AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 ēdo gjuhe tretet mbas 500vjeteve=Lazgushi

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: ēdo gjuhe tretet mbas 500vjeteve=Lazgushi   Dim 15 Aoū - 2:27

Mendime estetike nga LASGUSH PORADECI


E Shtunė, 04.10.2010, 11:48am


Pse shkruaj, pse parapėlqej tė shkruaj vargje dhe jo prozė? Kur them vargje, kuptoj qė duhet tė jenė tė pėrsosur nga arti. Vetėm kėto tė pėrsosurit rrojnė (dhe mezi dhe kėto). Tė papėrsosurit vdesin. Sepse gjuha ndryshon pas 500 vjet. Ajo mė s’ėshtė siē ishte. Ėshtė ligji i saj fiziologjik dhe shpirtėror (siē ėshtė zhvillimi i njeriut). Bibla e Lutherit pėr shembull, e shkrojtur para 500 vjetėve, mė s’do mundte tė pėrdorej prej gjermanėve pa i-u bėrė pėrpunime gjuhe. Gjithashtu dhe pėrkthimet e “pėrsosura” mjaftojnė pėr njė kohė tė gjatė, po dhe kjo kohė e gjatė njėher mbaron. Vetėm qė kur pėrkthimi ose njė vepėr origjinale janė tė mira, kanė mundėsi tė qėndrojnė mė gjatė. Pse? Sepse dyke qėnė tė pėrsosura, tė derdhura si nė mermer, pas mbarimit tė kohės sa qėndron gjuha e tyre (p.sh 500 vjet), ato mund tė ripunohen nė themel tė formės, tė derdhjes sė tyre tė parė, pa ēformuar derdhjen e parė. Poezija ka mundėsi tė qėndrojė mė shumė se sa proza, sepse poezija ka njė formė mė skulpturale njė derdhje mė tė pandryshuar.

Pėr sa i pėrket toskėrishtes, kjo siē duket, njė herė mund tė mėnjanohet prej gjuhės sė “mesme” (e cila e mesme, s’ėshtė veēse njė gegėrishte e zbutur -, e zbutur nga influencimi armonios i toskėrishtes).

Gegėrishtja ka energji fizike, toskėrishtja ėmbėlsi shpirtėrore. Dyke bashkuar gegėrishten me toskėrishten, gegėrishtja gjith dyke mos humbur forcėn, energjinė, fiton dhe harmoni, ėmbėlsi (si gjuhė e “mesme” me karakter geg). Lufton pra forca fizike me harmoninė shpirtėrore, trupi me shpirtin. Forca si njė gjė brutale, do tė fitojė (lėndėrisht) pėrmi shpirtin, do tė mbetet (mbase) gjuha e “mesme” gege, sepse gjithnjė forca fiton pėrmi shpirtin. Ky fitim ėshtė lėndor. Lėndėrisht do kemi si gjuhė gegėrishten (e “mesme”). Po njė gegėrishte tė shpirtėzuar me influencėn e toskėrishtes. Shpirtėrisht toskėrishtja nuk humb, shpirti do duket nė ėmbėlsinė, harmoninė, bukurinė e gegėrishtes se “mesme”.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
ēdo gjuhe tretet mbas 500vjeteve=Lazgushi
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: