Europa i kėrkon Shqipėrisė tė bindė Prishtinėn pėr dialog
Publikuar/modifikuar 18/08/2010 11:57:00
Madhesia e germave:
Pas Opinionit Kėshillimor tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė mbi ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės, zėvendėskryeministri dhe ministėr i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Ilir Meta, ka marrė disa mesazhe nga homologė tė ndryshėm europianė, tė cilėt shprehėn vlerėsimin e tyre pėr rolin e diplomacisė shqiptare nė ēėshtjen e Kosovės, si dhe mbėshtetjen e plotė pėr konsolidimin e shtetit tė ri.
Zėvendėskancelari dhe ministėr i Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė, Guido Westerwelle ka shkruar se pavarėsia e Republikės sė Kosovės dhe integriteti i saj territorial pėr
Gjermaninė janė fakte tė pamohueshme, tė cilat nuk vihen nė pikėpyetje, duke shtuar se tashmė ėshtė mbyllur pjesa juridike dhe se ka ardhur koha pėr dialog, duke pasur parasysh njėkohėsisht se e ardhmja e Serbisė dhe e Kosovės gjendet nė Bashkimin Europian.
Ndėrsa homologu austriak, Michael Spindelegger, nė letrėn e tij ka shkruar se Opinioni i GJND-sė hap rrugėn pėr njohje tė reja dhe ofron shpresė pėr zhvillimin socio-ekonomik tė shtetit tė ri. Ai shton se nisja e dialogut midis Serbisė e Kosovės do tė jetė nė radhė tė parė nė interes tė qytetarėve qė jetojnė nė tė dyja shtetet. Nė pėrfundim, duke vlerėsuar angazhimin e diplomacisė shqiptare, Spindelegger ka shtuar: Dėshiroj tė shpreh vlerėsimin tim pėr pėrqasjen tuaj tė qartė dhe tė ekuilibruar nė ēėshtjen e Kosovės fqinje. Ju siguroj pėr angazhimin tim tė mėtejshėm nė shėrbim tė progresit tė marrėdhėnieve serbo-kosovare, si dhe pėr vazhdimėsinė e procesit tė integrimit europian pėr tė gjitha vendet e Europės Juglindore.
Gjithashtu, nė njė letėr drejtuar Metės, ministri i Punėve tė Jashtme tė Bullgarisė, Nickolay Mladenov, ka shprehur kėnaqėsinė pėr pozicionet e njėjta tė dy vendeve pėr sa i pėrket nevojės pėr tė ndėrtuar njė Kosovė tė qėndrueshme, nė paqe, demokratike dhe multi-etnike. Mladenov ka shprehur bindjen se opinioni kėshillimor i GJND-sė do tė hapė rrugėn pėr fillimin e njė faze tė re nė zhvillimin e marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė dhe pėr krijimin e besimit reciprok, kaq tė nevojshėm nė rajon, kumtoi Ministra e Punėve tė Jashtme e Shqipėrisė me anė tė njė komunikate pėr publikun.
Shto tek: Facebook | Furl | Digg | Myspace | Windows Live | Yahoo MyWeb |
Komente (1 publikuar):
Haxhi Kuēi nė 20/08/2010 12:32:33
Zotri Ilir Meta,ju jeni ka e pergadisni nje rezulute qe tju pergjigjet dyja paleve shqiptaro serbe ne shtetin e Kosoves.
Me kete rezulute pra nuk ka nje shtet per shqiptaret e kosoves,por si dy shtete me qeveri te ndara!
Ju dhe klikat e juaja jeni ka i coptoni trojet dhe lene nen sundim te sllaveve!Nuk jane fajtor as serbet as greket as europa,pos pyka e shqiptarit e coptoi trojen shqiptare.