AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Pėrralla pėr gjeneratat e ardhshme dhe baballarėt e pazot

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Gega



Numri i postimeve : 19
Registration date : 20/10/2007

MessageSujet: Pėrralla pėr gjeneratat e ardhshme dhe baballarėt e pazot   Sam 9 Jan - 17:07

Pėrralla pėr gjeneratat e ardhshme dhe baballarėt e pazot

“Politika ime ėshtė mos me pas politikė” – Abraham Lincoln

Shkruan: Ethem Ēeku

Ndėrtimi dhe fuqizimi i shtetit tė Kosovės paraqet sprovėn mė tė vėshtirė pėr politikėn kosovare. Pėr tė triumfuar nė kėtė rrugėtim, politika jonė duhet tė ketė vizion, pėrkushtim dhe sakrificė. Politika ėshtė dialog, prandaj shoqėrisė sonė i duhet nė radhė tė parė njė dialog i brendshėm, dhe njė koncenzus politik pėr progresin ekonomik. Ky koncezus dhe dialog duhet tė ndikoj qė vendi ynė tė lėvizė nga pozita e vendit mė tė varfėr nė Evropė. Inatet e kastės qeverisėse tek ne, ndikuan qė shteti mos tė ketė progres, pėrkundrazi kjo miopi politike ėshtė shndėrruar nė frenues tė proceseve zhvillimore pėr qytetarėt dhe vendin tonė. Tani ėshtė koha e fundit qė tė tejkalohen kėto barriera dhe tė arrihet qė e gjithė shoqėria e jonė tė luaj rolin e saj pėr ndėrtimin e njė shteti tė qėndrueshėm ekonomikisht, dhe me institucione demokratike. Segmenti i ekonomisė paraqet bazamentin e tė ardhmes sė njė shteti, ky bazament ishte i dėmtuar shumė rėndė nė Kosovė nė periudhėn e kaluar. Ndėrsa pas luftės pėrkundėr ndihmave nga taksapaguesit amerikan dhe evropian, nuk arritėm qė tė lėvizim nga ky stad i ulėt i zhvillimit ekonomik. Buxheti i shtetit tė Kosovės hyn nė radhėn e buxheteve mė tė ulėta nė Evropė dhe mė gjerė. Ky buxhet i varfėr nuk arrin t’i pėrmbush nevojat e mėdha qė ka shoqėria jonė. Sektorėt vital, si ai i energjisė dhe minierave nė kėto vitet e fundit pothuaj janė stėrkequr dhe vendi ynė po shndėrrohet nė treg pėr kompanitė e ndryshme. E kemi theksuar se kjo politikė jo e mirė ka bėrė qė ne tė paguajmė kosto tepėr tė shtrenjtė. Qytetari ynė ka vėshtirėsi tė mėdha pėr tė arritur tė sigurojė mbijetesėn e tij dhe ai shpesh ėshtė i detyruar tė pėrdor forma nga mė tė ndryshmet pėr tė siguruar jetesė normale. Kėtė luftė pėr mbijetesė qytetarėt tonė nuk e meritojnė.
Kosova ka mundėsi reale qė tė ketė njė zhvillim mė dinamik dhe qytetari i saj tė jetojė me dinjitet tė plotė: Fusha masive me linjit, tė cilat mund tė gjenerojnė energji me ēmime tė ulėta dhe tė jenė katalizatorė tė fuqishėm tė zhvillimit ekonomik. Mundėsia e plasimit tė energjisė nė tregje tė rajonit me ēmime tė leverdishme dhe ndikues nė ngritjen e buxhetit tė Kosovės. Popullata e moshės sė re dhe me shpirt ndėrmarrėsie, sektori i minierave tė metalit i gatshėm pėr ta marrė rolin e tij determinues nė zhvillimin ekonomik. Interesimi i kompanive dhe bankave tė mėdha pėr tė kredituar investitorėt nė kėtė fushė, dhe disa faktorė tė tjerė bėnė qė vendi i ynė mė politikė-bėrės tė menēur, mė njerėz profesional dhe tė pėrkushtuar tė ketė njė tė ardhme tė sigurt.
E ardhmja e Kosovės sė Re
Nė tė gjitha shoqėritė demokratike projektet e mėdha kapitale provokojnė debate, mbėshtetje, dhe kundėrshtime, gėzime dhe protesta, debate institucionale, nė mėnyrė qė tė arrihet njė rezultat sa mė i mirė. Nė shoqėrinė tonė mungon kjo formė e komunikimit, ato marrin ngjyrime tėrėsisht partiake, krahinore, dhe interesa personale. Ndonjėherė edhe gėzohemi kur dėshtojnė projektet qė janė tė rėndėsishme pėr vendin tonė vetėm e vetėm qė tė tregojmė se kush kishte tė drejtė. Ndėrtimi i projektit Kosova C/Re nė Kosovė zgjoi shumė kureshtje qė ėshtė legjitime, dhe nė fund u vendos nga Parlamenti i ynė qė tė kemi njė pako ofertuese. Kjo pako solli kompanitė mė prestigjioze botėrore nė Prishtinė. Tani pas dy vjetėsh Qeveria sė bashku me disa kėshilltarė ndėrkombėtarė janė duke e humbur projektin, janė duke e zvogėluar nė minimum mundėsinė e zhvillimit ekonomik, janė duke e zvogėluar mundėsinė e tė hyrave mė tė mėdha buxhetore, janė duke e zvogėluar mundėsinė e hapjes sė vendeve tė reja tė punės, janė duke e zvogėluar mundėsinė e hyrjes sė kompanive prestigjioze ndėrkombėtare.
Kjo politikė do ta lė vendin tonė tė varur ekonomikisht nga kompanitė rajonale dhe nuk do arrijmė t’i valorizojmė resurset tona pėr zhvillim ekonomik.
Qeveria duhet tė mbetet konsekuente nė ruajtjen e pakos sė projektit tė Kosovės C, ajo duhet t’i ruajė kriteret kualifikuese tė saj nė rast tė ri-shpalljes sė tenderit. Ajo duhet t’i nxjerr nė privatizim blloqet e Kosovės A me kusht qė tė rehabilitohen, derisa tė ndėrtohen blloqet e reja. Qeveria duhet tė zbatojė vendimin e Parlamentit pėr ndėrtimin e blloqeve tė reja dhe madhėsinė sė tyre. Duhet tė themelohet kompania e re e linjitit pėr tė cilėn ishte marr vendim nė kohėn e qeverisė sė kaluar. Blloqet e Kosovės B duhet tė mbesin jashtė kėtij projekti, ato duhet tė mbesin nė pronėsi tė shtetit tė Kosovės. Kosova B ėshtė jashtėzakonisht funksionale. Vetėm me disa investime tė vogla mund tė arrihet qė ajo tė operojė me kapacitet edhe mė tė madh se aktualisht. Duhet tė rehabilitohen urgjentisht ekskavatorėt pėr tė mundėsuar punėn e tyre nė mėnyrė permanente nė minierėn e Sibovcit.
Ndėrtimi i vetėm njė blloku prej 500 MGW do tė jetė i pamjaftueshėm pėr t’i mbuluar nevojat qė i ka shteti, ekonomia dhe industria jonė pėr aq sa funksionon aktualisht. Po nė tė ardhmen? Ēdo vit kėrkesat pėr energji rriten pėr 8 %, prandaj pas disa vitesh shteti i ynė do tė duhej tė ndėrtojė blloqe tė reja dhe tė hyjė nė njė proces tepėr tė vėshtirė dhe me plot tė panjohura pėr tė ardhmen e vendit tonė. Prandaj Qeveria jonė sė bashku me institucionet tjera, nė veēanti me ekspertėt vendorė dhe ata tė USAID-it duhet tė vazhdojnė pėrpjekjet e tyre pėr tė ruajtur kriteret pėrzgjedhėse tė kompanisė apo konzorciumit qė do ta zhvilloj projektin Kosova e Re, dhe pakon tenderuese nga projekti Kosova C. Duke marrė parasysh vendimet e konferencės sė Kopenhagės dhe krizėn financiare, heqja dorė nga ky projekt do t’i sjellė vendit tonė shumė pasoja ekonomike dhe financiare.
Ne nuk e kemi luksin qė tė rrimė e bėjmė sehir pėr vite tė tėra, mbi projekte qė janė jetike pėr vendin dhe tė ardhmen tonė. Diskursi se po shpenzojmė resurset qė duhet t’ju lihen gjeneratave tė ardhshme ėshtė mbulesė pėr paaftėsinė pėr tė valorizuar pasuritė qė na i ka falė natyra. “Gjeneratat e ardhshme” do tė mallkojnė “baballarėt” qė nuk ishin tė zot t’ju krijojnė mundėsi mė tė mira pėr t’u edukuar dhe zhvilluar.

(Autori ėshtė deputet dhe nėn/kryetar i komisionit tė Kuvendit tė Kosovės pėr energji)
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur
 
Pėrralla pėr gjeneratat e ardhshme dhe baballarėt e pazot
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: