AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Vidhet Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14174
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Vidhet Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės   Mar 15 Fév - 0:07

Vidhet Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės
Publikuar: E enjte, mė 01 prill 2010



Pavaresi pa ushtri,

Prishtinė, 1 prill– Deklarata e Pavarėsisė, me tė cilėn ėshtė shpallur Republika e Kosovės, ėshtė vjedhur natėn mes sė mėrkurės dhe tė enjtes, shkruan sot “Koha Ditore”, duke cituar burime nga Policia e Kosovės.
“Hajnat e paskrupullt thuhet tė kenė hyrė nė kabinetin e kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, ku ėshtė ruajtur dokumenti origjinal, me tė cilin ėshtė shpallur pavarėsia e Kosovės dhe qė ėshtė nėnshkruar nga 110 deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, mė 17 shkurt 2008”, shkruan gazeta, duke raportuar se derisa pėrgjegjėsit pėr sigurinė e ndėrtesės sė Kuvendit tė Kosovės kanė refuzuar tė flasin pėr vjedhjen, njėsiti i specializuar pėr vjedhje nė institucione i Policisė sė Kosovės tashmė e ka hapur rastin dhe burimet thonė se janė disa pista qė ata ndjekin nė kėrkim tė keqbėrėsve tash pėr tash tė panjohur.
“Dyshimet e para janė, natyrisht, tek personat qė i kanė pasur ēelėsat e kabinetit tė kryetarit”, citohet tė ketė thėnė njė polic.
Por, burimet policore kanė thėnė edhe se hetimet nuk janė pėrqendruar vetėm nė stafin e kryetaparlamentarit Krasniqi, por edhe nė tėrė Sekretariatin e Kuvendit tė Kosovės, por edhe nė deputetėt – sidomos ata tė opozitės – duke lėnė tė kuptohet se kryesisht e ka fjalėn pėr AAK-nė.
Nė anėn tjetėr, Ministria e Punėve tė Brendshme ka njoftuar se njė prej dyshimeve serioze ėshtė se vjedhja ėshtė organizuar nga Shėrbimi Sekret i Serbisė, me qėllim qė tė zhdukin dėshminė pėr pavarėsinė e shpallur, nė pritje tė vendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, vendim ky qė sigurisht se do tė jetė plotėsisht nė favor tė Kosovės, por pėr tė cilėn gjė esenciale ėshtė qė GJND-sė t’i prezantohet edhe dokumenti origjinal i Deklaratės sė Pavarėsisė.
Burimet policore kanė pėrmendur edhe dy pista tė tjera hetimi – ata qė sė voni kanė humbur apo pritet t’i humbasin postet qeveritare, si dhe segmente brenda faktorit ndėrkombėtar nė Kosovė, posaēėrisht nga shtetet qė kanė edhe prezencė joformale tė njėsiteve tė inteligjencės.
“Shumė dyshojmė nė kėta tė EULEX-it. Pasi qė ata janė pėr status-neutral, atyre u duhet me zhduk Deklaratėn e Pavarėsisė, si dokument ligjor, pėr mos me dalė dikush e me kėrku prej tyne zbatimin e tij”, tha njė burim policor, duke shtuar se pėr kėtė arsye qeveria ka urdhėruar policinė qė tė identifikojė dhe tė ruajė tė gjitha kopjet e Kushtetutės sė Kosovės, meqė ka rrezik qė edhe ato tė bėhen cak i vjedhėsve tė Deklaratės sė Pavarėsisė. “Me ba me e zhduk edhe Kushtetutėn, ėshtė sikur me na e zhbė shtetin. Kėshtu na tha kryeministri”, tha njė burim nga policia qė ka qenė prezent nė njė takim urgjent tė kryeministrit Thaēi me krerėt e policisė dhe njėsitin special pėr hetime tė vjedhjeve nė institucione.
Nė deklarata tė tilla kanė reaguar pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė nė Kosovė. EULEX-i ka mohuar ēdo pėrfshirje ndėrsa i ka cilėsuar akuzat e tėrthorta ndaj misionit tė vet si skandaloze. Mė i butė, por po aq demantues ka qenė edhe Pieter Feith.
I pyetur tė komentojė akuzat ndaj EULEX-it, Feith foli nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit special tė BE-sė: “Absurde!”
Gazeta mė tutje citon edhe deklaratat e shumėta tė protagoniostėve tė ndryshėm, prej institucioneve, partive opozitare dhe prezencės ndėrkombėtare, e deri tek policėt nė detyrė dhe pastrueset e Kuvendit tė Kosovės, ndėsa shkrimi pėrfundon me informatėn qė zbulon tė vėrtetėn se pėr ēka bėhet fjalė nė kėtė shkrim tė 1 prillit.
Komentet(88)
Muli (para 4 muajve)
Ama qysh me dit a ke e vertet a jo se na kan ba dyshim me 1 prillin tash. Kjo eshte web faqe e KOHA net e spo di a guxojn ata me ba ksi rrena? Spo di valla.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Vidhet Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: