AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Christopher Dell,ska vetvendosje ne kosove

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13905
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Christopher Dell,ska vetvendosje ne kosove   Mer 2 Mar - 13:34

Jo Vetėvendosjes
Ambasadori i SHBA’sė, Christopher Dell, i ka dhėnė mbėshtetje tė enjten Partisė Fryma e Re. Por, jo edhe subjektit tjetėr tė ri, Lėvizjes Vetėvendosje. Ai tha se nuk e ka ndėrmend t’i vizitojė zyrat e kėsaj lėvizjeje. Megjithėkėtė, kjo deklaratė nuk e nervozoi Albin Kurtin. Ai tha se dėshiron tė ketė raporte tė mira me amerikanėt.

Nga Shpend Limoni mė 19 nėntor 2010 nė ora 07:43
Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Kosovė, Christopher Dell, ka shfaqur publikisht qėndrimin e tij negativ ndaj Lėvizjes Vetėvendosje, derisa ka kryer njė vizitė nė Partinė Fryma e Re.

I pyetur nga gazetarėt nėse do ta vizitojė edhe Lėvizjen Vetėvendosje, njė subjekt ky qė po ashtu garon pėr herė tė parė nė zgjedhjet parlamentare, amerikani ka dhėnė njė pėrgjigje tė prerė.

“Jo”, ka thėnė pėrfaqėsuesi mė i lartė amerikan nė Republikėn e Kosovės.

Para disa muajsh, duke bėrė komente pėr skenėn politike nė Kosovė, Christopher Dell kishte inkurajuar formimin e subjekteve politike tė reja si alternativė pėr qytetarėt e Kosovės. Por, duket se kur ka thėnė kėshtu nuk e ka pasur nė mendje Lėvizjen Vetėvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti.

Lėvizja Vetėvendosje ka njė qėndrim tė ashpėr ndaj pranisė ndėrkombėtare dhe promovon njė pavarėsi gati absolute tė institucioneve vendore. Po ashtu, Vetėvendosje ėshtė kundėrshtare e disa proceseve politike qė janė mbėshtetur fuqishėm nga ndėrkombėtarėt, si procesi i decentralizimit qė derivon nga Pakoja e Ahtisaarit. Njėherėsh, kjo lėvizje ka kundėrshtuar nė masė tė madhe procesin e privatizimit, i cili ėshtė pėrkrahur nga ndėrkombėtarėt, veēmas nga amerikanėt. Njė pikė kundėrthėnėse e Vetėvendosjes nė raport me ndėrkombėtarėt ėshtė edhe angazhimi i saj pėr bashkimin kombėtar.

Deklaratat e Ambasadorit nuk i brengosin zyrtarėt e Vetėvendosjes.

Florin Krasniqi, kandidat pėr deputet i kėsaj lėvizjeje, ka thėnė pėr gazetėn se nuk e brengos deklarata e Ambasadorit. Ai ka bėrė njė krahasim me Ambasadorin Robert Gelbard, i cili kishte bėrė disa deklarata para luftės qė nuk ishin pritur mirė nga autoritetet e atėhershme dhe opinioni nė Kosovė.

“Unė nuk brengosem fort pėr kėtė. Ne jemi dėshmitarė kur njė ambasador amerikan e ka quajtur UCK’nė organizatė terroriste edhe ai e ka pėrfundu karrierėn e vet politike. Pėr kėtė nuk brengosem shumė. Unė brengosem pėr qėndrimin e SHBA’ve dhe tė vlerave tė tyre. Nuk e shoh tė rėndėsishme ose jo vizitėn e Ambasadorit nė Vetėvendosje”, ka thėnė ai.

Sido qė tė jetė, Krasniqi ka thėnė se shpreson qė Dell nuk ka asgjė kundėr Lėvizjes Vetėvendosje.

“Unė jam amerikan, ai ėshtė ambasadori im. Lėvizja Vetėvendosje ėshtė njė lėvizje qytetare, qė ka njė program politik dhe mendoj se z. Dell dhe SHBA’tė nuk kanė asgjė kundėr Vetėvendosjes dhe mėnyrės se si ne i qasemi rregullimit tė shtetit dhe ligjit nė Kosovė”, ka thėnė ai.

Krasniqi ka mohuar se Dell ka raporte tė kėqija me Vetėvendosjen dhe konsideron se ai nuk ėshtė mohues ndaj kėsaj lėvizjeje. Por, nuk heziton t’ia tėrheqė vėrejtjen atij qė tė mos bėjė fushatė ndaj kėsaj organizate politike.

“S’ėshtė mohues, unė konsideroj se ai ėshtė ambasadori im edhe ne e kemi pru kėtu me e mbrojt interesin e SHBA’ve dhe me i promovu vlerat amerikane dhe jo me ba fushatė politike. Por, ėshtė qėndrim i ambasadorit se ēka do tė bėjė, ėshtė qėndrim i tij personal. Por si Ambasador i SHBA’ve detyra e parė dhe e fundit e tij ėshtė me i prezantu vlerat amerikane edhe me mbrojt interesin e shtetit dhe tė popullit amerikan”, ka thėnė ai.

Njė qėndrim pėr deklaratėn e Dell ka ardhur edhe nga lideri i Vetėvendosjes, Albin Kurti.
“Nuk e kam dėgjuar kėtė deklaratė. Por, ne kemi respekt pėr Barak Obamėn si President i SHBA’ve dhe pėr shumė prej politikave tė tij. Nė SHBA ju e dini se po merren nėn kontroll edhe ndėrmarrjet private tė falimentuara, ndėrkohė qė Kosova ndodhet nėn njė trysni qė ndėrmarrjet publike fitimprurėse t’i shesė. Ne mendojmė qė kjo nuk ėshtė nė rregull. Por, jemi tė hapur pėr takime me tė gjithė politikanėt dhe diplomatėt, me ata qė pajtohen me neve, por edhe me ata qė mund nuk pajtohen me neve”, ka thėnė Kurti nė njė prononcim pėr televizionin KlanKosova.

E pėrkrah FER’in
Ambasadori amerikan, Christopher Dell, ėshtė shfaqur shumė mė pozitiv ndaj Frymės sė Re dhe liderėve tė saj.

Ai nuk ka hezituar tė shfaqė simpatinė pėr kėtė subjekt politik.

“Unė e njoh Shpend Ahmetin qė nga koha kur studionte, ai ka punuar nė Zyrėn Amerikane. Unė e respektoj qėndrimin e tij, e respektoj energjinė, entuziazmin dhe gatishmėrinė e njerėzve nė kėtė parti tė re pėr t’u angazhuar, pėr tė thėnė se ky ėshtė shteti im. Kjo ėshtė me rėndėsi dhe ne do tė punojmė pėr ndryshim. Mė vjen mirė qė shoh shfaqjen e partive tė tilla, tė cilat dėshirojnė njė tė ardhme mė tė mirė pėr vendin e tyre dhe ky ėshtė njė zhvillim i rėndėsishėm”, ka thėnė ai.

Pas kėtij takimi ka folur edhe Shpend Ahmeti.

“Natyrisht i diskutuam edhe mekanizmat tjerė, sa i pėrket monitorimit tė zgjedhjeve, tė cilat me tė vėrtetė po shkojnė nė mėnyrė tė duhur dhe qė tani po mundohemi qė sa mė mirė ky proces tė organizohet”, ka thėnė ai.

Dell, ndėrkaq, ka dhėnė opinionin e tij edhe pėr kandidatėt e partive qė janė nėn hetime e qė presin pėr t’u certifikuar nga KQZ.

“Mendoj se i takon KQZ’sė t’i shqyrtojė ata dhe tė aplikojė standarde tė qėndrueshme pėr ēdonjėrin”, ka thėnė Dell.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Christopher Dell,ska vetvendosje ne kosove
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: