AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Ramadan Kabashi komandant i uēk

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13909
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Ramadan Kabashi komandant i uēk   Sam 31 Oct - 13:35

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13909
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ramadan Kabashi komandant i uēk   Sam 31 Oct - 13:36

Bisedė me Ramadan Kabashin

shkruan: Cenė Pushkolli
erenikut; Wed, July 1, 2009 1:00 pm
botuar: E merkurė, o1 korrik 2009 2:55 pm
Kosovėn, shqiptarinė e kemi amanet pėr ta dashur dhe pėr ta zhvilluar


Dan Kabashi, prej majės sė Majevicės nė maje tė Popajve tė Kosovės. Ata qė luftuan pėr njė Kosovė tė lirė dhe tė pavarur, ata edhe ia duan zhvillimin ekonomik dhe jo vetėm ekonomik tė saj. Kam pasur fatin qė ti njohė: Ahmet Krasniqin, Agim Ramadanin, Bekim Berishėn, Rrustem Berishėn, e shumė e shumė dėshmor e luftėtar tė kombit. Pėr lexuesit e “Eurobiznesit” bisedojmė me sportistin, gjeneralin e “Alija Izetbegoviqit”, Ramadan-Dan Kabashin, nga Budakova e Suarrekės, respektivisht nga Prishtina, tani pėrkohėsisht me banim nė Tuzėll tė Bosnjė e Hercegovinės.

Eurobiznes: Jeni ish-sportist, ish-luftėtar i ushtrisė ēlirimtare tė Bosnjės, dikur edhe ushtar i UĒK-ės(lexo nė “Velaē” tė Popajve tė Kosovės, tani punėtor sportiv nė Tuzėll tė Bosnjės dhe Hercegovinės ju lutem a mund tė na tregoni qėllimin e ardhjes suaj nė Prishtinė.

Dan Kabashi: Fillimisht ju falėnderojė pėr bisedėn qė po e zhvillojmė pėr lexuesit e gazetės “Euro Biznes”, qė botohet nė kuadėr tė Aleancės Kosovare tė Bizneseve(AKB) tė udhėhequr nga miku im z. Agim Shahini. Po keni tė drejt. Unė dikur isha sportist dhe trajner i klubit tė boksit tė Prishtinės, nė kohėn kur boksonte psh. Aziz Salihu dhe gjenerata e tij, gjeneratė qė deri sa tė jenė gjallė ata qė e mbajnė mend atė gjeneratė tė artė tė boksit, kur nuk do tė harrojnė se ēfarė boksierėsh ka pasur Kosova, respektivisht Prishtina. Unė kėtė herė kam ardhur me njė biznesmen, dashamirė dhe mik i fortė i shqiptarėve. Kur them dashamirė dhe mik i fortė i shqiptarėve e kam parasysh faktin qė ky( z. Nihad S. e don kombin shqiptar ngaqė shqiptarėt pa kurrfarė interesi kanė luftuar krah pėr krahu me boshnjakėt kundėr militarėve dhe paramilitarėve tė Serbisė. Tash kur Kosova ėshtė pavarėsuar shumė biznesmen tė Bosnjės duan tė investojnė nė Kosovė. Pra kėtė herė kam ardhur me z. Nihadin, biznesmen pėr tė shikuar mundėsinė qė tė investojė nė Kosovė. Mirėpo unė do tė gėnjeja nėse nuk them se kam edhe tjetėr interes me rastin e kėsaj ardhjeje. Kam ardhur qė juve gazetarėve tu them se z. Mehmet Bogujevci, zyrtar nė federatėn e boksit tė Kosovės, ka gabuar shumė rėndė pse “sojin tim” nuk e ka ftuar nė turneun “Adem Jashari”, duke e ditur se pėr ēdo manifestim sportiv nė Tuzėll tė Bosnjės e Hercegovinės unė e kam ftuar federatėn e boksit tė Kosovės, bile tash sė fundi boksierit tė Kosovės ia ndamė njė dhuratė (lexo njė motoēiklet nė shenjė tė boksierit shumė tė mirė). Nuk ėshtė mirė tė sillet Mehmet Bogujevci nė kėtė mėnyrė, fundja Adem Jashari ėshtė i gjithė popullit, pėr turnire tė tilla duhet tė ftohen njerėzit qė kanė kontribuar nė ndėrkombėtarizimin e sportit kosovar. Tash vėrtetė jam bindur se “ēifti” i Mehmet Bogujevcit e prish boksin kosovar, thuajse bre vėlla atė e paguan dikush vetėm e vetėm qė tė mos pėrparojė boksi kosovar.

Euro Biznes: Monografėt dhe ata qė kanė mbledhur shėnime pėr pjesėmarrėsit e luftės Ēlirimtare tė Kosovės, sigurisht se i kanė shėnimet e tė gjithė luftėtarėve tė lirisė, pra din dhe kanė dėgjuar edhe pėr ju, nėpėrmjet tė fjalėve tuaja unė kuptova se edhe ju paskėshi qenė luftėtarė i UĒK-ės, a mund tė na folni diēka nga kujtimet qė i keni nga ajo kohė?

Dan Kabashi: Po. Ėshtė e vėrtetė se kam qenė i sistemuar nė UĒK. Rreth 7 muaj kam qenė bashkėluftėtar i Agim Ramadanit, Rusem Berishėn e shumė e shumė tė tjerėve. Gjithashtu kam pasur fatin qė tė njihem edhe me njė dėshmor tė madh, z. Bekim Berishėn, “abejėn”. Mė besoni me disa dhjetėra ushtarė “ abeja “e ka ēliruar Zenicėn e Bosnjės, natyrisht me urdhrin e Alija Izetbegoviqit, mundeni me marr me mend se ēfarė shkathtėsish luftarake ka pasur “abeja”, derisa ka arritur ta ėlirojė venicėn nga paramilitarėt dhe militarėt e Serbisė.

Unė edhe nė luftėn e Bosnjės kam luftuar, bile nga Alija Izetbegoviqi, e kam mirėnjohjen”medalja e artė pėr trimėri”-“Zlatni Lilan”. Ėshtė kėnaqėsi me tė trajtuar ashtu si e meriton. Unė kam dėgjuar se shumė e shumė luftėtar tė lirisė kėtu nė Kosovė nuk trajtohen ligjėrisht ashtu si duhet, e tė mos flasin pėr pensione tė merituara.

Euro Biznes: Domethėnė ardhja juaj ka karakter pune, paskėshit ardhur me njė biznesmen pėr tė shikuar mundėsinė me investue nė Kosovė. Ēfarė ėshtė pėrshtypja e kėtij dashamiri dhe miku tė shqiptarėve pėr tė investuar nė Kosovė.

Dan kabashi: falė mikut tim z. Agim Shahinit dhe rrjetit tė tij biznesor, fal asaj se ēka pam nė terren, z. Nihadi ėshtė i impresionuar me mundėsit e zhvillimit tė biznesit tė tij kėtu nė Kosovė. Ai pos tjerash e gjeti mbėshtetjen dhe pėrkrahjen e plot tė z. Agim shahinit, prandaj ai po kthehet nė vendlindje me pėrshtypje vėrtetė tė shkėlqyera. Dhe mė besoni se unė po mburem me atė qė z. Nihadi pėrjetoi nė Prishtinė.

Euro Biznes: Ēka mund tė thoni pėr fund tė kėsaj bisede?

Dan Kabashi: Nė qoftė se do tė priteshin tė gjithė ata qė duan tė investojnė nė Kosovė siē u prit z. Nihadi nga z. Agim Shahini, jam shumė i sigurt se zhvillimi i Kosovės nuk do tė mungojė. Zaten Kosovėn dhe zhvillimin e saj e kemi amanet nga bashkėluftėtarėt e UĒK-ės.

Kosova ka njė PAVARĖSI qė nuk e ka asnjė shtet nė botė!!!
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13909
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ramadan Kabashi komandant i uēk   Mar 29 Mar - 23:40

Kosova e ka nje pavaresi ku serbet vendosin per fatin e shqiptareve ,ma keq se ne kohen e Rankoviqit!
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13909
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ramadan Kabashi komandant i uēk   Mar 29 Mar - 23:42

Serbija iku nga kosova,por e zevendesuan servilat e serbise,pra ne roberi shqiptaret e me parshem !
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Ramadan Kabashi komandant i uēk   Aujourd'hui ą 12:33

Revenir en haut Aller en bas
 
Ramadan Kabashi komandant i uēk
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: