AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi   Dim 25 Juin - 4:21

http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/Moderne/Ismail_Kadare/ky_dimer.php

http://www.albasoul.com/letersia/

http://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Kadar

poezi

http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/Moderne/Ismail_Kadare/index.php


http://www.shqiperia.com/letersia/ismail_kadare/index.php

http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=94


http://www.forumihorizont.com/printthread.php3?s=b0acc188061c780b330af35c916af6fc&threadid=1121&perpage=106

Ismail Kadare

ELEGJI PER ENVER HOXHEN
Falme Enver qe fryme ste dhashe dot,
Nga kjo fryme e gjalle e trupit tim,
Zemren time te ta nxirrja jashte,
Dhe ta jepja ty me mallengjim.

Falme Enver qe vargu mu rendua,
Falme Enver qe fryme ste dhashe dot,
Shqiperise zemra ju copetua,
Shqiperia jote po derdh lot.

Identiteti i Kadarese...?

Shėnim
-Poezia ėshtė marrė nga libri: “MESUESI DHE ARTI”, shkruar nga Ismail Kadare dhe
botuar nėn perkujdesin nga Shtepia Botuese “Naim Frasheri”, Tiranė 1953, fq.49-53

LAMTUMIRA E FUNDIT

Kurora dhe kurora pa mbarim,
Kurora gjithė lule, gjithė yje;
Dhe sytė te perlotur me trishtim
Dhe pamje e rėndė zije.

O shokė! Pėr te fundit herė sot,
Babane po percjell turm’ e pasosur
Me dhembje te kulluar e me lot,
Me zemėr te plagosur.

Dhe ja tani, mes heshtjes, ne eter,
Njė ze i njohur, qartė po dėgjohet.
Ne emėr tonė sot, shoku Enver,
Perpara tij betohet.

Ne gjysmė – shtiz flamuret era tund,
Gjemime topash ndihen ne hapėsirė;
I jep Stalinit turma e pafund,
Tė fundit lamtumire.

Pra, lamtumire mik i madh, baba!
Ēdo zemėr sot i thonė lamtumire.
Se bashku me Leninin krah pėr krah
Aty ka pėr t’u shkrire.

Pushon tashti Aty ne qetėsi,
Por, jo! Ay nuk vdiq! Vazhdon te rroje!
Dhe fjal’ e tij e urte pėrsėri
Perpara do na ēoje!

Ke dreqin kishte baba Ishmaeli mo se nuk e mora vesh mirė unė?

Edhe sot e kėsaj ditė nuk ėshtė tjetėr pėrveēse pjella e Enverit ne ide e bindje.
Me nė fund mė vjen shumė mirė pėr Kadarene qe pranoi te qenit kopil, por ama mos tju a mveshe te gjithė shqiptareve.


Derničre édition par Perparimi le Ven 4 Jan - 16:25, édité 3 fois
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi   Lun 26 Juin - 16:09

Poezia e Kadaresė pėr "romanvrasėsit" me tė cilėt, me sa duket, ka parasysh denoncuesit e tij

ROMANVRASĖSI

Nė presidiume, midis shefash
A nėpėr mbledhje pak mė rrallė,
Ti shfaqesh thjesht e buzėqeshės
Dhe sytė i mbyll dhe flet ngadalė

Dhe thonė shefat: sa i thjeshtė,
Dhe thonė njerėzit: ē'babaxhan.
Kėshtu shpėrndahet kjo legjendė
Nė auditore anembanė.

Kėshtu shkon dita... Por vjen nata
Kur nė tryezė rri, oh ē'tmerr!
Lėkurėn befas heq si maskė
Dhe njė fytyrė tjetėr del.

Dhe letrat hap, ēantėn e krimit
Jo mė pėr prozė lapsin zė,
Por pėr tė shkruar denoncimin
Pėr tė varrosur prapė dikė.

Dhe shkruan fjalėt: "ekuivoke",
"Ka aludim", "kuptim dyfish",
Ndėrsa e ndien si spėrkat duart,
Gjaku i romanit qė jep shpirt.

Makbethi tha dikur: s'e prisja,
Tė kish kaq gjak Dunkani plak...
Por njė roman nga plagėt shpuar
Nxjerr shumė e shumė mė tepėr gjak.

Ndaj nga spėrkatja e tij nuk mundesh,
Nuk mundesh kurrė tė shpėtosh dot...
Mė kot vė maskėn nė fytyrė
Dhe buzėqeshjen vė mė kot.

Dikur kinezėt m'u nė kėmbėt
E varrit tė heroit q'u tret,
Varrosnin vrasėsin, qė bashkė,
Lavdi e turp t'ishin pėrjetė.

Do tė kujtohesh dhe ti, mbase,
Por veē nėn kėmbėt e dikujt,
Do ēajnė shekujt kėshtu bashkė
Lavdi e tij dhe yti turp.

1984.

Nė fakt, a nuk ėshtė si sot e asaj dite, tani nė shekullin e ri, nė teknologjitė e reja. Dhe jo vetėm pėr Kadarenė!... Tė tjerėve, na mbetet tė ngushėllohemi nga kjo sjellje fyese dhe linēuese ndaj tij.

Tema ne Forum Ketu


Derničre édition par Perparimi le Sam 18 Avr - 1:17, édité 1 fois
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi   Mer 2 Aoū - 14:41

http://www.diskutime.com/disk/out.php?http://www.radiokosovaelire.com/aktualitete.php?nav=5

EOLOGU I NDARJES SĖ IDENTITETIT TĖ SHQIPTARĖVE

Pėr Ismail Kadarenė duket se ėshtė e rėndėsishme qė tė gjithė kėta popuj, sado me prejardhje,me gjuhė, me histori, me tradita, me kultura tė ndryshme, kanė njė tė pėrbashkėt dhe kjo e pėrbashkėt quhet krishterimi. Dhe, pikėrisht krishterimi ėshtė pėrmbajtja, ėshtė thelbi (kuintesenca) qė e shfrytėzon ai pėr t’i djegur ndryshimet e identiteteve tė popujve evropianė dhe pėr t’i shkrirė ata nė njė identitet: nė identitetin evropian (tė shkruar nė njėjės)! Tani pashmangshėm shtrohet pyetja: a mund tė mbulohen me kėtė nocion, pėrmbajtja e tė cilit ėshtė kryekėput njėfetare, disa milionė myslimanė tė Evropės sot? A mund tė mbulohen me kėtė nocion hebrenjtė e Evropės sot? A mund tė mbulohen me kėtė nocion hindusėt e Evropės sot? A mund tė mbulohen me kėtė nocion disa milionė shqiptarė myslimanė, qė jetojnė nė Ballkan e nė Evropė sot? Pa dyshim, jo. Ata i pėrkasin njė populli evropian – popullit shqiptar, por ata nuk i pėrkasin fesė sė krishterė, qė ėshtė pėrmbajtja e nocionit tė Ismail Kadaresė Identiteti evropian i shqiptarėve.
Nė kėtė mėnyrė, Ismail Kadare nė tė vėrtetė bėhet ideologu i ndarjes sė identitetit tė shqiptarėve. Duke e mbėshtetur idenė e tij tė integralizmit shqiptar mbi krishterimin, ai e ndan, e pėrēan, e thėrrmon identitetin kombėtar shqiptar, qė ėshtė i pėrbėrė prej pėrbėrėsish edhe myslimanė edhe tė krishterė.
Pėr ta bėrė tė bindshėm kėtė koncept sa kundėrshkencor, aq edhe kundėrdemokratik dhe kundėrhuman, Ismail Kadare ua qet lexuesve dhe dėgjuesve tė tij karremin e gjithmonshėm politik: se jugosllavėt, e kur thotė jugosllavėt ai do tė thotė serbėt, gjoja e kanė indoktrinuar opinionin evropian me mendime mbi problemet qė na paskan shqiptarėt me identitetin e tyre.
Ashtu siē e thoshte tė pavėrtetėn kur thoshte se studentėt shqiptarė nė vitin 1981 u ēuan nė demonstrata duke kėrkuar qė bashkėkombėsit e tyre tė kthehen nė fenė e tė parėve, domethėnė nė fenė e krishterė, ashtu e thotė tė pavėrtetėn Ismail Kadare dhe kur e thotė se jugosllavėt e kanė pėrhapur idenė mbi problemet qė kanė shqiptarėt me identitetin e tyre. E vėrteta ėshtė krejt ndryshe.
Nė Jugosllavi jo vetėm politikanė po edhe intelektualė sllovenė e kroatė thoshin dhe shkruanin se nė Jugosllavi janė katėr popuj me identitet tė formuar kombėtar: kroatėt, sllovenėt, serbėt dhe shqiptarėt. Tė tjerėt, thuhej, e tė tjerėt ishin maqedonasit, boshnjakėt dhe malazezėt, kishin identitete tė dyshimta, domethėnė nuk kishin identitete tė formuara. Madje, edhe intelektualė dhe akademikė serbė, tė dalluar pėr qėndrimet e tyre kundėrshqiptare, shkruanin se shqiptarėt janė popull me identitet tė fortė dhe me vetėdije tė fuqishme shtetkrijuese.
Identitetin e shqiptarėve nė Evropė mund ta kenė bėrė tė dyshimtė vetje si Ismail Kadare qė aq lehtė e aq papėrgjegjshėm mohojnė e pėrbuzin qoftė edhe me shkrime fenė sė cilės i takojnė.
Po ta lėmė kontributin qė Ismail Kadare mund t’u ketė dhėnė mendimeve tė evropianėve pėr problemet e identitetit tonė kombėtar e tė shohim ē’thotė mbasi e ndėrron qyrkun e tij tė para dy muajve.

KADARE ME TĖ DREJTĖ E SHPALL JOSHKENCOR EDHE SHKRIMIN E TIJ IDENTITETI EVROPIAN I SHQIPTARĖVE

Duke e shpallur edhe vetė tė dyshimtė, domethėnė joshkencor, domethėnė demagogjik, domethėnė mashtrues, nocionin identiteti evropian (shkruar nė njėjės), Ismail Kadare me tė drejtė e shpall joshkencor edhe shkrimin e tij “Identiteti evropian i shqiptarėve” me tė cilin e filloi valėn e polemikave, qė ende nuk po marrin fund. Ai tha, seriozisht tha nėse pajtohet me fjalėt qė si tė tijat u thanė nė gazetėn Shekulli: libri qė kam shkruar unė (domethėnė libri qė ka shkruar Ismail Kadare “Identiteti evropian i shqiptarėve” ėshtė njė sprovė. Sprovė do tė thotė pjesė e letėrsisė, nuk ėshtė shkencė, nuk ėshtė polemikė politike, as filologjike, as politologjike, ėshtė sprovė letrare. Njė sprovė letrare ka ligjet e saj, ajo i shikon dukuritė qė ndodhin nėpėrmjet mėnyrės sė saj, ligjeve tė saj”! Shkurt: Ismail Kadare na e thotė gojavetė se shkrimi i tij me tė cilin e filloi polemikėn kundėr meje, ėshtė njė hiēgjė! Dhe, kėshtu Ismail Kadare mė nė fund u pajtua me autorin, i cili ndėr tė parėt tha se sprova e tij nė fjalė ėshtė aq e cekėt, aq dobėt e shkruar, aq naive, saqė nuk kishte dinjitet tė mjaftueshėm intelektual pėr tė qenė e botueshme. Dhe, kėshtu ai u pajtua edhe me vlerėsimin tim pėr sprovėn e tij. Bukur, apo jo.


Derničre édition par Perparimi le Sam 18 Avr - 1:20, édité 1 fois
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi   Mar 29 Jan - 13:53



KUNDER-REPLIKA
Kadare, nga Enveri tek antimyslimanizmi
Rexhep Qosja

Sa mė larg nga e kaluara komuniste
Ata qė i kanė lexuar veprat publicistike tė Ismail Kadaresė pas daljes nė Francė, dhe ata qė i kanė lexuar a dėgjuar intervistat dhe deklaratat e tij tė ndryshme nė kėtė kohė, dhe ata qė sadopak i kanė pėrcjellė paraqitjet e tij botore nė Atdhe, nė Evropė e nė SHBA, ata nuk e kanė pasur tė vėshtirė tė binden se ai po bėnte shumė pėrpjekje pėr tė krijuar pėrfytyrim tė ri pėr veten: njė pėrfytyrim qė, vetėkuptohet, do tė ndryshonte plotėsisht prej pėrfytyrimit qė pėr tė ishte krijuar nė kohėn e komunizmit. Dhe, kėto pėrpjekje as nuk ishin tė papritura, as nuk ishin shumė, shumė tė ēuditshme. Njė varg shkrimtarėsh, nga vendet ish-komuniste, qė kishin qenė pjesėtarė tė nomenklaturave komuniste, qė i kishin shėrbyer pėrtokas komunizmit, qė kishin qenė tė privilegjuar si Ismail Kadare apo pėrafėrsisht si Ismail Kadare nga udhėheqjet komuniste, do tė bėjnė pėrpjekje qė tė lahen e tė shpėrlahen sa mė fort prej tė kaluarės sė tyre! Por, pėrpjekjet e Ismail Kadaresė pėr tė ikur sa mė larg nga e kaluara e tij komuniste, do tė jenė mė origjinale dhe mė tė veēanta se tė shumicės sė bashkėmendimtarėve e ngjashėmvepruesve tė dikurshėm, qoftė nė vendet e tjera ish-komuniste, qoftė nė Shqipėri.
Ndryshe prej shumė shkrimtarėve tė tjerė oborrtarė tė komunizmit, qė do tė pėrpiqen tė krijojnė pėrfytyrim tė ri pėr veten duke e kritikuar komunizmin, nė radhė tė parė, si ideologji dhe praktikė shtypėse mbi liritė dhe tė drejtat themelore tė njeriut, mbi lirinė e krijimtarisė dhe lirinė e ndėrgjegjes, Ismail Kadare do ta pėrqendrojė kritikėn kundėrkomuniste mbi njeriun qė e kishte pėrkrahur, qė e kishte mbrojtur, qė e kishte afirmuar, qė kishte bėrė tė mundshėm pėrkthimin e veprave tė tij tė para nė gjuhėn franceze: Enver Hoxhėn. Nuk mund tė thuhet se Ismail Kadare nuk e dinte, se nuk kishte lexuar, se diktatorėt nuk lindin diktatorė, por diktatorė i bėjnė, kryesisht, tė tjerėt: ēiftat e Ismail Kadaresė - ata qė turren pėr t’u ngritur, pėr t’u shquar, pėr tė pėrfituar sa mė shpejt duke iu servilizuar sundimtarėve. “Nuk qėndron problemi te Qezari qė triumfon mbi tė tjerėt - shkruante filozofi bask Ortega Y Gaset - por te tė tjerėt qė ia bėjnė tė mundshme Qezarit tė triumfojė”. Dhuna e diktaturės nuk ėshtė dhunė e bėrė me duart e diktatorit, por dhunė e bėrė me duart e atyre qė nė emrin e tij ushtrojnė dhunė: e vetjeve tė etshėm pėr pushtet - e frikacakėve, e servilėve, e mashtruesve tė ndryshėm, e demagogėve tė ndryshėm, e dhunėtarėve tė ndryshėm. Diktatori, vėrtet, krijon sistemin e dhunės, ngrihet nė sajė tė dhunės, por falangat e dhunėtarėve e mbajnė dhe e zbatojnė atė sistem.
Ismail Kadare e kishte kuptuar se kritika e tij e paskohshme kundėrkomuniste, se kritika e tij e komunizmit pas varrosjes sė komunizmit, mund tė ishte e bindshme dhe, sidomos, pėrshtypjelėnėse nė qoftė se do tė pėrqendrohej nė Mitin e komunizmit shqiptar, nė Zotin e komunizmit shqiptar - nė Enver Hoxhėn. Tė kritikosh komunizmin pas varrimit tė komunizmit - kjo ishte dukuri e pėrgjithshme, kjo ishte punė e thjeshtė, kėtė e bėnin tė gjithė, madje edhe ata apo, sidomos, ata, qė komunizmit i kishin shėrbyer mė sė pėrkulshmi nė institucione tė ndryshme tė pushtetit dhe nė fusha tė ndryshme tė jetės shoqėrore; por tė kritikonte komunizmin njė shkrimtar me popullorėsi tė jashtėzakonshme nė kohėn e komunizmit, tė kritikonte Mitin e komunizmit, Zotin e komunizmit biri i tij shpirtėror, krenaria e tij letrare artistike dhe, pse jo, teorike ideologjike, siē konsiderohej atėherė Ismail Kadare- e kjo do tė thoshte shumė mė tepėr se ē’mund tė thoshin kritikat e tė tjerėve, kjo kishte kuptim shumė mė tė madh, kjo kishte jehonė shumė mė tė gjerė, kjo ishte kritikė pambarimisht shumė pėrshtypjelėnėse. Tė kritikosh komunizmin, dhunėn e tij, patologjinė e tij politike, ideologjike dhe, mbi tė gjitha, praktike pėrmes kritikės sė Zotit tė komunizmit dhe ta kritikosh duke zbuluar edhe tė kėqijat e supozuara intime tė tij - e kėtė mund ta bėnte vetėm ai qė kishte qenė i afėrt me tė, qė kishte shkruar roman-apoteozė dhe apoteoza pėr tė, e tė cilit s’ka se si tė mos i besohej.
Ikja e Ismail Kadaresė prej tė kaluarės komuniste dhe prej Zotit tė komunizmit shqiptar, babait shpirtėror, Enver Hoxhės, sado jehuese, sado pėrshtypjelėnėse nuk do tė jetė e mjaftueshme pėr rehabilitimin, prandaj as pėr popullorėsinė atje ku Ismail Kadare ishte i interesuar tė depėrtonte, tė ishte i pranuar dhe i popullarizuar. Pėr kėtė arsye, Ismail Kadare do tė kujdeset tė gjejė edhe njė temė tjetėr pėr trajtim intelektual, pėr vetėrrėfim tė ndryshuar qė do tė jetė politikisht e koniunkturshme dhe qė do tė zgjojė kureshtjen pėr tė dhe pėr krijimtarinė e tij, qė do t’ia ēelė dyert e depėrtimit nė tregun letrar.
Dhe, kjo temė do tė quhet: feja.

Qėndrimet kundėrmyslimane
Shihej qartė se bota, fatkeqėsisht, po hynte gjithnjė e mė dukshėm nė kohėn e fėrkimeve fetare, tė cilat studiues tė dukurive globale do t’i quajnė konflikt i qytetėrimeve: i qytetėrimit islamik dhe i qytetėrimit tė krishterė. Natyrisht, shkrimtari Ismail Kadare nuk mund tė qėndronte pa thėnė
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi   Mar 29 Jan - 13:54

http://www.diskutime.com/disk/out.php?http://www.gazeta-shqip.com/qosja-kadare/qosja3.html
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi   Sam 18 Avr - 1:44


ME PAVARĖSI TE RREJSHME KUNDĖR BASHKIMIT KOMBĖTAR


Enver Hoxha e Mao Ce Tungu
jan si buka prej nje brumi


Marshi i Barabajt


Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhėn me hithr' e me shtok turfanda,
Gumėzhit, o zinxhir e kamēik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Tradhėtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na ēthure, na ēkule, na ēduke ēdo fč,
Varfėri, poshtėrsi, robėri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

O stėrnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e pėr qejf na bėn fli;
O kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

Nė budrum, nėpėr llom' e kufom' u mallkofsh,
Nė skėterrėn, katran e tiran, u harbofsh,
Me tam-tam e allarm' e me nėm' u shurdhofsh,
Nė zėndan mbretėrofsh: Hosanna, Barabba!

O i ēgryer, i zhyer, i vyer pėr hu,
Turp-e-ndot-kundėrmonjės tė krusen mbi gju
Dallkaukėt, kopukėt e turmat pa tru,
Zėmėr-krund-e-gėrdhu: Hosanna, Barabba!

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhėn me hithr' e me shtok turfanda,
Gumėzhit, o zinxhir e kamēik, batėrma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!



Kadare
E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI

Ne memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981


E hidhur vjeshte e ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.

Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.

Keshtu e preket historine
Mbi supe e bartet JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.

Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S'qe larg dhe vec ne endra s'qe
Dh'u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme

U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kerkuat *Republike*
Ju shtypen si ne Monarki.

Por koha kurre s'vjen pergjysem
Nat e masakres vetem s'mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.

S'kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes tek ju mbriu.

Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n'histori u kthyet vete.
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Pergjigje
Kadare shkruan martesen e femrave shqiptare me dhune me ushtaret kinez !!!!!!!!! !


Kadare kete poezi ja kushton demostratave te vitit 11 mars 1981
Por ne kete kohe gabon se nuk ka qen vjeshte por dimrin ne perfundim e siper !!!!
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Tjeter poezi


Kadare ket poezi ja kushton gjenit shqiptar ku Xhaxhi Enver Hoxha i nxit femrat shqiptare te bejn sex me ushtar kinez qe gjakun shqiptar ta perzin

Ky Dimer

C'i gjate ish ky dimer, c'i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
I mpire eshte gezimi, thua s'ngjallet dot.
Apo si ai q'u dergj nga nje lengate e gjate.
S'do mekembet kurre ashtu sic qe?

C'i gjate ish ky dimer, c'i ftohte ish.
Ne pusin e ndergjegjes mezi ndihen
Tingujt kambanash si renkim te mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqen, dot s'i ngjall,
Sa gjera u vyshken, me e keqe se vete vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadalte, o zot.

C'i gjate ish ky dimer, c'i pashprese ish.
Kinezet qe s'duken me ne udhekryq rrugesh
Por vete ata s'kane vdekur: qelqe dritaresh
Te stilit q'ata sollen vezullojne ngriraz
Duke derguar ftohtesine e tyre
Mbi mijera fytyra si prej maske kalimtaresh

Sa kohe valle do ti duhet
Genit te races ate maske te shpelaje.
Apo ne luften e maskes me lekuren
Maska do te fitoje me ne fund?

C'i gjate ish ky dimer, c'i acarte ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie. Ka gjume a s'ka nen dhe?

C'i gjate ish ky dimer, c'i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
Nen pluhur tempujsh, i lodhur shpirti im.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13726
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Pse per Ismail Qemalin flitet pakes ?   Ven 4 Jan - 16:39

Dy djemtė e Ismail Qemalit,pėr tė cilėt nuk u fol kurrė
nga capkenja prej Mon Mar 22, 2010 5:33 pm

(Fatkeqėsisht, historia e Ismail Qemalit dhe e familjes sė tij,kur vendi po i afrohet 100 vjetorit tė Pavarėsisė,pret akoma tė shkruhet)
Marr shkas tė shkruaj diēka pėr Familjen e Ismail Qemalit, pėr djemtė dhe vajzat e tij, veēanėrisht duke u ndalur nė dy prej tyre, jo vetėm thjesht pėr tė treguar njė aspekt tė panjohur tė jetės sė tij, por ngaqė historia jonė (nė kėtė rast historia e Atij qė Shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė, pavarėsinė e njė populli tė tėrė, Atij qė sakrifikoi gjithshka pėr Atdheun), ėshtė shkruar dhe vazhdon tė shkruhet shtrembėr, njė paradoks i paparė, kur vendi po i afrohet 100 vjetorit tė Pavarėsisė!!! Nė ndonjė rast shkruhet shtrembėr, pėr mosdije; nė ndonjė rast qėllimisht. Rrallė ndodh nė histori qė kur shkruhet pėr njė figurė historike tė pėrmendet pak ose aspak familja e tij. Pėrkundrazi, historianėt «gėrrmojnė» edhe nė skutat mė tė thella pėr tė hedhur dritė mbi paraardhėsit dhe pasardhėsit e njė figure historike. Me Ismail Qemalin historiografia jonė veproi krejt ndryshe. Pėr familjen e tij as qė u fol ndonjėherė!!! Por nėse atėhere historiografia ishte kthyer nė njė instrument, nė shėrbim tė regjimit nė fuqi, po sot? Pėrse «historianėt» nuk e shkruajnė historinė e Njeriut tė Pavarėsisė, Atij qė u krijoi shtetin? Nė veprėn «Collected Works», shteti indian, pėr tė nxjerrė nė pah, me tėrė madhėshtinė e mundshme, ka pėrmbledhur, nė 100 vėllime (me rreth 50.000 faqe), fjalimet, intervistat, shkrimet, artikuj gazetash, letra personale, etj., etj., pra gjithė aktivitetin e Njeriut tė madh, Gandi, duke i bėrė njė shėrbim tė jashtėzakonshėm historisė dhe duke respektuar me nderim sakrificat qė Gandi bėri pėr Kombin e tij. Ky ėshtė vlerėsimi qė meritojnė njerėzit e mėdhenj.
Pėr Ismail Qemalin, Simbolin e Pavarėsisė, atė qė patriotėt, bashkohės tė tij, e kanė cilėsuar Cavour-in e Shqipėrisė apo Gladstone, dhe qė shqiptarėt, kudo nė botė, e kujtojnė me respekt nė Ditėn e Shenjtė tė Flamurit, nė kėtė ditė qė na bėn tė ndjehemi krenarė dhe shqiptarė, historiografia jonė s'ka bėrė asgjė: rreth 5-6 punime qė, ndoshta, po t'i mbledhėsh faqet e tyre, janė mė pak se vetė «Kujtimet» e Ismail Qemalit!!!
Pra, nisur nga ky fakt, me dėshirėn pėr tė hedhur dritė, sado pak, mbi njė aspekt tė panjohur tė jetės sė Themeluesit tė shtetit shqiptar, duke shpresuar qė historianėt e ardhshėm, duke lėnė mėnjanė pasionet dhe skemat politike, tė studiojnė siē duhet jetėn dhe veprėn e tij, atėhere, padyshim qė do dali nė pah, me tėrė madhėshtinė, edhe kontributi i madh qė ka dhėnė Familja e tij, paraardhėsit dhe pasardhėsit, nė dobi tė ēėshtjes kombėtare.
Mė 1867, siē shkruan edhe vetė nė «Kujtime», ndėrsa ndodhej me punė nė Rusēuk (Bullgari), atėhere pjesė e Perandorisė Osmane, Ismail Qemali u martua me Kleoniqi Surmeli, me tė cilėn, siē do shprehej edhe vetė, pati lumturinė tė kishte 10 fėmijė, gjashtė djem: Mahmud bej (1871-1920), Tahir bej (1875-1932), Et''hem bej (1884-1937), Xhevdet bej (1888-1910), Qazim bej (1893-1953), Qamil bej (1895-1950) dhe katė vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), njė vajzė vdiq pak pas lindjes.


Et'hem Bej Vlora Et'hem bej Vlora, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali dhe Qazim bej Vlora (rreth vitit 1912)

Padyshim, njė njeri me njė pozitė tė lartė, me kulturė tė gjerė, reformator dhe liberal si ai, do tė tregonte njė kujdes tė veēantė pėr edukimin dhe shkollimin e fėmijėve tė tij. Tė nėntė fėmijėt e Ismail Qemalit ishin tė paisur me njė kulturė tė gjerė, njohės tė shumė gjuhėve tė huaja, tė shkolluar e, mbi tė gjitha, atdhetarė. Gjatė pėrpjekjeve tė tij nė dobi tė ēėshtjes shqiptare, Ismail Qemali gjeti njė mbėshtetje tė madhe tek familja e tij, veēanėrisht tek djemtė, dy prej tė cilėve nuk ju ndanė, qė nga viti 1900, kur ai u arratis nga Turqia dhe deri ditėn qė vdiq, mė 24 janar 1919. Jo pak, por 19 vjet, ata e shoqėruan kudo.

Gjatč misionit diplomatik nč Konferencčn e Ambasadorčve, nč Londčr (1913)

Mė 1900 Ismail Qemali u arratis nga Turqia, duke marrė me vete vetėm tre nga djemtė e tij: Et'hem bej, Xhevdet bej dhe Qazim bej. Pjesa tjetėr e familjes (dy djemtė e mėdhenj Mahmud bej dhe Tahir bej, punonin nė administratėn shtetėrore turke dhe, mė pas, Sulltani do t'i internonte; vajzat ishin tė martuara; djali i vogėl ishte 5-vjeēar dhe gruaja) do qėndronin nė Stamboll.
Tė tre djemtė e tij, nė atė kohė, ishin akoma tė vegjėl. Siē shkruan Anslemo Lorecchio, nė gazetėn e tij «La Nazione Albanese», kur Ismail Qemali arriti nė Napoli, mė 18 maj 1900, «shoqėrohej nga tre djem tė tij, Ibrahim Edhem beg, gjashtėmbėdhjet vjeē; Ahmed Djevdet beg, dymbėdhjet vjeē dhe Kiazim beg, shtatė vjeē» (Catanzaro, Itali, 30 qershor 1900, f.1). Gjatė periudhės sė gjatė tė viteve tė emigrimit (8 vjet), ata do tė rriteshin vetėm me tė atin, duke krijuar kėshtu njė lidhje tė fortė, qė do tė vazhdonte pėrgjatė gjithė periudhės sė Lėvizjes Kombėtare, ku Ismail Qemali luajti njė rol kryesor. Xhevdet bej Vlora vdiq i ri, nga turbekulozi, aty nga viti 1910, ndėrsa Et'hem beu dhe Qazim beu do t'i qėndronin pėrkrah deri mė 24 janar 1919, kur ai do tė mbyllte sytė nė Peruxhia tė Italisė, ndėrsa pėrgatitej, me tėrė energjitė e tij, pėr tė marrė pjesė nė Konferecėn e Paqes, nė Paris.
Et'hem bej Vlora. Lindi nė Stamboll, mė 1884. Studimet fillore i mori nė vendlindje ndėrsa mė pas studioi nė qytete tė ndryshme tė Europės si Lozanė, Paris e Bruksel. Nė tetor 1912, pėrpara se Ismail Qemali tė nisej pėr Bukuresht, pėr tė filluar udhėtimin drejt Pavarėsisė, Et'hemi u nis pėr Vlorė dhe mori pjesė nė Komisionin pėrgatitor pėr Shpalljen e Pavarėsisė, duke qenė koordinator i kėtij Komisioni me Ismail Qemalin. Nė njė letėr qė Ibrahim Shyti i dėrgonte mėsuesit Musa Muho, mė 1969, lexojmė: «Sa pėr djalin e Ismail Beut, Et'hemin, ai ka qenė ushtarak dhe ato kohė erdhi nė Vlorė, me kėshillė tė Ismail Beut e tė Gurakuqit, dy muaj para se tė shpallej indipendenca. Ca kohė qėndroj nė shtėpinė e Hamza Isait e ca kohė nė atė tė Ymer Radhimės. Nė mbledhje me vlonjatėt transmetonte letrat qė i vinin nga Nica e Francės dhe me telegraf komunikonte me Ismail Ben. Et'hem Beu ishte i urtė e me plot fjalė tė mėnēura. Ai kishte pasur shokė nė Stamboll Toto Hosen nga Bolena. Po atė nuk e poqi dotė sepse autoritetet turke e kishin larguar nga ushtria. Gjithė Paria e Vloėrs, nuk bėnte gjė pa pyetur Et'hem Beun» («Nga Epistolari i Ibrahim Shytit nė Vlorė», Tiranė 2000, f.241). Mė 9 nėntor 1912, nga Vjena, Ismail Qemali dėrgoi dy telegramet e njohura historike, njėrin drejtuar Et'hemit dhe tjetrin parisė sė Vlorės: «Vij me vaporin mė tė parė. E ardhmja e Shqipėrisė ėshtė siguruar. Telegrafoni kudo tė kenė besim tė plotė pėr fatin e atdheut. Duke u rekomanduar marrėveshje vėllazėrore, bashkėpunim, ecje nė rregull tė punėravet shtetėrore, ruajtje tė rendit publik, pėrshėndetje atėrore, Qemal» («Ismail Qemali -pėrmbledhje dokumentash», Tiranė 1982, dok.183). Mė 13 nėntor 1912 Et'hemi i pėrgjigjet tė atit nga Vlora: «Falenderime tė sinqerta pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Kemi ftuar kudo bashkatdhetarėt tė dėrgojnė nė Vlorė delegatė pėr Asamblenė. Delegatėt e emėruar presin udhėzime pas komunikimit tė telegramit tuaj. Na udhėzoni nėse ėshtė e nevojshme tė bėhet mbledhja. Shpejtoni ardhjen nė qoftė se Durrėsi nuk ėshtė i bllokuar. Qetėsi e plotė. Presim me padurim sqarimin e gjendjes. Tė fala me respekt nė emėr tė bashkatdhetarėve, Et'hem» (po aty, dok.185). Nė krye tė trupave ushtarakė rezervistė, me gradėn e kapitenit, Et'hemi organizoi pritjen e delegatėve nė Vlorė dhe, gjatė periudhės sė Qeverisė sė Vlorės, e gjejmė sė bashku me Luigj Gurakuqin dhe Hysen Vrionin nė pėrpjekje pėr njohjen e Qeverisė sė Vlorės nė Veri tė vendit (po aty, dok.291/295). Mori pjesė nė delegacionin e Qeverisė sė Vlorės, kryesuar nga Ismail Qemali, pranė Konferencės sė Ambasadorėve, nė Londėr (1913). Mė 1914, pas dorheqjes sė Ismail Qemalit nga Qeveria, u largua nga Shqipėria, sė bashku me tė atin. Nė dhjetor 1918 Qeveria italiane e ftoi Ismail Qemalin nė Romė, pėr tė koordinuar veprimet mbi tė ardhmen e Shqipėrisė. Nga Spanja, ku ndodhej me familjen, Ismail Qemali, shoqėruar nga Et'hemi dhe Qazimi, u nis pėr Itali. Pas vdekjes sė Ismail Qemalit, Et'hem beu u zgjodh nga shqiptarėt e Amerikės, tė grumbulluar rreth «Partisė Politike», delegat nė Konferencėn e Paqes, nė Paris, midis emrave tė dėgjuar si Hasan Prishtina, Aqif Pashė Elbasani, Pandeli Cale, Mit'hat Frashėri, Ali bej Klisyra, Nuredin bej Vlora, etj., Mė pas u vendos nė Tiranė dhe nuk u mor me politikė. Mė 1932, me rastin e 20-vjetorit tė Pavarėsisė, ku u zhvillua edhe ceremonia e zhvendosjes sė eshtrave tė Ismail Qemalit, nga Kanina nė Vlorė, Et'hemi dorėzoi, gjatė ceremonisė, Flamurin dy krenar qė u ngrit nė Vlorė, Ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė. Pėr kėtė, gazeta «Besa», mė 29 nėntor 1932, do shkruante: «Me Flamurin qė ėshtė ngritur nė Vlorė, mė 28 nėntor 1912, janė bėrė fotografitė e rastit dhe flamuri, nga Et'hem Vlora, i dorėzohet prefektit i cili ja jep ministrit tė Arsimit Hilė Mosi, i cili do ta dorėzonte nė Muzeun Kombėtar...».

Kapiten Et'hem bej Vlora, gjatč festimit tč pčrvjetorit tč parč tč Pavarčsisč (Vlorč, 28 nčntor 1913)


Mė 7 maj 1937, krejt papritur, Et'hem bej Vlora vdiq nė Spitalin «Zog I», nė Tiranė. Shtypi i kohės e pėrcolli me dhimbje vdekjen e tij. Gazeta «Shtypi», qė dilte nė Tiranė, shkruante: «Zhdukja e njė patrioti fisnik» (Tiranė, 10 maj 1937, f.4); Gazeta «Jeta e Re», qė dilte nė Vlorė, midis tė tjerash shkruante: «Dje na erdhi lajmi i vdekjes sė kapiten Et'hem Vlorės. I ndjeri ishte njė burrė i urtė, i matur dhe i ndershėm. Tė ndyerin e kujtojmė me mallėngjim gjithė Vlora dhe veēanėrisht shokėt e tij vlonjatė tė 1912ės» (Vlorė, 10 maj 1937, f.4). Ceremonia e varrimit u krye me nderime tė mėdha. Gazeta «Drita», nėn titullin «Njė shumicė e madhe autoritetesh civile dhe ushtarake e shoqėruan kufomėn e Et'hem Vlorės», e jep tė plotė kėtė ceremoni mortore, nė faqe tė parė tė saj, shoqėruar edhe me njė foto tė ceremonisė (Tiranė, 9 maj 1937, f.1). Et'hem bej Vlora u martua me Ismete Ohri (Toptani), me tė cilėn nuk pati fėmijė.
Qazim bej Vlora. Lindi nė Stamboll mė 1893. Qė nga viti 1900, kur Ismail Qemali u arratis nga Stambolli, qėndroi gjithmonė pranė tė atit. Ka qenė i pranishėm nė ēdo aktivitet, takim, udhėtim tė kryer nga Ismail Qemali, duke e shoqėruar kudo, gjė qė vihet re, jo vetėm nė «Kujtimet» e Ismail Qemalit, por edhe nė dokumentat dhe fotot e kohės. Gjithmonė kur e prezantonte tek miqtė Ismail Qemali shprehej: «Ky ėshtė arkiva ime e gjallė, ruan nė kokė ēdo material tė botuar ose tė folur, qė mė hyn nė punė pėr problemin e madh shqiptar. Eshtė im bir, Qazimi». Pas fitores sė Revolucionit xhonturk, mė 1908, shoqėroi tė atin nė Vlorė ku, siē dihet, Ismail Qemali u zgjodh deputet i Beratit nė Parlamentin e Perandorisė Osmane. Ishte i pranishėm nė takimet e Ismail Qemalit me Hasan Prishtinėn, pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme, gjatė viteve 1909-12, gjė qė vėrtetohet edhe nga foto tė kohės. Gjatė viteve 1910-12 zhvilloi njė aktivitet tė gjerė pėr furnizimin e kryengritėsve shqiptarė me armė: «...akuzohet njė shoqėri gjoja klandestine, -lexojmė nė njė relacion tė konsujve nė Vlorė, -e cila gjendet nėn drejtimin suprem tė Qazim beut (djalit tė Ismail Qemalit) qė, ndėr tė tjera, pėrfshika pėrsėri edhe personat e komprometuar nė ēėshtjen shkollore, sepse mbledh tė holla pėr tu ndihmuar shqiptarve tė Veriut kundėr trupave osmane si dhe importon fshehurazi armė dhe municione pėr njė kryengritje tė mundshme...» («Ismail Qemali -Pėrmbledhje Dokumentash», Tiranė 1982, dok.114). Ishte i pranishėm nė Podgoricė, gjatė pėrgatitjeve pėr Kuvendin e Gėrēes (23 qershor 1911) dhe ėshtė autori i pėrkthimit nė shqip tė kėtij Memorandumi («Le Figaro», Paris, 8 korrik 1911, f.2). Pėr t'u shpėrndarė kryengritėsve Memorandumin, shtypur si libėr mė vete, dhe pėr tė marrė aprovimin e tyre, Ismail Qemali e dėrgoi nė Podgoricė, sė bashku me Qazim Kokoshin (Bardhosh Gaēe, «Lėvizja Kombėtare nė Vlorė, 1878-1912», Tiranė 1999, f.155). Mė 25 tetor shoqėroi tė atin pėr Bukuresht. Mori pjesė nė mbledhjet e kolonisė shqiptare tė Bukureshtit sidhe nė tė gjitha takimet qė Ismail Qemali zhvilloi pėrgjatė gjithė udhėtimit tė tij pėr Shpalljen e Pavarėsisė. Mori pjesė nė delegacionin diplomatik, drejtuar nga Ismail Qemali, nė mbrojtje tė ēėshtjes shqiptare, pranė Konferencės sė Ambasadorėve, nė Londėr (1913). Gjatė Luftės I-rė Botėrore qėndroi nė Francė, Itali e Spanjė. Sė bashku me tė vėllanė, Et'hemin, shoqėroi tė atin nė Peruxhia (Itali). Mė 1921 Qazim bej Vlora hodhi kandidaturėn pėr deputet, nė Vlorė, por nuk fitoi. Mbase nė kėtė kohė gėzonin mė shumė simpati nė popull luftėtarėt e shquar tė Luftės sė Vlorės si, Qazim Koculi, Qazim Kokoshi, etj. Nė ato pak rreshta tė prezantimit tė tij si kandidat lexojmė:
«Duke parė se gjithė Zotrinjtė kandidatė kan botuar programin e tyre e pashė tė nevojshme tė them edhe un disa fjalė: Nuk shoh asnjė nevoj pėr tė paraqitur njė program; sepse le ta lemė mėnjanė qė nuk ėshtė e mundur tė shtrėngohet ky me nja dy shtylla tė njė gazete, por edhe duhet qė tė gjithė bashkatdhetarėt e mi tė dijnė mendimin qė kam patur si udhėheqės gjithnjė e do ta kem ku ėshtė pėrpjekja me tė tėrė mjetet e mėnyrat: tė mbrojturit e Atdheut e tė drejtat e tij. E akoma unė nė ėshtė se e vura kandidaturėn time kjo nuk ėshtė nga asnjė ndjenjė e interesit tė veēantė por nga patriotizmi i thjeshtė, me qėllim qė tė jem ndėrmjetės midis popullit e Qeverisė sė tij e kėshtu tė mundem tė mbroj e tė pėrkrah interesat dhe hallet e tij, tė siguroj lumturin e fatbardhėsin e tij me mjetet qė sot qytetrimi dhe pėrparimi na shtron pėrpara.
Me kėtė rast pėrfitoj t'i paraqes falenderimet e mia shumė Zotėrinjve qė mė kanė dhėnė kurajo e veēanėrisht bashkėqytetarėt e mi tė cilėt gjithnjė mė tregojnė njė dashuri tė vėrtetė, lavdi emrit qė mbaj i cili pėrmėnt kujtimet e tė palodhurit mbrojtėsit tė tyre.
Pra, ėshtė me plot besim qė paraqitem pėrpara jush duke shpresuar se ky popull qė e kam dashur nė gjithė jetėn time, qė i kam vrapuar nė mė tė voglat rreziqe duke hyrė gjithnjė nė rrjeshtat e tij, do tė mė gjej tė meritueshėm pėr besimin e tij. Kiazim Kemal Vlora, Vlorė, 17.02.1912» («Mbrojtja Kombėtare», Vlorė, 20 shkurt 1921, f.1).


Ismail Qemali, Qazim bej Vlora dhe Hasan Prishtina (Stamboll, rreth vitit 1910)


Rreth vitit 1936 u martua me Behije Masllafin, e veja e Inajet bej Ohrit, me tė cilėn nuk pati fėmijė. Pas «ēlirimit» tė Shqipėrisė u vendos nė Strugė dhe pas prishjes sė marrdhėnieve shqiptaro-jugosllave, mė 1949, nuk u kthye mė nė atdhe. Mė 1949 policia maqedonase i sekuestroi njė pjesė tė dokumentacionit, qė kishte me vete. Sipas historianėve struganė ai kishte njė dokumentacion tė pasur dhe njė bibliotekė shumė tė madhe, fati i tė cilave nuk dihet. Mbetur nė vetmi tė plotė, larg familjes e atdheut, Qazim bej Vlora vdiq nė dhjetor 1953. Shoqata e Historianėve Strugan, pas kėrkimeve tė shumta, mė 1997, zbuloi vendin ku preheshin eshtrat e Qazim bej Vlorės, duke i vendosur dhe njė pllak mbi varr. «Me kėtė akt, -ka theksuar Kryetari i Forumit Intelektual tė Strugės, -pastruam ndėrgjegjen tonė prej shqiptari, qė pėr shumė vjet, pėr arsye objektive, nuk e kemi ditur se nė varrezat tona tė Strugės prehen, jo vetėm eshtrat e njėrit nga djemtė mė tė mirė tė Ismail Qemalit, Qazim bej Vlora, por bashkė me to edhe njė pjesė e ndritur e historisė tonė kombėtare, pėr tė cilėn ne jemi krenarė».

28 nėntor 2008

Shtojcė
Ngacmues čshtč fakti qč, Flamuri qč u ngrit nč Vlorč, mč 28 nčntor 1912, i cili tashmč nuk gjendet mč dhe kohčt e fundit ka patur shumč diskutime rreth tij (i kujt ishte, nga erdhi, kush e qčndisi, etj), sipas gazetčs "Besa" tč vitit 1932, kur jetonin thuajse tč gjithč pjesčmarrčsit e Pavarčsisč, pra njč fakt mč se i besueshme, ruhej nga Et'hem bej Vlora i cili, gjatč ceremonisč sč 20-vjetorit tč Pavarčsisč, ia d
orčzoi shtetit.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi   Aujourd'hui ą 3:34

Revenir en haut Aller en bas
 
Ismail Kadare,per gjenin e kinezeve ne shqiperi
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: