AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Letra e Adem Jasharit ?!

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14819
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Letra e Adem Jasharit ?!   Mer 3 Nov - 15:51

janulla
i/e regjistruar



Anėtarėsuar: 17-06-2003
Vendndodhja: New York
Postime: 50

Cka shkruan Adem Jashari ne letren- derguar LPK-se ne Dhjetor 1997
Kjo letėr, e dėrguar

nga Adem Jashari

dhe e shkruar nga i

vėllai,

Amza, dhe e nėnshkruar nga njė grup luftėtarėsh tė Drenicės ėshtė njė ndėr mesazhet e luftės. Natyrisht, ajo nuk ėshtė shkruar me mendimin se do tė botohet ndonjėherė; ajo ėshtė njė letėr mes shokėve tė luftės, flet

pėr realizimin e njė aksioni dhe pėr probleme tė tjera. Por, nė gjithsecilin rresht tė saj, tepėr dukshėm, mund tė shikosh atė qė do tė vinte mė pas. E shkruar thjeshtė, si gjithēka qė ėshtė madhėrisht e bukur, pa fjalė tė mėdha dhe pa mburrje, ajo mbart nė vete dėshminė historike, jo vetėm tė njė beteje. Kjo letėr ėshtė shkruar nė fundin e vitit 1997, mė saktėsisht

nė dhjetor tė kėtij viti. Fillimisht ajo ėshtė faksuar, nga jashtė

Kosovės, sipas tė dhėnave nga njė faks nė aeroportin e Shkupit, e mė pas ka ardhur edhe origjinali, pas disa ditėsh, pėrmes kanaleve ilegale.

Letra ruhet sot nė arkivin e Lėvizjes Popullore tė Kosovės, ku edhe ėshtė adresuar, ndėrsa njė kopje e saj ruhet nė Kosovė.

Ja edhe letra, thuajse e plotė:

“Tė dashur shokė e vėllezėr,

Disa tė dhėna rreth ngjarjes nė fshatin Vojnik, tė ndodhur me 25 nėntor 1997 nė mes forcave tona dhe tė policisė sekrete tė okupatorit serb. Ngjarja fillon me lajmėrimin e njė automjeti civil tė tipit “niva” me katėr persona civilė, i cili bėnte lėvizje tė dyshimta nė fshat, nga lagjja nė lagje. Atė e vėrejtėm dhe e pėrcollėm deri sa erdhi tek lagjja e Binakajve

dhe pikėrisht afėr shtėpisė ku gjendet veprimtari ynė. Sipas rrėfimit tė shokut, ky tentoi t’i identifikojė, por ata tentuan ta tradhtojnė duke u paraqitur njėri prej tyre se “jemi shqiptarė” dhe porsa ai e mbaron fjalėn,njeri prej tyre shtien disa herė me revolver, nė drejtim tė veprimtarit tonė.

Shkathtėsia e tij e shpėtoi nga plumbat dhe me shpejtėsi tė madhe ky ia kthen automatikun dhe e qėllon automjetin dhe dihet se i ka qėlluar disa nga tė ndodhurit brenda. Tė dyshimtit largohen me shpejtėsi tė madhe nga vendi i

ngjarjes, duke lėnė nė vend shenjat e xhamave tė thyer dhe shenja gjaku.

Kjo ka ndodhur rreth orės 14.00. Pasi largohen tė dyshimtit, ky kthehet nė shtėpi dhe bashkohet edhe me tre shokėt e tjerė, tė cilėt ishin tė gatshėm pėr ndihmė, por rreziku mendohej se kaloi. Vendosėn tė mos largohen nga fshati se mos ndodh ndonjė intervenim i mundshėm policor.

Ashtu edhe ndodhi.

Pas dy orėsh, pra rreth orės 16.00, nė fshat hyjnė dy autoblinda,tė shoqėruar edhe nga njė “NIVĖ” dhe mėsyjnė lagjen e Binakajve. Kėta,shokėt tanė, zėnė pozicionet nė malin e afėrt dhe nė gardhiqet e afėrta.

Porsa mbėrrin ekspedita ndėshkuese e forcave speciale, zbresin nga blindat dhe fillojnė tė shtiejnė nė drejtime tė ndryshme, pėr tė pėrhapur panik por, nė atė kohė, forcat tona, tė pėrbėra, si e thamė edhe mė lart, nga katėr persona, hapin zjarr dhe e kthejnė konfliktin mes tyre dhe ekspeditės

ndėshkuese serbe. Tė pabarabartė nė numėr e nė teknikė, bėhet tėrheqja nė drejtim tė pyllit. Forcat speciale serbe shtinin pa ndėrprerje dhe filluan tė afrohen, ēka u detyruam tė pėrdorim bombat, edhe pse tė pakta. Atėherė,

me pėrdorimin e bombave, serbėt u tėrhoqėn nė autoblinda dhe lufta bėhej vetėm nga autoblindat. Kjo zgjati deri rreth orės 18, por nuk mundėn tė na shtyjnė nga pozicioni qė e zumė nė pyll. Kjo i shtyri tė largohen me shpejtėsi tė madhe nga lagjja dhe fshati.

Nga ana jonė nuk patėm viktima ose tė plagosur: Kurse nga ana e armikut ka patur shenja gjaku nė vendin e ngjarjes, sidomos tė shumta ishin ku janė pėrdorė bombat.

Sa i pėrket organizimit tė mėvonshėm dhe informimit tė antarėve,ngjarja zhvillohet kėshtu: Nė organizimin tonė ekzistojnė edhe vėzhguesit e terrenit. Njėri prej tyre vėren autoblindat duke shkuar nė drejtim tė Klinės apo Turiqevcit, deri sa pėr rastin qė biseduam mė lart, kishim informata. Bėhet lajmėrimi i disa prej punkteve tona dhe ata bėnė

lajmėrimin e antarėve, por vetėm tė jemi tė gatshėm, qė porsa tė marrim lajmin se ēfarė po ndodh nė terren, tė jemi tė gatshėm pėr ndihmė. Nata e bėri tė vetėn dhe me vonesė u bė e ditur se ishte fshati Vojnik ku shkuan forcat policore. Edhe pse ne shpejtuam drejt Vojnikut, tėrheqja e policisė bėri qė tė mos konfrontohemi atė mbrėmje. U tubuam dhe konstatuam se nga forcat tona nuk kishte humbje. Vendosėm qė tė jemi nė vėzhgim tė terrenit, nė tė gjitha rrugėt qė tė shpien drejt vendit tė ngjarjes.

Dėrguam vėzhguesit, pra edhe tė tjerėt, vendosėm, pasi e morėm edhe pėlqimin e shokut nė ngjarje tė drejtpėrdrejtė qė: nėse policia do tė ndėrmarrė ndonjė operacion ndėshkues, tė bėjmė rezistencė. U vendos qė para mėngjesit tė zihen pikat mė strategjike nė rrugėt qė shpien drejt rajonit tė rrezikuar, duke e patur parasysh se forcat mund tė ndėrhyjnė nga Mitrovica,

Peja, por edhe nga Prishtina. U caktuan grupet qė do tė zėnė pritat, por edhe vėzhguesit pėr lajmėrim. Ēdo gjė nė Drenicė dhe

rreth saj ishte nėn kontroll. Dėshira jonė ishte dhe luteshim, qė bash nė vendin ku edhe ndodhi konfrontimi, tė jetė ashtu.

Pra aty e parashikonim se do tė korrnim fitore. Kemi pas mundėsi edhe mė herėt, pra nė vend tjetėr t“i “shkurtojmė”, por bash aty, ku edhe e dėshironim, na erdhėn, ishim disa grupe, nė disa prita. Kolona ishte e gjatė. Kishim lajmin nga vėzhguesit se janė tė shoqėruar edhe me helikopterė.

I pritėm deri sa hynė nė mesin e tė gjithė grupeve nga 3 - 4 e deri nė 5 veta nė grup, ku numri i pėrgjithshėm nga ne ishte prej 23 vetash ( kuptohet prej fshatit Lludeviq deri tek vendi i quajtur “kryqat e popit”). Tė tjerėt ishin nė vende tė tjera, pėr tė mos i pėrshkruar tash tė gjitha.

Kolona hyri ku dėshironim. Sė pari sulmuam me minahedhės, e pastaj disa me bomba e disa me armė zjarri tė ndryshme, si automatikė, snajperė e mitralozė. Konfrontimi filloi rreth orės 10 ku zgjati deri rreth orės 13 -14.

Operacioni ishte shumė i vėshtirė, luftė e ashpėr, pandėrperė,harxhuam shumė municione, sidomos nė helikopterėt. Disponimi nė forcat tona ishte nė nivel, edhe pse disa ishin tė parėt, pėrveē harxhimeve nė municion,

nga forcat tona nuk pati humbje e as tė plagosur. Ēka ėshtė mė e rėndėsishmja,edhe fshatarėt e kėtyre anėve u pėrgjigjen dhe u mbushen malet me luftėtarė tė gatshėm, ku gjatė tėrheqjes policia u sulmua nga tė gjitha anėt, e ku

policia nė panik shtiu kah mundi, nė objekte civile, shkolla e xhami.

Pasi i shtymė tė tėrhiqen forcat speciale serbe shkuam nė vendin e ngjarjes ku ishin forcat armike. Ata kishin lėnė nė vend shumė dėshmi qė tė tregojnė se kanė pasur humbje dhe se kanė qenė tė hendikepuar nga paniku.

Gjetėm municion tė ndryshėm tė kalibrit tė madh e deri tek revolverėt, veshje antiplumb tė pėrgjakura, shlema, karikatorė tė ndryshėm, maska kundėr gazrave, patrona lotsjellės e shumė e shumė tė tjera. E gjithė rruga qė nga

fshati Lludeviq e deri nė vendin “Kryqat e popit” ishte e mbuluar nga gėzhojat.

Dėmet e pėsuara nga armiku, ēka na i kemi parė, janė njė autoblindė i kallur,njė i prishur, mitralozin e shkatėrruar, njėrin nga “ pizgauerėt” e djegur e disa blinde tė dėmtuar pjesėrisht. Helikopteri dyshojmė se ka qenė i goditur,

se shumė shpejt u largua dhe mė nuk u duk, duke i lėnė forcat e veta tė vetmuara, gjysmė ore para se tė tėrhiqeshin.

Kemi kėrkesa tė mėdha pėr antarsim, por mungon armatimi. Shumė pak keni punuar nė kėtė drejtim. Prandaj shokėt qė veprojnė nė kėtė trevė tė Drenicės, kėrkojnė qė tė pėrfaqėsohemi me njė nga shokėt tonė tė mėhershėm

qė tani e disa kohė gjendet jashtė, nėn emrin e tij konspirativ “VESHI”.

Nė fund tė kėtij rrėfimi ju pėrshėndesim pėrzemėrsisht nga Drenica.

Lavdi tė rėnve pėr liri.

Nga njė grup shokėsh,

Tė nėnshkruar:Rafeta, Gipa, Zena, Dili, Nura, Dyli, Gafurri”.

Kush janė tė nėnshkruarit e kush ėshtė “Veshi”

Njė sqarim pėr lexuesit:

“Rafeta” - ishte pseudonimi i Adem Jasharit,

“Gipa” - ishte Iliaz Kodra (komandant i brigadės “Fehmi Lladrovci” - vrarė nė luftė),”Zena” - ishte Zenun Kodra,

“Dili” - ishte Fadil Kodra, ”Nura”- Nuredin Lushtaku,

“Dyli” - Hamėz Jashari,,” Gafurri” - Abedin Rexha, i njohur mė vonė si “Sandakani”, komandant brigade,i vrarė nė luftė.

Nga shtatė tė nėnshkruarit, katėr janė vrarė nė luftė, tre tė tjerėt janė sot nė TMK, me gradat superiore, gjeneral major e mė tej.

Ndėrsa “Veshi” ishte emri konspirativ i Ramiz Ladrovcit – gjatė luftės, i caktuar me detyra tė njė rėndėsie tė veēantė pranė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, si pėrfaqėsues i saj nė Shqipėri dhe pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė.

Jam mrekulluar gjithnjė prej kėsaj letre, qė kur e kam pasur nė duar pėr herė tė parė, mrekullohem edhe tani. Pėrgjithėsisht aksionet e ndryshme tė UĒK-sė janė informuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm ose nė Kryesinė e

Organizatės. Disa prej tyre ruhen ende. Por kjo letėr, e shkruar thjeshtė,nga njėherė duke i rėnė shkurt disa ngjarjeve, ajo ka nė vete edhe njė vlerė tė madhe : Asnjėherė e askund nuk mund tė gjesh mburrje, rrahje gjoksi, askund nuk gjen emra tė pėrveēėm, se ishte ai a po isha une, por gjithcka mbeti ne emrin e shokeve dhe te luftetareve te lirise. Reth tre muajve pas kesaj letre Adem Jashari u vra ne lufte.

_____________________
Gazeta Ndryshe
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14819
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Letra e Adem Jasharit ?!   Mer 3 Nov - 15:52

U vra ne lufte pa i ndihmue shoket e veshur me uēk
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Letra e Adem Jasharit ?!
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: