AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 A egziston jeta ne polin e veriut diku ne thellesin e saje?

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14290
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: A egziston jeta ne polin e veriut diku ne thellesin e saje?   Dim 21 Mar - 11:31


A egziston jeta ne polin e veriut diku ne thellesin e saje ?


Njė peshkatar norvegjez, Olaf Jansen, arriti deri nė atė pikė sa tha qė bashkė me tė birin kishte arritur me barkė nė kontinentin e brendshėm dhe se kishin qėndruar aty plot dy vjet, nėn kujdesin dhe mikpritjen e popullsisė sė brendshme, e pėrbėrė nga qenie gjigande shumė tė zhvilluara qė nė ēastin e largimit i kishin mbushur me ar. Vetėm se Janseni vdiq gjatė udhėtimit dhe i biri qė rrėfeu historinė u mbyll nė njė ēmendinė. Vetėm nė fillim tė viteve 1900, Jansen vendosi t‘ia rrėfejė historinė Uilliam Xhorxh Emersonit, i cili u bazua tek ajo pėr tė shkruar librin "Zoti prej tymi".

Atdheu i UFO-ve:

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, simpatizanti i nazistėve, Ernst Zėndel, arriti deri nė atė pikė sa tė deklaronte se Hitleri dhe njė grup njerėzish tė besuar ia dolėn t‘u shpėtonin forcave aleate pėrmes njė anijeje pėr tė hyrė mė pas nė brendėsi tė Tokės pėrmes zgavrės hyrėse nė Polin e Jugut. Qė aty shkencėtarėt nazistė nisėn ideimin e njė plani pėr tė pushtuar planetin falė disa mjeteve fluturues revolucionarė, tė rrumbullakėt e pa krahė: disqet fluturuese.

Edhe sot e kėsaj ditė, disa janė tė bindur se UFO-t nuk fshihen nė thellėsi tė hapėsirave qiellore, por nė zemėr tė Tokės

Sipas tij, aty banonte njė popull mizor i quajtur "deru", pasardhės tė banorėve tė Atlantidės, e humbur nėn thellėsi tė Tokės pas njė kataklizmi nukleare. Shaver rrėfeu mė pas se banorėt e kishin kapur dhe e kishin burgosur, por se, mes shumė tė tjerash, i kishin mėsuar edhe teorinė e relativitetit. Sipas tij, e gjitha kjo ndodhte pėrpara se Ainshtaini ta bėnte publike (mėkati i vetėm ėshtė se shkrimtari i tregoi kėto pasi Ainshtaini ia kishte treguar gjithė botės teorinė e relativitetit).

Pika mė e lartė e pretendimit tė Palmerit, nė mbėshtetje tė historisė fantastik tė Shaverit, mbėrriti nė vitin 1970, me publikimin e njė fotoje tė zgavrės nė fjalė. Bėhej fjalė pėr njė mozaik fotografish tė bėrė nga njė satelit pėr llogari tė Administratės sė Shkencave Ambientale tė Ministrisė sė Tregtisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku vėrehej njė njollė e zezė nė Polin e Veriut. "Edhe sa foto tė tjera duhen pėr tė mėsuar si qėndron e vėrteta", pyeti me ironi Palmer. Por nė tė vėrtetė, njolla e zezė i detyrohej faktit tė thjeshtė se fotot qenė bėrė nė mes tė dimrit, kur Poli gjendet gjatė 24 orėve tė ditės i zhytur nė errėsirėn mė tė thellė. Me gjithė pėrgėnjeshtrimet, ideja se Toka ėshtė bosh pėrbrenda vazhdon tė gjejė mbėshtetės: pėrveē sitesh tė shumta nė internet, librash e revistash qė e mbėshtesin kėtė teori, "Fondacioni Shkencor Phonex" grumbullon fonde pėr mundėsimin e njė ekspedite pėr nė qendėr tė Tokės, e cila do tė kalojė pėrmes zgavrės sė Polit.
Zona 51:

Ndėrkaq teoria ėshtė modernizuar. Tani mbėshtetėsit e teorive tė konspiracioneve kėmbėngulin se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė tėrėsisht nė dijeni tė ekzistencės sė kėsaj botė tė fshehtė, por e mbajnė tė fshehtė faktin, pasi raca njerėzore nuk ėshtė ende gati pėr t‘u pėrballur me njė tė vėrtetė kaq tronditėse. Sipas tyre, nuk ėshtė aspak rastėsi, qė njė prej portave qė tė shpien te kjo botė gjendet tamam nė tė famshmen "Zona 51", njė bazė ushtarake sekrete nė shkretėtirėn e Nevadės, ku disa mendojnė se mbahet i fshehur njė disk fluturues dhe disa alienė tė vdekur. Por janė jashtėtokėsorė apo banorė tė brendėsisė sė Tokės?

Pėrtej shakave, siē thotė publicisti i madh italian Umberto Eko, i cili ka shkruar mbi kėtė temė te libri "Lavjerrėsi i Fykosė": "Tė meditosh sot mbi teori sharlatane qė janė marrė seriozisht pėr kohė tė gjatė, na mėson tė shohim me mosbesim edhe shumė ide qė gjejnė hapėsirė sot jo vetėm nėpėr media, por edhe nė disa ambiente shkencore".
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
A egziston jeta ne polin e veriut diku ne thellesin e saje?
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: