AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 I polli mushka Ilir Metės nė Beograd

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14489
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: I polli mushka Ilir Metės nė Beograd   Jeu 16 Sep - 1:43

I polli mushka Ilir Metės nė Beograd
Publikuar: E enjte 18 Mars 2010, 18:53 6 Komente 10 Rekomandime
Doc. Sci. Gani Asllani

Vizita dy ditore e zv. kryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm tė Republikės sė Shqipėrisė, z. Ilir Meta, nė Beograd na solli qartazi pėrpara syve tanė bėrthamėn e politikės shqiptare nė raport me fqinjėt. Kjo vizitė qė ishte edhe strumbullari i aktiviteteve politike tė zotėri Metės qysh se ka rimarrė detyrėn e shefit tė diplomacisė shqiptare, na solli parasysh veēoritė specifike tė diplomacisė sė Tiranės nė raport me botėn, por edhe me njerėzit e brumit tė vet, pra shqiptarėt e Kosovės dhe Luginės sė Preshevės. Megjithėse personalisht zotėri Meta dhe ndonjė nga kėshilltarėt e tij e cilėsuan kėtė vizitė si shumė tė suksesshme, nė mendimin tim personal, profesional dhe akademik, jo vetėm qė ishte e gabuar, por kjo vizitė do t'i hapė edhe telashe nė tė ardhmen Republikės sė Shqipėrisė.

Sjellja prej kėshilltari

Zotėri Meta shkoi nė Beograd nė cilėsinė e njė ministri fuqiplotė tė njė shteti sovran, por u soll pėrpara pritėsve tė tij, si njė kėshilltar i njė komune tė harruar nė kohė jashtė kontinentit tonė. Takimi me presidentin Tadiq, ishte njė pėrunjėsi e pacipė e njė shqiptari i cili i shtrėngoi dorėn Presidentit tė njė shteti kriminel, fajtor pėr katėr luftėra gjatė njė dekadė, i cili as qė ka kėrkuar ndjesė, e as qė e pėrfill ekzistencėn e popullit shqiptar nė Kosovė dhe Luginėn e Preshevės. Deklaratat e zotėri Metės pėr integrime euroatlantike tė Shqipėrisė dhe Serbisė tingėllonin si tentim pėr tė vajosur njė ide shumė tė ndryshkura nė Beograd, sepse Serbia vet akoma nuk ėshtė pėrcaktuar qartazi se a do tė afrohet me BE-nė apo Rusinė dhe kėshillat e Ilir Metės dukeshin sikur fjalė tė pa kripė. Zotėri Meta, e para e punės gaboi edhe nė orientimin e tij gjeografik. Ai e quajti disa herė Serbinė shtet fqinjė, kur dihet se qysh pas shkėputjes sė Kosovės nga Serbia, tashmė Shqipėria nuk ndan as edhe njė centimetėr kufi me Serbinė. Pėrunjėsia e ministrit tė Jashtėm Shqiptar u tregua edhe me rastin e pyetjes sė gazetarėve pėr Kosovėn, temė qė ai u mundua ta shmangė me ēdo kusht. Zotėri Meta foli pėr Kosovėn nė veten e tretė, pra sikur tė ishte njė ēėshtje qė i pėrket njė konstelacionit tjetėr tė universit politik. Ai nuk mori guximin e diplomatit qė t'i thotė Tadiqit se Kosova duhet tė njihet edhe nga Serbia nėse duam qė rajoni njėmend tė pėrparojė, ose nuk e gjeti guximin e homologut tė tij francez, dr. Kushner, i cili vetėm para pak javėsh ia tha jo vetėm presidentit, por edhe gjithė popullit serb, se Kosova ėshtė shtet dhe ky realitet nuk zhbėhet. Sa i pėrket problemit tė Luginės sė Preshevės, zotėri Meta prapė me lajka nga mė tė ndryshmet, sillej si kameleon, duke mos gjetur guximin qė t'u thotė autoriteteve serbe se vėrshimi i shqiptarėve vendas tė kėtyre trojeve autoktone shqiptare drejt Perėndimit javėve tė fundit, ėshtė si pasojė e diskriminimit ekonomik dhe shkombėtarizimit sistematik tė tyre qė Serbia po bėn me dekada me radhė.

Investimet pėr Kosovėn lindore

Pse pėr shembull, zotėri Meta nuk kėrkoi investime tė njėjta nga Qeveria e Serbisė pėr komunat e Preshevės, Bujanocit dhe Mjaltėzės (Medvegjė) sikur qė ndodhin me komunat e pėrafėrta me banorė me to? Pėrpos kėsaj, zotėri Metės i polli edhe mushka, kur Vuk Jeremiq, duke treguar agresivitetin dhe mospėrfilljen historike karakterizuese tė diplomacisė serbe ndaj Shqipėrisė, i nxori edhe minoritet serb nė Shqipėri. Jeremiq, ndryshe nga Ilir Meta, qė s' bėzante fare rreth ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare me fajtor kryesor pikėrisht Serbinė, kėrkoi "tė drejta tė pakufizuara pėr bashkėkombėsit e vet nė veriun e Shqipėrisė", dhe as qė lėkundi qerpikun nga frika se mos po trazohej Meta apo dikush tjetėr nga delegacioni shqiptar kur e bėri kėtė deklaratė. Trajtimi me inferioritet qė i bėri diplomacia serbe zotėri Metės, u dėshmua edhe me rastin e vizitės sė delegacionit shqiptarė nė Luginėn e Preshevės, kur nė vend qė Meta tė shoqėrohej nga homologu i tij Jeremiq, si njeriu qė edhe zyrtarisht e ka ftuar atė me protokoll nė Beograd, ati i dhanė si shoqėrues ministrin e pushtetit vendor, duke neglizhuar nivelin e tij dhe tė detyrės qė Meta pėrfaqėson nė qeverinė e Shqipėrisė .
Dhe ēėshtja e fundit, me sjelljen e tij prej njė nxėnėsi tė urtė qė i bindet fėmijėve ngucaxhinj, zotėri Meta e ēoi lart pozitėn e Serbisė nė arenėn ndėrkombėtare duke e bėrė qendėr tė diplomacisė rajonale, dhe duke quar drejt pėrdorimit tė vizitės sė tij nga diplomacia serbe si faktor i hapjes sė Serbisė ndaj fqinjėve dhe ndaj botės. Nė studimet e mia tė shumta pėr ēėshtjen shqiptare, vend tė rėndėsishėm zėnė edhe epoka e komunizmit dhe marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė. Kėshtu unė para disa muajsh po lexoja njė dokument arkivor ku Tito e pėrēmonte Enver Hoxhėn kur ky po vizitonte Beogradin nė vitin 1946, duke e quajtur "kalama i politikės, fshatar, langua dhe tė paedukatė". Nga sjellja e tyre, gjuha trupore qė tregonin, dhe deklaratat qė i lėshuan zyrtarisht pas takimeve me Ilir Metėn, kam pėrshtypjen se zyrtarėt e Beogradit mes vete kanė pėshpėritur po tė njėjtat fjalė si edhe Tito dikur pėr Enver Hoxhėn, nė mos mė keq bile.

(Autori ėshtė pedagog nė Fakultetin e Shkencave Politike nė Universitetin Glasgou, Britani e Madhe, bashkėpunėtor i Qendrės pėr Studime tė Evropės Lindore nė Glasgou, hulumtues shkencor nė Universitetin e Varshavės dhe anėtar korrespondent nė Qendrėn pėr Studime Strategjike nė Londėr)
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
I polli mushka Ilir Metės nė Beograd
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: