria.

Atehere, si vjellin cdo gje, ashtu si artileria
Qe vjell bresherite e zjarrit mbi fushen e luftes,
Hedhin kunder teje, ne sulm te deshperuar,
Regjimentet e zes te shkeseve.
Por ti,
Duke shkundur nga supet balten
E shpifjeve dhe thashethemeve, duke shkundur
Puplat e jastekeve, naftalinen e senduqeve,
Ngrihesh para tyre edhe me e bukur
Nga shenjat e kaltra te goditjeve.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Qosja Kadare   Mer 13 Sep - 15:43

Bokerrima
10-11-2005, 11:35
Tirana nė dimėr

Ismail KADARE


Kjo poemė me titull "Tirana nė dimėr" e shkruajtuar nė mars-prill tė kėtij viti e ka thyer betimin e Ismail Kadaresė. Nė vitin 1997 kur shkroi poezinė "Krishtlindje nė Nju Jork", Ismail Kadare deklaroi se ajo ishte poezia e fundit qė shkruante nė jetėn e tij. Por duket, Kadare ėshtė kthyer sėrish tek pasioni i hershėm. "Tirana nė dimėr" ėshtė pėrfshirė nė vėllimin me 100 poezi tė zgjedhura nga krijimtaria 50-vjeēare e Ismail Kadaresė qė sapo ka dalė nė treg nga shtėpia botuese "Onufri". "Milosao" po boton me lejen e botuesit njė pjesė tė kėsaj poeme.



Maestoso

1
Fryn erė e dimrit, fishkėllen si bishė
Qė nga Gjykatė e Lartė nė Parlament.
Tirana gdhin, aq pabesisht e hijshme,
Sa s'di ē'ta marrėsh, delir apo qytet.

Zgjohet sėrish, me atė emėr tė tmerrshėm,
Qė njė mijė vite rreh ta heqė mė kot.
Vėrtetin gjethet dantealigershėm
Si shpirtra qė nuk patėn trupa dot.

Pėrballė tyre, zyrtarė tė pashpirt,
Nė varg veturash rendin, s'dihet ku.
E verbėr si tė tjerat ngjan kjo ditė
Ngaqė askush s'beson askėnd, askund.

2
Nė njė mėngjes tė tillė ē'tė bėsh mė mirė,
Se sa tė shkosh nė klubin "Davidoff"?
Tė zėsh njė kėnd mu te qelqnajė e ngrirė
Dhe mendjen mundėsisht ta ēosh nė off.

Nė kafene ka pėr ēdo punė njė qasje,
Tė tillė qė kurrkėnd nuk e gjen dot.
Pėr tri mijė euro porosit njė vrasje,
Pėr katėr mijė, titullin vikont.

Pėr gjithēka flitet, pronat, asgjėkundin,
Ēmimin Nobel a njė veturė tė re,
Pėr zgjedhjet dhe dekretet krejt tė fundit
Tė zotit president me emėr hebre.

Flitet pėr mllefe, pėr kupėn qė u mbush,
Pėr Jezu Krishtin a ndjesėn fill pas kobit.
Nė njėrėn nga tryezat shpall dikush
Njė skicė tė re tė historisė sė kombit.

Pas tij, kur etėrit tanė njė vjeshtė dolėn pėr pre,
Njė shkabė rrėmbyen nė trojet e mėdha.
Mė lehtė u merrje shpirtin se atė shpend,
Ndaj bota u lodh e shkabėn ua la.

Krenarė qė Romėn e Bizantin zhvatėn,
Jo njė kasolle vllahu nė Ballkan,
E vunė nė flamur tė tyre shkabėn
Dhe bij tė saj u shpallėn anembanė.

Kėshtu nė kafene kjo punė merr qasje
Me "kundra" e "pro" tė bujshme, natyrisht.
Okej, pėr tri mijė euro, thotė vrasėsi,
Pėr dukėn dhe dukeshėn bashkė, dyfish.
3
Mesdita ia beh, si grua e dehur tapė.
Temperatura e dollari zbresin prap.
Po shqyhen celularėt: okej, shkėrdhatė,
Rrofsh, je yll bote, e tung, e top, e ****.

A shqip ėshtė kjo llahtarė apo dreqnisht?
Pėr gjithēka flitet, heshtet pėr gjithēka.
Ja tė dy palėt, xhelatė, viktima e ish,
Kujtime shkruajnė netėve me mllefe tė mėdha.

Po ē'ėshtė ky popull qė nė gropė i shtrirė
Kujton aq krenarisht se ėshtė nė majė?
Dhe kur pėrkunėr, nga gropa del i lirė,
Jam i rrėzuar! Klith me thirravaj?

Njė makth i dalė nga njė gjumė i marrė
Mė i zbėrthyeshėm se ky komb do tė qe.
Ca trumba zogjsh me curle e celularė
Qė nėpėr mjegull klithin, nėpėr re.

4
Pse gjethet befas prarim kurore marrin,
Tek shtrohen si qilim mbi bulevard?
Kambana e katedrales sė Shėn Palit
Trishtueshėm bie si me peng e aht.

Ē'nuk pjell ky vend, horra, shenjtorė e tmerr,
Zonja Makbeth e pranga e perla e hekura.
Dhe ja tani njėra pas tjetrės nxjerr
Dy mbretėresha, qė tė dyja tė vdekura.

Nuk qenė robina jo, rrėmbyer vonė,
Pas dokeve kreshnike a nė pritė.
Kanė ardhur vetė, ndonėse qenė nė fron
E para veē njė vit, e dyta as njė ditė.

Dhe katedralja i pėrcjell me vaj
Dy mjellmat e gabuara, tė mekura.
Ato qė s'erdhėn pėr kurorė, veē pėr varr,
Tė brishtat zonja, mbretėreshat e vdekura.
5
Nė klubin "Davidoff" qelqnajė e ngrirė
Dremitje dite sjell s'di se nga ku.
Njė si madonė e lodhur mė ėshtė pėrhirė,
Qė italishtja gjuhė mund t'ishte gjithashtu.

Lehonė e zbehtė pas lindjes sė kaltėreme,
Nė tė njėmijtin e treqindin vit,
Mė shumė se Krishti madonėn, kjo poemė
E lodhi ndoshta gjuhėn italisht.

O kėto pamje i njoh dhe nuk i njoh,
Kėto tri kate, rradhėt, ashensorėt,
Ku hypin, zdrypin, klithin obobo,
Rufjanėt, mėkatarėt dhe mizorėt.

Tė gjithė janė aty, rrahin mė kot
Tė ndėrrojnė katet, por katet s'ndėrrohen kurrė.
Tė zes, nė mjegull shtyhen sindozot,
Ish-korbat e sė zezės diktaturė.

Nga bie dalja? Ku ndodhet Purgatori?
Nga pyetjet sheshi gumėzhin si zgjoi.
Shkodran je ti? Ē'plenum i zi tė polli?
Mė ngriti i dyti, i gjashti mė rrėzoi.

Njė zė gjėmon: kėndej plenumi i katėrt,
Piktorėt andej, i pesti rreth u mbush.
Shkrimtar spiun je ti? Rend te i shtati.
Nė s'do tė digjesh te i teti shkrumb.

Rendni, fatzinj, mėshirė pėr ju nuk ka,
Ashtu siē ju nuk patėt pėr askėnd.
S'ka vend ndėrkaq te Tmerret e Mėdha,
As te Politbyroja nuk ka vend.

Me ngut po shtohet njė Gropė e Hon i Ri,
Bri Lugjezezės njė tjetėr Lugjezezė.
I nėnti rreth po mbushet, dhe ai.
S'ka mbetur veē njė vend pėr Zonjėn e Zezė.

6
Nė kafene ka rėnė njėfarė qetėsimi.
Shpirti pushim kėrkon, e ndoshta mall.
Anėdete blu, plazhe tė shkreta dimri,
Hotele ku nuk mbėrrin i ftohti i madh.
Njė grua e mjegullt, shfaqur te qelqnaja
M'u duk se mė kujtonte njė premtim.
Vdekja s'mė la, atė premtim tė mbaja,
I thashė mė nė fund plot pikėllim.

Ajo mė pa habitshėm qė pas qelqit:
Nuk tė marr vesh, kjo gjuhė mė bėn ujem.
Nė qoftė se ti, siē thua, je i vdekur,
Atėhere mua ē'mė mbetet qė tė jem?

S'e di, i thashė, me habi tė ftohtė,
Tek shpirti prapė me pikėllim m'u mbush.
Dikush nga ne tė dy s'ėshtė mė nė botė,
Po cili a cila, kėtė s'e di askush.

Njė copė herė me shenja morėm e dhamė.
S'kuptoheshim, veē kishim mall e mund.
Gjersa ajo u tret te qelqi i madh
Dhe unė mbeta shkret nė kundaskund.

7
Mbrėmja po bie. Tirana rrotull bllokut
Nis tė stoliset pėr ballo a pėr orgji.
Njė foshnje e rastit, e paligjshme e Nju-Jorkut,
Njė ėndėrr xhuxhe a shkėrbim i tij.

Nė borxhe e gjyqe rrokaqiejt vėrtitin
Drita dhe bare rrotulluese lart.
Poshtė tyre, luanesha tė pėrgjumura nė pritė,
"Amerikan", "Raiffeisen" e "Credin's Bank".

Por s'do t'ia dijė askush pėr borxhe a gjyq,
Tė dehur qejfit krejt a marrja e hakut.
I gjatė, si natė e ankthshme n'udhėkryq
Shfaqet mes brymės kryebashkiaku.

Kull e Sahatit po tregon njė orė,
Qė ndoshta kundėrshtohet si ēdo gjė.
Nė sallat e muzeut tė fundit vizitorė
Ja muzgu si nė kurth befas i zi.

..... Paris, mars-prill 2005

"Milosao"


Mariachi
28-01-2006, 04:32

Ismail Kadare lindi nė qytetin e Gjirokastrės. Atje ai kaloi fėmijėrinė dhe kjo la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Asim Zeneli". Mė pas kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kėto studime iu ndėrprenė pėr shkak tė krizės politike ndėrmjet Shqipėrisė dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", pastaj drejtoi revistėn "Les letres albanaises". Sė fundi punonte nė profesion tė lirė. I.Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve '60. Nė fund tė vitit 1990, dy muaj pas rėnies sė shtetit diktatorial, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, por mbajti lidhje mjaft tė shpeshta me Shqipėrinė. Ismail Kadare ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė. Kadare ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė.
Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.

POEZIA E KADARESĖ
Poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve '60 pėr tė realizzar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve.
Frymėzime dialoshare (1954), Ėndėrrimet (1957), Endėrr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemė e blinduar (1962), Pėrse mendoben kėto male (1964), Shqiponjat fluturojnė lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipėria dhe tri Romat, pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, nė periudhėn e parė tė krijimtarisė sė tij, u tėrhoq pas poemės epiko-lirike. Nė prirjen e pėrgjithshme ai nuk u shkėput prej frymės monumentalizuese tė poezisė sė mėparshme, por e kushtėzoi kėtė me tipin e njeriut shqiptar, tė historisė sė tij kombėtare, tė fatit tė tij nėpėr shekuj. Thuajse nė tė gjitha poemat e shkruara nė vitet '60 -'70 ka njė gėrshetim tė mjeteve tė reja tė tė shprehurit me mėnyrėn tradicionale tė tė vėshtruarit tė jetės dhe tė historisė:

Po s'ndėrron ai kurrė
Art i skulpturės
Gėnjeshtrėn mbi mua ka ngrķrė pėrgjithnjė.
I mbėrthyer nė dėshminė e saj tė rremė
Tė vėrtetėn kujtoj dhe qaj pėr tė.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresė, ndryshe prej prozės sė tij, ėshtė pėrgjithėsisht e qartė, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse pėrherė optimiste. Ajo, nė kritikėn zyrtare, ėshtė pritur si pasurim problematik i poezisė shqipe, veēanėrisht me temėn e qėndresės shumėshekullore tė popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė gjatė tė historisė. Poezia e Kadaresė ėshtė poezi e sfidave tė mėdha shqiptare. Ajo ėshtė e pėrshkuar nga qėndrimi hyjnizues ndaj historisė kombėtare, ndaj lavdisė sė tyre, ndaj tokės sė tė parėve, ndaj gjuhės shqipe.
Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė qysh prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veēmas ajo lidhet me "motin e madh", tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siē mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar:

Njėzet e katėr luftra bėri,
Njėzet e katėr vdekje theu.
ēka mangut linte ditėn Gjergji,
Plotėsonte natėn Skėnderbeu.
(Portreti i Skėnderbeut)

Pėrgjithėsisht poezia e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon, pėrmes poezisė sė tij, ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj:

Dhe kur binin nė prille a nė vjeshtra
Nėpėr brinja tė shtrirė, nėpėr lugje,
Si me zjarre tė vegjėl tė pėtjetshėm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarėve pėr nė luftė)

Poema epiko-lirike shqipe arriti njė nivel tė lartė afirmimi me vepra tė tilla tė I. Kadaresė, si "Pėrse mendohen kėto male" dhe "Shqiponjat fluturojnė lart", pastaj me "Shekulli i 20-tė", "Poemė e blinduar", "Shqipėria dhe tri Romat" e vepra tė tjera.
Poezia e Kadaresė ėshtė e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Nė kėtė cilėsi poezia e Kadaresė tė sjell ndėrmend vjershėrimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet nė mungesėn e ēfarėdo subjekti apo elementi tė subjektit. Poemat e Kadaresė, pėrgjithėsisht poezia e tij, janė art mendimi, pa elemente tė rrėfimit (narracionit). Si tė tilla, si poema mendimi, ato ofrojnė shumėsi leximesh, nė kohė dhe nė miedise tė ndryshme.
Kadare nė problematikėn e poezisė shqipe, krijoi emėrtesėn e "temės sė madhe". dhe jo vetėm kaq, ai e ktheu nė mit atė, duke e bėrė mbizotėruese nė jetėn letrare tė vendit pėr mė shumė se dy dekada. Para sė gjithash poezinė e Ismail Kadaresė e intereson ajo qė shpesh quhet gojėdhėnė kombėtare ose mit i origjinės. Sfidat mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit shqiptar janė stacione tė poezisė sė tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave tė tij mė tė rėndėsishme nė vargje tė lira, duke pėrvetėsuar vlera tė rėndėsishme tė vjershėrimit tradicional, prej De Radės deri tek Migieni. Nė fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisė ruse, veēmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresė ėshtė mjaft e ngrohtė, e drejtpėrdrejt, njė bashkėbisedim me tė dashurėn qė pėrgiithėsisht ėshtė larg si vend apo si kohė:

Do shkoj tė ulem pėrmbi pellgjet,
Tė pi nė gjunjė duke rėnė,
Nė grykė e di qė do mė ngelet
I ftohti medaljon i hėnės.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresė pėrshkruhet nga malli pėr qytetin e lindjes, pėr njerėzit qė lanė gjurmė nė fėmijėrinė e tij,
pėr atdheun kur ndodhet larg tij, pėr kohėn studentore, vajzat dhe rrugėt e Moskės kur ėshtė nė atdhe, e mbi tė gjitha, pėr vajzėn qė le gjurmė nė shpirtin e tij, por qė pėrgjithėsisht ndodhet larg.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Qosja Kadare   Lun 2 Oct - 14:53

LETĖR FRANĒOIS MITTERRAND-IT,
PRESIDENT I FRANCĖS

Zoti President!

Pata nderin tė marr pjesė nė mbledhjen e Pragės, nė mbyllje tė sė cilės ju mbajtėt njė fjalim, qė me tė drejtė u gjykua prej tė gjithėve i shkėlqyer. Nuk pata mundėsi t’ju takoj nė mbarim tė konferencės suaj tė shtypit, por edhe po t’ju kisha takuar vėshtirė se do tė mund t’ju shtjelloja nė ca ēaste tė shkurtra atė ēka po ju parashtroj kėtu.
Kjo letėr ka lidhje me fjalimin tuaj dhe unė po ju drejtohem si President i Francės e njėkohėsisht si burrė shteti vizionar, njė nga arkitektėt kryesorė tė Evropės sė nesėrme. Shumė mendje tė fuqishme janė tė angazhuara sot pėr projektin e kėsaj Evrope, qė ėshtė njė nga aksionet mė madhėshtore tė ndėrmarra ndonjėherė nė historinė e njerėzimit. Sa mė shumė tė kalojė koha, aq mė qartė do tė spikatin pėrmasat e vėrteta tė kėsaj ngrehine monumentale, mbi tė cilėn popujt kanė vėnė aq shumė shpresa.
Do tė jetė nė nderin e pėrbashkėt tė kontinentit tonė gjetja e rrugėve dhe shtrimi i tyre i vėshtirė pėr tė mbėrritur tek Evropa e nesėrme. Nė kėtė kontekst mendova t’ju drejtohem.
Ėshtė njė gjė e njohur tashmė se njė pjesė e qytetėrimit antik grek, mbi tė cilin ėshtė ngritur qytetėrimi perėndimor, e sidomos ajo pjesė qė lidhet me letėrsinė e mitet, ėshtė mbėshtetur mbi njė akt moral: njė emancipim tė ndėrgjegjes ose mė saktė njė exorcizėm tė saj. Pa kėtė exorcizėm, qė Greqia e filloi me Homerin, pėr tė nxjerrė nga vetja njė krim tė vjetėr, krimin kundėr Trojės, populli grek s’mund tė shkonte pėrpara e tė ngjitej atje ku u ngjit.
Evropa e nesėrme s’mund tė ndėrtohet pa e ēliruar ndėrgjegjen nga gabimet dhe fajet e vjetra. Historia e botės sonė ėshtė e mbushur me faje tė tilla, por ato qė u bėnė nė ēerekun e parė tė kėtij shekulli prej Fuqive tė Mėdha evropiane, janė tepėr tė ndjeshėm ende sot. Midis dy seanca mbledhje, midis dy ceremonive, u bėnė prerje tragjike kufijsh, popujve iu kėputėn pjesė tė tėra, dhe ndonjė popull u pre mė dysh. Tani, pas kaq vitesh, ashtu si plagėt e vjetra qė dhembin sa herė ngryset moti, ashtu dhe kėto prerje shkaktojnė dhimbje e tragjedi tė reja.
Nė kėtė kirurgji tė rėndė, ai qė humbi mė shumė ishte kombi shqiptar. Bashkėkohės i grekėve tė vjetėr, njė nga mė martirėt e kontinentit, pas dy mijė vjet jete nė bashkėsi, ai u pre mė dysh mė 1913 dhe 1918. Qysh nga kjo kohė ajo prerje kullon gjak.
Nė korrik tė vitit 1989, gjatė mėngjesit qė mė ftuat nė Elize, pėr tė cilin ruaj njė kujtim aq tė bukur, gjatė bisedės sonė folėm, midis tė tjerash, edhe pėr ēėshtjen e shqiptarėve e tė kurdėve, si dy nga problemet etnike mė tė ndėrlikuara. Ju thatė atėherė me tė drejtė, se ndėrsa problemi kurd, pėr rrethana qė dihen ėshtė tepėr i ndėrlikuar, ēėshtja e shqiptarėve paraqitet mė e qartė. Pas luftės sė Gjirit, gjithė bota ishte dėshmitare e tragjedisė kurde, kurse pėr tragjedinė shqiptare ende nuk duket projekt zgjidhjeje nė horizont.
Nė atė takim unė ju kujtova se mbi kombin shqiptar rėndojnė pėr fat tė keq dy diktatura: ajo e komunistėve vendės dhe ajo e komunistėve serbė. Tani mbas dy vjetėsh, njėra nga diktaturat, ajo shqiptare, ka rėnė, por ka mbetur tjetra, serbja.
Unė ju shkruaj kėtė letėr me besim tė plotė se ju si President i Francės, si evropian i shquar dhe si njė njeri i kulturės e i ndėrgjegjes botėrore do tė bėni diēka pėr zgjidhjen e kėtij problemi dramatik. Unė e di mirė se sa tė vėshtira janė ēėshtjet etnike, sa ndėrlikime tė papritura krijojnė aty ku nuk priten, dhe sa shpesh bien ndesh me harmoninė e arritur me aq vėshtirėsi.
Ju siguroj, Zoti President, se shqiptarėt nuk do tė kėrkojnė kurrė nė mėnyrė tė paduruar e egoiste tė rregullojnė ēėshtjen e tyre nė kurriz tė paqes evropiane ose tė cenimit tė popujve tė tjerė. Por nė qoftė se ata kurrsesi nuk duan tė bėhen shkaktarė tė prishjes sė harmonisė nė kontinent, kjo s’do tė thotė se ata do tė vazhdojnė tė vetėflijohen e tė mos kėrkojnė ato tė drejta elementare pėr tė cilat bota e sotme ėshtė krejtėsisht nė njė mendje.
Mendoj se ajo qė kėrkojnė sot shqiptarėt janė dy gjėra. E para, tė ndihmohet demokracia nė Shqipėri. E dyta, tė mos lihet gjysma e kombit shqiptar, qė jeton nė Jugosllavi nėn mėshirėn e terrorit serb, kėsaj skėterre tė papėrfytyrueshme tė kohės sonė.
Ēėshtja e parė, ndihmesa pėr demokracinė e re shqiptare ėshtė e qartė dhe e thjeshtė, dhe kohėt e fundit, pėr fat tė mirė, janė ndėrmarrė disa hapa tė ndjeshme. Ēėshtja e dytė lidhet me kėrkesėn e ngutshme qė shqiptarėt, populli i tretė nė Jugosllavi, tė vendosin si ēdo komb tjetėr pėr fatin e tyre.
Lidhur me kėtė do tė dėshiroja tė shtoja diēka tė rėndėsishme. Nga tė dhėna tė sakta qė kam mundur tė grumbulloj, vėrtetohet njoftimi qė liderėt demokratė tė Kosovės i kanė bėrė tė ditur gjithė botės, se komunistėt serbė po pėrgatisin kundėr shqiptarėve njė masakėr tė pėrgjithshme. Sado qė njė gjė e tillė tingėllon si mesjetare dhe e kapėrcyer nga koha, mė besoni Zoti President, se nė gadishullin ballkanik mesjeta ėshtė ende e pranishme. Unė ju lutem qė ta vlerėsoni kėtė paralajmėrim, kėtė klithmė pėr ndihmė, pėrpara se tragjedia tė ndodhė, dhe pėrpara se tė jetė vonė.
Duke ju kėrkuar ndjesė pėr kėtė letėr tė gjatė, jam i sigurt Zoti President, se me gjithė punėt dhe angazhimet e shumta qė keni, do tė bėni diēka tė ndjeshme pėr popullin tim, i cili pėrherė ka pritur diēka mė shumė nga Evropa, e veēanėrisht nga Franca. Drama e tij ėshtė pjesė e dramės botėrore, por aq mė tepėr drejtėsia qė ai kėrkon ėshtė pjesė e saj.
Pranoni Zoti President, shprehjen e konsideratės sime mė tė lartė!
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13722
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Qosja Kadare   Mer 25 Juin - 15:08

http://209.85.135.104/search?q=cache:UBvWwKfwaEsJ:www.schalkefanclub.com/video-theme/2/kosovo.html+haxhi+ku%C3%A7i&hl=fr&ct=clnk&cd=7&gl=fr
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Qosja Kadare   Aujourd'hui ą 6:35

Revenir en haut Aller en bas
 
Qosja Kadare
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: