AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Hidajet Hyseni zevendes i LDK e don Rugoven e mbas shpines !

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14148
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Hidajet Hyseni zevendes i LDK e don Rugoven e mbas shpines !   Dim 8 Mai - 2:24

Braktis arkiven dhe shih kėtė faqe nė dizajn standard : Hydajet Hysenin, ish nėnkryetar i LDK-sėVery HappyĖSHIROJ QĖ TĖ JEMI BASHKĖ ME RUGOVĖN EDHE NĖ ZGJDHJET E AR

mahallajem (CH)-GL--
17.10.2005, 20:12:00
Hydajet Hysenin, ish nėnkryetar i LDK-sėVery HappyĖSHIROJ QĖ TĖ JEMI BASHKĖ ME RUGOVĖN EDHE NĖ ZGJDHJET E ARDHSHME

Nga Fatlum Rahmani

Sep 8, 2005, 11:17


JAVA: Sipash jush, si mund tė ndikojė gjendja momentale e kryetarit te Kosovės nė zhvillimet aktuale politike, si mund tė ndikojė nė proceset politike duke u bazuar se momentalisht Kosova gjendet nė njė proces tė rėndėsishėm politik?

Hydajet Hyseni: Nuk do tė dėshiroja njė prononcim tė kėsaj natyre. Nuk do tė dėshiroja njė gjendje tė tillė dhe sinqerisht dėshiroj qė zoti Rugova tė tejkalojė problemet e tij shėndetėsore dhe qė objektivisht pyetje tė kėtilla tė mos shtrohen fare. Kosova ėshtė nė njė gjendje sa tė rėndėsishme e vendimtare aq edhe tė ndjeshme e tė bartur me rreziqe dhe nė situate tė tilla Kosovės nuk i duhen vakume, trazime, hallakatje. Kosovės i duhet angazhim sa mė gjithėpėrfshirės dhe nė kėtė kuadėr Kosovės i duhet angazhimi dhe bashkėveprimi i personaliteteve tė tė gjitha forcave politike tė tė gjitha orientimeve. Uroj qė edhe kėshtu tė funksionoj Kosova aktualisht dhe nė tė ardhmen .

JAVA: Shembull, pėr arsye shėndetėsore Rugova nuk mund tė ushtrojė detyrėn e kryetaritė tė Kosovės dhe tė jetė pjesė e proceseve politike nė Kosovė. Si e parashkoni ju zhvillimin e ngjarjeve politike nė Kosovė pa Rugovėn ?

Hydajet Hyseni: Unė sėrish nuk do tė dėshiroja njė prejudikim negativė, sėmundja e zotit Rugova ėshtė e rėndė por nuk ėshtė e pa shpresė ka shumė raste qė nga njė sėmundje e tillė tė jetohet gjatė madje edhe t’i pirej proceseve siē ka ndodhur edhe me presidentin Havell (Ēekosllovakisė). Uroj qė kėshtu tė ndodh edhe me shėndetin e zotit Rugova sa i pėrket Kosovės, mendoj se fati i Kosovės nuk duhet tė lidhet me individėt, Kosova do tė ec pėrpara. Sido qė tė ndodh. Kam besimin se nė situata tė kėtilla udhėheqėsit edhe duhet tė ndihmojnė menagjimin e situatave dhe tejkalimin e komplikimeve qė mund tė krijohen.

JAVA: Por, a mund tė parashikoni si do tė zhvilloheshin proceset poltike nė Kosovėn post Rugova?

Hydajet Hyseni: Unė, nuk dua tė flas pėr situatėn post Rugova siē thuhet. Pėrsėris proceset politike nė Kosovė janė procese shoqėrore tė njė populli tė tėrė. Procese qė shtyhen po ashtu nga njė angazhim do tė thosha plebishitar i njė populli tė tėrė dhe mendoj se ndėrlikimet qė mund tė krijohen me problemet shėndetėsore tė zotit Rugova, sė pari do tė tejkalohen, e dyta nuk do tė lejohet qė ato nė ēfarėdo mėnyre tė dėmtojnė ecjen pėrpara tė Kosovės. Ajo qė do tė thosha nė kėtė rast ėshtė qė pikėrisht, tė gjithė ata qė e duan Kosovėn tė gjithė ata qė e duan dhe e kanė respektuar zotin Rugova do tė duhej tė angazhoheshin nė drejtimin qė siguron qė Kosova do tė mos tė dėmtohet nė asnjė situatė edhe nė situata mė tė vėshtira pėr cilėndo forcė politike apo cilindo lider tė Kosovės. Lidhur me proceset aktuale nė Kosovė ne konsiderojmė siē edhe kemi deklaruar si nė komunikatėn pėr shtyp tė Shoqatės sė tė Burgosurve Politik (SHBP). Qė Kosova tė siguroj angazhimin maksimal tė potencialeve tė saj politike, profesionale krijuese e vepruese dėshirojė qė nė sfidat qė e presin, ajo tė jetė unike. Mendoj se edhe strukturat e saj nė momentin qė po kalon Kosova strukturat pėrfaqėsuese dhe ekzekutuese, qeverisėse do tė ishte mė mirė qė jenė gjithėpėrfshirėse struktura tė unitetit qė pėrqendrohen nė atė qė ėshtė interes i pėrbashkėt. Ne dėshirojmė natyrisht qė kjo tė bėhet me tė gjitha personalitetet e Kosovės duke pėrfshi edhe zotin Rugova
Nuk mund tė lėshohem nė kombinatorik apo supozime se si do tė zhvilloheshin ngjarjet, por kam bindjen e fortė se ecja e Kosovės pėrpara e pa alternativ dhe nuk mund tė ndryshohet nga ēfarėdo situate qė mund tė krijohet.

JAVA: A mendoni se mund tė zhvillohen “konflikte” brenda LDK-sė pėr tė zėvendėsuar Rugovėn? Kush mendoni se do tė ishin mė tė interesuarit (mė tė pėrkushtuarit) pėr tė zėvendėsuar Rugovėn?

Hydajet Hyseni: Nuk mund tė lėshohem nė spekulime janė ēėshtje tė brendshme tė partisė tjetėr. Fillimisht do tė dėshiroja qė sė pari tė mos vij deri kėtu, dhe e dyta qė kjo tė zgjidhet nė bashkėpunim me zotin Rugova por tė jetė nė mėnyrė demokratike nė interes tė Kosovės dhe tė ardhmes sė saj.

JAVA: Ju keni qenė pėr njė kohė tė gjatė i afėrt me Rugovėn, cili ėshtė roli i tij nė Kosovė.

Hydajet Hyseni: Nuk ėshtė tash momenti pėr tė bėrė vlerėsimin ose rekapitullimin e veprės, gjithsesi infestive tė zotit Rugova, mua s’mė pėlqejnė festimet e njėanshme qoftė pozitive, qoftė negative rrethanat qė mund tė krijonin nuk do tė duhej tė qonin dhe nė vlerėsime tė ēastit ose rivlerėsime shpesh nga skaji nė skaj. Angazhohem qė vlerėsimet e personaliteteve tė jenė parimore, korrekte, konstruktive qė tė pėrfshijnė edhe tė arriturat edhe lėshimet edhe pluset edhe minuset, dhe kjo pėr ēdo personalitet tė Kosovės ajo qė do tė shquaja eventualisht nė kėtė rast lidhur edhe me pyetjet e mėparshme e qė mua mė ka bėrė pėrshtypje ėshtė fakti qė kohėve tė fundit zoti Rugova ka deklaruar jo mė se njė herė se ndryshe nga deklarimet e mėparshme se pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn dhe pėr popullatėn shumicė (shqiptare) por ėshtė zgjidhje kompromisi midis zgjedhjeve tjera qė mund tė jenė mė tė mira dhe mė tė avancuara dhe zgjidhjeve tjera qė janė prpakthyese dhe janė tė pa pranueshme do tė dėshiroja qė ky qėndrim i zotit Rugova qė meriton mevėmendje dhe respekt tė jetė edhe orientim i mėtutjeshėm pėr Lidhjen Demokratike tė Kosovės (LDK) dhe jo vetėm pėr tė nė sfidat e ardhshme qė e presin Kosovėn nė sfidat tė cilat nė do t’i dėshironim qė t’i kalojmė bashkė me zotin Rugova, po si do qė tė jetė ėshtė njė qėndrim qė duhet ndjekur edhe nė tė ardhmen.

JAVA: Cilėt janė plusat edhe minusat e presidentit Rugova?

Ajo qė do tė ishte ne jemi nė parti tė ndryshme por nuk mund t’i dėshirojmė keq ose t’i ndjellim keq nė vėshtirėsitė e partisė mirėpo, ne me megjithatė ne jemi pjesė e realitetit kosovar dhe nė raste tė tilla bashkėndjejmė me njeri tjetrin do tė thotė edhe me zotin Rugova. Dėshira ime do tė ishte qė ne tė jemi bashkė edhe nė zgjedhjet e ardhshme dhe natyrisht ne t’i fitojmė ato zgjedhje, por tė jemi bashkė.


Derničre édition par Perparimi le Lun 16 Mai - 1:48, édité 1 fois
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com En ligne
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14148
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Hidajet Hyseni zevendes i LDK e don Rugoven e mbas shpines !   Dim 8 Mai - 2:25

http://www.kosova.de/forum/archive/index.php/t-12098.html
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com En ligne
 
Hidajet Hyseni zevendes i LDK e don Rugoven e mbas shpines !
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: