AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Dialogu, “top sekret” edhe pėr presidenten

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14695
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Dialogu, “top sekret” edhe pėr presidenten   Mer 18 Mai - 1:19

Dialogu, “top sekret” edhe pėr presidenten

Shpėrndaje
48
Postuar: 11:58 / 17.05.2011
Komente: 21
Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, mund tė jetė kreu i shtetit nė Republikėn e Kosovės, por informatat dhe dokumentet pėr dialogun me Serbinė nuk mund t’i shohė.
Burime tė “Kohės Ditore” kanė bėrė tė ditur se Presidenca e Kosovės ka kėrkuar qasje nė dokumentacionin qė ka tė bėjė me dialogun Kosovė-Serbi, tė nisur me ndėrmjetėsimin e Bashkimit Evropian, por kryesuesja e ekipit Kosovės pėr dialog, zėvendėskryeministrja, Edita Tahiri, nuk ia ka prezantuar pėr informim presidencės as strategjinė kosovare tė dialogut, as dokumentet e tjera mbi tė cilat po zhvillohet ky proces.

Burime tė gazetės thonė se, pėrveē negociatores Tahiri, nga zyrtarėt kosovarė qasje nė dokumentacion ka edhe shefi i saj, kryeministri Hashim Thaēi, ndėrsa arsyetimi qė pėrdoret pėr mohimin e qasjes ėshtė se bėhet fjalė pėr “sekrete shtetėrore”.

Tė pėrjashtuar nga rrethi i tė informuarve pėr dialogun duket tė jetė edhe Ministria e Jashtme e Kosovės, bashkė me pėrfaqėsitė diplomatike tė vendit nėpėr botė.

Sipas burimeve, kreu i diplomacisė sė Kosovės, Enver Hoxhaj, edhe pse nuk ka qasje nė dokumentet e dialogut, thuhet se informohet pėr procesin pėrmes kryeministrisė, e cila nė ekipin pėr dialog ka tė deleguar kėshilltarin e kryeministrit Thaēi, Lirim Grejēevci.

Ambasadat e Kosovės, nė anėn tjetėr, nė mungesė tė informatave nga Qeveria, shfrytėzojnė kanale tė ndėrlikuara pėr t’u informuar rreth procesit tė dialogut – prej homologėve nga vendet e BE-sė, tė cilėt kanė qasje nė dokumentet dhe informacionet.

Gazeta ka arritur qė tė kontaktonte me disa ambasadorė tė Kosovės nėpėr vende tė ndryshme. Nė kushte anonimiteti ata kanė shpjeguar se asnjėherė nuk kanė marrė nga Prishtina as edhe njė informacion se ēfarė po ndodh me dialogun.

Burime tė gazetės nė Bruksel kanė shpjeguar se lehtėsuesi i dialogut, Robert Cooper, e ka njė sistem tė veēantė tė informimit tė tė gjitha 27 shteteve anėtare tė BE-sė. Ai u raporton tė gjitha shteteve pas ēdo takimi. E shtetet e BE-sė, secila pastaj lėshon tė njėjtin raport pėr rrjetin e vet diplomatik anembanė botės.

Edhe Ministria e Jashtme e Serbisė i njofton ambasadat e veta pas ēdo takimi qė mbahet pėr dialogun.

Gazeta ka provuar qė pėr kėtė ēėshtje tė bisedonte me Presidencėn, Ministrinė e Jashtme dhe zėvendėskryeministren Edita Tahiri, por ka qenė e pamundur. Zyrtarėt e Presidencės nuk i kanė hapur telefonat, e zyrtarėt e Ministrisė sė Jashtme dhe ata tė Zyrės sė zėvendėskryeministres kanė sugjeruar qė pėr kėtė ēėshtje gazeta t`i kontaktojė drejtpėrdrejt eprorėt e tyre.

Ministri i Jashtėm, Enver Hoxhaj, dhe zėvendėskryeministrja Edita Tahiri, nuk u janė pėrgjigjur thirrjeve tė gazetės. /Telegrafi/

Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14695
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Dialogu, “top sekret” edhe pėr presidenten   Mer 18 Mai - 1:21

Edhe'" VETVENDOSJA'" eshte servile e Thaqit dhe e serbise,sepse as nje qeveri tradhetare nuk shuhet me vetvendosje ,pos me kryengritje !
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14695
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Dialogu, “top sekret” edhe pėr presidenten   Mer 18 Mai - 1:24

SHIK-u shkatėrroi mediat

Shpėrndaje
Postuar: 23:07 / 17.05.2011
Komente: 2

Skėnder Limani
Nuk ishte hera e parė qė takoja Kadri Veselin, shefin e SHIK-ut, por doli tė ishte e fundit. Dhe fjalėt e tij, tė fundit pėr mua, ishin: “Ne mezi i bėmė bashkė Agim Zatriqin dhe Adem Demaēin, ndėrsa ti po don me na i nda”. Dialogu ndodhi nė Hotelin Grand, dikur nė fund tė nėntorit tė vitit 2002. Pas njė jave, do tė largohesha nga RTK.

Shumė njerėz po pyeten pėr SHIK-un (Shėrbimin Informativ tė Kosovės) e PDK-sė, sidomos gjatė kėtyre muajve. Njė mori perceptimesh qė lidhen me SHIK-un jepen nė kuadėr tė ligjshmėrisė ose jo tė veprimit tė kėtij organizimi. Ky perceptim, tashmė i shndėrruar nė kėrkesė zyrtare parlamentare nga Burim Ramadani (AAK) ėshtė gjest i mirė. Por, tė jeni tė sigurt qė kėrkesa e tillė shfaqet qesharake nga vet pjesėtarėt e SHIK-ut kur kihet parasysh veprimtaria e kėsaj organizate nė Kosovė (nuk dua tė paragjykojė e as tė ironizojė por kjo ėshtė njėjtė sikurse tė pyesėsh hajnin nėse veprimi i tij ishte i ligjshėm ose jo). Natyrisht, kėrkesa pėr veprimtarinė e ligjshme tė SHIK-ut shtrohet si rezultat i deklarimit nga kreu i saj qė veprimtaria e kėsaj organizate ishte legale nė kuadėr tė rrethanave nė tė cilat vepronte.

Por, ēfarė lidhje ka SHIK-u me RTK-nė? Tė gjitha. Sepse rritja, zhvillimi dhe pėrvetėsimi i pushtetit (de jure - de fakto) nga ana e SHIK-ut nis nė RTK. Dhe kjo nuk ėshtė diēka sensacionale. E tėrė kjo e ka zanafillėn nė instalimin e perceptimit publik se UĒK e ēliroi Kosovėn. Nuk ka asgjė tė keqe nė kėtė perceptim, por ėshtė veprimi qė vjen pas krijimit dhe pėrhapjes sė kėsaj ideje, qė mė vonė dhe sot e kėsaj dite, funksionon si ideologji pėr veprimtari politike, ose mė saktė, tentim-themel pėr ndėrtimin e shtetit.

Kėta muaj, sidomos pas raportit tė europarlamentarit Dik Marti, si dhe pas kritikave vendore e ndėrkombėtare kundėr Qeverisė pėr korrupsion, jemi dėshmitarė qė Radiotelevizioni i Kosovės, pra RTK, si asnjėherė mė pėrpara nė kėto dhjetė vjet, po transmeton lajme, kronika e dokumentare pėr “ēlirimtarėt” e Kosovės nėn emblemėn e UĒK-sė.

Nė kėtė mėnyrė, RTK po thotė qė kėtu ka pasur njerėz qė kanė luftuar pėr Kosovė, nė tė njėjtėn kohė, nė mėnyrė tė tėrthortė duke na thėnė qė kėtejpari ka pasur njerėz qė nuk kanė luftuar pėr Kosovė. Dhe atyre qė kanė luftuar pėr Kosovė, qė zakonisht po dalin pjesėtarė tė SHIK-ut dhe tė PDK-sė nė pushtet, i takon historia dhe krejt Qeveria. Dhe, po e pėrsėrisė, kjo ėshtė ajo ideologji qė ėshtė kthyer nė veprimtari politike ose nė themele pėr ndėrtimin e shtetit, pra nė sistem qeverisės.

Por, kjo ideologji nuk ėshtė e lehtė pėr t’u gėlltitur. Sepse, pėrveē shumė gjėrash, nė kėtė mėnyrė, po normalizohet 12 dhjetori i vitit 2010, ditėn kur u vodh vota, u vodh pushteti dhe pėrfundimisht u rrėzuan themelet e demokracisė si sistem politik-qeverisės.

Aspektet e kėsaj ideologjie, qė vijnė nė formė tė propagandės, pastaj i hasim edhe nė formė psikologjie por individuale. Rasti konkret i kėsaj (pėr studim socio-psikik) ėshtė njė debat i kėtyre ditėve nė njėrėn nga kanalet televizive, ku, pas kritikave qė nė Kosovė ka mungesė tė zhvillimit ekonomik dhe mospėrfillje tė ligjit pėr shkak tė veprimtarisė sė SHIK-ut, i ashtuquajturi “Kamishi” (emri i tė cilit s’ėshtė me rėndėsi), deputet i PDK-sė nė Kuvendin e Kosovės (sa pėr tė pėrmendur) individualizoi “muhabetin” duke i pėrfshirė anėtarėt e familjes sė tij duke deklaruar qė krejt kėta na paskan luftuar pėr Kosovė. Tashti vjen pyetja: ēfarė lidhje ka UĒK me korrupsionin, pra moszhvillimin ekonomik dhe mospėrfilljen e ligjit?

Pėrfshirja e SHIK-ut nė RTK e jep pėrgjigjen, e sqaron atė qė quhet “fotografia e madhe”. Tėrė kėto lajme, emisione, kronika e dokumentare tė pėrnatshme e tė pėrditshme pėr disa nga pjesėtarėt e UĒK-sė, nuk janė aty rastėsisht. “Unė, dhe familja ime, kemi luftuar pėr Kosovėn. Nėse s’mė besoni, shikojeni RTK-nė.” Kėshtu diēka deklaron gati secili individ qė del e flet nė emėr tė luftės sa herė qė hapet tema e krimit dhe e korrupsionit nė Kosovė. Dhe kjo “luftė”, pra UĒK, ėshtė shndėrruar nė mbulesė propaganduese qė po pėrdoret pėr arsyetimin e secilės veprimtari.

Nė kėtė mėnyrė, kjo ideologji, nė gjithė kėto vite, vendosi monopol mbi zhvillimin e mediave, sidomos televizive. RTV21 na shfaqte seriale latino-amerikane, KTV nuk kishte “identitet televiziv” por qė tėrė kohėn i pėrēonte deklarimet e jo veprimet politike tė LDK-sė, ndėrsa qė RTK ishte nė pozicion asnjėrės, herė me LDK-nė (nė politikė) e herė me PDK-nė (nė biznes).

Nė kėtė kuadėr pastaj u ndėrtua edhe secili ligj qė ndėrlidhej drejtpėrdrejt ose tėrthorazi me zhvillimin e mediave. Dua tė them, mediat nė Kosovė janė ashtu ēfarė janė dhe se shoqėria e Kosovės nuk mund tė zgjedhė. Ne mund tė jemi tė kėnaqur ose tė pakėnaqur me to, por asgjė nuk ndryshon. Infrastruktura e mediave, sidomos televizive, nuk u zhvillua sepse, me gjasė, ēdo risi, ēdo televizion i ri, kishte mundėsi tė ofronte “ideologji” tjetėr, pra pikėvėshtrim tjetėr mbi shoqėrinė. Rasti konkret ishte kanali medial televiziv “Rrokum TV”, ku, veē tjerash, mysafirėt-analistėt-publicistėt flisnin me perceptime tė dallueshme nga ato qė “ishim rritur” duke i dėgjuar e lexuar, pėrveē se me njė gjuhė tjetėr. Dhe kjo, po e pėrsėrisė, shkonte ndesh me “ideologjinė ēlirimtare” tė instaluar. Bile, gjykuar sipas ligjeve dhe KPM-sė, kjo ishte edhe kundėr “rregullave tė lojės”. Sot, si rezultat, “Rrokum TV” ėshtė kanal televiziv i sakatosur.

Po e pėrsėrisė. Televizionet e Kosovės janė ndėrtuar mbi “ideologjinė ēlirimtare”. Rrjedhimisht, Komisioni i Pavarur pėr Media (KPM) ėshtė themeluar pėr tė mbrojtur kėtė ideologji edhe me ligje e rregullore. Nė anėn tjetėr, lufta pėr tė shpėrthyer kėtė kufi do tė ketė efektin dhe ndikimin e njėjtė sikurse lufta nė Koshare. Por, caku nuk duhet tė jetė KPM-ja, por ideologjia mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar tregu medial nė Kosovė. Nė KPM ndoshta mund tė ndėrrohen anėtarėt, por diēka tjetėr jo.

Dallueshmėria. Kjo ėshtė “ideologjia” mbi tė cilėn kanalet e tjera televizive duhet ta ndėrtojnė dhe zhvillojnė luftėn pėr tė drejtat e tyre qė, nė fakt, janė tė drejtat e zhvillimit tė njė shoqėrie.


Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14695
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Dialogu, “top sekret” edhe pėr presidenten   Mer 18 Mai - 1:26

agimi
Para 9 minutave:
Jo bre smendoj se ne qdo pore te jetes dhe zhvillimit ekonomik ka pas nderhyrje te shikut. Po mendoj se veprimtaria e tyre ka qene veq me vra Shqiptar. duke fillu prej atentateve ndaj Presidentit te vendit, vrasjeve te njerzve me eminent te LDK. Kryetareve te Komunave, Vrasjen e gazetareve. Une mendoj se ma shume veq me vrasje eshte marre SHIK-u. Kan qene te organizuar si bandat e droges ne meksik qe vrasin polici e politikana e qkado qe pengon bisnesin e droges. Edhe keta kan vra secilin qe ka pengu rritjen dhe ardhjen ne pushtet te PDK-se.
Niti
Para 9 orėve:
Tashti vjen pyetja: ēfarė lidhje ka UĒK me korrupsionin, pra moszhvillimin ekonomik dhe mospėrfilljen e ligjit?

Pershendetje nga nje dashamir i luftes qlirimtare z.Limani, do te doja ta beje edhe nje analiz pse qellimisht thuhet lufta te cilen e zhvilloj Uqk-ja, e jo luften qlirimtare qe e zhvilloj populli i Kosoves.
censura
Para 10 orėve:
Me keto pikepamje more i dshtun ti as qe e paske meritu me punu ne RTK... Hajt se kem me te qu me punu ne RTS e atje shaj sa te mundesh ...
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14695
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Dialogu, “top sekret” edhe pėr presidenten   Mer 18 Mai - 1:33

http://www.telegrafi.com/?dergo=3&id=26&a=3765#fund
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14695
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Dialogu, “top sekret” edhe pėr presidenten   Jeu 19 Mai - 1:58

Blerimi
Para 1 ditėve:
SHIKU ka egzistue edhe ne kohen e TITOS dhe Milloshit me emrin UDBA e Jugosllavise e tani e komofluar ne SHIK !!!
Kush i frigohet SHIKUT ?Patriotet qe luftoin per bashkimin e trojeve shqiptare .Shkurt e shqip.
Ilir Tahiri
Para 5 ditėve:
Disa deri dje nuk kane guxu me permend SHIK-un e tash kishe na skemi frike e flasim edhe i akuzojme direkt hahahah. A e dini pse? sepse jane zbulu qe kane bere dosje per shqiptaret gjethund pa kursy hiq e duke ja futur kot me shpifje pa argumente ju ka ardhe fundi sepse 1 kane humbur pushtetin. 2 spo kane me qka me shpife. 3 Ju kane dal rrenat ne diell. 4 Te hupt se te hupt bile hajt tash te dalim per ledine.

PDK po udheheq me qeverine, me policine, me ushtrine, me diplomacine... pare sa te duash, pagat e mira per vete, pagat e mira per punetort sherbyes civil etj.. pensionet e mira per invalid, per familjet e deshmoreve, rruget i kane bere si kudo neper shtetet e tjera.

Njerzit e SHIK-ut po krenohen me veprat e tyre, nuk po ju vjen keq per akuzat qe po ua bejne disa shpifes te perlyer.

linda
Para 6 ditėve:
Po Hysen njerzve pa tru ju duhet me lexu me vemendje e me analizu perndryshe ky shkrim spo lypke me perdor imagjinaten e mu thellu ne te qe me gjet qa ka dasht autorja me than...po mjaftojshin ni skan readding e pe dishe se qa u sjell ne mendje te saj...
hyseni
Para 6 ditėve:
Lexova me vemendje edhe artikullin edhe komentet e lexuesve.Sa i perket artikullit,mund te thuhet se artikullshkruesja ka bere nje pune te mire dhe te guximshme.Sa i perket disa komentuesve,shihet se shum prej tyre ose jane shum injorant e nuk duan ta shohin artikullin realisht (jo SHIK-un)sepse vet e kaluara e tyre eshte larg vlerave kombetare ose ose jan analfabet total siq tregon edhe vet menyra e tyre e te shkruarit.Kte e them per arsye se gjate leximit te artikullit ne asnji moment Kimetja nuk thot se nuk duhet hetuar SHIK-u por ben nji analize per vete momentin aktual politik dhe se a eshte e nevojshme qe tani kur kemi telashe te tjera te medha ne vend te hapen debate e hetime te cilat do te rezultojne me asgje.Disa nga artikullshkruesit sado qe mundohen te lavdojn UCK-ne e te shajn SHIK-un,verehet se ata kane nje urrejtje patetike per kete organizate per tecilen as une nuk di e as te gjithe ata qe e shanin ne komente. Nuk eshte patriotizem me sha pa fakte e nese kan fakte te gjith ata qe thoshin se kan fakte pse nuk i paraqesin (sepse skan deshmi).Leshte eshte vetem te thuhet se SHIK-u ka vra shqiptar.Cilin vrau? pse nuk ngritni padi po vajtoni si qyqet.Une me dit se cilin e ka vra SHIK-u sot do te ngrisja padi por meq nuk di nuk padis por as nuk e shaj ate agjension.Edhe nese ka pas individ te keqinje ne SHIK,ne nuk duhet ta shajm nji institucion tonin por duhet te angazhohemi e ta pastrojme nga ata individ.Ju disa po ja bani si ajo vjehrra qe thoshte :per inat te rese me vdekt djali.Urime Kimete

Fatmir Pllashniku
Para 6 ditėve:
e din ti mire, Pse ky mister sepse shoqerimi me njerez te caktuar, ju ka dhan instruksione te forta per te shkruar.
NIKI
Para 6 ditėve:
Kimete kam nje propozim per ty 'merre me punet e tua te masterit e mos e etiketo veten me gjithkend se valla prej aeroplani po dokesh qka ke dasht me thone edhe eshte per te ardh keq per ty ....Per me dit qka ka ndodh mas lufte veq duhesh me u kon shqipetar dhe me pa drejt .....
ilir
Para 6 ditėve:
Ti ose ke punu, ose te ka "punu" Shiku... e e paske kall krejt me master. garant fakultetin e historise ne UP e ke kry e master je privat. Disa pune edhe zoti i ka nda mire, e shko laj ene e rroba lej ti kto pune. Me pas kan qysh po thu ti qe 99.9 % e popullit e njeh UCK-ne si vlere (vlerat e UCK-se nuk jan ne SHIK e as PDK) e kish votu 99 % PDK tane mas lufte.
linda
Para 6 ditėve:
Kimete sa te pagujti THci per kete shkrim? apo po ti pagun studimet apo me kete shkrim ke kalu provimin ne lenden e te drejtes ligjore....? Kisha dasht me dit zonja ne cilin fakultet kuk kadidate per master se garant ne najnja si AAB Riinvest ku i msojn veq me i mbrojt qelbesirat si puna e shikut e ja mshalin gojen studentave qe dojn me ba pyetje te mencura?...Ne universitet tona ta mytin kreativiteti dhe ta flliqin (se spo bon me perdor fjale banale)intelegjencen...

Me ju thene te drejten lexues une me bejne pershtypje ket autoret e rinje por sapo e lexon rreshtin e pare e din qe sen ska pi tyne....o jy te gjithe qe doni te shkruani artikuj ju lutemi bonu te paanshem thjesht paraqiteni te verteten mos e mbuloni te verteten se ksi artikuj veq ne rusi e serbi gjen ....e me qesi artikuj zojna kimete smunesh me hec larg veq nese te merr THaci edhe ty si Vloren..
linda
Para 6 ditėve:
Po zonja Kimete si ti edhe dikush dikush po mendojn se popullit nuk i inereson me dite per SHikun dhe se nuk ka nevoj.....po e shteti ligjore qysh ndertohet kimete me krimielet e mbuluar a? qe nuk e dim kush ka ba mir e kush keq a ....mos ta harrojm se kemi pas UCK edhe kemi pas vllezer dhe motra qe e meritoj respektin ma te madh po mos te harrojm qe ka edhe asi qe i kan dhunu motrat tona i kan myt vllazint ton nen ombrellen e UCK -- shiku ka myt njerz per karrika e na nuk duhet me dit a...? akuzat qe po ngrite mos meno qe skan sen jo...se edhe do do qe jan akuzu pasi jan gjetur te pafajshem jan liru...Kamishi vet fytyra e tij te tregon qe ai eshte ne gjendja me te masakru ma zi se shkau...plus Hashimi syte ti nxjerr kur te vij ne pyetje pusheti . Po nejse se ka mi ardh dita krejtve se zoti ka me i denu mos i denofshim na...ka me shku qyky Hashimi ne burg si qaj ish kryeministri i Kroacis...o ka me ardh dita qe nja prej kushtve qe ka me qen me e pranu Kosoven ne Euro ka me qen arrestimi i Hashimit e Shikave....
Journalist
Para 6 ditėve:
Oooo njerez... si ka mundesi qe lodheni me e komentu kaq gjate shkrimin e nje injorante te tille... Pyeteni Kimeten fillimisht cfare gazetare ka qene? Pse e kane qit prej punes ne nje medium ku ka punu??? Sepse s ka dit as emrin e vet me shkru... Ky shkrim eshte i shkruar nga dikush tjeter... Vetem ajo ka pranuar qe ta vendose emrin e saj si mbulese.... Marreeee
Agroni-Baghdad
Para 6 ditėve:
E nderuara Kimete
Ndoshta ti nuk deshiron te dish te verteten per Shik-un e partise tende............por dije se 90%e popullates deshiron ta dije te verteten pasi shof se nuk dehsiron ta dish kete fakt.
13 vite pas luftes eshte koha te dim te verteten se ky agjension a ka punuar per Kosoven,ka punuar per partine tende apo ndoshta edhe per dreqin si e thua ti.
Kosova
Para 6 ditėve:
KORBI-t se pari vete nofka qe keni zgjedhur tregon nivelin tend. por ne fakt mire qe e ke kuptuar nje korbe dhe korbi dihet qfare vlera ka. Ushtaret e UĒK-se meritojne qdo lavdate por ata te vertetet. ndersa ketu tema ishte per nje sherbim i cili e sabotoi luften e lavdishme dhe ndjelli perqarje brenda popullit. e fjale te urta nga drenica ka plote por vlera nuk kane o i nderuar. keshtu qe kjo drenica, e cila aq shume ka heq mos te jete teme e fjaleve te askujt se te gjithe e njofim drenicen. rrespekt per drenicen por jo edhe per matrapazet qe flasin ne emer te saj.
avni
Para 6 ditėve:
ka shume te kqija nese ngritet komison zoti Lumi askush ne bote nuk ngre komisione kunder sherbimeve sekrete te vendit te vet na jemi te paret qe tentojme ata qe kan punuar ne ato sherbime jane ajka e kosoves dhe meritojne respekt maksimal..
Kimetja nga Gjirokastra
Para 6 ditėve:
E mori zonja Kimete Krasniqi nuk ta paska djeg ty fare.Mendo per Nenat qe rritin jetim pa babe vetem e vetem te fitohet me let nji karrik.Te gjith ata qe u vriten pas lufte po edhe disa para lufte ishin njerzit me te vlefshem qe punuan per kombin dhe Kosoven. Thjesht u vran nga nji dor e zez e krimit.
Shoki
Para 6 ditėve:
(Autorja ėshtė kandidate pėr master nė Marrėdhėniet Ndėrkombėtare dhe Diplomaci.) Keni harru me shtu se Autorja eshte edhe pjesetare e SHIK-ut se perndryshe as faklutet e as master "nuk kish kry".
Qazimja (master per tendera)
Para 6 ditėve:
Z Kimete, deri diku mire paske bere qe i paske hyre ne hater SHIK-ut qe eshte mjaft aktiv edhe ne ditet e sotme dhe me siguri se ne te ardhmen kjo pune "madhore" do te te shperblehet.
Per tjeter nuk kam shume koment po sic po vjen puna padrejtesite do te zgjidhen haptas sepse dalengadale MISTERI po zbulohet (sikur therra qe ka fole keq per mbretin) dhe besoj me kalimin e viteve Kosoves do ti hiqet nga trupi nje THERRE qe nuk po e len te hape syte e perparoje si duhet kah e ardhmja por po e mban peng zhvillimin e saj ne cdo aspekt si politik ashtu edhe ekonomik social kulturor e cka te duash ...
qamili
Para 6 ditėve:
Te lumte!
Nje analize e shkelqyeshme e kesaj qeshtjeje.
Une, si shqiptar, jam krenar qe SHIK-u ka ekzistuar. Ndoshta dikujt nuk i konvenuar!!!!
SHIK-u ka qene ne sherbim te shtetit te Kosoves dhe ne te mire te shqiptareve. Ata qe ngrene zerin kunder SHIK-ut, sot duhet te sherbejne ne te mire te shtetit dhe shqiptareve. A po e bejne nje gje te tille apo te kunderten?
Nese dikush flet per vleren, duhet se pari te potencoje vlerat e veta. Kontributin e tij dje dhe sot. Te niset nga vetja.
Reagim ndaj Valonit: SHIK-u ka qene organizate, prandaj nuk duhet te flitet si per individe. Nese ke fakte, drejtohu ne prokurori. Mos prek ne familje qe ndjejne dhembje per te bere marketing apo per te njollosur dikend.
Lumi
Para 6 ditėve:
Nuk ka asnje te keqe nese ngriten komisionet per tta hetuar veprimtarin e SHIK-ut. Nese ka njerez qe e kane humbur jeten se dikush nga udheheqsia e SHIK-ut ka dhene urdher ather kjo duhet te zbardhet. Fatekeqesia e popullit tane eshte se njerzit qe deshirojn te kryejn Master ne diplomaci kane kete menyre te menduarit.
Shoki
Para 6 ditėve:
Ja paske dhene kot. SHIKu "qime ne ve"??? SHIKu i kontrollon krejt isntitucionet qeverisese, pra Qeverine e Kosoves. Buxhetin e Kosoves ata e konsiderojen si buxhetin e tyre persnal. Me pas pas shtet, Kadrise i ishte harru emni moti.
hamza
Para 6 ditėve:
Allahu te shperbleft valon se qashtu eshte se ndoshta vet ka punuar ne shik te njerzve te prishur vella vrases../......
Pėrjetėsisht Shqiptar
Para 6 ditėve:
Shkrim i porositur nga Kuzhina e SHIK-ut.
agoni
Para 6 ditėve:
Koplimente,per shkrimin asht shum shkrim i qelluar,ju kisha lut sa ma pak me u marr me, buerima,flurima si ky qe e kam mendjen te tenderat, e tjer te cilet e tregojn veten ne debate veten se qka dojn jan njerz pa vlera,e lexova edhe komentin e valoni un e kuptova valonin se as qe e ka lexu shkrimin krejt asht mir te lexoni edhe te komentoni.
Luizi
Para 6 ditėve:
E nderuar;

Besojme thellė se pas ketij shkrimi do ta fitosh masterin e kerkuar!!! Marrre...
Graniti
Para 6 ditėve:
E Nderuara Kimete,

Ne kete shkrim nuk vrejta dhe nuk kuptova asgje perveq apetit tend personal per ti hyre ne qejf dikujt te partise ne pozite dhe ish-anterave te ketij Sherbimi , pra nese je kandidate per master ne M.N dhe Diplomaci ateher analizoje mire situaten e mehershme dhe situaten e tanishme , krahasoj keto dhe besom qe do te del nje perfundim tjeter ,ndryshe nga shkrimi juaj , mos ano sepse ti duhet te jesh a-politike.
avniu
Para 6 ditėve:
E nderuara gazetare,
Qe ne fillim dua te them se me kete shkrim ia ke futur kot. Ti thua se po jeton ne Mars dhe nuk po e dike realitetin kosovar te pase luftes. Vrasja enigmatike e mbi 480 personave pas luftes pa asnje gjurme athua veper e kujt eshte? Keto dite dhe ditet e ardhshme do te tregojne sa e ke gabim. Apo ndoshta eshte interesi personal per perparim ne kariere te besh keso shkrimesh. Eshte qeshtje morale. Avniu
lulzim
Para 6 ditėve:
le more mos fol pa lidhej shiku fort i mir kush vrav tahir zemen ,gjemal mustafen, uk rracin ,azem hajdarine plot njerz qe kishin me kon ne kry te shteti sot po jom met kriminelat e udhheqin tash shtetin nncvnccn
besforti
Para 6 ditėve:
e nderuar , e vlersoj shkrimin tuaj shume por ja qe kemi disa analfabeta apo ndoshta intelegjenta me te kaluar te errte
te cileeve ju pat nxen udhen SHIK-u, edhe tash akuzojne se kane frike per publikime te dokumenteve.
korbi
Para 6 ditėve:
Te rralla jan komentet e lexuesve te cilat i lexoje deri ne fund,por patjeter qe kaloj neper ta duke mos nxjerr diqka te vlefshme,sot e lexova te terin,disa here bile,jo pse nuk e kuptova,por sepse teper rrall mund te lexojm diqka qe na flen ne shpirt neve ish ushtareve te UCK,nje fjal e urte drenice thot oden e prish aj qe flet e sdin me fol,dhe aje qe din me fol por nuk flet,e nderuara Kimete shkruani se ju ka hije.
Tradhtari
Para 6 ditėve:

Ti zonje as qe po e meritojshe me e marre titullin master, se titulli shkencor nuk merret duke lavdru uck-ne, jo se ti e meriton te merrem me ty, por po shprehem se ti dhe nje pjese e shoqerise, qe po thirreni nje vlerat e uck-se e shfrytezoni uck-ne per pushtet, e keta qe vertet kane besue neuck dhe kane luftue si te tille jane tash duke ngrer dhe. Ai ishin pikerisht keta komandantat e UCK-se si Jakupi, Limaj e te tjere qe ne Hage u deklaruan se nuk ka pas zinxhire komandimi, se uck-ja nuk ishte ushtri qe po e quani ju tash pas clirimit, po te ishte vertetu se kishte zinxhir komandimi ne vend te Limajt do te duhet sot ta vuante denimin Jakupi Thaci dhe Xhavit Haliti, por e hangri tjeter kush, ok, ti meso nxehe karrigen, banu master e hiqju uck-se se kjo eshte farsa, krejt popullin e hipnotizuen me keto pallavra, kjo uck-ja qe po e permend ti me vlera, eshte tek pas luftes 1999 kur Kosova u clirue nga NATO, e kupton...keta tash pra 1999 i veshen unimorem me te madhe, dhe tek 2006 e shpiken shik-un, se keshtu i sjellin vetes vlera, se per mue shik-u eshte teke e njerezve, nje trillim, mashtrim mbules me i fsheh krimet, rasti Bllaca ta verteton kete fakt me se miri, por ju gjeneratat e reja bile mos u inifektonu me keto virusa se nuk keni te ardhme...!
Syla
Para 6 ditėve:
Te lumt zonja Gazetare je shum reale dhe ne nivel Kombetar.
Ne duhet te jemi krenare qe patem njė sherbim tė tillė qe pėr here tė parė ne Histori arriti ta bllokoj, largoj armikun shekullor nga ketu , kuptohet me ndihmen e aleatve SHBA-sė dhe UE.
Vetbashkebunimi i SHIK-ut me Sherbime sekrete te shteve mike tregon se sherbimi ynė ishte ne vij Kombetare.
Sa i per ket Ramsdanit,Florimit e Isa Mustafes qe te tre dhe tjeret si ta duhet ta pysin veten ne sherbim tre kujt ishin dje dhe per ke punojn sotė...
Lavdi Shikut .
Vdekje Tradhterve te gjitha ngjyrave.
besniku
Para 6 ditėve:
Fillimisht u pergezoi e nderuara gazetare per shkrimin qe keni bere.
Me vie keq per popullin tim i cili mashtrohet shum leht,me nje fjalim fushate apo nje shkrim apo intervist te ndonje individi te caktuar.
Ashtu sikurse juve mendoi edhe une vall nga kush u motivuan per SHIKUN nga Gani Geci,Adem Salihaj? Asht per te ardhur turp po qe nje kosovar me njohuri mesatare e mos ta njohesh kapacitetin e ketyre. Nuk perfituan nga Nazim Bllaca perpos atyre qe i kan shtyer varsisht se sa i kan paguar per ket lloj tentative!? Tash filluan me Azem Sylen, asht e vertet se duhet me terheq vemndjen tek opinioni, sja vlen qe te qetsohet situata politike-partiake se sa i ka punet KEQ Kryminstri me partin e tij shum me KEQ i ka Isa mbrenda ne partin e tij me reforma, e ja vlen te investosh e ta ruajsh mandatin e krytarit te Prishtines.
Nuk i mbroj asesi vrasesist e pasluftes, por nuk i gjykoj ata qe vran Hamz Shtuticen edhe pse nuk ka qen dashur te vritet me familje, dhe shum spiuna te tjerė qe vran njerzit ne mes te rruges ne emer te popullit, kta nuk do te jet emir te gjykohen nga ne. E sa per keta patriotat e vonshem pse nuk i drejtohen gjykatave me faktet e tyre por i mbajn te heshtura faktet, asht per qudi me te vertet. Si se zbardhen fatin e Xhemajl Mustafes e shum antareve tjer te LDK- se e mos ti perfshijn edhe spiunat e me i ba heronj,pse kan qen antar te LDK-se ata heroj smund ti bejm. Kush e udhehoqi ministrin e puneve te mbrendshme deri ne vitet e fundit, kush e udhehoqi ministrin e Drejtesis? vall pse nuk ben qdo gje qe ka qen e mundur per te hapur rrug drejt zbardhejs se fakteve por veqse i kan heshtur. Pse nuk jan te gatshem qe te hetohen te gjitha vrasjet e pasluftes, pasi qe qdoher po akuzohet shiku apo siq po i thon i PDK-se le ti hetojn dhe le ta nxjerrin nga loja PDK-n me faktet e tyre! A nuk esht kjo qfar don? Mos vall kan gisht te tjeret ne keto vrasje,mos vall nuk ju pelqen qe te zbardhen edhe rastet e njerzve te rendomt-pos spiunave?
Ju lutem hapni rrug drejtesis, mos i fshihni faktet me vite te tera se shlyhet ngjyra e lapsit mos i leni te zhduken urdheroni qfar keni e mos pritni derisa te ju rrezikohet karriga per pushtet por bene tani..
Kosova
Para 6 ditėve:
Kosova ka nevoje per drejtesi dhe jo per manipulim te realitetit. per nje manipulim te tille po jep kontribut edhe ti me kete shkrim ku jam i sigurt se as vete se din per qfare po flet edhe nese ke qene ne ate sherbim aktive. sidoqoft veprimtaria e tij duhet hetuar dhe kjo eshte nje nevoje urgjente dhe nje patriotizem kombetar pasi ata persona qe kane sabotuar luften ata persona qe kane bere te kqija ne emer te popullit duhet denuar dhe duhet te dale ne drite e verteta. e nese sipas teje kjo eshte keq atehere me kete shifet se ende ka keso matrapazes dhe idiotesh qe bejne gjera te liga ne emer te popullit i cili i mallkoi dhe do ti mallkoi gjithnje sepse ata shkaterruan luften ata po shkaterrojne paqen dhe te ardhmen.
beni
Para 6 ditėve:
E nderuara zogza gazetare keni bėrė njė koment shumė interesant,si duket keni qėllim tė caktuar ose nuk keni informatat elemnetare se kush janė disa nga SHIK-ovcat dhe qfarė kanė bėrė. Lufta pėr liri e popullit tė Kosovė ėshtė e shenjtė por edhe ma e shenjtė duhet tė jetė vdeklja e sa e sa djemve patriot tė dėshmuar pas luftės (por edhe gjatė luftės) vetem pse e kuptuan me kohė se kush ishin disa nga SHIK-ovcat dhe qfarė po bėnin.
Nuk e di si do tė ndihesh pas disa kohėsh kur tė dalin nė shesh tė vėtetet e SHIK-ut ,dhe mos u befaso kur te vertetohet se vrasja e vėllaut tė R.H. ėshtė vepėr patriotike e ShIK-ut etj..... se disa nga punėtorėt e SHIK-ut ishin nxėnėat e UDB-sė dhe SHISH-it tė cilė punonin dhe me siguri edhe sot punojnė pėr ta.
Dil pak nė ajr tė pastėr dhe vete popullin se qfarė po thotė .......

Bashkimi-Skenderaj
Para 6 ditėve:
Shume e nderuar znj Kimete te pergezoj per menyren se si i jeni qasur kesaj problematike ngase shumekush po trumbeton kunder vlerave te luftes ,biles duke mos zgjedhur mjete vetem e vetem per tu afirmuar ne politik.Prania e F Krasniqit ne Parlamnet eshte e zeza me e madhe qe ka mund ti ndodhe Kosoves ky njeri i prirur nga baza kanunore haptasi provokon per vllavrasje ndersa fshehurazi kontribon te njerez te llojit te Martit.
Gazmend
Para 6 ditėve:
Kjo teme me te cilen eshte marre autorja eshte shume e qelluar dhe ne kete shkrim ane vlerat dhe e verteta. Perkundere asaj qe nuk ka gjithcka qe eshte e perkryere,por te hudhet gure mbi vlerat e UCK-se eshte tragjike,po them UCK-se sepse edhe Shik-u ishte pjese dhe vazhdimesi e saj. Autoren e pergezoje per guximin intelektual qe ka pasur qe ti rroket nje teme te tille. Shkrmet e tilla jane te nevojshme sepse tash ka filluar nje lufte e fuqishme kunder vlerave te luftes nga ata qe nuk e deshen lufte,
Hajdari
Para 6 ditėve:
e quan te varfer fjalorin e Burim Ramadanit ndersa e lavderon fjalimin e Kamishit ne ate emisionin e RTK-se ?! Sinqerisht te kisha propozu mi nderpre studimet ose me studju me teper e mos me i marr notat ashtu koti !
MarigonaX
Para 6 ditėve:
Mos je edhe ti, Kimete, najona prej atyre te SHIK-ut...Nga stili dhe niveli intelektual i artikullit po me dukesh se je rangu i tyre.
Valoni
Para 6 ditėve:
E nderuara znj. gazetare! Shifet se edhe ti ke deshire ta tregosh veten me shkrimet e tua, ta terheq vemendjen e opinionit dhe sadopak te arrish pak fame dhe nam! Ne si shqiptare, duhet fuqishem ta mbrojme luften tone te shenjte, luften e UCK-se, por, nuk eshte e drejte te mbrohen ish ushtare te UCK-se (individ) te cilet pas mobilizimit ne kete ushtri, besa edhe kan vra njerez, per interesa te tyre familjare. Meso me shume rreth individeve te UCK-se, e mandej shkruaj. Respekt per ata qe luftuan, respekt per UCK-n, denim i merituar per individet te cilet bene vepra te liga, e te pista!!
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Dialogu, “top sekret” edhe pėr presidenten   

Revenir en haut Aller en bas
 
Dialogu, “top sekret” edhe pėr presidenten
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: