AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 UēK u tredhe ne TMK e tani ne FSK

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13911
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: UēK u tredhe ne TMK e tani ne FSK   Jeu 11 Mar - 13:48

KOMENTE/DEBATE
ADEMĖT E SAKRIFIKUAR DHE ADEMĖT E MARGJINALIZUAR!
11 Mars 2010

Behxhet Sh. Shala

Nė kryeqytetin e Kosovės askund nuk mund ta gjeni shtatoren e Adem Jasharit!! Njė numėr i ish bashkėluftėtarėve tė tij u shndėrruan nė hajna, zhvatės, profiterė nė kushte paqeje andaj pėr ta Adem Jashari ėshtė i padėshirueshėm ngase u rri si shpatė e Demokleut mbi ndėrgjegjen e tyre tė pistė! Adem Jashari ua zhvesh patriotizmin e tyre tė rremė, pafytyrėsinė e tyre dhe moralin e qindfishtė!! Kėta, nga cuba tė rėndomtė, pas pėrfundimit tė luftės u shndėrruan nė kusarė modernė!!

MOS HARRONI: ATA JANĖ TĖ GJALLĖ, PĖRJETĖSISHT TĖ GJALLĖ…


Kodoshėt e Dardanisė kundėr Tribujve tė Lirisė!

Mė datėn 5, 6 dhe 7 mars shėnohet (por nuk festohet zyrtarisht!!)ngjarja mė e rėndėsishme nė historinė e shqiptarėve tė Kosovės, qėndresa e pashembullt edhe nė pėrmasa planetare e Komandantit Legjendar Adem Jasharit me ē’rast, duke luftuar dhe duke kėnduar ikėn nė pėrjetėsi Komandanti me thuaja tė gjithė anėtarėt e familjes sė tij qė ishin ngujuar nė Odėn-Kullė tė Shaban Jasharit dhe tė cilėt nė fakt vdiqėn si bashkėluftėtarė tė Komandantit Legjendar Adem Jasharit. Kjo ngjarje i dha njė dinamikė dhe pėrmbajtje tė re luftės sė lavdishme tė UĒK-sė duke sensibilizuar opinionin vendor dhe ndėrkombėtar si dhe duke lakuriquar skajshmėrish dhunėn e kamufluar tė regjimit serb kundėr shqiptarėve, nė radhė tė parė dhe qytetarėve tė tjerė tė Kosovės qė e donin lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės! Qėndresa dhe sakrifica e Komandantit Legjendarė shėrbeu si nxitje edhe pėr ata qė ishin mė pak trima duke ua rikthyer dinjitetin, krenarinė dhe gatishmėrinė pėr tė kontribuar pėr lirinė e Kosovės.
U organizuan shumė mitingje, protesta, demonstrata dhe manifestime nė tė cilat brohoriteshin slogane pėr Drenicėn, Adem Jasharin, UĒK-nė dhe Kosovėn. Ishte njė blic rilindje kombėtare. Luftėn e bėnė ashtu si ditėn dhe pėrkundėr mundėsive qė i kishin mirėpo lufta e lavdishme e UĒK-sė pėrfundimisht e theu mitin se me Serbinė nuk mund dhe se nuk duhet tė luftohet. Pėrballė vendosmėrisė pėr tė luftuar deri nė fund pėr lirinė e Kosovės qėndronte opsioni i mosbėrjes asgjė, vegjetimit nėn hijen e Serbisė, ai i ashtuquajturi i rezistencės pasive e qė nuk ishte kurrfarė rezistence por ishte thirrje pėr ruajtjen e status quo-s! Po tė kishte guxim dhe gatishmėri nga krahu pasiv tė pėrkrahej lufta e UĒK-sė ngjarjet do tė shkonin nė drejtim tjetėr! Historia e Mukjes (Shqipėri) u pėrsėrit edhe nė Kosovė.
Gjatė luftės, e sidomos pas pėrfundimit tė luftės emri i Komandantit Legjendar Adem Jashari pėrdorej shumė, pėr dikend si frymėzim, pėr tjetrin si arsyetim! Pa e arritur asnjė qėllim politik e ushtarak, ish ushtarėt e UĒK-sė, tė nxitur nga eprorėt e tyre karrieristė parakaluan rrugėve tė kryeqytetit pasi mė parė, pa asnjė kusht i dorėzuan armėt! Nuk njoh rast tė tillė nė botė! Po parakalon dhe kėndon pse po i dorėzon armėt!! Tė gjithė e dimė pastaj ēka ndodhi me ish UĒK-nė!! U tredh nė TMK e tash po shtėrtredhet nė FSK!! Emri i Komandantit tashmė pėrmendet shumė rrallė mbase pėr shkak tė ndjenjės sė turpit!! Nė kryeqytetin e Kosovės askund nuk mund ta gjeni shtatoren e Adem Jasharit!! Njė numėr i ish bashkėluftėtarėve tė tij u shndėrruan nė hajna, zhvatės, profiterė nė kushte paqeje andaj pėr ta Adem Jashari ėshtė i padėshirueshėm ngase u rri si shpatė e Demokleut mbi ndėrgjegjen e tyre tė pistė!

Adem Jashari ua zhvesh patriotizmin e tyre tė rremė, pafytyrėsinė e tyre dhe moralin e qindfishtė!! Kėta, nga cuba tė rėndomtė, pas pėrfundimit tė luftės u shndėrruan nė kusarė modernė!! Tashmė, njė pjesė e tyre Adem Jasharin nuk e duan as si kujtim!! Prandaj, e margjinalizojnė Adem Jasharin!! E kam tė freskėt ngjarjen kur nė Prishtinė organizohej varrimi i antinomit tė Adem Jasharit ndonėse ka pėrpjekje tė krahasohet si binom i tij e qė nuk ėshtė asgjė pėrveē njė paturpėsie flagrante, me iniciativėn e Ademit tė dytė, gjithashtu tė margjinalizuar sot (Adem Demaēit) e morėn njė kurorė dhe shkuan drejt e nė Prekaz tek varrezat e Jasharajve. E nderuan veprėn e tyre tė madhe dhe pėrjetėsinė dhe pastaj shkuan nė Odėn e Jasharajve. Na priti Murat Jashari tė cilit Ademi qė u sakrifikua tėrė jetėn dhe qė po margjinalizohet sot, po e kuptoni se e kam fjalėn pėr Bacėn Adem iu drejtua me fjalėt: “kemi ardhur kėtu, me kėta shokėt e mi pėr t’i nderuar vlerat e vėrteta kombėtare dhe pėr t’i respektuar ata qė vėrtet e meritojnė respektin ...” Atė ditė kishte shumė pak njerėz nė Odėn e Jasharajve..!


Nė ndėrkohė u krijuan rrethana tė reja. Pėrsėri shumė pak flitej pėr Ademėt e sakrifikuar dhe thuaja tė harruar!! Adem Jashari nuk duket asgjėkundi nė Prishtinė e besa edhe Adem Demaēi rrallė shihet! Tashmė nė lojė janė heronjtė e rinj tė kontrabanduar si tė tillė dhe tė cilėt janė shndėrruar nė milionerė tė pa skruptullt! Nė mesin e njė pjese tė tyre Adem Jashari nuk do tė ndihej mirė ashtu siē nuk ndihet mirė as Adem Demaēi sot! Sepse, tė tillėt po e gėrryejnė sot Kosovėn deri edhe te varret! Duket e pa besueshme ndėrsa sot shumė e dukshme! Dhemshėm e dukshme!! Sot, fatkeqėsisht Kosova ėshtė larg idealeve tė Ademėve tė sakrifikuar dhe margjinalizuar sepse Kosova ėshtė bėrė tokė (jo shtet!!) e premtuar pėr hajdutėt e tė gjitha llojeve injorantėve, jo kompetentėve dhe llaskucėve, vendorė dhe ndėrkombėtarė!
Paradoksalisht, nė emėr tė vlerave njerėzore dhe kombėtare sot promovohen antivlerat. Andaj Adem Jashari ėshtė mirė aty ku ėshtė dhe do tė bėhej mirė qė edhe Adem Demaēi t’i bashkėngjitej! Kjo ėshtė dėshirė e atyre, qė kinse, duke ua njohur sakrificėn po bėjnė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr margjinalizimin e tyre! Nė mėnyrė qė edhe pėr te tė fliten fjalė tė mėdha!! Pas vdekjes! Qė tė bėhet i Madh sepse sipas logjikės sė injorantit madhėshtija e njeriut fillon kur pėrfundon jeta fizike, kur njeriut i mbyllet goja! Kur nuk mund tė flasė! Injoranti nuk respekton vepra, nuk njeh vepra sepse nuk ėshtė i zoti tė krijojė vepra!! Pėr injorantin vlera e veprės paraqet sipėrfaqen e kolltukut tė prapanicės sė tij dhe “autoritetin” qė e ushtron mbi mjeranėt qė e pėrcjellin, dėgjojnė dhe i binden! Prandaj, sot tė dy Ademėt qė tėrė jetėn janė sakrifikuar nuk kanė as njė arsye tė ndjehen keq pse janė margjinalizuar! Shumėherė pėrpjekja pėr injorim dhe margjinalizim nė fakt duhet tė merren si respekt dhe nderim!

Te shqiptarėt, pėr fat tė keq ende vlen njė rregull kur nė udhėkryqin e madh tė historisė, jo nė pak raste ngatėrrohen rrugėt qė ēojnė drejt turpit dhe pėrjetėsisė! Barazohet vendimi dhe interpretimi! Prandaj, sot nė raste tė veēanta tė katarsit tė ēastit i cili zgjat shumė pak edhe flitet pėr sakrificat e dy Ademėve, idealet e tyre qė nuk janė realizuar nė tėrėsi por qė, kėta qė i kanė mbijetuar kohėrat e vėshtira e pėr tė cilėt nuk jam shumė i sigurt se do t’i mbijetojnė kėto kohėra, po angazhohen pėr realizimin e kėtyre idealeve! Edhe kjo ėshtė ēėshtje e lirisė sė interpretimit!! E arsyetimit!!

Sot nė tė gjitha shkollat ora, e parė e mėsimit i kushtohet luftės sė UĒK-sė dhe sakrificės antologjike tė Komandantit Legjendar Adem Jasharit. Njė orė brenda njė viti pėr njė ngjarje aq tė rėndėsishme!! Kjo mund t’ju ndodhė vetėm shqiptarėve, asnjė populli tjetėr nė botė!! Prandaj i kemi Ademėt e sakrifikuar aq tė margjinalizuar! Prandaj historinė tonė e kanė shkruar kryesisht ata qė nuk e kanė dashur atdheun, e kanė lexuar ata qė e kanė dashur atdheun pas sė cilės e kanė dashur edhe mė shumė dhe e kanė interpretuar politikanėt! Si pėrfundim, deri sa ta kemi kėtė gjendje do t’i kemi Ademėt e sakrifikuar dhe Ademėt e margjinalizuar!!! Pėr turpin tonė!

* Autori ėshtė drejtor ekzekutiv i KMDLNJ’sė dhe qėndrimet nė kėtė shkrim janė personale.



http://www.kosovapress.com/ks/index.php?cid=1,8,94578&PHPSESSID=4c56ccdcf54a4a7acfc6db8a23c0a187
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
UēK u tredhe ne TMK e tani ne FSK
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: