AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 SEBAHATE SHALA: NJEREZ T’AFERT ME PDK ME KANE KERCNUE, FYE D

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: SEBAHATE SHALA: NJEREZ T’AFERT ME PDK ME KANE KERCNUE, FYE D   Jeu 18 Nov - 15:45

SEBAHATE SHALA: NJEREZ T’AFERT ME PDK ME KANE KERCNUE, FYE DHE DENIGRUE
AGPK i ban thirrje pėrfaqėsuesve tė institucioneve, partive politike dhe grupeve tjera tė interesit me i lane gazetarėt tė lirė nė punėn e tyne.


14.11.2010
(INFOSOT) - Asociacioni i Gazetarėve Profesionistė tė Kosovės (AGPK) ka pranue me shqetėsim, tė Shtunėn, njoftimin nga gazetarja Sebahate Shala, lidhun me kėrcėnimet qė ka marrė mbas publikimit tė nji artikulli n’agjencinė e lajmeve "Kosovapress".

"Nga dita e Premte, me datėn 12.11.2010, kam marrė disa SMS kercenimi, fyemjesh dhe denigrimesh nga njerėz t’afėrt me PDK, tė cilėt mė 'kėshillonin' me pase 'kujdes' se ēka pyes dhe ēka shkruej.

Nė fakt, mesazhet kanė ardhe menjihere mbas botimit tė artikullit me titull: 'Sparkes: Limaj dhe Syla nuk do duhej me qene nė listėn e PDK”, thuhet nė njoftimin e Shalės.

Simbas znj. Shala, “kėshillat” i referohen pyetjeve qė ja kishte ba zv/shefit tė EULEX, Andy Sparkes, lidhun me pėrfshimjen nė listėn e PDK pėr Kuvendin e Kosovės tė dy zyrtarėve tė nalte tė kėsaj partie, Fatmir Limaj dhe Azem Syla, tė cilėt janė nėn hetime nga EULEX, me dyshimin pėr krim t’organizuem, korrupsion dhe keqpėrdorime tė pozitės zyrtare.

"Derisa nga disa anėtarė tė PDK kjo pyetje u cilėsue si 'antikombėtare' dhe tendencioze, pėr menaxhmentin dhe redaksinė e agjencisė 'Kosovapress' asht konsideruar si pyetje 'joprofesionale', 'pyetje e budallakavtė', qė lidhet me fushatėn parazgjedhore dhe pyetje 'paragjykuese”, sqaron znj. Shala.

Pyetjen Sparkes’it, znj. Shala ja kishte ba mbas takimit tė tij me zv/kryeministrin Hajredin Kuēi. "Kjo pyetje ka nxite edhe reagimin e zv/kryeministrit nė dorėheqje Hajredin Kuēi, i cili para Sparkesit mė ka pengue me ba pyetje tjera rreth tė njajtės ēashtje. Kuēi mu ka drejtue me fjalėt urdhnuese - 'mjaft bane pyetje', derisa kam tentue me ja ba pyetjen e tretė ambasadorit Sparkes", vazhdon njoftimi i Sebahate Shalės.

Sipas saj, agjencia e lajmeve "Kosovapress" e ka heqe ma vone nga faqja e vet artikullin "Sparkes: Limaj dhe Syla nuk do duhej me qene nė listėn e PDK”. Nė fund tė njoftimit, znj. Shala shkruen se "pėr shkak tė mosmarrėveshjes me drejtuesin e agjencisė, nėnēmimit dhe mosrespektit ndaj meje, jam detyrue me leshue punėn, me vetėdėshirė".

AGPK denon ashpėr rastin e kėrcėnimit, frikėsimit e fyemjes nėpėrmjet telefonit tė gazetares Shala. Ēdo veprim i tillė asht ndėrhymje direkte nė punėn e gazetarėve, gazetarinė e pamvarun dhe lirinė e shprehjes.

AGPK i ban thirrje pėrfaqėsuesve tė institucioneve, partive politike dhe grupeve tjera tė interesit me i lane gazetarėt tė lirė nė punėn e tyne.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
SEBAHATE SHALA: NJEREZ T’AFERT ME PDK ME KANE KERCNUE, FYE D
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: