AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 SHIKU DHE SIGURIMI ATDHEUT

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14819
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: SHIKU DHE SIGURIMI ATDHEUT   Sam 21 Aoū - 17:04

SHIKU DHE SIGURIMI ATDHEUT


Modeli i biznesit ėshtė i thjeshtė: ata qė bashkėpunojnė shpėrblehen; kritikėt merren nė shėnjestėr. Pėr shembull, gazetarėt qė raportojnė pėr korrupsionin pėrndiqen dhe kėrcėnohen. Qeveria e Kosovės i bėn presion Radiotelevizionit tė Kosovės (RTK). Zyrtarėt shfrytėzojnė mjetet ekonomike qė reklamuesve t’u mbushin mendjen tė mos bėjnė biznes me mediat e pavarura, si “Koha Ditore” dhe “Zėri”. Stafi i njė prej programeve mė kritike televizive, “Jeta nė Kosovė”, u kėrcėnua me vdekje pas transmetimit tė njė raporti kritik ndaj njė prefekti tė PDK-sė. Njė pėrfaqėsues me ndikim i OJQ-ve, i cili Qeverisė iu referua si “ndėrmarrje e pėrbashkėt kriminale”, u etiketua “antishtetėrore” nga zėdhėnėsi i Qeverisė, derisa kritikėt akuzohen se janė “spiunė serbė”.
Edhe mua “Infopress” mė ka akuzuar se jam agjent serb - gazetė kjo qė financohet nga SHIK-u dhe botuesi i sė cilės ėshtė deputet i PDK-sė. Duke reaguar kundėr raportit tim hulumtues, kryetari i Parlamentit, anėtar me ndikim nė PDK, bėri deklarata publike, duke insistuar se SHIK-u ishte shpartalluar formalisht rreth dy vjet mė parė. Megjithatė, ekzistenca e tij ėshtė njė sekret i njohur publik. Ndonėse besnik i PDK-sė, SHIK-u nuk i jep llogari askujt.
Mirėpo, pėr shkak tė natyrės si organizatė klandestine, nuk ka dokumente rreth aktiviteteve tė SHIK-ut. Ky artikull bazohet nė intervistat me personat qė nuk kanė dashur tė identifikoheshin. Burimet janė tė besueshme. Krahas z. Krasniqi, tre ish-kryeministra insistojnė se pjesėtarėt e SHIK-ut janė duke i vazhduar aktivitetet e tyre, duke ndikuar nė jetėn publike dhe private nė Kosovė.
Prej nga erdhi SHIK-u? SHIK-u ėshtė pjesė e nėntokės sė errėt tė agjencive politike tė inteligjencės, tė cilat pėr njė kohė tė gjatė kanė dominuar nė sigurinė e brendshme tė Kosovės. Ai u themelua nga shqiptarėt e Kosovės nga lugina e Drenicės nė tė nėntėdhjetat, pėr tė ndihmuar nė aktivitetet e UĒK-sė. SHIK-u fillimisht financohej prej fondeve tė mbetura nga lufta e vitit 1999, posaēėrisht fondi “Vendlindja Thėrret”, qė financoi luftėn guerilje tė UĒK-sė pėr pavarėsi. Ndonėse SHIK-u nuk pati ndonjė rėndėsi gjatė luftės, ai u pasurua nga konfiskimi i mallrave dhe i produkteve industriale, tė cilat i lanė serbėt, tė cilėt u tėrhoqėn me nguti. SHIK-u, po ashtu, zuri banesat e serbėve dhe kėrkonte para qė t’ua lironte ato blerėsve tė rinj.
Prej UĒK-sė dolėn disa parti politike pas luftės. Hashim Thaēi, kryeministri aktual, e formoi PDK-nė. Si rrjedhojė, besnikėria e SHIK-ut ndaj UĒK-sė u bart tek PDK-ja. Veprimtaria fillestare e SHIK-ut kishte tė bėnte me mbrojtjen e zyrtarėve partiakė, si dhe mbledhjen e informatave e pėrndjekjen e kundėrshtarėve politikė.
SHIK-u nuk ishte i vetėm; edhe partitė e tjera politike tė Kosovės kishin themeluar shėrbime tė inteligjencės gjatė luftės. Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) e formoi krahun e vet tė inteligjencės “Sigurimi i Atdheut”. Ai pati njė personel prej 300-vetash nė periudhėn e kulminacionit, qė financohej pjesėrisht nga donacionet e shqiptarėve tė Kosovės qė jetonin jashtė. Ai, po ashtu, merrte njė pėrqindje tė ryshfetit qė i paguhej LDK-sė nga biznesmenėt lokalė, tė cilėt konkurronin pėr tenderė tė rindėrtimit dhe punėve tė tjera. Ndonėse secila parti kishte rrjetin e vet tė nėntokės, SHIK-u u bė mė i madhi dhe mė profesionali, duke i inkorporuar nė fund agjencitė mė tė vogla tė inteligjencės tė partive tė tjera.
Kush e udhėheq SHIK-un? Kadri Veseli ka qenė kreu i pakontestuar i SHIK-ut qė nga themelimi i tij e deri mė sot. Ndonėse SHIK-u punėson mė shumė se 100 persona, qindra tė tjerė paguhen nė bazė tė performancės dhe pėr informatat qė japin.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com En ligne
 
SHIKU DHE SIGURIMI ATDHEUT
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: