AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Kush e vrau Azem Hajdarin e Ilir Konushevcin

Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15199
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Kush e vrau Azem Hajdarin e Ilir Konushevcin   Lun 8 Fév - 0:49

Dosja e Vrasjeve ne Tropoje. Si u vrane 16 pjestare te familjes Haklaj, Prapavija e vrasjes se Azem Hajdarit 2 Muaj, 1 Jave mė parė Falenderime: 18
Shkrua: Artan Hoxha “Gazeta Shqiptare”

Emisioni “Xhungėl” i News 24 solli dje nė mbrėmje fakte dhe detaje qė publikohen pėr herė tė parė, tė cilat hedhin sadopak dritė mbi “Dosjen Tropoja” dhe njė prej protagonistėve tė saj, familjen Haklaj. Vetėm kjo familje ka pėsuar deri tani 14 tė vrarė. Si nisi dhe pse ende nuk duket nė horizont fundi i kėsaj tragjedie, numri i viktimave tė sė cilės nuk dihet kur do tė ndalojė? Cilat ishin shkaqet dhe shkaktarėt? Pse u pėrfshinė nė kėtė tragjedi pesė vėllezėrit Haklaj dhe shumė nga djemtė mė tė mirė tė Tropojės? Pse sot pas dhjetė vitesh drejtėsia dhe shteti shqiptar, qeveritė e majta apo tė djathta, jo vetėm qė nuk i kanė zbardhur ato qė kanė ndodhur, por as e kanė marrė guximin tė shfletojnė dosjet e pėrgjakura tė kėsaj fatkeqėsie tragjike qė ka mbajtur peng rrethin mė tė varfėr tė vendit? Kush fshihet pas atentateve tė sofistikuara qė do tė konkuronin denjėsisht dhe organizatat mafioze mė prestigjioze tė botės? Kush pėrfitoi prej pėrgjakjes sė familjeve mė tė njohura tė Tropojės dhe vazhdon ta shfrytėzojė kėtė tragjedi pėr pėrfitime politike? Kėto dhe shumė pyetje tė tjera do tė marrin njė pėrgjigje nga “Xhungėl”, qė nuk synon tė marrė tagrin e prokurorit apo gjykatėsit, por nėpėrmjet pamjeve, dėshmive dhe fakteve qė paraqet do tė kėrkojė nga strukturat ligjzbatuese tė pėrmbushin misionin e tyre, zbatimin e ligjit. Hetimin dhe dėnimin e pėrgjegjėsve tė kėtyre ngjarjeve tragjike. Jo vetėm pėr tė qetėsuar shpirtėrat e tė vdekurve, por pėr tė parandaluar pasojat e kėtij seriali tė pafund krimesh nė mėnyrė qė qindra tė mbijetuar, fėmijė dhe tė afėrm tė viktimave tė jetojnė tė qetė tė ardhmen e tyre.

HAKLAJT

Deri nė fillimin e viteve ’90 familja Haklaj ishte njė nga mijėra familjet e thjeshta tė Tropojės. I pari i saj, Isuf Groshi, ishte njė nga personat e njohur dhe tė respektuar nė Malėsinė e Gjakovės, aq sa dhe sot bėmat dhe shprehjet e tij vazhdojnė tė kujtohen, pėr urtėsinė dhe zgjuarsinė e tyre. I biri, Muharrem Haklaj do tė kishte shtatė fėmijė, pesė djem dhe dy vajza. Pothuaj tė gjithė fėmijėt do tė arsimoheshin nė shkolla profesionale. Pak muaj pas ardhjes nė pushtet tė kualicionit tė djathtė, nė verėn e vitit 1992, Hamdi Haklaj dhe i vėllai Halili do tė arrestoheshin me akuzėn e vrasjes me mjete tė forta tė njė ekonomisti nė Bajram Curri. Dy djemtė mė tė mėdhej tė familjes do tė qėndronin nė burg pėr gjashtė muaj rresht. Do tė liroheshin pėr mungesė provash, por pas kėtij momenti besimi i tyre ndaj tė sapoardhurve nė pushtet ishte thyer.

Ngjarja qė do ti ekspozonte Haklajt dhe do tė niste pėrballjen e tyre me policinė ishte ajo e 7 gushtit 1993. Vėllezėrit Haklaj kishin shkuar pėr peligrinazh si shumė familje tė Tropojės nė vendin e shenjtė nė malin e Shkėlzenit, i njohur ndryshe dhe si “varri i mirė”. Por pėr arsye ende tė pasqaruara Shkėlqim Haklaj ėshtė konfliktuar me dy vėllezėrit Besim e Guxim Demaj nga fshati Shipshan i Tropojės. Policia e ka rihapur dosjen pas afro 13 vjetėsh dhe pretendon se nė ndihmė tė Shkėlqimit ka shkuar vėllai i tij i madh, Hamdiu. Nė ēastin kur konflikti i ka kaluar caqet, Hamdi Haklaj ka qėlluar me pistoletė nė drejtim tė dy vėllezėrve Demaj tė cilėt kanė mbetur tė vrarė. Pas rihapjes sė hetimeve ekspertėt mjeko-ligjorė kanė rizhvarrosur kufomat e viktimave pėr tė siguruar prova tė reja mbi autorėsinė e krimit. Menjėherė pas ngjarjes policia shpalli nė kėrkim dy vėllezėrit Haklaj. Qysh nga ajo kohė silueta e Hamdi Haklajt do tė shihej shumė rrallė nė Tropojė, madje edhe pas kthimit tė tij nė Shqipėri nė janar tė vitit 1998. Fatmir Haklaj edhe pse nuk kishte probleme me drejtėsinė dhe nuk ishte person i shpallur nė kėrkim, u ėshtė bashkuar vėllezėrve pėr ti ndihmuar tė mos kapeshin nga policia.

Nga gushti i vitit 1993 deri nė fundin e vitit 1996 policia e rrethit verior dhe forcat speciale organizuan disa aksione pėr ti arrestuar vėllezėrit Haklaj, tė cilėt dyshoheshin se herė pas here ktheheshin nga jashtė vendit nė banesėn e tyre.

AKSIONI

Aksioni mė i madh i policisė sė Tropojės dhe forcave speciale tė ardhura nga Tirana ėshtė organizuar mė 5 tetor 1995. Kulla e Haklajve u rrethua nga qindra trupa tė policisė qė kishin marrė informacion nė rrugė operative se dy vėllezėrit e kėrkuar Hamdi e Shkėlqim Haklaj ishin kthyer nė banesė. Pėr tė mbėshtetur kėtė operacion janė angazhuar deri dhe helikopterė nga ajri, por vėllezėrit Haklaj nuk u kapėn. Gjatė veprimeve tė forcave tė Rendit mbeti i vrarė njė polic i komisariatit tė Tropojės. Rrethanat e vrasjes sė tij janė ende dhe sot tė pazbuluara nga autoritetet shtetėrore. Nuk dihet kush dhe si u qėllua polici qė ndodhej nė rrethim sė bashku me kolegėt e tij. Pavarsisht faktit se kanė kaluar 14 vjet nga ngjarja e Shkėlzenit, Hamdi Haklaj nuk ėshtė gjykuar asnjėherė pėr tė, pasi nuk ka patur prova tė mjaftueshme pėr ta argumentuar fajėsinė e tij.

PRITA

Pas kėtij operacioni tė dėshtuar tė policisė, Haklajt do tė dilnin nė skenė menjėherė pas trazirave tė marsit 1997. I pari shfaqet emri u Fatmir Haklajt. Ai do tė ishte protagonist nė njė pėrballje me mbėshtetėsit e ish-presidentit Berisha. Haklaj kundėrshton tu bashkohet vullnetarėve qė po shkonin nga Tropoja nė Tiranė pėr t`iu bashkuar trupave tė policisė pėr shuarjen e revoltave nė jug tė vendit. Ai nuk u mjaftua me kaq, por kundėrshtoi dhe pengoi forcėrisht oficerėt e Gardės qė kishin shkuar nė Tropojė pėr tė siguruar forca rezerviste. Pėr kėtė akt ai do tė vlerėsohej nga mbėshtetėsit e sė majtės nė Tropojė dhe do tė vendosej kryetar i Komitetit tė Shpėtimit Publik. Mė 22 qershor 1997, Fatmir Haklaj i shpėton njė prite tė organizuar nė afėrsi tė Milotit. Ai kishte udhėtuar sė bashku me djalin e xhaxhait, Sokol Haklaj, ndihmėsgjyqtar nė Skrapar dhe njė mikun e tyre nga Tropoja, Agron Gjyriēi, pėr njė rast urgjent nė Tiranė. Gjatė kėsaj prite mbeti i vrarė Sokol Haklaj dhe Ibrahim Rustemi, efektiv i forcave speciale. Rustemi pėr disa kohe kishte qėndruar pranė grupit tė shoqėrimit tė deputetit demokrat Azem Hajdari. Ibrahim Rustemi kishte planifikuar tė udhėtonte nė drejtim tė Tropojės gjatė po asaj nate, sė bashku me trupat e Gardės dhe forcat speciale. Misioni i tyre ishte tė siguronin vizitėn e ish-presidentit Berisha dhe mitingun elektoral qė do tė zhvillonte ai tė nesėrmen nė Tropojė, ku do tė shpallej dhe kandidatura e PD-sė pėr deputet, Azem Hajdari. Rustemi lė njoftim nė banesėn e vet se nėse e kėrkonin nga reparti, tu thoshin se ai ishte nisur pėrpara me Sokol e Fatmir Haklajn pėr shkak tė njė fatkeqėsie qė i kishte ndodhur. Fatmir Haklaj arriti tė vriste njė nga autorėt e pritės nė momentin qė ai iu afrua autoveturės pėr tu dhėnė goditjen e fundit viktimave. Fatmir Haklaj dyshon se pas kėsaj prite fshihen persona tė rėndėsishėm. Disa ditė pas pritės Haklaj identifikon autorėt e saj dhe lidhjet e tyre nė Tiranė. Hakmarrja pėr kėtė atentat ėshtė e pamėshirshme. Tre nga katėr autorėt e mbijetuar tė atentatit tė Milotit ekzekutohen njėri pas tjetrit nė rrethana ende tė pazbardhura. Familjeve tė dy prej tyre u digjen kullat nė fshatrat e Mirditės. Ndėrsa i mbijetuari i fundit prej atentatorėve, njė emėr i njohur i botės sė krimit nė zonėn e Mirditės, u ekzekutua gjatė njė shkėmbimi zjarri me forcat speciale nė vitin 1999 nė Mamurras.

KONFLIKTI

Kufomat e pritės sė Milotit nuk ishin kthyer ende nė Tropojė, kur zhvillohej mitingu elektoral nė sheshin qėndror tė Bajram Currit. Gjatė kėtij mitingu ndodh njė tjetėr konflikt, kėtė radhė ėshtė Shkėlqim Haklaj, i cili reagon ashpėr nė momentin qė ishte duke folur ish-presidenti Berisha. Irritimit tė Haklajt i ėshtė bashkuar dhe Feriz Kėrnaja, i sapo dalė nga burgu. Kėrnaja ishte bėrė i njohur pėr shkak se kishte qėndruar pėr disa kohė nė tė njėjtin burg me kryetarin e Partisė Socialiste, Fatos Nano. Madje njė foto e pėrbashkėt e Kėrnajės, Fatos Nanos dhe Nehat Kullės, njė nga kapot e njohur nė kryeqytet u botua nė shtypin e kohės. Gjatė zgjedhjeve tė 29 qershorit Haklajt mbėshtetėn kandidatin e PS-sė pėr Tropojėn dhe dalėn haptazi kundėr kandidatit tė PD-sė Azem Hajdari. Vėllezėrit Haklaj ndihmuan gjatė fushatės elektorale pėr referendumin dhe pretendentin pėr fronin mbretėror Leka Zogu gjatė njė vizite tė tij nė rrethin e Tropojės. Kundėrshtarėt e monarkisė tentuan tė pengonin vizitėn e Zogut, por nė krah tė tij, pėrkrah shumė djemve tė Tropojės u rreshtuan dhe vėllezėrit, Fatmir, Shkėlqim dhe Ylli Haklaj. Pas zgjedhjeve parlamentare Hajdari u shpall deputeti i ri i Tropojės, por situata ndryshoi nė disfavor tė sė djathtės, pėr shkak se e majta fitoi zgjedhjet nė gjithė vendin dhe Fatmir Haklaj me propozim tė degės lokale e PS-sė dhe me firmėn e ish-ministrit tė Rendit Neritan Ceka mori detyrėn e shefit tė komisariatit.

PROTESTA

Mė 17 shtator 1997 deputeti demokrat Azem Hajdari u plagos nė parlament nga deputeti socialist i rrethit tė Hasit, Gafurr Mazrreku. Njė ditė mė pas, mė 18 shtator 1997, dega lokale e PD-sė nė Bajram Curri organizoi njė protestė pėr tė denoncuar plagosjen e deputetit tė Tropojės. Organizatorėt e protestės paraqiten nė polici dhe i kėrkojnė leje shefit tė komisariatit Fatmir Haklaj. Ai u jep leje pėr zhvillimin e mitingut por kėrkon qė tė mbahet nė kompleksin e lojėrave me dorė nė qendėr tė qytetit. Mbėshtetėsit e shumtė tė PD-sė fillimisht grumbullohen nė kompleksin e lojėrave me dorė. Por mė pas protesta vazhdoi nėpėr rrugėt e qytetit. Fatmir Haklaj i njoftuar pėr rrjedhėn qė mori protesta vendos tė pėrballet personalisht me drejtuesit e saj. Ai u del pėrballė protestuesve nė shėtitoren e Bajram Currit. Haklaj debaton ashpėr me disa nga organizatorėt, madje qėllon me grusht njėrin prej tyre. Nga ky moment protesta shpėrndahet, por Fatmir Haklajt nuk do t`ia falnin kurrė atė qė bėri. Ai do tė qėndronte dhe pėr katėr muaj tė tjerė nė detyrėn e shefit tė komisariatit. Gjatė kėsaj kohe vendosi rregull dhe rend nė Tropojė, diku me fjalė e diku me forcė. Bandat e grabitėsve qė kishin pushtuar rrugėt dhe bėnin kėrdinė, preferonin mė mirė tė mos pėrballeshin me tė, sepse mė shumė se sa arrestimit dhe burgut, i druheshin ndėshkimit hakmarrės tė tij. Nga njė person nė arrati pėr tė ndihmuar vėllezėrit qė kėrkoheshin nga policia, Fatmir Haklaj u kthye brenda disa muajsh nė njė sherif alla far-west, qė mė tepėr se zbatimin e ligjit tė brishtė, parapėlqente ndėshkimin tradicional tė malėsisė ku ishte rritur. Pėr pesė muaj me radhė nė Tropojė, nuk ndodhi asnjė vrasje edhe pse ishte viti 1997 dhe armėt ishin nė duart e gjithkujt. Personat problematikė preferonin mė mirė tė largoheshin ose tė rrinin urtė, sesa tė pėrballeshin me dorėn e hekurt tė Fatmir Haklajt, qė i veshur dhe me uniformėn e shtetit ishte bėrė njeriu mė i pushtetshėm nė veri tė vendit.

“DOSJA TROPOJA”, DESHMITARI KYC 9 VJET JASHTE VENDIT

Njė polic i komisariatit tė Bajram Currit qė i shpėtoi atentatit tė 5 janarit 1998 ku mbetėn tė vrarė Shkėlqim Haklaj dhe Artur Demirit, ėshtė dėshmitari kyē qė mund tė zbardh si nisi tragjedia qė pėrgjaku pėr vitet nė vazhdim Tropojėn. Avdi Buēpapa nuk ėshtė marrė kurrė nė pyetje nga organet ligjzbatuese nė lidhje me kėtė ngjarje. Ai u largua menjėherė pas krimit nga Shqipėria pėr ti shpėtuar rrezikut serioz qė i kanosej. Nė pjesėn e dytė tė shkėputur nga emisioni i TV News “Xhungėl”, jepet zanafilla e pėrgjakjes sė Tropojės. Si nisi konflikti qė shkaktoi mbi 150 tė vrarė? Pse Fatmir Haklaj vendosi tė hakmerrej ndaj autorėve tė vrasjes sė vėllait dhe kunatit? Por mėnyra sesi shefi i komisariatit tė Tropojės, Fatmir Haklaj zgjodhi pėr tė vėnė nė vend drejtėsinė sipas kokės sė tij, shkaktoi njė reaksion tė madh, deri dhe nisjen e protestave nga opozita e djathtė nė rrugėt e kryeqytetit. I tėrbuar nga vrasja e dy njerėzve tė tij mė tė afėrt, Fatmir Haklajt, i errėsohet gjykimi. Ai nuk bėn mė selektim tė viktimave tė tij, duke qėlluar kėdo qė i dilte pėrpara, mjafton qė tė ishte i afėrt me autorėt e pritės sė Qafė Luzhės apo i njohur i tyre. Pėr Haklajn nuk kishte shumė rėndėsi fakti nėse viktimat e tij ishin imnplikuar apo jo nė ngjarje. Mjaftonte vetėm lidhja dhe njohja e tyre me autorėt e pritės sė 5 janarit 1998. Mė poshtė “GSH” vijon me fakte dhe dėshmi nė lidhje me vrasjet e njėpasnjėshme tė fillimjanarit ’98.

PRITA

“Asaj qė Fatmir Haklaj i trėmbej, ndodhi pikėrisht nė momentin kur ai mendonte se kishte vėnė gjithēka nė vijė. Tre ditė pas vitit tė ri 1998, vėllai i tij Shkėlqimi u emėrua polic nė doganėn e Qafė Prushit nė rrethin e Hasit. Pasditen e 5 janarit, Shkėlqim Haklaj dhe kunati i Fatmirit, Artur Demiri ktheheshin nga Hasi me njė fuoristradė Nissan Terrano ngjyrė blu. Sapo ata mbėrritėn nė Qafėn e Luzhės u qėlluan me breshėri armėsh automatike. Autorėt e pritės, pėrbėnin njė komando tė paisur mirė mė armė automatike dhe mitrolozė tė rėndė. Tė informuar pėr lėvizjen e Shkėlqim Haklajt, ata ishin pozicionuar nė pritė duke mbajtur nėn vėzhgim pėr orė tė tėra rrugėn qė tė ngjit nga fshati Pac drejt Qafė Luzhės. Zjarri i tyre gati rezultoi njėqind pėrqind i saktė sikur Shkėlqim Haklaj tė mos u kishte mbijetuar breshėrive tė para dhe tė shkėmbente zjarr me njė pistoletė qė kishte me vete, duke i dhėnė kohė njė personi tė tretė qė ndodhej nė makinė tė shpėtonte i gjallė. Avdi Buēpapa u largua drejt njė pylli qė tė nxjerr nė fshatin Vlad. I mbijetuar, pa asnjė gėrvishtje nga prita, njė polic i komisariatit tė Bajram Currit, do tė shpejtonte sa i hanin kėmbėt pėr tė mbėrritur i gjallė nė fshatin mė tė afėrt ku kėrkoi ndihmė. Polici i tmerruar kėrkoi tė sajonin njė vig pėr tė transportuar tė vdekurit drejt Tropojės. Trupat e dy tė vdekurve u transportuan drejt morgut tė qytetit me autobuzin e linjės Krumė-Bajram Curri, i vetmi mjet qė kaloi pas atentatit nė atė aks rrugor.

DE

Fatmir Haklaj kur mėsoi se viktimat e pritės ishin vėllai dhe kunati i tij, u betua se hakmarrja pėr vrasjen e tyre do tė ishte e padėgjuar ndonjėherė. Ai kontaktoi po atė natė me dėshmitarin e vetėm tė mbijetuar nga atentati dhe mėsoi prej tij se kush kishte qenė pjesė e komandos qė organizoi pritėn. Ky dėshmitar okular, duke qenė banor i Tropojės identifikoi pjesėn mė tė madhe tė autorėve tė pritės, njė pjesė e mirė e tė cilėve kishin qenė tė veshur me uniforma kamoflazhi, por pa maska nė fytyrė. I tmerruar nga ajo qė pa dhe i trembur pėr rrezikun serioz qė i kanosej atij vet, e familjes sė tij, polici Avdi Buēpapa u largua menjėherė jashtė vendit. Ky dėshmitar qė i mbijetoi atentatit, sot pėrbėn ēelėsin e zbėrthimit tė asaj qė quhet “Dosja Tropoja”. Ai as qė ėshtė marrė ndonjėherė nė pyetje nga prokuroria apo policia shqiptare pėr tė dėshmuar ēfarė pa atė pasdite tė ftohtė dimri nė Qafėn e Luzhės. Ky dėshmitar vazhdon tė jetojė larg Shqipėrisė, ndoshta pėr tė mos u kthyer kurrė nė Tropojė, atje ku pa vdekjen ti shkelte syrin. Pėr fat tė keq dėshminė e tij e mori Fatmir Haklaj, shefi i komisariatit tė Tropojės, qė nė vend tė zbatimit tė ligjit vendosi ti zgjidhte gjėrat ashtu siē dinte ai, alla far ėest, me grykėn e pushkės.

HAKMARRJA

Pėr autorėinė e vrasjes sė vėllait dhe kunatit tė tij, Fatmir Haklaj do ta drejtonte gishtin pikėrisht tek ata persona me tė cilėt ishte konfliktuar dhe publikisht. Nė njė intervistė qė do tė jepte pas ngjarjes pėr njė stacion televiziv austriak, Fatmir Haklaj do tė deklaronte se pėr kėtė vrasje do tė ekzekutonte 30 veta. Njeriu mė i fuqishėm i Tropojės jo vetėm ishte prekur thellė nė krenarinė e tij, por ishte goditur nė pikėn mė tė dobėt. Pa mbushur ende 24 orė nga vrasja e tė vėllait, Fatmir Haklajt akuzohet nga opozita se u hakmorr duke vrarė tre persona qė udhėtonin nga fshati Luzhė nė drejtim tė Bajram Currit mė datė 6 janar 1998. Viktimat ishin Avdyl Matoshi, ish-nėndrejtor i doganave gjatė qeverisjes sė PD-sė, Gjin Kolbuēaj ish-oficer i SHIK-ut dhe mėsuesin Naim Dizdari. Pėr njėrin prej tyre Haklaj ishte informuar se mbrėmjen e atentatit ishte afruar pranė spitalit tė qytetit pėr tė pyetur nėse viktimat kishin vdekur apo jo. Ky person kishte qenė i veshur me uniformė kamoflazhi nė trup dhe i baltosur nė disa vende. Partia Demokratike reagon ashpėr menjėherė pas ngjarjes duke akuzuar struktura shtetėrore nė Tropojė si tė implikuara nė kėtė krim. Arkivoli me trupin e Avdyl Matoshit do tė bėhet simbol i protestės sė mbėshtetėsve tė PD-sė. Ata do tė marshojnė me arkivolin e Matoshit nė duar drejt bulevardit “Dėshmorėt e Kombit”, do tė ndalen pėrpara kryeministrisė duke akuzuar kryeministrin Nano dhe njerėzit e tij si vrasės dhe mė pas do tė kthehen serish nė sheshin Skėnderbej. Ish-presidenti Berisha, tani shef i opozitės, dhe deputeti i Tropojės Azem Hajdari, marrin pjesė jo vetėm nė protestė por dhe nė varrimin e viktimės, duke shprehur indinjatėn e tyre tė thellė pėr kėtė krim dhe autorėt e tij. Kjo vrasje e trefishtė vazhdon tė jetė edhe sot pas 9 vjetėsh e pazbuluar dhe pa autorė.

KOMISARIATI

Pavarsisht asaj qė ndodhte nė Tiranė dhe atyre ēfarė thuheshin nė media, Fatmir Haklaj qėndroi nė detyrė deri mė datė 9 janar 1998, kur qėlloi nė ambjentet e komisariatit tė Bajram Currit, vartėsin e vet, Shaqir Hoxha, shef i policisė sė kufirit. Sipas Haklajt, tė afėrm tė Hoxhės kishin marrė pjesė nė vrasjen e tė vėllait dhe kunatit tė tij nė Qafėn e Luzhės. Nė pamundėsi pėr tė goditur menjėherė autorėt e vėrtetė, Haklaj merr hak ndaj tė afėrmit tė tyre edhe pse ky nuk kishte qenė fare nė pritė. Haklaj e kishte ndeshur disa herė gjatė asaj dite viktimėn e tij nė qytet, por kishte hezituar ta qėllonte pasi ai shoqėrohej nga gruaja dhe fėmija. Ai ka pritur ēastin kur Hoxha ka shkuar nė komisariat, duke e qėlluar atė nė sheshpushimin e shkallėve mes katit tė parė dhe katit tė dytė. Pas kėtij akti tė pashėmbullt, Haklaj dorėzon detyrėn e shefit tė komisariatit tė Tropojės dhe tėrhiqet nė kullėn e tij, i vendosur pėr tė ēuar nė fund premtimin mbi varrin e tė vėllait. Askush nė policinė apo prokurorinė e Tropojės nuk do tė merrte guximin tė tentonte arrestimin e Haklajt, nėse vepronte ndryshe, padyshim qė kishte firmosur fundin e vet”.

AISHJA: SHKELQIMI U GODIT ME NJE PLUMB NE KOKE

Shkėlqimi, pasi ishte qėlluar me 7 plumba nė trup, kishtė marrė dhe njė plumb tejshpues nė kokė, i cili kishte kaluar nga njėra anė e ballit nė anėn tjetėr. Pikėrisht ky fakt e irritoi pamasė Fatmirin, aq sa ai humbi gjykimin dhe ndodhen ato qė ndodhen”, tregon motra e madhe e Haklajve, Aishja pėr vrasjen e Shkėlqimit mė 5 janar 1998. Aishe Basha, ish-drejtoreshė e shkollės sė Bujanit, kujton ende trupin e tė vėllait pas ngjarjes sė Qafė Luzhės. Ajo rrėfen pėr “Gazetėn Shqiptare”, si ndodhi ngjarja e 5 janarit 1998? Si shpėtoi polici Avdi Buēpapa, dėshmitari i vetėm okular i kėsaj prite nga plumbat e vrasėsve, dhe ēfarė i tha ai Fatmir Haklajt pas ngjarjes?

GAZETA SHQIPTARE: Si ndodhi ngjarja e 5 janarit 1998 nė Qafėn e Luzhės?

AISHE HAKLAJ-BASHA: Vėllai im Shkėlqimi sapo ishte emėruar polic nė doganėn e Qafė Prushit nė Has. Pasditen e 5 janarit, rreth orės 16.20 ai po kthehej nė shtėpi me njė fuoristradė Nissan Terrano. Bashkė me tė ishte dhe kunati i Fatmirit, Artur Demiri dhe polici i komisariatit tė Tropojės, Avdi Buēpapa. Sapo makina i ėshtė afruar lapidarit nė Qafė Luzhė ėshtė qėlluar pa paralajmėrim me breshėri automatikėsh dhe mitrolozėsh. Autorėt e pritės ishin tė pozicionuar nė njė transhe mbi rrugė dhe kanė hapur zjarr nga njė distancė shumė e afėrt.

GAZETA SHQIPTARE: Cfarė ndodhi mė pas?

AISHE HAKLAJ-BASHA: Arturi mbeti i vdekur nė vend. Ndėrsa Shkėlqimi edhe pse kishte marrė shtatė plumba nė trup, arriti tė dilte nga makina dhe tė hapte zjarr me njė pistoletė qė kishte me vete. Ky veprim i dha mundėsi policit Avdi Buēpapa tė pėrfitonte dhe tė futej nė pyll duke vrapuar drejt fshatit Vlad. Sipas dėshmisė sė Avdiut, ai dėgjoi Shkėlqimin tė shkėmbente fjalė me autorėt e pritės. Avdiu kėrkoi ndihmė nė Vlad pėr tė transportuar drejt Bajram Currit, trupat e Shkėlqimit dhe Arturit. Pistoleta e Shkėlqimit u gjet me dy fishekė nė karikator, ndėrsa 5 tė tjerė ai i kishte qėlluar drejt autorėve tė pritės. Kufomat e tyre i sollėn nė spitalin e Bajram Currit nė mbrėmje me autobuzin e linjės Has-Tropojė.

GAZETA SHQIPTARE: A kontaktuat ju me tė mbijetuarin e pritės dhe ēfarė u tha si?

AISHE HAKLAJ-BASHA: Me sa di unė, me Avdiun kontaktoi po atė mbrėmje, Fatmiri. Se ēfarė i ka thėnė pėr autorėt, kėto i ka marrė me vete Fatmiri. Por Avdiu duke qenė tropojan i ka identifikuar pjesėn mė tė madhe tė autorėve tė pritės, pasi ata nuk kishin maska. Veprimi qė e irritoi pamasė Fatmirin, ishte fakti qė Shkėlqimi ishte qėlluar me njė plumb tejshpues nė kokė, nga njėra anė e ballit nė anėn tjetėr, nga njė distancė shumė e afėrt. Autorėt e kėsaj ngjarje nuk janė zbuluar kurrė edhe pse ka njė dėshmitar okular (Avdi Buēpapa) dhe ne si familje kemi dorėzuar nė prokurori provat dhe dyshimet tona.

HALIL HAKLAJ, GJYKATA SERBE NE PEJE E DENOI ME TETE VJET BURG

Duke parė aftėsitė qė gėzonte Halil Haklaj ishte njė nga personat qė u infiltrua nga ish-Sigurimi i Shtetit nė territorin e ish-Jugosllavisė, pėr tė krijuar njė organizatė guerrilase tė quajtur Fronti i Rezistencės kreu i sė cilės ishte shqiptari nga Kosova, Mentor Kaēi. Misioni i saj ishte krijimi i kushteve pėr njė kryengritje mbarėpopullore nga shqiptarėt e Kosovės dhe mė pas shpallja e pavarsisė nga ish-Jugosllavia. Nė fundin e viteve ’80, Halil Haklaj organizoi disa kalime tė kufirit tė krerėve tė lėvizjes guerrile nė Kosovė drejt territorit shqiptar. Madje ishte personi qė ēoi kreun e Frontit tė Rezistencės nė Kosovė, Mentor Kaēi nė njė takim me ish-sekretarin e parė tė Partisė sė Punės sė asaj kohe, Ramiz Alia. Pėr aktivitetin e tij nė mbėshtetje tė lėvizjes guerrile nė Kosovė, Halil Haklaj u dėnua nga Gjykata e Sėrbe nė Pejė, nė vitin 1988, me 8 vjetė burg, pėr veprimtari subversive ndaj Jugosllavisė, furnizim me armė tė organizatave guerrile dhe kalim tė paligjshėm tė kufirit.

HAMDI HAKLAJ, I MBIJETUARI QE U SHPETOI ATENTATEVE

Pas ngjarjeve tragjike nė vitet 1998-2000, Hamdi Haklaj u etiketua nga media me nofkėn “Padrino”. Kjo jo vetėm pėr shkak se ishte djali i madh i familjes, fakt ky qė i jepte atributet e liderit mbi tė tjerėt, por sepse u shpėtoi tė gjitha atentateve, duke pėrfshirė kėtu deri dhe ato me mina tė telekomanduara apo me snajperė nė distancė. Hamdi Haklaj, mė i madhi nga pesė djemtė e familjes Haklaj lindi nė vitin 1950 nė Kėrnajė. Ështė baba i gjashtė fėmijėve, tre djem e tre vajza. Hamdiu kreu studimet e larta nė fakultetin e Veterinarisė nė Kamėz. Pas pėrfundimit tė shkollės, ai u kthye nė Tropojė dhe fillimisht punoi si veteriner. Mė pas pėr mė shumė se njė dekadė Hamdiu ishte kryetari i kooperativės sė Margegajt detyrė nė tė cilėn qėndroi deri nė vitin 1990. Ai sėbashku me tė vėllain Shkėlqimin ishin ndėr mbėshtetėsit e parė tė PD-sė nė Tropojė. Por besimi i tij ndaj tė sapoardhurve nė pushtet u thyhe nė vitin 1992, kur sėbashku me tė vėllain Halilin, qėndruan pėr 6 muaj nė burg me akuzėn e njė vrasjeje me mjete tė forta nė Tropojė. Hamdiu u lirua nga burgu pėr mungesė provash duke rezultuar i pafajshėm pėr krimin e vrasjes. Pėr herė tė fundit Hamdi Haklaj u pa tė shėtiste lirisht nė Tropojė nė fillimgushtin e vitit 1993. Prej kėtij momenti, Hamdiu qėndroi nė ilegalitet, pėr mė shumė se njė dekadė e gjysėm duke u shfaqur shumė rrallė nė vendlindjen e tij. Ai emigroi nė Gjermani ku qėndroi pėr pesė vjetė me radhė, deri nė 5 janarin e 1998, kur vėllai i tij Shkėlqimi u ekzekutua pas njė prite nė Qafėn e Luzhės.

HAJDARI U PARALAJMERUA TE MOS SHKONTE NE TROPOJE

Pėrpara se tė vritej mė 12 shtator 1998, Azem Hajdari i shpėtoi njė tjetėr atentati tė organizuar nga Haklajt mė 4 qershor tė po atij viti. Fatmir Haklaj dyshonte se Hajdari dhe njerėzit e tij ishin implikuar nė vrasjen e vėllait dhe kunatit nė Qafėn e Luzhės. Paralajmėrimet e bėra nga ish-ministri i Rendit Publik Perikli Teta dhe nga ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi, nuk ia ndryshuan mėndjen Azem Hajdarit pėr tė mos shkuar nė vendlindjen e tij pavarsisht rrezikut qė i kanosej. “Gazeta Shqiptare” boton sot tė plotė vazhdimin e historisė tragjike tė “Dosjes Tropoja”, tė transmetuar nė pjesėn e dytė tė emisionit investigativ “Xhungėl” nė NEWS 24. Si u grabitėn 480 milionė lekė tė vjetra nga Dega e Bankės sė Kursimeve nė Tropojė? Pse Fatmir Haklaj vendosi tė qėllonte me top alpin banesėn e personave tė dyshuar se i kishin vrarė vėllain mė 5 janar 1998? Si u katapultua 21 vjeēari Jaho Mulosmani nė krye tė policisė sė Tropojės?

BANKA

Pa u shuar ende jehona e 6 vrasjeve tė njėpasnjėshme qė ndodhėn nė ditėt e para tė janarit 1998, njė tjetėr ngjarje e tronditi Tropojėn. Mesnatėn e 12 janarit duke u zbardhur data 13 janar, njė grup personash tė armatosur arritėn tė merrnin peng drejtorin e Bankės sė Kursimeve nė Bajram Curri dhe dy policėt e shėrbimit tė rojės, duke grabitur njė shumė prej 480 milionė lekėsh tė vjetra. Paratė nuk kishin mbushur ende 24 orė nga momentin qė u transportuan nė Bajram Curri. Policia e Tropojės nuk arriti tė bėnte as reagimin mė tė vogėl edhe pse grabitja ndodhi jo mė larg se 200-300 metra nė vijė ajrore nga godina e komisariatit. Fatmir Haklaj ishte larguar nga detyra e shefit tė policisė sė Tropojės vetėm 4 ditė mė parė, dhe policia lokale ende nuk e kishte marrė veten nga ngjarjet e fundit. Grabitja e Degės sė Bankės sė Kursimeve nė Bajram Curri u shoqėrua me zhurmė tė madhe nga media. Opozita nė Tiranė reagoi dhe njė herė tjetėr duke akuzuar pėr kėtė ngjarje tė njėjtin grup personash, qė sipas saj drejtohej nga Haklaj. Kjo ngjarje vazhdon tė jetė ende e pazbardhur, edhe pse ka patur njė proces gjyqėsor, nė tė cilin u dėnuan ata qė duhet ta ruanin dhe jo ata qė e grabitėn.

HAKMARRJA

Vrasja e Shkėlqim Haklajt ktheu pranė familjes pas shumė vitesh tė gjithė djemtė e saj. Hamdi Haklaj u kthye nga Gjermania, ku kishte emigruar qysh pas ngjarjes nė Malin e Shkėlzenit, ndėrsa Halil Haklaj nga Belgjika. Fatmir Haklajn nuk e zinte vėndi pa u hakmarrė pėr vrasjen e tė vėllait. Pa humbur kohė ai pėrzgjodhi personat ndaj tė cilėve dyshonte se ishin implikuar nė pritėn e Qafė Luzhės. Pėr tiu afruar Haklaj e kishte shumė tė vėshtirė, pasi ata qėndronin tė bashkuar e mund tė pėsonte dhe vet dėme nė njerėz. Nė kėto kushte, pėr tė asgjesuar kundėrshtarėt dhe minimizuar nė maksimum dėmet e veta, ai vendosi tė ndėrmerrte njė aksion tė padėgjuar deri nė atė kohė. Sipas tė dhėnave tė siguruara nga policia e Tropojės nė kohėn kur ajo drejtohej nga “Dėshmori i Atdheut” Kolonel Gani Malushi, Fatmir Haklaj nė pamundėsi pėr tiu afruar njė baze ku ai mendonte se qėndronin tė grumbulluar personat qė morėn pjesė nė vrasjen e vėllait dhe kunatit, vendosi ti godasė ata me artileri. Ai pėrdori topa tė lėvizshėm qė transportoheshin lehtė, tė tipit alpin. Banesa ku qėndronin kundėrshtarėt e tij u godit disa herė me predha topi, por pėr fat tė mirė nuk pati viktima nė njerėz. Sulmi rezultoi i pasuksesshėm, pasi qitėsit nuk guxuan ti afroheshin shumė objektivit, pėr shkak se mund tė goditeshin me breshėri mitrolozėsh gjatė tėrheqjes. Kjo ngjarje ėshtė e skeduar dhe ende e pa zbuluar nė arshivėn e policisė sė Tropojės.

Nga e majta, Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Feriz Kėrnaja, ku drejtonin
komisariatin e Bajram Currit

MULOSMANI

Fkti qė ishte person nė kėrkim pėr vrasjen e Shaqir Hoxhės nuk e shqetėsonte shumė Fatmir Haklajn. Ai ishte i bindur se prokuroria e Mirditės, e ngarkuar pėr tė hetuar kėtė ēėshtje, nuk do tė guxonte ti hapte telashe. Ndėrsa dėshmitarėt okularė tė ngjarjes, preferonin mė mirė ta qepnin gojėn, se tė luanin me zjarrin qė mund tu kushtonte jetėn. Pavarsisht se Fatmir Haklaj mbetej njeriu mė i fuqishėm nė veri tė vendit, ai kishte nevojė pėr njerėzit e tij nė polici. Ai donte jo vetėm tė ishte informuar pėr lėvizjet e shtetit, por kėrkonte tė kontrollonte dhe veprimet e policisė nė territorin e tij. Me mbėshtetjen e padiskutueshme tė Haklajt dhe tė disa personave tė rėndėsishėm qė pėrfaqėsonin administratėn shtetėrore nė Tropojė (mes tyre dhe i dėrguari i qeverisė Taulant Dedja), 21-vjeēari Jaho Mulosmani u vendos nė detyrėn e shefit tė rendit nė komisariatin e Bajram Currit. Emėrimi i tij bėri bujė, jo vetėm pėr moshėn mjaft tė re, por dhe pėr faktin se Jaho Mulosmani shumė shpejt u kthye nė njė personazh protagonist nė atė qė sot quhet “Dosja Tropoja”. Pavarsisht se nuk plotėsonte asnjė kriter pėr tė mbajtur njė detyrė kaq tė rėndėsishme, pėr mė tepėr nė prag tė krizės sė Kosovės, Jaho rridhte nga njė familje shumė e njohur nė Malėsinė e Gjakovės. Mulosmanėt kanė qenė vazhdimisht Bajraktarėt e Krasniqes, bajrakut mė tė madh ndėr katėr bajraqet qė pėrfshihen nė rrethin e Tropojės. Nė kullėn e gurtė tė Mulosmanėve, u zhvillua konferenca e famshme e Bujanit nga data 31 dhjetor 1943 deri mė 2 janar 1944. Mulosmanėt kishin qenė flamurtarėt e Krasniqes nė ēdo qėndresė tė armatosur ndaj invazioneve turke apo sėrbosllave nė veri tė vendit. Vetėm gjatė luftės sė dytė botėrore katėr komandant batalionesh tė forcave partizane ishin prej Mulosmanėve. Shefi i ri i policisė sė rendit nė Tropojė, Jaho Mulosmani mbante emrin e njėrit prej tyre, Jaho Salih Mulosmanit, i vrarė nė fundin e shkurtit 1944, gjatė njė beteje me trupat naziste gjermane.

paRALAJMERIMI

Pėr tė pėrkrahur dhe ndihmuar sadopak materialisht refugjatėt e parė tė ardhur nga Kosova, mė 4 qershor 1998, drejt Tropojės u nis njė grup deputetėsh dhe pėrfaqėsuesish tė lartė tė Partisė Demokratike. Mes tyre ishin dhe Azem Hajdari, Pjetėr Arbnori dhe Jozefina Topalli. Pėrpara se grupi i deputetėve tė PD-sė tė nisej drejt Tropojės, shefi i Shėrbimit Informativ Kombėtar Fatos Klosi dhe ministri i brendshėm, i ndjeri Perikli Teta, do ta paralajmėėronin Azem Hajdarin, qė ai tė mos udhėtonte drejt vendlindjes sė tij. Nėpėrmjet informatorėve nė terren, SHIK-u ishte informuar pėr rrezikun serioz qė i kanosej deputetit demokrat Hajdari, nėse udhėtonte drejt Tropojės. Tė njėjtin informacion kishte dhe Ministria e Brendėshme. Ish-ministri Teta e njoftoi Hajdarin se policia nuk kishte mundėsi ti garantonte jetėn nėse shkonte nė Bajram Curri. Nė kėto kushte Teta i kėrkoi Hajdarit qė tė mos e kryente njė udhėtim tė tillė. Por deputeti i PD-sė, lideri i dhjetorit ’90, Azem Hajdari, e refuzoi nė mėnyrė kategorike paralajmėrimin e ministrit tė brendshėm, Teta. “Askush nuk mund tė mė ndalojė tė shkojė nė vendlindjen time”, ishte pėrgjigja e Hajdarit. Fatmir Haklaj kishte dyshime pėr implikimin e Hajdarit nė dy ngjarje. E para ishte vrasja e djalit tė xhaxhait, ndihmėsgjyqtarit Sokol Haklaj, dhe ish-truprojės sė Azemit, Ibrahim Rustemi nė urėn e Milotit. Ndėrsa ngjarja e dytė ishte vrasja e tė vėllait Shkėlqimit dhe kunatit, Artur Demiri nė Qafėn e Luzhės. Pėr kėtė shkak Haklaj e kishte fiksuar nė objektivin e tij deputetin e PD-sė.

Nga e majta nė tė djathtė, Fatmir Haklaj, Hamdi Haklaj dhe Feriz Kėrnaja

ATENTATI

Ajo qė ishte paralajmėruar, nė tė vėrtetė ndodhi nė mbrėmjen e 4 qershorit. Pasi kishin kryer vizitat dhe takimet e rastit nė qėndrat e strehimit tė refugjatėve, deputetėt e PD-sė po shpėrndaheshin nė bazat ku do tė kalonin natėn nė Bajram Curri. Pėrveē truprojave qė i kishin shoqėruar deputetėt e PD-sė nga Tirana, pėr sigurinė e tyre duhej tė kujdesej nė mėnyrė tė veēantė dhe policia e rendit nė Tropojė, shef i sė cilės ishte Jaho Mulosmani. Ai e pėrmbushi detyrėn nė shoqėrimin e Arbnorit dhe Topallit, por pėr Hajdarin nuk mori pėrsipėr asgjė. Pėrkundrazi e la atė tė ekspozuar ndaj ēdo rreziku qė mund ti kanosej. Nė momentin qė Azem Hajdari dhe shoqėruesit e tij, po shkonin nė njė banesė ku do tė kalonin natėn, u ndodhėn nėn breshėritė e armėve. Si rezultat i zjarrit tė hapur nga disa persona, u godit fuoristrada ku udhėtonte deputeti Hajdari, por pėr fat tė mirė ky i fundit shpėtoi pa dėmtime. I vetmi i plagosur nga ky incident ishte gazetari i Televizionit Shqiptar Bardhyl Pollo. Duke ndjerė rrezikun qė i kanosej, Hajdari e kaloi natėn nė banesėn e njė mbėshtetėsi tė PD-sė nė Tropojė, qė njėkohėsisht kishte dhe lidhje farefisnie me Haklajt. Pikėrisht me kėtė fakt e justifikoi mė pas Fatmir Haklaj, pamundėsinė pėr tė mėsyrė nė banesėn ku u strehua Hajdari. Deputeti i PD-sė i kishte mbijetuar pritės, por mesazhi pėr tė ishte mjaft i qartė, sepse plumbat e kallashnikovėve kishin depėrtuar brenda fuoristradės sė tij. Menjėherė sapo u kthye nė Tiranė Hajdari, akuzoi pėr autorėsinė e kėsaj ngjarje pėrfaqėsuesit e shtetit nė Tropojė dhe nė veēanti vėllezėrit Haklaj. Ministria e Brendėshme dhe SHIK-u deklaruan se e kishin njoftuar deputetin demokrat pėr atė qė mund ti ndodhte, por ai s’ua kishte vėnė veshin. Pavarsisht asaj qė ndodhi dhe zhurmės sė madhe tė bėrė nė Tiranė, Fatmir Haklajt nuk i hyri gjemb nė kėmbė. Ai vazhdoi qetėsisht aktivitetin e tij i sigurt se askush nuk do tė guxonte ta drejtonte gishtin drejt tij.

HAKLAJT FURNIZUAN ME ARME UCK-NE

Me fillimin e pranverės tė vitit 1998 nisi kriza e Kosovės. UÇK kishte nevojė pėr armatime dhe logjistikė nė mėnyrė qė ti bėnte ballė Ushtrisė Sėrbe. Uria pėr armė matanė kufirit duhej shuar me furnizime nga territori i Shqipėrisė, ku armėt nuk ishte e vėshtirė ti gjeje. Furnizimi me armė i UÇK-sė u kthye jo vetėm nė njė detyrė patriotike por dhe nė njė biznes mjaft fitimprurės. Jashtė kėsaj loje nuk mund tė qėndronin Haklajt, dhe njerėzit e tyre. Lidhjet matanė kufirit pėr ta ishin shumė mė tė herėshme, qysh para viteve ’90, kur Halil Haklaj ishte infiltruar nga Sigurimi pėr furnizimin me armė tė grupeve guerile. Kėto lidhje i ndihmuan Haklajt tė riaktivizoheshin serish, madje kėtė radhė shumė mė fuqishėm se mė parė. Nėpėrmjet tyre kalonte njė pjesė e mirė e arsenalit luftarak tė destinuar pėr njėsitė e UÇK-sė qė ishin nė formim e sipėr.

VRASJA MISTER E SHEFIT TE LOGJISTIKES SE UCK-SE

Njė pritė e organizuar nga njė grup personash tė armatosur, i kushtoi jetėn shefit tė logjistikės sė UÇK-sė Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala. Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mėrgimi” ishte furnitori kryesor i guerrilasve nė Kosovė. Konushevci ishte lidhja mė e fortė e Haklajve pėr kalimin e arsenalit luftarak matanė kufirit. Vrasja e tij mė 9 maj 1998, pranė fshatit tė vogėl Miliskajė, nė aksin rrugor Qafė Mali-Bajram Curri ka mbetur ende njė mister.

PRITA

Mbrėmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala dhe njė pjestar i UCK-sė qė shėrbente si shofer, ishin nisur me njė kamion me armė nė drejtim tė Bajram Currit. Pėr tė shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisė ata janė nisur sapo ka rėnė nata dhe zgjodhėn rrugėn e vėshtirė tė Qafė Malit. Rreth orės 02.00 pas mesnate, kamioni ka ndeshur nė njė pengesė qė u kishte bllokuar rrugėn sapo kalon fshatin Miliskajė. Njė grup personash tė armatosur ka qėlluar drejt kamionit, nga njė shkėmb i thepisur anės rrugės, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci. Si rezultat i zjarrit tė hapur nga Konushevci ėshtė plagosur rėndė dhe mė pas ka gjetur vdekjen njė nga autorėt e pritės, i cili mė pas rezultoi se ishte ishte nga Tropoja. Shoferi i kamionit ėshtė tėrhequr duke hapur zjarr nė njė pozicion mė tė sigurt dhe ka mundur ti mbijetojė pritės. Ndėrsa mjeku 60-vjeēar Hazir Mala ka hedhur mbi shpinė Konushevcin e plagosur dhe ėshtė nisur drejt fshatit mė tė afėrt pėr tė kėrkuar ndihmė. Mala ka ecur pėr mė shumė se njė orė me Konushevcin e plagosur mbi shpinė, deri sa ka ndeshur serish nė autorėt e pritės. Kėtė radhė sulmi ndaj tyre ka qenė vdekjeprurės dhe trupat u janė bėrė shoshė nga plumbat.


Nga e majta: Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj dhe Arjan Mala-djali i Dr Hazir Malajt i vėrarė sė bashku me Ilir Konushefcin

NDESHKIMI

Vrasėsit janė munduar tė fshehin gjurmėt, duke i hedhur trupat e masakruar tė dy dėshmorėve tė UÇK-sė poshtė njė ure, dhe mė pas i mbuluan me gurė. Fatmir Haklaj ėshtė njoftuar pėr vrasjen dhe ka shkuar nė vendngjarje. Tė vrarė ishin miku i familjes Ilir Konushevci, dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit tė tij, Arjan Mala. Kur merr vesh se nė Bajram Curri po atė natė ka patur njė tjetėr tė vrarė(Agim Demiri), atėherė Fatmir Haklaj bėn lidhjen mes viktimės dhe pritės sė Miliskajės. Pėrpjekjet e familjes sė viktimės pėr tė justifikuar vdekjen e tė afėrmit tė saj qenė tė kota. Pėr Fatmir Haklajn nuk kishte mė dyshim se Demiri kishte qenė autor i pritės sė Miliskajės, dhe pėr kėtė shkak u hakmorr aty pėr aty, duke i vrarė dhe tė vėllain, Bislim Demirin shofer taksie nė qytetin e Bajram Currit. Vrasja e dy dėshmorėve tė UÇK-sė, Konushevcit dhe Malės, vazhdon tė jetė ende e pazbuluar nga organet e drejtėsisė. Kush ishte vėnė nė dijeni pėr lėvizjen e kamionit me armė drejt Tropojės atė natė? Kė kishte takuar “Mėrgimi” nė kryeqytet pėrpara se tė nisej drejt Bajram Currit?

Die Grafik "http://frasher.beepworld.de/files/permendorrjailiri.bmp" kann nicht angezeigt werden, weil sie Fehler enthält.

Dyshimet ishin pėr njė pritė tė paguar nga shėrbimi serb UDB, ose nga vrasės tė grupeve rivale qė merreshin me trafikun e armėve drejt Kosovės?! Edhe pas 9 vitesh ngjarja e Miliskajės mbetet e mbuluar me mistėr, ndėrsa fotoja e Konushevcit u bashkua me fotot e tė vrarėve nė muret e kullės sė Haklajve.

FATMIRI: AZEMIN E VRAVA PER TE MARRE HAKUN E VELLAIT

Deputeti demokrat Azem Hajdari ish te pėrplasur disa herė brenda harkut kohor tė njė viti me vėllezėrit Haklaj. Pėrballja e parė kishte ndodhur qysh nė momentin qė ai ishte prezantuar si kandidat PD-sė pėr deputet nė Tropojė nė qershor 1997-ės. Fatmir Haklaj e kishte futur Azemin nė listėn e personave tė cilėt dyshonte se qėndronin pas vrasėsve tė Qafė Luzhės. Deklarimet publike tė Azem Hajdarit dhe disa fjalime tė ashpra tij nė parlament ku akuzonte direkt me emėr Fatmir Haklajn, ēuan nė ngjarjen e 4 qershorit nė Bajram Curri. I paralajmėruar dhe nga strukturat shtetėrore pėr rrezikun qė i kanosej nga Fatmir Haklaj, Azem Hajdari vendosi ti paraprijė tė keqes. I bindur tashmė se Fatmir Haklaj ishte njė kėrcėnim qė nuk duhej nėnvlerėsuar, Hajdari preferoi tė takonte plakun e Haklajve pėr tė sqaruar pozicionin e tij.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15199
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Kush e vrau Azem Hajdarin e Ilir Konushevcin   Lun 8 Fév - 0:50

TAKIMI

Paraditen e 2 shtatorit 1998, Muharrem Haklaj kishte ardhur nė Tiranė pėr punėt e veta. Azem Hajdari ndodhej nė zyrė, kur u njoftua nga njė bashkėpunėtor i tij, se Muharrem Haklajn e kishin parė pranė godinės sė PD-sė. Ai vendosi tė shfrytėzonte kėtė rast pėr ta takuar plakun e Haklajve. Njė i njohur i Azemit, ish-shefi i SHIK-ut nė Tropojė gjatė qeverisjes sė PD-sė, u dėrgua prej tij pėr ta ftuar plakun e Haklajve ta takonte nė godinėn e Partisė Demokratike. Muharrem Haklaj nuk e refuzoi ftesėn, pėrkundrazi u ngjit nė zyrėn e Azemit, nė katin e dytė tė godinės sė PD-sė. Takimi u zhvillua kokė pėr kokė pa prezencėn e askujt tjetėr. Por, ngjitja e plakut tė Haklajve nė zyrat e PD-sė, nga ku djemtė e tij ishin akuzuar pėr shumė ngjarje tė rėnda krijoi padyshim njė habi dhe kureshtje tė madhe. Biseda mbeti e panjohur deri nė vitin 2000, kur Muharrem Haklaj e bėri publike pėr median. Sipas plakut tė Haklajve, Azemi e kishte sqaruar nė lidhje me vrasjen e djalit, Shkėlqimit nė Qafėn e Luzhės. “Unė nuk kam gisht nė vrasjen e djalit tėnd. Ai ėshtė vrarė prej kėtu”, i ka thėnė deputeti Hajdari, Muharrem Haklajt. Nė njė intervistė tė mėvonshme nė media, Haklaj tha se, i kishte dhėnė Azemit 10 ditė kohė pėr tė biseduar me djemtė dhe mė pas do ti kthente njė pėrgjigje. Nė tė vėrtetė 10 ditė pas kėtij takimi, mė 12 shtator, Fatmir Haklaj zbarkoi nė Tiranė pėr ti kthyer pėrgjigje Azem Hajdarit.
HAKLAJ

Sipas hetimeve tė kryera nga njė grup special prokurorėsh disa vite mė pas, rezultoi se Haklaj kishte zbritur nga Tropoja duke zbardhur 11 shtatori, nėpėrmjet aksit rrugor tė Qafė Malit. Pėr t`iu shmangur goditjes nga kundėrshtarėt ai preferonte tė udhėtonte nė orėt e vona, i shoqėruar nga disa makina dhe njė numėr i madh personash tė armatosur. Fakti qė ishte person nė kėrkim nuk e kishte penguar qė pėr udhėtimin e fundit tė merrte me vete disa mjete dhe drejtues tė komisariatit tė Bajram Currit, duke filluar qysh nga shefi i rendit Jaho Mulosmani, shefi i qarkullimit Ismet Haxhia, disa efektivė tė policisė dhe furgonin tip Iveko tė grupeve tė gatėshme. Para sė tė hynte nė Tiranė, Fatmir Haklaj ėshtė ndalur nė Nikėl pėr tė marrė nė eskortėn e vet dhe njė tjetėr personazh, Naim Çangun. Gjatė qėndrimit nė kryeqytet, Haklaj u takua dhe me truprojėn e ish-presidentit Berisha, Izet Haxhia. Nuk dihet ēfarė ka biseduar, por sipas hetimit tė prokurorisė, ai shfrytėzoi pikėrisht kėtė njohje pėr tė nxjerrė nga godina e PD-sė Azem Hajdarin.

HAJDARI

Mė 12 shtator, Azem Hajdari ndodhej nė njė takim tė PD-sė nė qytetin e Fierit. Por atė e kėrkuan me insistim nė kryeqytet. Dėshmitarė okularė pohojnė se atė ditė Hajdari pati disa telefonata nė celularin e tij me persona tė rėndėsishėm tė opozitės, tė cilėt i kėrkonin tė kthehej me urgjencė nė kryeqytet. Nė mesditė, ai zhvilloi njė takim nė Lushnje dhe pas njė ndalese nė Shijak, mbrėmja e zuri nė Tiranė. Fatmir Haklaj ka pritur mbrėmjen pėr t`iu afruar pa probleme selisė sė PD-sė. Nė vendimin pėrfundimtar tė gjykatės pėr ngjarjen qė njihet si “Vrasja e Shekullit”, thuhet se Haklaj kishte pėrgatitur njė atentat me pjesmarrjen e shumė personave dhe njė numri tė madh mjetesh. Nė tė vėrtetė Haklaj iu afrua godinės sė PD-sė vetėm me njė autoveturė tip Benz Mercedes, me ngjyrė blu tė errėt dhe targa VL 06 76. Mjeti pėr t`iu shmangur kontrolleve tė befasishėm tė policisė nė kryeqytet mbante sipėr njė fenelinė identike me ato tė mjeteve tė Ministrisė sė Brendėshme. Bashkė me Haklajn ndodheshin shefi i rendi i Tropojės Jaho Mulosmani dhe 29 vjeēari nga Nikla, Naim Çangu. Pavarsisht dėshmive tė shumta apo deklarimeve tė ndryshme askush tjetėr nuk ka qenė me Haklajn nė atė mbrėmje.

Azem Hajdari dhe Izet Haxhia gjatė njė proteste tė sindikatave nė vitin 1996

ATENTATI

Rreth orės 21.13 Azem Hajdari doli nga selia e PD-sė krejt papritur dhe me njė shqetėsim qė e shfaqte haptazi nė fytyrė. Dy truprojat e tij, Zenel Neza dhe Besim Cera ishin tė ulur nė njė lokal para godinės sė PD-sė dhe sapo e kanė parė tė dalė i janė bashkuar nga pas pa e ditur se ku po shkonte. Nė momentin qė ai ka mbėrritur aty ku sot ndodhet memoriali pėrkujtimor, ka shkėmbyer disa fjalė me Fatmir Haklajn, i cili si zakonisht ishte i veshur me uniformė kamoflazhi dhe nė duar mbante njė Kallashnikov. Pėrpara se tė dėgjoheshin tė shtėnat e para mes Hajdarit dhe Haklajt ka patur njė konfrontim fizik. Jaho Mulosmani ėshtė futur mes tyre, por ka qenė tepėr vonė. Fatmir Haklaj tashmė e kishte marrė vendimin pėr tė tėrhequr kėmbėzėn e Kallashnikovit. Nga breshėria e Haklajt mbeti i vrarė Azem Hajdari dhe truproja i tij Besim Cera. Truproja tjetėr, Zenel Neza, pėr fat tė mirė vetėm u plagos. Nė momentin qė Haklaj hapi zjarr mbi Azemin, nė rrezen e tė shtėnave tė tij ishte dhe Naim Çangu. 29-vjeēari nga Nikla mbylli sytė vetėm pas disa orėsh nė urgjencėn e Qėndrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” nė Tiranė. Pas breshėrisė sė parė Haklaj nuk humbi kohė, por tėrhoqi zvarrė deri nė autoveturėn e tij Naim Çangun dhe u largua me shpejtėsi. Fillimisht Benz-i i tij u nis drejt bulevardit dhe mė pas mori drejtimin e Rrugės sė Dibrės.

ALIBIA

Njė shi rrebesh qė nisi menjėherėė pas ngjarjes i krijoi njė tjetėr avantazh Fatmir Haklajt, duke i dhėnė mundėsi tė largohet qetėsisht nga kryeqyteti. Nė vendngjarje u gjet dhe njė pistoletė me silenciator, e cila nuk kishte kryer qitje. Nė vendimin pėrfundimtar tė procesit “Hajdari” deklarohet se nė vendngjarje ka patur qitje nga dy armė, njė Kallashnikov, me tė cilin ka qėlluar Fatmir Haklaj dhe njė pistoletė e kalibrit 9 milimetėrsh, tip Bereta, me tė cilėn ka qėlluar Jaho Mulosmani. Haklaj, disa muaj pas ngjarjes, deklaroi se vetėm ai kishte qėlluar mbi Azemin. Askush tjetėr nga njerėzit qė ndodheshin me tė nuk kishte hapur zjarr ndaj deputetit tė PD-sė. Ai tha se nuk kishte shkuar pėr ta vrarė Hajdarin, por donte tė bisedonte me tė pėr ti dėgjuar me veshėt e tij fjalėt qė deputeti demokrat ia kishte dhėnė plakut tė Haklajve mė 2 shtator. Por nė momentin qė Haklaj kishte parė Azem Hajdarin tė dilte me njė pistoletė me silenciator nė dorė, ndėrroi mėndje dhe vendosi ta qėllonte. Ndėrsa vrasjen e Naim Çangut, Haklaj e justifikoi me faktin se krutani i kishte dalė nė rrezen e zjarrit. Madje ky fakt sipas Haklajt tregonte qė ai dhe njerėzit e tij nuk ishin pozicionuar pėr ta vrarė Azem Hajdarin, vendim tė cilin e kishin marrė aty pėr aty. Versioni pėrfundimtar i procesit “Hajdari” ishte i ndryshėm nga ai i Haklajt. Sipas gjykatės edhe Jaho Mulosmani ka qėlluar nė drejtim tė Azemit dhe truprojave tė tij. Por, gjykata nuk sqaroi se e kujt ishte pistoleta me silenciator e gjetur nė vendngjarje pas atentatit, duke mos provuar nėse ajo ishte e vrasėsve apo e vet deputetit tė PD-sė, i cili e kishte nuhatur rrezikun qė i kanosej.
DESHMITARET

Procesi maratonė i ēėshtjes Hajdari u mbyll pa deklarimet e tre dėshmitarėve shumė tė rėndėsishėm pėr zbardhjen e sė vėrtetės, kreut tė Partisė Demokratike Sali Berisha, ish-truprojės sė tij, Izet Haxhia dhe Jaho Mulosmanit. Rrjedha e procesit mund tė kishte qenė krejt ndryshe nėse kėta tre dėshmitarė do tė rrėfeheshin para trupit gjykues. Nė vendimin pėrfundimtar gjykata shpalli si motiv tė vrasjes sė deputetit Hajdari, hakmarrjen. Sipas saj, Haklaj e kishte vrarė Hajdarin pasi dyshonte se ai ishte implikuar nė vrasjen e tė vėllait mė 5 janar 1998 nė Qafėn e Luzhės. Ky motiv vazhdon tė mbetet i pandryshuar pavarsisht deklaratave tė shumta tė opozitės dhe liderit tė saj Berisha, pėr njė rigjykim tė atentatit tė 12 shtatorit, qė tashmė ka hyrė nė histori si “Vrasja e Shekullit”. Jaho Mulosmani u dėnua me burgim tė pėrjetshėm, ndėrsa Izet Haxhia u dėnua me 25 vjet burg nė mungesė, si bashkėpunėtor nė krim. I vetmi i ndėshkuar shumė mė rėndė nga pėrgjegjėsia e vėrtetė qė kishte nė kėtė ngjarje ėshtė Ismet Haxhia, fajėsia e tė cilit ėshtė vetėm fakti qė shoqėroi nga Tropoja nė Tiranė dhe pastaj gjatė kthimit, eskortėn e Fatmir Haklajt.

BERISHA

Pas ngjarjes Fatmir Haklaj dhe eskorta e tij e pėrbėrė nga disa mjete tė policisė nuk e kishte tė vėshtirė tė largohej drejt veriut pa i ndaluar asnjė postblloku nė rrugėn nacionale. Shefi i opozitės Sali Berisha doli nė njė konferencė shtypi vetėm pak minuta pas atentatit. Ai akuzoi pėr autorėsinė e krimit struktura shtetėrore tė qeverisė Nano, dhe direkt me emėr shefin e rendit tė Tropojės Jaho Salihi. Nuk dihet se pėr ēfarė arsye Berisha vendosi tė etiketonte Jahon me mbiemrin Salihi dhe jo me mbiemrin e tij, Mulosmani. Berisha nuk e pėrmendi fare vrasėsin e vėrtetė, Fatmir Haklaj dhe nuk do ta bėnte njė gjė tė tillė publikisht asnjėherė deri nė momentin qė ai u vra njė vit mė vonė. Pas deklaratės sė Berishės, ish-ministri Teta i kėrkoi shefit tė krimeve nė Tropojė, Kastriot Gjongecit qė tė verifikonte nėse Jaho Mulosmani ndodhej nė banesėn e tij nė Bujan. Njė furgon i grupit tė gatshėm tė policisė sė Tropojės shkoi nė banesėn e Jahos pėr tė kontaktuar me tė disa orė pas atentatit. Drejt kullės sė Mulosmanėve u nis polici Çel Pozllumi. Nė vend tė Jahos atij i doli pėrpara babai i tij, Sali Mulosmani qė punonte si shofer nė degėn e SHIK-ut nė Bajram Curri. Ai u tha Pozllumit se Jaho ndodhej nė banesė i sėmurė dhe nuk mund tė ngrihej nga shtrati, por tė nesėrmen ai do tė ishte nė komisariat. Kėtė pėrgjigje Pozllumi ia raportoi shefit tė krimeve Gjongecaj, ndėrsa ky i fundit e pėrcolli te ministri Teta. Nė orėn 7.00 tė mėngjesit tė 13 shtatorit Jaho u paraqit nė detyrė dhe nėpėrmjet telefonit tė zyrės sė OSBE-sė u lidh me ministrin Teta. Ndėrsa Haklaj, pasi kishte kryer “Vrasjen e Shekullit” ishte kthyer nė kullėn e tij nė Kėrnajė, pėr tė ndjekur nga ekrani i televizionit atė qė ndodhi nė orėt nė vazhdim.

TAKIMI SEKRET I FERIZ KERNAJES ME GJINUSHIN
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Nė mesin e korrikut 1998, ndodh njė tjetėr ngjarje qė i nxjerrė serish nė skenė Haklajt. Policia e Gramshit arreston nė njė postbllok nė hyrje tė qytetit, Halil Haklajn dhe Isamedin Haxhinė. Nė automjetin qė ata udhėtonin u kap dhe njė sasi armėsh qė sapo e kishin blerė pėr ta ēuar nė Kosovė. Ortakėria e tyre krijoi kuriozitet tė madh, pasi Halil Haklaj ndodhej sėbashku me vėllain e Izet Haxhisė, truprojės sė ish-presidentit Berisha. Nė pamje tė parė dukej e habitshme njė kombinim Haklaj-Haxhia pasi ishin tė qarta pozicionimet politike tė tyre, pro dhe kundėr Berishės. Por, Halil Haklaj kishte punuar pėr njė kohė tė gjatė me Ismet Haxhinė nė minierėn e Kamit dhe banesat e tyre nė Kėrnajė e Babinė nuk ndodheshin mė larg se 30 minuta nga njėra-tjetra. Fatmir Haklaj u alarmua pėr arrestimin e tė vėllait dhe kėrkoi lirimin e tij nga gjykata. Dėshtimi pėr ta liruar dhe nė Gjykatėn e Apelit e acaroi sėtepėrmi. Nė kėto kushte vendosi tė reagojė duke demonstruar forcėn. Haklaj kėrcėnoi tė gjithė pėrfaqėsuesit e lartė tė administratės shtetėrore nė Tropojė, madje policia deklaroi se ai mori peng dhe tė dėrguarin e qeverisė nė veri tė vendit Taulant Dedja. Nėse nuk lirohej i vėllai nga burgu, ai do tė ndėrmerrte veprime mė tė ashpra.

TAKIMI

Si rezultat i kėsaj situate tė acaruar, nė fundgushtin e vitit 1998 nė Tropojė, tė vetmit zyrtarė tė lartė, ishin i plotėfuqishmi i qeverisė(qė mė tepėr qėndronte si peng sesa si pėrfaqėsues i qeverisė) dhe pėrfaqėsuesi i OSBE-sė pėr Bajram Currin, Billi Vogst(njė ish-kolonel i forcave speciale britanike SAS). Pėr tė negocuar me Haklajn autoritetet shtetėrore shfrytėzuan njė vizitė tė njė grupi deputetėsh nė Tropojė. Mesditėn e 22 gushtit 1998 nė Bajram Curri mbėrritėn Kryetari i Kuvendit Skėnder Gjinushi, zv/kryeministri Kastriot Islami, Nėnkryetari i Kuvendit Namik Dokle, kryetari i komisionit tė jashtėm tė Kuvendit, Sabri Godo, si dhe deputetėt socialistė Ismail Togu e Bardhyl Agasi. Nė orėt e pasdites, pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė shtetit, tė cilėve u mungonte vetėm presidenti Meidani dhe Kryeministri Nano patėn njė takim nė hotel-turizmin e qytetit me njė pėrfaqėsus tė Fatmir Haklajt. Takimi u zhvillua nė zyrėn e OSBE-sė, nė katin e dytė tė hotelit. Nė tė nuk ishte i pranishėm deputeti Godo, qė preferoi tė priste nė hollin e hotelit.

MESAZHI

Fatmir Haklaj nuk pranoi tė shkonte vet nė takim pasi ndihej i fyer, jo vetėm se ia kishin arrestuar tė vėllain qė po u ēonte armė ushtarėve tė UÇK-sė, por sepse nuk po e lironin nga burgu edhe pse kishte kaluar mė shumė se njė muaj. Ai dėrgoi nė takim Feriz Kėrnajėn, qė kishte qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė burg me liderin socialist Fatos Nano, i cili nė atė kohė ishte nė detyrėn e kryeministrit tė vendit. Kėrnaja kishte vetėm 20 ditė qė kishte marrė pafajėsi nga Gjykata e Tropojės pėr vrasjen e Isuf Halucės nė tragetin e linjės Fierzė-Koman nė vitin 1993. Ferizi ua bėri tė qartė mesazhin e Fatmir Haklajt pėrfaqėsuesve tė lartė tė shtetit. Nėse Halil Haklaj nuk lirohej nga burgu, pasojat mund tė ishin tė mėdha. Se ēfarė premtimi i bėn pėrfaqėsuesit e shtetit Kėrnajės, kjo nuk ėshtė bėrė publike, por ėshtė fakt se dy javė mė pas, Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhia u lanė tė lirė me “ndėrhyrje nga lart” pasi, kishin qėndruar pėr 50 ditė nė burgun e Gramshit.

BERISHA 10 VJET PA SHKELUR NE TROPOJE PAS SHERRIT ME HAKLAJT

Drejtuesit e lartė tė shtetit u informuan nė rrugė operative se “Vrasjen e Shekullit” e kishte kryer Fatmir Haklaj, por ata nuk ndėrmorėn asnjė hap pėr ta arrestuar. Pėr ta, ai ndodhej shumė larg Tiranės, atje nė kullėn e tij tė fortifikuar rrėzė Shkėlzenit. Tė dėrgoje policinė pėr ta arrestuar nė Tropojė, pikėrisht aty ku ai ishte njeriu mė i fuqishėm dukej njė aventurė qė askush nuk guxonte ta merrte pėrsipėr. Pėr momentin Fatmir Haklaj dukej mė i fortė se shteti, qė qeverisej nga e majta. Nė fund tė fundit ai e kishte kthyer Tropojėn nė njė tokė tė djegur pėr kundėrshtarin e tyre kryesorė, liderin e opozitės Sali Berisha, qė kishte mė shumė se njė vit e gjysėm qė nuk shkelte mė nė vendlindjen e tij pėr arsye sigurie. Madje qysh nga ajo kohė ai nuk e ka vizituar mė Tropojėn, edhe pse kanė kaluar mė shumė se 10 vjetė nga incidenti me Haklajt mė 22 qershor 1997. Pas ēdo ngjarje rėndė nė Tropojė lideri i opozitės fajėsonte Haklajt dhe njerėzit e tyre. Ndėrsa pėr Haklajt, pas ēdo familjari apo tė afėrmi tė vrarė, qėndronin njerėzit e Berishės. Mė guximtari, deputeti i Tropojės Azem Hajdari, nė tė vetmen tentativė qė bėri pėr tė shkuar nė Bajram Curri pas qershorit 1997, i shpėtoi pėr fat vdekjes. Por ky fat e braktisi tre muaj mė vonė, kur u vra para selisė sė PD-sė. Pėrjashtim nuk bėnin as politikanėt apo shtetarėt e lartė tė sė majtės, qė pėrpara se tė shkelnin nė Tropojė, merrnin garanci nga Haklaj, se nuk do tu ndodhte asgjė. Por, kjo situatė nuk zgjati shumė. Shefat socialistė nė Tiranė do tia punonin mė keq se kundėrshtarėt e tij, qė e akuzonin pėrditė nga mėngjesi deri nė mbrėmje pėr atė qė po bėnte nė Tropojė.

14 SHTATORI

Jo mė pak i informuar pėr vrasėsit e vėrtetė tė Hajdarit, ishte dhe shefi i opozitės, Berisha. Por, ai e shfrytėzoi politikisht ngjarjen pėr tė asgjesuar kundėrshtarėt e tij socialistė. Funerali i Hajdarit ku merrnin pjesė dhjetėra mijėra vetė nga e gjithė Shqipėria, u kthye nė njė revoltė popullore, pas sė cilės njė mėndje e etur pėr pushtet, kishte ideuar njė grusht shteti tė armatosur. Arkivoli i Hajdarit u ēua pėrpara kryeministrisė, dhe mė tė nė duar turma e irrituar pushtoi dhe dogji brenda pak minutash tė gjitha institucionet mė tė rėndėsishme tė shtetit. Qeveria socialiste ishte krejtėsisht jashtė funksionit. Ndėrsa kryeministri Nano, pėr tė shpėtuar kokėn e kaloi kufirin shtetėror drejt Maqedonisė, pėrpara se arkivolin e Azemit tia sillnin te zyra e tij. Tanket e Gardės sė Republikės qė u nxorrėn pėr tė trembur militantėt e armatosur nė Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, u morėn pa as mė tė voglėn rezistencė, sikur tė ishin pajtona me kuaj. E paisur dhe me tanket e Gardės, komando e armatosur qė sulmoi kryeministrinė, tashmė ishte kthyer nė zot tė kryeqytetit. Ministri i Brendshėm Teta, i vetmi funksionar i lartė pas presidentit Meidani qė nuk u largua nga vendi i punės, e kishte humbur kontrollin mbi policinė dhe vetėm vėshtronte nga dritarja e zyrės sė tij ē’po ndodhte nė bulevardin kryesor tė Tiranės.

GRUSHTI
Marrja e godinės sė Radio-Televizionit Shtetėror nga njerėz tė armatosur dhe shfaqja nė ekranin e tij e disa eksponentėve tė opozitės qė deklaronin se qeveria Nano ishte pėrmbysur, e kompletoi kuadrin e njė grushti shteti. Kamerat e disa televizioneve private qė e transmetonin drejtpėrdrejt atė qė po ndodhte, fiksuan nė objektivin e tyre kush ishin organizatorėt qė orientonin personat e armatosur tė qėllonin mbi kryeministrinė dhe Kuvendin. Pjesa mė e madhe e tyre ishin eksponentė tė njohur pėr publikun, si ish-truproja apo mbėshtetės tė flaktė tė liderit tė opozitės. Njė tjetėr detaj jo i parėndėsishėm, ishte fakti se mes turmės u panė dhe persona me uniforma tė UÇK-sė. Pas ngjarjes u identifikuan se ishin rekrutė tė njėsive ushtarake tė FARK-ut, (Forcat e Armatosura tė Republikės sė Kosovės) qė financoheshin nga kryeministri i qeverisė nė ekzil, Bujar Bukoshi, njė aleat i deklaruar i Berishės. Pavarsisht asaj qė ndodhi nė rrugė, asgjė nuk e justifikon shkėrmoqjen nė atė farė feje tė institucioneve mė tė rėndėsishme tė shtetit qė u zbythėn pėr tė shpėtuar kokėn sapo dėgjuan krismat e para tė armėve nė Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”.

KTHESA
Nė momentet qė militantėt e opozitės po festonin pėrmbysjen e qeverisė Nano, u desh ndėrhyrja diplomatike e pothuaj tė gjitha shteteve perėndimore qė kishin ambasada nė Tiranė, pėr tė rikthyer normalitetin. Mjaftoi njė urdhėr verbal qė militantėt e armatosur tė opozitės tė lėshonin institucionet e pushtuara dhe tė largoheshin si me sustė nga rrugėt e Tiranės. Cuditėrisht nė krye tė njerėzve tė armatosur qė sulmuan kryeministrinė dhe parlamentin mė 14 shtator, qėndronte truproja i ish-presidentit Berisha, Izet Haxhia. Pikėrisht ky fakt shtoi mė shumė dyshimet se ai mund tė ishte implikuar nė vrasjen e deputetit Hajdari. Por pavarsisht faktit se ka marrė njė dėnim tė rėndė nga Gjykata, Izet Haxhia nuk ka dėshmuar kurrė pėr tė vėrtetėn qė e di vetėm ai. Pas gjithė asaj qė ndodhi Fatmir Haklaj i kishte kaluar tė gjitha caqet. Tashmė ai nuk ishte thjeshtė njė rrezik vetėm pėr rendin dhe sigurinė, diku atje larg nė alpet e Shqipėrisė. Fatmir Haklaj dhe njerėzit e tij, shiheshin si njė kėrcėnim serioz pėr sigurinė e gjithė vendit. Qysh nga ky ēast nisi rėnia e pashmangshme e njeriut mė tė fuqishėm nė Tropojė. Kundėr tij nuk ishin vetėm familjet e viktimave nė Bajram Curri apo lideri i opozitės nė Tiranė. Kupa ishte mbushur dhe tani kundėr Haklajt u kthyen dhe pėrfaqėsuesit e lartė tė sė majtės, sėbashku me strukturat shtetėrore qė drejtoheshin prej tyre. Fatmir Haklaj ishte bėrė njė barrė e rėndė qė askush nuk donte ta mbante mbi shpinė. Pėr kėtė shkak u pa e udhės qė mė mirė ta hiqnin qafe, qoftė dhe me duart e tė tjerėve, sesa ta nxirrnin pėrpara drejtėsisė ku nuk dihej sesi mund tė shkonte hesapi.
QEVERIA
Vrasja e Azem Hajdarit dhe ngjarjet e 13-14 shtatorit e detyruan kryeministrin Nano qė pak ditė mė vonė tė jepte dorėheqjen. Ndėrsa nė anėn tjetėr tė llogores, lideri i opozitės Berisha e kishte kthyer Azem Hajdarin nė kalin e betejės pėr tė ngritur nė kėmbė dhe grumbulluar rreth vetes gjithė mbėshtetėsit e tij. Tentativa pėr ta pėrmbysur qeverinė e kualicionit tė majtė me dhunė, dėshtoi. Jo pėr zotėsi tė institucioneve shtetėrore, qė u shkėrrmoqėn si kala mbi rėrė brenda 30 minutash, por sepse perėndimi nuk e pėrkrahu kėtė lloj rrotacioni politik, pėrkundrazi e dėnoi ashpėrsisht. Ndėrsa tė majtėt po ndanin serish mes tyre tortėn e pushtetit tė mbetur pas largimit tė Nanos, nė Veri tė vendit, Fatmir Haklaj, nuk kishte kohė pėr tė humbur. Pas vrasjes sė Azemit Hajdarit, figurės mė popullore tė opozitės, mu nė zemėr tė kryeqytetit, Haklaj nuk i trėmbej mė askujt. Mjafton tė drejtonte gishtin mbi dikė qė mendonte se punonte pėr kundėrshtarėt e tij, dhe objektivi ishte nisur pėr nė botėn tjetėr.
BANKA

Pa u mbushur ende dy muaj nga “Vrasja e Shekullit” njė tjetėr ngjarje tronditi Tropojėn dhe la pa mend Tiranėn. Mesnatėn e 29 tetorit 1998, njė grup i madh personash tė armatosur, grabitėn pėr herė tė dytė brenda 10 muajėve, Bankėn e Kursimeve nė Tropojė. Por kėtė radhė grabitja ishte mė spektakolare dhe shuma e pėrfituar mė e majme. Pas grabitjes sė janarit, Banka e Kursimeve kishte ndėrtuar njė ambjent tė ri, kėtė radhė mė tė betonuar dhe shumė mė tė sigurtė se herėn e parė. Sėpaku kasaforta e re e Bankės sė Kursimeve nė Bajram Curri ishte nga mė tė sigurtat nė vend. Por, grabitėsit qė rezultojnė tė jenė e njėjta dorė si nė rastin e parė, e kishin marrė parasysh kėtė fakt. Nėse pėrdornin eksploziv pėr tė hapur kasafortėn, duhej njė sasi aq e madhe sa rrezikonte tė rrafshonte pėrtokė jo vetėm godinėn katėrkatėshe ku ishte vendosur banka, por dhe pallatet pesėkatėshe rreth saj. Pėr ti bėrė derman sigurisė sė kasafortės, grabitėsit kishin mendur njė plan origjinal. Ata morėn nė mes tė natės me forcėn e armėve, drejtuesin e njė vinēi tė tonazhit tė rėndė, i vetmi i atij lloji qė ndodhej nė rrethin e Tropojės.

SHPËRBLIMI
Vinēieri e shpėrtheu murin anėsor tė bankės dhe mė pas e shkuli nga vendi kasafortėn e blinduar duke e ngarkuar nė karrocerinė e njė kamioni. Nga ky moment superkasaforta e Bankės sė Kursimeve nuk ishte mė e blinduar. Ajo ishte thjeshtė njė arkė metalike me plotė 620 milionė lekė brenda saj. Kasaforta u transportua nė njė vend larg qytetit, ku njė mjeshtėr saldator punoi i pashqetėsuar pėr ta nxjerrė jashtė funksionit. Komisariati i Bajram Currit, qė kėtė radhė e kishte godinėn e Bankės dhe nja 50 metra mė afėr, se herėn e patė, as qė e mori mundimin ti hynte telasheve me grabitėsit. Njė ditė mė pas lideri i opozitės Sali Berisha, e akuzoi drejtpėrdrejt qeverinė socialiste, se jo vetėm ishte e implikuar nė kėtė ngjarje tė turpshme, por nė kėtė formė kishte shpėrblyer me njė shumė tė majme vrasėsit e Azem Hajdarit. Nė objektivin e akuzave tė shefit tė PD-sė, ishte i njėjti personazh, Fatmir Haklaj dhe njerėzit e tij. Edhe pse kanė kaluar 9 vjet nga kjo ngjarje e rėndė qė diskreditoi shtetin shqiptar, autorėt e grabitjes nuk u vunė kurrė para drejtėsisė.

MARREVESHJA
Nė fundin e dhjetorit 1998, tre ditė pėrpara ndėrrimit tė viteve, Fatmir Haklaj bėn njė tjetėr veprim tė papritur. Banorėt e Tropojės kishin afro tre muaj qė nuk kishin marrė rrogat dhe pensionet qysh nga momenti kur u grabit pėr herė tė dytė Banka e Kursimeve nė Bajram Curri. Pėr tė transportuar ngarkesėn e radhės drejt Tropojės u caktuan forcat speciale tė RENEA-s. Pavarsisht se ishin njėsia mė e mirė e policisė shqiptare, as specialėt e RENEA-s s’kishin garanci se nuk goditeshin gjatė udhėtimit me njė vlerė parash prej mė shumė se 800 milionė lekėsh tė vjetra. Pėr ti paraprirė ēdo tė papriture, trupat speciale dėrguan nė Tropojė dy ditė pėrpara se tė ēonin paratė, dy pjestarė tė repartit qė ishin nga e njėjta zonė. Ata biseduan me Haklajn dhe njerėzit e tij dhe kėrkuan tė mos kishin telashe. Specialėt nga ana e tyre i garantuan njerėzit e Fatmirit, se nuk kishin punė me ta, pavarsisht faktit se mund tė ishin ose jo persona nė kėrkim. Si shkėmbim kėrkonin tė mos hasnin asnjė pengesė gjatė pėrmbushjes sė misionit tė tyre. Duke qenė se rrugėt tokėsore ishin tė pasigurta, u zgjodh qė transporti i parave tė bėhej me helikopter.

PARATE
Mė 28 dhjetor 1998 njė helikopter i forcave speciale u nis drejt Tropojės. Moti i keq dhe era e fortė e detyroi helikopterin tė ulej nė njė zonė tė vėshtirė. Tė bllokuar nė borė, forcave speciale u erdhi nė ndihmė Fatmir Haklaj dhe disa persona qė qėndronin me tė. Pas disa orėsh thasėt me 800 milionė lekė u depozituan nė objektin e rikonstruktuar tė Bankės sė Kursimeve nė Bajram Curri. Kėtė radhė askush nuk guxoi tė prekte rrogat dhe pensionet e tropojanėve, ndėrkohė qė ngjarja u publikua nė media duke bėrė jehonė tė madhe. Disa javė mė vonė nė prag tė luftės sė Kosovės, gazetari italian i Korriere dela Sera, Xhuzepe D’Avanzo raportonte nga Bajram Curri se “Fatmir Haklaj ishte Robin Hud dhe nė tė njėjtėn kohė Sherifi i Shervudit. Ai si Sherifi i Shervudit gjatė ditės, sillte nė Tropojė rrogat e shtetit, dhe nė darkė, i shndėrruar nė Robin Hud, grabiste bankėn”. Pavarsisht akuzave tė shumta nga opozita apo pėrshkrimeve prej gangėsteri qė i bėnin gazetarėt e huaj, organet e drejtėsisė nuk e akuzuan asnjėherė zyrtarisht, e ca mė pak tė provonin se Fatmir Haklaj ishte implikuar nė dy grabitjet e Bankės sė Kursimeve, qė nė total kapnin njė vlerė prej 1 miliardė e 100 milionė lekėsh tė vjetra.

TRUPROJA I NANOS, I DYSHUAR PER MINAT KUNDER FATMIRIT
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mėngjesin e 6 majit 1999, Fatmir Haklaj u nis nga kulla e tij nė Kėrnajė pėr tė shkuar nė komisariatin e Bajram Currit. Ai udhėtonte me njė fuoristradė Land Rover me ngjyrė tė bardhė, identike si ajo qė Jaho Mulosmani ia kishte marrė forcėrisht nė mes tė Bajram Currit, Drejtorit tė policisė sė Kukėsit, Jonuz Hyka. Bashkė me Haklajn udhėtonin dhe Sami Kėrnaja, Shpėtim Gjyriēi, Eduart Haklaj, dhe njė grua, tė cilėn e morėn nė rrugė, nė vendin e quajtur Sopot. Land Roveri ishte pronė e njė polici nga Bajram Curri, i cili ia kishte blerė babait tė shefit tė krimeve nė komisariatin e Tropojės nė atė kohė, Arlind Ismailukaj.

MINAT
Njė ditė para ngjarjes, Shpėtim Gjyriēi ia kishte marrė makinėn kushėririt tė tij, pėr tė shkuar nė Kėrnajė sėbashku me Sami Kėrnajėn. Nė momentin qė ndodhi atentati, nė timonin e Land Roverit ndodhej Shpėtim Gjyriēi. Sapo fuoristrada ka mbėrritur nė vendin e quajtur Varret e Shalės, shpėrthyen dy mina tė telekomanduara nė distancė. Minat ishin tė vendosura nė njė mur mbajtės anės rrugės dhe shpėrthimi i tyre ėshtė bėrė nėpėrmjet valėve tė radios sė policisė. Si rezultat i shpėrthimit, automjeti u dėmtua rėndė, ndėrsa nipi i Haklajve, Eduart Haklaj mbeti i vrarė. Pėr fat tė mirė katėr udhėtarėt e tjerė, Fatmir Haklaj, Sami Kėrnaja, Shpėtim Gjyriēi dhe gruaja qė udhėtonte me ta mbetėn tė plagosur. Nuk kishte dyshim se objektivi i atentatit ishte Fatmir Haklaj. Autorėt mendonin se me Land Roverin, udhėtonte dhe Jaho Mulosmani. Haklaj edhe pse nuk kishte marrė pjesė nė rrėmbimin me forcė tė Land Roverit tė policisė nga Jaho, akuzohej nga atentatorėt se ai ishte protektori i Mulosmanit. Sipas tyre, nėse Fatmiri d!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!onte, mund tua kthente Land Roverin pa asnjėlloj problemi.

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ne prite e vran Ilir Konushevcin tropojanet
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

HAKLAJT FURNIZUAN ME ARME UCK-NE

Me fillimin e pranverės tė vitit 1998 nisi kriza e Kosovės. UÇK kishte nevojė pėr armatime dhe logjistikė nė mėnyrė qė ti bėnte ballė Ushtrisė Sėrbe. Uria pėr armė matanė kufirit duhej shuar me furnizime nga territori i Shqipėrisė, ku armėt nuk ishte e vėshtirė ti gjeje. Furnizimi me armė i UÇK-sė u kthye jo vetėm nė njė detyrė patriotike por dhe nė njė biznes mjaft fitimprurės. Jashtė kėsaj loje nuk mund tė qėndronin Haklajt, dhe njerėzit e tyre. Lidhjet matanė kufirit pėr ta ishin shumė mė tė herėshme, qysh para viteve ’90, kur Halil Haklaj ishte infiltruar nga Sigurimi pėr furnizimin me armė tė grupeve guerile. Kėto lidhje i ndihmuan Haklajt tė riaktivizoheshin serish, madje kėtė radhė shumė mė fuqishėm se mė parė. Nėpėrmjet tyre kalonte njė pjesė e mirė e arsenalit luftarak tė destinuar pėr njėsitė e UÇK-sė qė ishin nė formim e sipėr.

VRASJA MISTER E SHEFIT TE LOGJISTIKES SE UCK-SE

Njė pritė e organizuar nga njė grup personash tė armatosur, i kushtoi jetėn shefit tė logjistikės sė UÇK-sė Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala. Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mėrgimi” ishte furnitori kryesor i guerrilasve nė Kosovė. Konushevci ishte lidhja mė e fortė e Haklajve pėr kalimin e arsenalit luftarak matanė kufirit. Vrasja e tij mė 9 maj 1998, pranė fshatit tė vogėl Miliskajė, nė aksin rrugor Qafė Mali-Bajram Curri ka mbetur ende njė mister.

PRITA

Mbrėmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala dhe njė pjestar i UCK-sė qė shėrbente si shofer, ishin nisur me njė kamion me armė nė drejtim tė Bajram Currit. Pėr tė shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisė ata janė nisur sapo ka rėnė nata dhe zgjodhėn rrugėn e vėshtirė tė Qafė Malit. Rreth orės 02.00 pas mesnate, kamioni ka ndeshur nė njė pengesė qė u kishte bllokuar rrugėn sapo kalon fshatin Miliskajė. Njė grup personash tė armatosur ka qėlluar drejt kamionit, nga njė shkėmb i thepisur anės rrugės, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci. Si rezultat i zjarrit tė hapur nga Konushevci ėshtė plagosur rėndė dhe mė pas ka gjetur vdekjen njė nga autorėt e pritės, i cili mė pas rezultoi se ishte ishte nga Tropoja. Shoferi i kamionit ėshtė tėrhequr duke hapur zjarr nė njė pozicion mė tė sigurt dhe ka mundur ti mbijetojė pritės. Ndėrsa mjeku 60-vjeēar Hazir Mala ka hedhur mbi shpinė Konushevcin e plagosur dhe ėshtė nisur drejt fshatit mė tė afėrt pėr tė kėrkuar ndihmė. Mala ka ecur pėr mė shumė se njė orė me Konushevcin e plagosur mbi shpinė, deri sa ka ndeshur serish nė autorėt e pritės. Kėtė radhė sulmi ndaj tyre ka qenė vdekjeprurės dhe trupat u janė bėrė shoshė nga plumbat.
NDESHKIMI

Vrasėsit janė munduar tė fshehin gjurmėt, duke i hedhur trupat e masakruar tė dy dėshmorėve tė UÇK-sė poshtė njė ure, dhe mė pas i mbuluan me gurė. Fatmir Haklaj ėshtė njoftuar pėr vrasjen dhe ka shkuar nė vendngjarje. Tė vrarė ishin miku i familjes Ilir Konushevci, dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit tė tij, Arjan Mala. Kur merr vesh se nė Bajram Curri po atė natė ka patur njė tjetėr tė vrarė(Agim Demiri), atėherė Fatmir Haklaj bėn lidhjen mes viktimės dhe pritės sė Miliskajės. Pėrpjekjet e familjes sė viktimės pėr tė justifikuar vdekjen e tė afėrmit tė saj qenė tė kota. Pėr Fatmir Haklajn nuk kishte mė dyshim se Demiri kishte qenė autor i pritės sė Miliskajės, dhe pėr kėtė shkak u hakmorr aty pėr aty, duke i vrarė dhe tė vėllain, Bislim Demirin shofer taksie nė qytetin e Bajram Currit. Vrasja e dy dėshmorėve tė UÇK-sė, Konushevcit dhe Malės, vazhdon tė jetė ende e pazbuluar nga organet e drejtėsisė. Kush ishte vėnė nė dijeni pėr lėvizjen e kamionit me armė drejt Tropojės atė natė? Kė kishte takuar “Mėrgimi” nė kryeqytet pėrpara se tė nisej drejt Bajram Currit?
Die Grafik "http://frasher.beepworld.de/files/permendorrjailiri.bmp" kann nicht angezeigt werden, weil sie Fehler enthält.
Dyshimet ishin pėr njė pritė tė paguar nga shėrbimi serb UDB, ose nga vrasės tė grupeve rivale qė merreshin me trafikun e armėve drejt Kosovės?! Edhe pas 9 vitesh ngjarja e Miliskajės mbetet e mbuluar me mistėr, ndėrsa fotoja e Konushevcit u bashkua me fotot e tė vrarėve nė muret e kullės sė Haklajve.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15199
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Kush e vrau Azem Hajdarin e Ilir Konushevcin   Lun 8 Fév - 1:00

Njė grup personash tė armatosur ka qėlluar drejt kamionit, nga njė shkėmb i thepisur anės rrugės, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci. Si rezultat i zjarrit tė hapur nga Konushevci ėshtė plagosur rėndė dhe mė pas ka gjetur vdekjen njė nga autorėt e pritės, i cili mė pas rezultoi se ishte ishte nga Tropoja
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15199
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Kush e vrau Azem Hajdarin e Ilir Konushevcin   Lun 8 Fév - 1:02

Mala ka ecur pėr mė shumė se njė orė me Konushevcin e plagosur mbi shpinė, deri sa ka ndeshur serish nė autorėt e pritės. Kėtė radhė sulmi ndaj tyre ka qenė vdekjeprurės dhe trupat u janė bėrė shoshė nga plumbat.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 15199
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Kush e vrau Azem Hajdarin e Ilir Konushevcin   Lun 8 Fév - 1:05

Kur merr vesh se nė Bajram Curri po atė natė ka patur njė tjetėr tė vrarė(Agim Demiri), atėherė Fatmir Haklaj bėn lidhjen mes viktimės dhe pritės sė Miliskajės. Pėrpjekjet e familjes sė viktimės pėr tė justifikuar vdekjen e tė afėrmit tė saj qenė tė kota. Pėr Fatmir Haklajn nuk kishte mė dyshim se Demiri kishte qenė autor i pritės sė Miliskajės, dhe pėr kėtė shkak u hakmorr aty pėr aty, duke i vrarė dhe tė vėllain, Bislim Demirin shofer taksie nė qytetin e Bajram Currit
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Kush e vrau Azem Hajdarin e Ilir Konushevcin   

Revenir en haut Aller en bas
 
Kush e vrau Azem Hajdarin e Ilir Konushevcin
Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: