AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14820
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise   Mar 3 Aoū - 9:22

Ku jane njohjet


Gjatė 24 orėve, ju do tė pranoni vetem njė e-mail me 10 lajmet e fundit

03.08.2010
nga Augustin Palokaj
Koha punon pėr Kosovėn dhe numri i shteteve, tė cilat e njohin pavarėsinė e saj, mund vetėm tė rritet e kurrsesi tė zvogėlohet. Pėr kėtė arsye Beogradi nė pėrpjekjet e veta pėr tė zhbėrė shtetėsinė e Kosovės po lufton njė betejė tė humbur.
Por, duke lėnė anash kėtė humbje tė Serbisė nė afat tė mesėm dhe tė gjatė, duhet pranuar po ashtu se nė dhjetė ditėt e fundit, sa kanė kaluar prej shpalljes spektakulare tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė rreth
ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nuk ka pasuar asnjė njohje nga asnjė shtet i botės, madje as nga shtetet, tė cilat ėshtė dashur tė na kishin njohur edhe mė parė.

Dhjetė ditė nuk janė shumė krahasuar me dy vjet e gjysmė sa kanė kaluar prej shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, periudhė gjatė sė cilės Kosovėn e kanė njohur 69 shtete. Por krahasuar me pritjet dhe parashikimet nuk ka shumė hapėsirė qė kosovarėt tė jenė tė kėnaqur pasi euforia e fitores nė Hagė, tė cilėn Kosovės si dhuratė ia dha Serbia me kėrkesėn e saj drejtuar GJND-sė.

Tė rikujtojmė se kryeministri i Kosovės nė fillim tė vitit 2008, pak ditė para shpalljes sė pavarėsisė, fliste pėr "100 njohje tė menjėhershme" dhe tash mezi kemi arritur nė numrin 69. Pas shpalljes sė mendimit tė GJND-sė, nė orėt e para, kemi dėgjuar aq shumė deklarata pėr njohje tė shpejta nga shumė shtete. Por kėto nuk ndodhėn dhe shtetet e shumta vazhdojnė tė hamenden ose tė mbajnė qėndrimin e tyre tė mėparshėm.





Mė sė shumti shqetėsuese ėshtė se nuk ka ndryshim tek 5 vendet e BE-sė qė nuk e njohin Kosovėn si shtet. E tha midis Prishtinės zėvendėsministri i jashtėm grek se shteti i tij nuk ndryshon qėndrimin, ndonėse mes rreshtash lė tė kuptohet se ėshtė duke menduar. Por grekėt janė mjeshtėr tė vėrtetė, tė lėnė tė besosh atė qė dėshiron tė besosh dhe kėshtu kosovarėt tash e dy vjet lavdėrojnė politikėn e Greqisė e ajo vazhdon tė jetė kundėr pavarėsisė
sė Kosovės. Ministri i Spanjės madje midis Brukselit thotė se mosnjohja e Kosovės nga ky shtet i ka kontribuuar dukshėm stabilitetit nė rajon dhe pėrparimin qė BE-ja e ka arritur nė Ballkan. Kolegu i tij sllovak thotė se nuk ka kurrfarė presioni ndaj kėtij shteti pėr tė ndryshuar qėndrimin dhe se "shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk i ka kontribuar sigurisė dhe stabilitetit nė rajon". Ministri rumun thotė se "ka marrė lėvdata pėr sjelljen konstruktive tė Rumanisė", ndonėse ky shtet donte tė bllokonte edhe deklaratėn e pėrfaqėsueses sė lartė Ashton rreth Kosovės. E ministri i Qipros deklarohet sikur tė lexonte fjalėt e shkruara nga kolegu i tij serb, Vuk Jeremiq, duke thėnė se "kur ėshtė fjala pėr integritet territorial zgjidhje nuk mund tė ketė pa pajtimin e tė dyja palėve".

Disi ishim optimistė kur dėgjonim ministrin e Jashtėm tė Kosovės, Skėnder Hyseni, tė thoshte se "presim nga 35 shtete ta njohin Kosovėn pas shpalljes sė mendimit tė GJND-sė". Por kur ai tha se nė kėto 35 shtetet pėrfshihen edhe pesė shtetet e BE-sė, atėherė ai dha arsye pėr dyshim nė deklaratat e tij. Kur deklarohen publikisht ministrat e shteteve, atėherė nuk e kanė aq lehtė qė sė shpejti t’i hanė fjalėt e tyre dhe tė bėjnė tė kundėrtėn e asaj qė e kanė thėnė, nė kėtė rast ta njohin Kosovėn, edhe pse kanė thėnė tė gjitha shtetet e BE-sė se nuk do ta bėjnė kėtė. Madje disa nga kėto shtete, si Greqia, sillen sikur ato tė jenė nė pozicion tė favorshėm, sepse janė mirė "edhe me Beogradin, edhe me Prishtinėn".

Ka mbetur njė muaj kohė qė tė rritet numri i njohjeve dhe tė shpresohet se jo tė gjitha shtetet, tė cilat nuk e kanė njohur Kosovėn do tė mbėshtesin Serbinė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė. BE-ja dėshiron tė gjej njė kompromis me Serbinė jo vetėm pėr tė evituar konfrontimin e Serbisė me BE-nė nė New York, por mė shumė pėr tė evituar turpin e BE-sė nė skenėn botėrore, kur disa vende evropiane do tė rreshtohen krah Iranit, Libisė e Rusisė, nė mbėshtetje tė Serbisė.

Jo aq inkurajuese duken edhe reagimet e vendeve me pozitė strategjike nė rajonet ku ndodhen dhe me ndikimin qė kanė, si Egjipti nė Lindjen e Mesme, i cili po ashtu ka porositur se nuk ndryshon qėndrimin, Brazili dhe Argjentina nė Amerikėn Latine dhe vendet e Afrikės sė veriut, si Algjeria dhe Maroku.
Nuk dihet se ēfarė presin vendet si Kuvajti, Katari, Tunizia, Libani, Izraeli, Bangladeshi, Pakistani dhe disa vende tė tjera, tė cilat ėshtė pritur tė na kishin njohur para dy vjetėsh.

Nė kėtė proces tė ngadalshėm tė njohjeve tė pavarėsisė sė Kosovės Serbia, ndonėse nė fund del humbėse e madhe, ka arritur t’u serojė disa vendeve njė arsye pėr tė pritur. Sė pari kėrkonte qė tė presin vendimin e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė pėr tė kėrkuar mendimin e GJND-sė. Pastaj kėrkonin qė tė pritej mendimi i GJND-sė, pritje qė dukshėm e ngadalėsoi dinamikėn e
njohjeve. Tash Serbia u sugjeron kėtyre shteteve qė tė presin "debatin nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė" duke iu servuar atyre leximin e vet tė mendimit tė GJND-sė edhe pse ai mendim ishte jashtėzakonisht i qartė dhe dėshpėrues pėr Serbinė.

Mė shumė sesa me 35 njohjet e shpejta qė i paralajmėroi ministri i Jashtėm kosovar, Skėnder Hyseni, optimizėm kosovarėve u dha kolegu i tij serb, Vuk Jeremiq, duke thėnė se "55 shtete janė nėn presion ta njohin shpejt Kosovėn". Por Vuk Jeremiq, me sjelljet e tij foshnjore, e ka matematikėn e tij logjike. Ai flet pėr 55 njohje dhe nėse ndodhin 35 njohjet e Skėnder Hysenit, atėherė Vuk Jeremiqi do ta quajė kėtė si "fitore tė diplomacisė sė
Serbisė e cila zvogloi numrin nga 55 nė 35".

Si duket politikanėt e Kosovės, kur thonė se "presion njohje", kėtė e bėjnė nė formė tė parashikimeve, dėshirave dhe shpresave e jo nė bazė tė asaj se dinė diēka konkrete. Numri nė kėtė rast ka rėndėsi, sepse Kosova nuk ėshtė anėtare e OKB-sė dhe nuk ėshtė e njohur ende nga mė shumė se gjysma e shteteve tė botės. Kur tė arrihet numri magjik i 100 njohjeve, atėherė edhe shumė shtete qė hezitojnė e qė nuk u intereson e drejta ndėrkombėtare, do tė fillojnė tė pranojnė realitetin. Kryeministri i Spanjės Zapatero shpesh ka ditur tė thotė se vendi i tij "nuk ėshtė nė radhėt e shumicės sė BE-sė qė e kanė njohur Kosovėn, por ėshtė nė radhėt e shumicės sė vendeve tė botės qė nuk e kanė bėrė kėtė". Nė anėn tjetėr, me secilėn njohje jo vetėm se zvogėlohet ēdo mundėsi e rihapjes sė negociatave pėr status, por zvogėlohet edhe mundėsia e ndarjes sė Kosovės dhe forcohet integriteti i saj territorial.

Vėrtet Malin e Zi ende nuk e kanė njohur rreth 70 vende tė botės. Por kjo nuk paraqet problem, sepse ato vende nuk janė kundėr pavarėsisė sė Malit tė Zi dhe ai shtet fqinjė i Kosovės ėshtė anėtar i OKB-sė, OSBE-sė dhe Kėshillit tė Evropės, pret statusin formal tė kandidatit pėr anėtarėsim nė BE, ndėrsa i ėshtė hapur perspektiva edhe pėr anėtarėsim nė NATO. Tė presim qė vera t’i sjellė Kosovės njohjet e shumėpritura. (koha)



http://albeu.com/lajme/lajmi.php?subaction=showfull&id=1280826961&archive=&start_from=&ucat=4
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14820
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise   Mar 3 Aoū - 16:50

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14820
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise   Dim 22 Aoū - 13:04

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise   

Revenir en haut Aller en bas
 
Ku jan njohjet qe na premtoni o komunistat e serbise
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: