AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Kerkoi redaktor dhe recenzent per botim dialog Sanije Rexha

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14160
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Kerkoi redaktor dhe recenzent per botim dialog Sanije Rexha   Ven 21 Mai - 4:32

Kush eshte i interesuar per botim te nji romanit disa oreshe ;dialogun qe kemi bere me Sanije Rexhen (Sandokanin),Eshte nje bisede shume e qelluar dhe shume interesante,.Per qmime mirremi vesh sipas marveshjes qe do bime ne marveshje. Te interesuarit munden te lajmrohen ne kete forum .
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14160
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Kerkoi redaktor dhe recenzent per botim dialog Sanije Rexha   Jeu 26 Déc - 19:56


DEKLARATĖ

Unė Bashkim Ferat Geci, i lindur mė 26 tetor 1974 nė fshatin Llaushė, komuna e Skėnderajt, deklaroj: Mė 8 tetor 1998 rreth orės 16.00 kemi qenė duke shkuar nė fshatin Kastriot, unė, Gani Geci, Avni Haxha, Afrim Geci dhe Besim Dajaku. Nė fshatin Kllodernicė jam takuar me Bajram Galan Gecin dhe disa fshatarė tė tjerė, duke hipur nė veturė, me qėllim shkuarje nė Kastriot. Nė atė moment ka ardhur njė BMW, Ganiu ia ka bėrė me dorė dhe vetura u ndal.

Pastaj janė larguar nja 10 - 15 metra dhe kanė biseduar diēka. Pastaj e kam dėgjuar Abedinin duke thėnė: - E kam vrarė Ahmet Krasniqin! Nuk e di mirė se ēka thonin, pastaj i kam dėgjuar dy krisma nė tokė, pastaj kanė ndėrhyrė disa njerėz qė e kanė shtyrė Ganiun pėrpjetė. Skėnderi e ka patur automatikun nė dorė dhe ka fillu tė shkojė nė drejtim tė Ganiut, i kam dalė pėrpara dhe e kam ndalur. Abedini ka sharė duke thėnė:

- Ma q… nanėn (me emėr), prej Obrije se kam me tė vra!, dhe ka thanė: - Kush ėshtė shokė me armė mos hypni nė kerr!, dhe kemi shkuar pėrpjetė e ai ka shkuar teposhtė. Ne kemi shkuar deri nė Kastriot, pas 10 minutave jemi kthyer teposhtė, e kam parė BMW-nė tė ndalur pėr sė trup, njė traktor ka qenė para nesh. Kur e kanė parė kerrin tonė, dy tė parėt kanė dalė prej kerrit dhe kanė shti nė drejtimin tonė. Dikush nė kerr ka piskatė: - Na u q… nana, na vrajtėn! Unė kam qenė nė mes, nuk kam mundur tė dal, nga njėra anė ka qenė Besimi, nga tjetra Afrimi. Di se Afrimi e ka ēel derėn, duke u munduar tė dalė, iu kanė pėrthurė kėmbėt dhe ka rėnė me krye teposhtė nė tokė.

Kam menduar se atė e kanė marrė plumbat, e kam shtyrė me kėmbė e vet kam rėnė me shpinė pėr tokė. Kam dal diqysh pas veture, e pash Ganiun pas kerri, unė kam ikur nė anėn e epėrme tė rrugės mbrapa shtėpisė. Avniun e kam parė duke folur me Skėnder Dragėn. Kam dashur tė gjuaj, ai e kishte pasur automatikun nė drejtimin tonė, por Avniu ka thėnė: - Mos gjuni se jemi shqiptarė!, unė dhe Afrimi jemi larguar pėrpjetė, edhe Avniu ka ardhur me ne, unė nuk e dij se ēka ėshtė bėrė mė. Avniu ka shtuar se: - Mė duket se ėshtė plagosur Ganiu, mė nuk di asgjė.

Deklaron: Bashkim F. Geci
(nėnshkrimi) Mė, 15 tetor 1998


DEKLARATĖ

Unė, Besim Hasan Dajaku, i lindur mė 19 dhjetor 1969, nė fshatin Rakinicė, komuna e Skėnderajt ; deklaroj: Mė 8 tetor 1998 rreth orės 14.00 jam takuar rastėsisht me shokun tim Gani Gecin nė fshatin Kllodėrnicė. Ganiu mė ka thėnė: - Hajde tė shkojmė deri nė Izbicė pėr tė ngrėnė drekė. Ne kemi shkuar nė Izbicė. Te lumi, nė Izbicė, kemi mbetur me xhip nė lloē. Rreth orės 15.30 Ganiu mė ka thėnė: - Ngjitnu ju e hani drekė, se unė kam me shkue me Avniun deri nė fshatin Kastriot».

Nė ora 17.00 unė i kam thėnė se po vij edhe unė me ju. Dhe jemi nisur. Kur kemi shkuar nė Kllodėrnicė jemi ndalur te shitorja me disa shokė. Ka ardhur Abedini me BMW-nė, me Hamit Binakun e Skėnder Dragėn. Ganiu e ka ndalė Abedinin pėr ta pyetur pėr disa punė tė veta. Janė larguar nja 15 - 20 metra pėr tė biseduar.

Nuk janė dėgjuar se ēka flisnin ndėr vete. Pastaj e kam dėgjuar Abedinin kur ka thėnė: - Tanve kena me ju vra, pastaj janė dėgjuar tė shtėna pėr toke. Kanė ndėrhyrė njerėzit, pastaj janė ndarė. Abedini i tha Ganiut: - Ti mė vrave, Zoti nuk mė ka vrarė! - pastaj ka shtuar - Ma q… nanėn (me emėr prej Obrije), se kam me ti shpėrblyer kėta plumba! Pastaj ka dalė prej kerri dhe ka thėnė: - Kush ėshtė shok me armė, mos shkoni me ta se kam m'i vra!

Ne jemi ngjitur nė veturė dhe kena shkuar deri nė Kastriot, pas pak jemi kthyer te poshtė. Papritmas kemi hasur nė BMW-nė e Abedinit, tė ndalur nė mes tė rrugės pak si tėrthorazi. Dy tė parėt kanė dalė si e kanė parė kerrin tonė dhe papritmas filluan tė shtijnė nė xhipin tonė. Dikush briti: - Na vrajtėn! Shokėt qė kanė qenė me mua janė mundue me dalė prej kerri, por nuk kanė mundur prej plumbave. Nuk e dij se si kanė dalė, vetėm unė kam rėnė nėn karriga deri sa kanė pushuar krismat.

Pastaj kam dėgjuar gruan nė traktor duke piskatė: - O, ma vratė djalin! Kam dalė prej kerri dhe kam shkuar e kam marrė djalin dhe e kam qitė nė traktor. Djali kishte qenė i fshehur pas traktorit nė anėn e kerrit tonė. I kam dhėnė traktorit pėrpara, me gruan, djalin dhe njė vajzė, dhe i ēova deri nė Kllodėrnicė. Kur jam ngjitur nė traktor e kam parė Hamitin nė pozicion pas BMW-sė, pastaj nuk e dij se ēka ėshtė bėrė.

Besim Dajaku (nėnshkrimi)
Rakinicė, mė 9 nėntor 1998


DEKLARATĖ

Unė, Gani Geci, i lindur mė 20 janar 1968 nė fshatin Llaushė, komuna e Skėnderajt deklaroj se: Rreth orės 16. °° kam qenė duke shkuar deri nė Kastriot. Nė Kllodėrnicė te shitorja jam takuar me Bajram Gecin si dhe disa fshatarė tė tjerė tė Kllodėrnicės. Kemi biseduar, si jeni, si po kaloni dhe a po mėrziten. Duke shkuar tek kerri ka ardhur Abedini me Hamitin e Skėnderin.

Ua kam bėrė me dorė dhe janė ndalur. Jemi larguar nja 10 - 15 metra larg prej njerėzve, pėr tė biseduar. Pastaj i thashė: «Pse bre Abedin po ju thue njerėzve se, «nėse rrini me Fadilin dhe vėllezėrit e tij do t'ua gjuaj shtėpitė me top? Ai mė ka thėnė se: - Ne e kena vrarė Ahmet Krasniqin dhe Sabri Hamitin, edhe juve kena me ju vra tė gjithėve, kush ėshtė me ta!, dhe e ka ēuar dorėn te revolja. Unė jam nervozuar dhe i kam zbrazur dy fishekė nė tokė.

Njerėzit ndėrhynė, Abedini shau dhe tha: - Ti mė vrave, por Zoti nuk mė ka vrarė! Unė nuk kam dashur ta vras Abedinin se me pas dashur e kisha vrarė aty. Ka pasur shumė dėshmitarė tė cilėve nuk ua di emrat. Ai ka shtuar: - Sot do tė vras!, pastaj ka vazhduar rrugėn teposhtė. Unė kam shkuar pėrpjetė deri nė Kastriot, tė kryej disa punė. Pas kryerjes sė punėve jam kthyer.

Arsyen pėrse kam qenė nė Kastriot e di Kadri Haliti e tė gjithė ushtarėt e Kastriotit bashkė me komandantin e tyre. Nė kerr kam qenė bashkė me Avni Haxhėn, Besim Dajakun, Bashkim Gecin dhe Afrim Gecin. Duke u kthyer te shtėpia e mjeshtrit tė kerreve e kemi parė BMW-nė e ndalur tėrthor. Nė momentin kur e kanė parė kerrin tonė kanė dalė dy tė parėt dhe i kanė nxjerrė automatikėt mbi dyer.

Menjėherė filluan tė shtijnė. Shokėt kanė bėrtitur: - Na vranė! dhe kanė fillue me ikė. Unė e kam pasė automatikun nė prehėr, jam pėrkulur dhe nėn timon e kam hapur derėn. Automatikun e kam ngritur dhe kam shti nė drejtim tė tyre. Mandej kam dal jashtė. Kam ikur prapa kerrit dhe kam shkuar nė drejtim tė njė shtėpie nė anėn e poshtme tė rrugės.

Tė shtėna janė dėgjuar nga shumė drejtime. Kam pasur gjak nė fytyrė nga spirrat e xhamave. I kam larė sytė dhe jam kthye pėr tė parė se ēka ėshtė bėrė. Te kerri e kam takuar Skėnderin, e kam pyetur se kush ėshtė vrarė, dhe a janė vrarė ata qė kanė qenė me mua? Ai m'u ka pėrgjigj se: - Ėshtė vrarė Abedini. Skėnderit i kam thėnė se duhet ta tregonte realitetin. Vlen tė theksohet se diku nja 5 - 6 metra, nė anėn e djathtė ka qenė njė traktor me disa fėmijė e gra. Ata e dinė rastin shumė mirė. Kur jam kthyer te kerri BMW, kerri im nuk ishte mė aty, e kishin marrė disa djem dhe e kishin dėrguar dikund.

Deklaraten e jep Gani Geci
(nėnshkrimi) me 10 tetor, 1998


DEKLARATĖ
e pesė dėshmitarėve

Mė 7 tetor 1998 jemi takuar te mjeshtri i kerreve me Imer Kadri Halitin, nė fshatin Kastriot, me Gani Gecin, Avni Haxhen, Afrim Gecin dhe Bashkim Gecin. Aty kemi biseduar rreth situatės sė pėrgjithshme dhe problemeve tė cilat na mundonin tė gjithėve, rreth disa plaēkitjeve qė i bėnte policia serbe, pothuajse ēdo ditė nė lagjen Topallaj si dhe lagjet tjera. Me Ganiun dhe Avniun biseduam pėr mungesė tė disa armėve me durbi (snajperka).

Ganiu dhe Avniu na premtuan se «kur tė doni ua sjellim». Mė nė fund vendosėm pėr tė nesėrmen, mė 8 tetor 1998, diku rreth orės 12.00. Tė nesėrmen Ganiu dhe Avniu, tė shoqėruar me Afrimin dhe Bashkimin na i sollėn 3 snajperka. Pasi qė ishte koha e drekės ne hėngrėm sė bashku tė gjithė. Ata deshėn tė na shoqėrojnė nė njė aksion, mirėpo ne propozuam qė aksionin ta kryejmė vetė. Ata na thanė: - Si tė doni, ne nuk pėrtojmė as nuk ua imponojmė, vendosni vetė.

Ne vendosėm qė aksionin ta kryejmė vetė pa personat nė fjalė. Me Ganiun, Avniun, Bashkimin e Afrimin u pėrshėndetėm dhe iu tham tė ktheheshin rreth orės 17.00 dhe t'i marrin armėt e veta. Ne e kryem punėn tonė dhe u tėrhoqėm pak para orės 17.00. Ganiu, Avniu, Besimi, Afrimi dhe Bashkimi pas pak kohe arritėn pėr t'i marrė armėt e veta. Personat nė fjalė vazhduan rrugėn, i falėnderuam dhe u pėrshėndetėm. Pas 5 - 10 minuta u dėgjuan disa rafale tė gjata automatiku.

Ne menduam se nė fshat hyri policia serbe. Dolėm nė oborr dhe dėgjuam se nga po shtihet. Vrapuam nė drejtim tė tė shtėnave. Rrugės morėm vesh se dikush nė mes veti. Po sa arritėm nė vendin e ngjarjes, pamė xhipin me tė gjithė xhamat e thyer, vetura ishte nė kontakt. Mė poshtė pamė njė BMW, tė ndalur tėrthorazi, nė anėn e majtė. Aty pamė, mbi BMW-nė, karikatorin e zbrazur. Aty afėr 4 - 5 metra, pamė kufomėn e Abedinit, pranė saj e pamė Skėnder Dragėn. (Skėnder Mujė Skėnderin). Mbi gjoksin e sė cilės (kufomės) ishte njė automatik me dy karikatore.

Vėrtetuan: 1. nėnshkrim (Rushit Haliti)
2. nėnshkrim (Sadik Halili)
3. nėnshkrim
4. nėnshkrim
5. nėnshkrim


DEKLARATĖ
e dy dėshmitarėve

Deklarojmė me pėrgjegjėsi tė plotė se mė 8 tetor tė vitit 1998, rreth orės 17.00 e kemi parė Abedinin dhe dy persona tjerė: Hamit Binakun dhe Skėnder Dragėn, te servisi janė takuar me Gani Bekėn. Abedini kishte qenė shumė nervoz. I a ka marrė Ganiut automatikun dhe gjyksorėn dhe menjėherė ia ka ēu nė tyt plumbin, pastaj i ka dhėnė shllajf rrotėve tė BMW-sė dhe ka marrė rrugėn pėrpjetė.
Dėshmitarėt qė e kanė parė janė:
1. Xhevat Selimi (nėnshkrimi)
2. Bekim Shala (nėnshkrimi)


DEKLARATĖ
e dėshmitarit Refki Abazi

Kur ka qenė rasti mes Gani Gecit dhe Abedinit, kam qenė aty prezent. Fillimisht isha duke ndejtur me disa shokė, kur ka ardhur Ganiu me kerr me disa shokė tė vet. Kur e pa kushėririn e vet, u ndal dhe bisedoi me neve dhe u afruan edhe disa tė tjerė. Ka ndejtur kėshtu me neve rreth disa minuta, duke bėrė llaf dhe muhabet. Pastaj u pėrshėndet me neve dhe tha: «Mė falni se jam pa kohė, mė duhet tė shkoj deri te i biri i Kadri Monit pėr me kqyrė njė kerr se nuk po mė punon mirė».

Duke hyrė nė veturė, nė atė moment ka ardhur rastėsisht Abedini dhe e ka ndalur veturėn, ka folur diēka me Ganiun. Pastaj kanė zbritur nga veturat dhe janė larguar disa metra, rreth 30 metra. Se ēka kanė biseduar mes vete nuk e di, ne e kemi vazhduar muhabetin, unė fola me Bajramin, vetėm e kam ni kur kanė ndėrhyrė disa tė tjerė nė mes tyre dhe i kanė ndarė. Kur u afrua e kemi dėgjuar Abedinin duke thėnė se «me m'ja bā nėnės kėshtu e ashtu se me mua s'ki me u nda mirė». Pastaj Abedini hipi nė veturė dhe u nis nė drejtim tė Tyriēefcit. Pas 10 minutash u kthye me shpejtėsi dhe nė hymje tė Kastriotit janė dėgjuar disa tė shtėna, dhe pastaj nuk di asgjė.

Kjo te jep me kuptuar se cilet luftetar kan qen per qlirimin ekoosves e cilet jo,,ka qen thaqi a po Geci me keta Klyshet e vet,,kjo te jep me kuptuar se edhe ne lufte sikur sot ne paq qe po mundohet ganiu me vllezer dhe me keta klyshet te jet i pari i kosoves ,po jo se ket drenica dhe poplli i kosoves e din mire se kush jan keta kush kan qen ne lufte dhe qka kan ber keta gjat lufte dhe pas
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Kerkoi redaktor dhe recenzent per botim dialog Sanije Rexha
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: