AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Kosova para ndarjes

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Kosova para ndarjes   Sam 18 Sep - 0:35

http://www.kosova-sot.info/opinione/kosova-para-ndarjes-politika-para-gjyqit-te-historise/no_segment/sent
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Kosova para ndarjes   Sam 18 Sep - 0:37

Kosova para ndarjes? Politika para gjyqit tė historisė
Publikuar: E enjte 3 Qershor 2010, 3:16 1 Komente 3 Rekomandime
Doc. Sci. Gani Asllani

Gjatė viteve tė 90-ta flitej shpesh se nė Beograd kishte zėra qė kėrkonin ndarjen e Kosovės. Kush ia vinte kufirin atdheut tonė nė urėn e Ibrit nė Mitrovicė, kush pėrfshinte edhe Ana Moravėn, e kush tjetėr shkonte deri nė Isniq tė Deēanit, ngase Serbia interesohej tė mbante brenda territorit tė vet burimin e Drinit e Bardhė dhe lumenjtė qė rrjedhin nga Bjeshkėt e Deēanit dhe Pejės.
Natyrisht se Milosheviqit i interesonte ta mbante gjithė Kosovėn, sepse eksploatimi ēnjerėzor i saj po ia mbante gjallė pushtetin e tij nė Beograd, si dhe luftėrat gjakatare nė Kroaci e Bosnjė.

Shtirja si viktimė

Pas pėrfundimit tė luftės sė Kosovės, Beogradi zyrtar heshti pėr disa kohė duke zbatuar pikėrisht atė formulėn e ndjeshme diplomatike? Koha shėron plagėt dhe nga njė shtet kriminel, agresorė e keqbėrės, siē konsiderohej nė fillim tė shekullit tė ri, me ndihmėn e miqve tė vet, dhe falė kujtesės shumė tė shkurtėr tė Evropės, si dhe politikės sė paorientuar dhe grindavece tė Prishtinės, filloi tė faktorizohet shumė shpejt duke treguar rolin e vendim-marrėsit nė Kosovė. Ka mė shumė se dy vjet qė Beogradi ka filluar tė shtiret si viktimė nė rastin e Kosovės, duke shpėrfillur tėrėsisht lėshimet e dhimbshme qė Prishtina dhe shqiptarėt e Kosovės i bėn me pakon e Ahtisarit. Kjo shihet nė deklaratat e vazhdueshme tė presidentit tė Serbisė Tadiq, ministrit tė tij tė Jashtėm Jeremiq, si dhe politikanėve tė tjerė serbė kur thonė se nė politikėn ndėrkombėtare nuk ndodh qė njėra palė t'i fitojė tė gjitha dhe pala tjetėr t'i humbė tė gjitha? (Sa pėr ilustrim ky argument nuk qėndron fare nė rastin e Kosovės! Jo vetėm pėr faktin se Kosova nuk ka marrė sovranitet tė plotė dhe menjėherė tė njohur ndėrkombėtar, por edhe pėr faktin se lėshimet e bėra pėr hir tė kėtij sovraniteti gjysmak janė mė shumė se gėrryese nė trupin politik tė njė shteti, pasi qė sovraniteti i Kosovės, ka mbetur i ngatėrruar pėr njė kohė tė gjatė me Serbinė, nga lidhjet qė iu ofrohen komunave kosovare me shumicė serbe. Dhe ēėshtja tjetėr. Ėshtė pikėrisht Serbia ajo qė ka pėrfituar gjithēka, madje edhe ma fort se gjithēka, dhe nuk ka humbur asgjė kur ėshtė krijuar shtet. Ajo mori pėrveē fortifikatės sė Beogradit, Sanxhakut tė Smederevės, dhe ati tė Shumadisė, edhe troje me shumicė shqiptare nė Sanxhakun e Nishit, atė tė Shkupit dhe madje edhe vilajetin e Manastirit. Kėshtu qė tė pėrdorė sot Serbia njė argument tė tillė ėshtė edhe turp, por edhe ngucje e drejtpėrdrejtė e historisė.)

Testimi i opinionit ndėrkombėtar

Kėshtu pra me kėtė politikė, Serbia po teston opinionin ndėrkombėtar, i cili duket i lodhur nga tejzgjatja e problemit tė Kosovės. Kėtė politikė personalisht e kam dėgjuar tė shfaqet nė njė konferencė shkencore nė nėntor 2004, kur Vladeta Jankoviq, atėherė ambasador i Bashkėsisė Shtetėrore Serbia Mali i Zi nė Londėr, bėri njė paraqitje nė Shkollėn e Londrės pėr Ekonomi. Si ish-kėshilltar i lartė politik i kryeministrit tė atėhershėm Vojislav Koshtunica, ambasadori Jankoviq tha pikėrisht kėtė formulė se Kosovėn do ta njihnim si shtet, vetėm se duam qė tė mbesim disi tė pėrfshirė nė tė politikisht.
Pra, si trofe tė zbehtė ta paraqesim para njerėzve tanė Mitrovicėn e veriut bashkė me Zveēanin, Leposaviēin, Zubin Potokun dhe Leshakun, si komuna tė vogla, nė kuadėr tė njė qarku nė administratėn lokale tė Serbisė. Por kjo nuk ishte e tėra qė Jankoviq paraqiti para tė pranishmėve! Ai theksoi se marrja e veriut tė Kosovės nuk do tė nėnkuptonte shkėmbim territoresh me Luginėn e Preshevės, sepse shqiptarėt e Luginės do tė barazoheshin me serbėt e Kosovės qendrore dhe Serbia do tė vazhdonte tė kishte prani politike nė Kosovė nėpėrmjet tyre, kurse Lugina e Preshevės do tė mbetej e Serbisė, pikėrisht pėr kėtė fakt, pra pakicė shqiptare nė Serbi dhe pakicė serbe nė Kosovė. Nė kontestin e sotshėm, me gjithė dėnimit qė po i bėn Prishtina zyrtare ideve tė tilla, njė propagandė e tillė serbe ka marrė hapėsirė tė konsiderueshme politike ndėrkombėtare. Kėtė e pranoi edhe Rada Trajkoviq para pak ditėsh, e cila nė njė rikonfigurim tė ri politik tė kėtillė nė Kosovė, ku Mitrovica e veriut do tė bashkohej me Serbinė dhe Graēanica do tė bėhej epiqendra politike serbe nė Kosovė, sigurisht se e shikon veten nė pozitė shumė tė ngritur. Pėr ta forcuar mė shumė kėtė fakt duhet t'i hedhim sytė skenės politike serbe nė Kosovė. Tė gjitha ato parti politike serbe nė Kosovė janė me zyrat e tyre dhe mbėshtetjen e tyre nė Graēanicė, Partesh apo Shtėrpcė (Ulzishtė), ndėrsa partitė politike nga Serbia i kanė degėt e tyre nė Mitrovicė, Zveēan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Leshak. Edhe nė zgjedhjet e sė dielės qė i mbajti Serbia, nė Mitrovicė, konkurruan partitė politike me qendėr nė Beograd, kurse nė Artanė vetėm grupe qytetare serbe. Pra, Serbia tashmė e ka pėrgatitur terrenin pėr njė ndarje tė kėtillė tė Kosovės, neve na mbetet qė tė luftojmė kundėr njė ndarjeje tė kėtillė mizore, por duhet qė tė jemi syēelė dhe tė pėrgatitemi fort nėse njėmend ndodh kjo ndarje. Lugina e Preshevės tė mos i lihet si trofe Serbisė dhe si peng shqiptarėve, sepse atėherė Serbia do tė dilte dyfish e fituar.

(Autori ėshtė pedagog nė Fakultetin e Shkencave Politike nė Universitetin Glasgou, Britani e Madhe)

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Kosova para ndarjes   Sam 18 Sep - 0:38

Kosova kurr nuk ka me pase sovranitetin e subjektit nderkombetar,pos iluzione !

ēka eshte me pavaresin e kosoves?Si eshte e mundure qe republikate e ish jugosllavise te pranohen nga KS i OKB e kosoven po duka me pranue mbi 15O shtete;Kurr ky numer nuk ka per tu plotesue!Pos duke e shtyp shqiptarin kjo qeveri qe para ka qen servitute e qeverise serbe!
Kjo qeveri e kosoves ka praktike qe tullugun ua qone dreqit,dhe me keta skeni qa kerkoni as dorheqje as dialog,pos pluma . Keta shqiptar te vritni eshte nisoj si me vra shejtan serb !O shqiptar une ua bera punen qe ta nxisi NATON ti meshoi serbit,se sa per uēk gugjen time !Popull i poshter jeni,kecyt drinin ma shkerdhyt kalin,bravo !Sanie Regja po me fton me ardhe me ēlirue Mitrovicen,a uēk e pasket len kosoven cunge :!
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Kosova para ndarjes   Lun 20 Sep - 16:47

KOMENTENga Florida - Miami i SHBA
09.06.2010 - 16:43
Ky zotri mire po din me bere pazar me token e Kosoves, duke logaritur se me propozimin e tije ne, pos tjerash, do fitonim qe " sportistet e Kosoves te mos rrinin jashte kompetencave serioze sportive botrore.." Sigurisht se nuk ka veshtrim per rendsin ekonomoke e politike te veriut te Mitrovices, te cilen me 1943 e mbrojten shqiptaret eKosoves dhe e qliruan nga hordhit cetnike te udhehequra nga njefar komandant Jabllani, e bile e qliruan edhe Noviazarin e sotshem. Nuk je i vetmi me ide ca te "menqura",per pazare me pjese te terirorit te Kosoves, nga se, edhe akademiku Regjep Qosja ka propozuar per tkurrjen e kufive te Kosoves e bile edhe per kembim human te popullates dikur moti ishte ide e akademik Dobrica Qosiqit(humano pretumbavanje stanovnishtva).
Miti etimologjikisht rrjedh nga greqishtja qė ka njė kuptim si gojėdhėnė, legjendė, pra ka tė bėjė
mė shumė me tė ashtuquajturėn “oral histori,, apo histori gojore, qė tė gjitha kėto janė tė bartura brez pas brezi nėpėr traditėn familjare.
http://www.kosova-sot.info/opinione/shkembimi-i-territoreve-cka-humb-dhe-cka-fiton-kosova
http://www.kosova-sot.info/opinione/shteti-i-kosoves-me-mbikeqyrje-nderkombetare-
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Kosova para ndarjes   

Revenir en haut Aller en bas
 
Kosova para ndarjes
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: