AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Kadare;falnja serbeve fajet,5 shqiptaret e rrezikshem

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14798
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Kadare;falnja serbeve fajet,5 shqiptaret e rrezikshem   Lun 14 Fév - 0:34

Kadare;falnja serbeve

Braktis arkiven dhe shih kėtė faqe nė dizajn standard : Kadare i "kėshillon" shqiptarėt e Kosovės: "falėni spiunėt, tradhtarėt dhe kolaboracionistėt!!!

Shpetimi
07.06.2004, 10:16:00
Shtrohet pyetja;
- po vet Kadare a i ka kėrkuar popullit shqiptar falje pėr ikjen e tij tė bujshme nė fillim tė viteve 1990, pra atėherė kur nė Shqipėri ishte i nevojshėm edhe angazhimi i tij pėr ta demokratizuar Shqipėrinė?!
- po vet Kadare a i ka falur "spiunėt" dhe "denoncuesit" e tij, tė cilėt gjoja nė kohėn e diktaturės e kanė "diferencuar" dhe "pėrndjekur" atė si gjoja disident?!
- dhe nė fund tė fundit, kur Kadare e ka ndėrmend ti kėrkoj falje lexuesit shqiptar pėr gjithė atė volum librash tė shkruara nga ai, nė tė cilat libra (romane) e ngritė lartė e mė lartė komunizmin, socializmin dhe vet Enver Hoxhėn?!
Tani z. Kadare neve mund tė na pėrrallisė tėrė ditėn e ditės (nga Parisi) se ai gjoja ka qenė gjithnjė me orientime politike tė djathta, ka qenė pro amerikan dhe pro europian (e kam fjalėn pro kapitalizmit si regjim), por me kėto qirrje tė tij askėnd nuk mund ta gėnjejė, nė pėrjashtim tė atyre qė me vetdėshirė e duan njė gjė tė tillė.
Z. Kadare ėshtė dhe mbetet njė shkrimtari dhe romancier i madh shqiptar. Por kjo nuk do tė thotė se ai edhe nė vlerėsimet e tij politike ka gjithnjė tė drejtė.
Nė historinė botėrore jo rrallė janė treguar shumė tė rrezikshėm dhe negativ disa nga studiusit dhe shkenctarėt mė tė mėdhėnjė tė tė gjitha kohėrave.
-Kishte nga ata qė u vunė nė shėrbim tė ideologjisė dhe diktaturės nazi/fashiste.
-Kishte nga ata qė u vunė nė shėrbim tė hegjemonizmit dhe ekspanzionit tė vendit tė tij ndaj tė tjerėve.
-Kishte nga ata qė me besnikėri i shėrbyen ideologjisė komuniste (njėri ndėr ta ėshtė padyshim edhe z. Kadare), e tjerė.

Z. Kadare kėrkonė nga shqiptarėt e Kosovės qė ti falin agjentėt shqiptar tė UDB-sė. Por nga ana tjetėr sikur "harronė" Ai se agjenti, ose mė mirė thėnė spiuni dhe tradhtari i cilit do vend e popull, duhet zbuluar, duhet hedhur nė gjyq, dhe duhet denuar pėr tradhtinė qė i bėri popullit tė tij. Sikur kėta agjent (njerz tė UDB-sė) ti kishin shėrbyer njė regjimi dhe shteti tė tyre, edhe mund tė arsyetohej apeli i z. Kadare. Por tė bėhet apel qė tė falet tradhtia, kėtė nuk mund ta kap asnjė logjikė e shėndoshė njerzore!
"Zoti qoftė me Kadaren", por pėr mendimin tim ky apel i tij bije erė tė rėndė ligėsie dhe dobėsie tė tij, kuptohet karrshi qeshtjės sonė ende tė pa zgjidhur kombtare.

Shpetimi
__________________________________________________ ________

Ndoshta duhet t’i kėrkojmė falje agjentėve tė Serbisė, z.Kadare?-

Shkruan Berat Luzha

Sa pėr tė mos heshtur

Nė njė intervistė qė Ismail Kadare ia dha njė medias shqiptare, tė cilėn e ribotoi gazeta prishtinase “Kosova sot” mė 24 maj 2004 (nuk shėnohet autori dhe as cilės media ia dha intervistėn), jepen opinione tė tij lidhur me njė sėrė ēėshtje, tė cilat e preokupojnė shkrimtarin tonė tė madh dhe jo vetėm atė. Kadare, duke folur si shumė herė tė tjera pėr nevojėn e hapjes sė arkivave, konstaton se spiunimi ėshtė krim, kurse ish - spiunėt ende nuk janė penduar, pėrkundrazi ata po krijuakan tymnajė gjithandej nėpėr Shqipėri.

Kėshtu konkludon shkrimtari pėr spiunėt e Shqipėrisė, tė cilėt, fundi i fundit, i kanė shėrbyer legalisht shtetit, vendit dhe popullit tė tyre, por krejt ndryshe, pėr habinė tonė, shprehet pėr agjentėt shqiptarė tė Serbisė nė Kosovė, tė cilėt kanė vepruar kundėr popullit tė tyre e pėr llogari tė regjimit tė huaj. Populli i Kosovės, thotė shkrimtari, duhet t’i falė publikisht agjentėt e fshehtė tė Serbisė midis shqiptarėve, sepse, sipas tij, duke i falur publikisht, ata do tė kishin rast pėr t’i kėputur lidhjet dhe nė kėtė mėnyrė nuk do t’i bindeshin zinxhirėve tė Beogradit!? Ėshtė interesant se si Kadare mund tė parashikojė se po tė faleshin publikisht agjentėt e Serbisė, ata do t’i shkėpusnin zinxhirėt qė i lidhin me Beogradin. E paparė dhe e padėgjuar kjo!

Kur flet pėr faljen e krimit tė spiunimit nė Kosovė, pse kėshtu nuk mendon tė veprohet edhe nė Shqipėri, nė shtetin i cili nga tė gjitha shtetet e rajonit dhe mė gjerė, pra edhe mė shumė se vetė Kosova, ka nevojė pėr falje, pėr pajtim e pėr tolerancė, nė mėnyrė qė tė krijohen kushtet pėr stabilizim dhe pėrparim tė vendit. Duke u shtirė edhe vetė si viktimė e spiunimit, shkrimtari krijon tymnajė, sa angazhohet deri nė fund t’i denoncojė “denoncuesit” e tij, por t’i falė spiunėt shqiptarė tė Serbisė nė Kosovė, tė cilėt nuk po krijuakan tymnajė !

Dua ta njoftoj zotin Kadare se populli shqiptar i Kosovės, ende pa i thėnė ai, ka bėrė hapa kolosalė pėr pajtim kombėtar, duke pėrfshirė kėtu edhe ndjenjėn humane tė faljes, madje edhe tė faljes sė agjentėve, siē i quan ai spiunėt e Kosovės. Pra, faljen e ka bėrė pėr hatėr tė Kosovės shumė mė herėt se kur Kadaresė i ka rėnė ndėrmend ta thotė (dhjetė vjet mė parė qė nga fillimi i viteve tė nėntėdhjeta).

Vetė unė kam pasur rastin qė nė vitet e nėntėdhjeta tė bashkėpunoj ngushtė pėr ēėshtjen e Kosovės me personin, i cili nė vitin 1981, bashkė me njė skuadėr milicėsh e agjentėsh shqiptarė, mė ka arrestuar nė shtėpinė time. Nga Sigurimi i shtetit jugosllav mė vonė ai ėshtė tėrhequr pa therrė nė kėmbė, kurse unė jam dėnuar me 12 vjet burg pėr veprimtari armiqėsore. Ēėshtja ėshtė se njė pjesė e agjentėve tė ish-sigurimit serb, jo vetėm se nuk ėshtė penduar, jo vetėm se ka vazhduar tė krijojė tymnajė, por ka vazhduar edhe tė bėjė spiunime tė reja, madje tė bėjė edhe krime tė reja. Burgosjet masive tė shqiptarėve nga regjimi serb nė Kosovė nė vitet e nėntėdhjeta janė bėrė edhe me meritėn dhe kontributin e ish-agjentėve shqiptarė, tė cilėt mbanin lidhje tė fshehta me padronėt e tyre nė Beograd. Edhe gjatė luftės ēlirimtare kishte mjaft “shqiptarė“ udbashė, tė cilėt me tė gjitha forcat ishin vėnė nė shėrbim tė armikut, duke i udhėhequr eshalonet serbe tė vdekjes nėpėr fshatrat dhe krahinat shqiptare, si dhe duke bėrė fushatė tė shfrenuar propaganduese kundėr luftės dhe bartėsve tė saj, pra kundėr dalzotėsve tė Kosovės. Edhe pas luftės, zoti Kadare, tė quajturit nga ju me tė drejtė “agjentė shqiptarė tė Serbisė”, e qė populli i njeh si spiunė, kanė vazhduar t’i shėrbejnė si qentė padronėve tė tyre, duke mbledhur fakte pėr gjoja krime tė luftės tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ju duhet ta dini se tashmė janė prangosur dhjetėra shqiptarė, dalzotės tė Kosovės, gjoja pėr krime tė luftės dhe mė konkretisht, gjoja pėr krime ndaj shqiptarėve gjatė luftės. Ju e dini se si Fatmir Limaj me shokė qe sa kohė dergjet nė Hagė me meritėn e udbashėve shqiptarė.

Derisa Kadare kėmbėngulė pėr faljen publike tė agjentėve tė fshehtė tė Serbisė, madje kėrkon zėshėm qė nisma e tij e dhėnė para pesė vjetėve tė ripėrtėrihet, agjentėt vazhdojnė punėn e tyre pėr ta njollosur dhe kriminalizuar luftėn tonė ēlirimtare dhe bartėsit e saj. Nėse vazhdon ky trend, ndodh qė ata njė ditė tė kėrkojnė nga viktimat e tyre jo mė falje, por llogari, pra qė viktimat atyre t’u kėrkojnė falje, sepse ua kanė prishur paksa planet e tyre, duke ua larguar padronėt jashtė Kosovės.

Pse thirrja e Kadaresė pėr t’i falur agjentėt e Serbisė, e bėrė para afėr pesė vjetėve, nuk qenka pėrkrahur dhe as kundėrshtuar nga askush, mė duket se ėshtė shumė e kuptueshme. Vetėm ata qė nuk e njohin realitetin kosovar, nuk e kuptojnė heshtjen e gjatė pas thirrjes sė zėshme tė shkrimtarit tė madh. Kurse ne tė gjorėt kemi menduar se z.Kadare e njeh mė sė miri kėtė realitet.

Kadare, pėr habinė tonė, po pritka nga presidenti e tė tjerė, si ai, tė marrin nismėn pėr faljen e agjentėve. Presidenti edhe mund t’i falė agjentėt, por jo edhe populli i martirizuar i Kosovės, i cili ende vazhdon tė terrorizohet. Edhe vetė presidentin, sipas recetės kadareane, ndoshta duhet ta falė publikisht populli i Kosovės pėr tė bėrat e tė pabėrat e tij para, gjatė dhe pas luftės ēlirimtare. Ose, nė tė kundėrtėn, populli t’i kėrkojė falje atij, duke i rėnė nė gjunjė, siē i ra Kadare gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Prishtinė.

(Autori ėshtė deputet i Kuvendit tė Kosovės dhe ish-kryetar i Shoqatės sė tė Burgosurve Politikė tė Kosovės)

http://www.kosova.de/forum/archive/index.php/t-8956.html
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


04-02-2010, 16:43 #1
Lulzim7
Perjashtuar

Anėtarėsuar: 10-12-2009
Postime: 493

Numroni 5 personat me te rrezikshem per shqiptaret ne te gjitha trojat shqiptare??
Ja lista e disave: Une filloj me gazetarin

Halil Matoshi (aresyen e dini besoj te gjithe)

Migjen Kelmendi eshte nje nder personat qe mundohet me cdo kush qe shqiptaret ne Kosove te kene gjuhe tjeter ne raport ndaj gjuhes letrare.

Edi Rama (edhe per kto e dini aresyen)

Menduh Thaqi - politikani me i rrezikshem per gjithshqiptaret

Ismail Kadare - mundohet me u perzi ne cdo sfere te jetes se shqiptarve,sociale,fetare e politike,asgje te dobishme pervec se percarese


E di qe ka me shume , po te tjeret let shprehin mendimin e tyre.... met mira
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lulzim7 : 04-02-2010 mė 16:45.

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=121429

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Kadare;falnja serbeve fajet,5 shqiptaret e rrezikshem
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: