AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Filloi gjykimi me Nazmi Bllacen

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Filloi gjykimi me Nazmi Bllacen   Ven 20 Mai - 15:58


E MĖRKURĖ 18 MAJ 2011 08:54
Nazim Bllaca: Sasha Rasic mė ndihmoi
Politikė


Nazim Bllaca deklaroi se ish-ministri Sasha Rasic e ka vėnė nė kontakt me KFOR-in finlandez, qė ai tė jep dėshmitė. Ai pranoi se grupi i Azem Sylės ia ka ofruar njė milion euro vetėm qė tė heshtė, por ato para nuk i ka marrė kurrė.

Nazim Bllaca pėr herė tė parė e ka bėrė tė ditur emrin e njeriut qė e ka ndihmuar atė pėr tė vėnė dritė mbi krimet e pasluftės.

Sipas tij, ky person ka qenė ish- ministri pėr Kthim dhe Komunitete, Sasha Rasic, i cili e ka vėnė nė kontakt me KFOR-in finlandez.

“Ish-ministri i Kthimit, Sasha Rasic mė ka ndihmuar tė bie nė kontakt me hetuesit e KFOR-it finlandez”, ka thėnė Bllaca duke u pėrgjigjur pyetjeve tė avokatėve tė palės tjetėr.

Nė kėtė mėnyrė ka vazhduar seanca gjyqėsore nė atė qė njihet si “Rasti Bllaca”, ndėrkohė qė ajo ėshtė mbajtur nė ndėrtesėn e Gjykatės Supreme tė Kosovės.

“Unė nuk e mohoj kėtė se Sasha ka qenė ndėrmjet, sepse e di qė tė nevojitet ty pėr patriotizėm”, i ėshtė drejtuar Bllaca, avokatit Kolė Krasniqi.

Ishte dita e martė qė Nazim Bllaca e Fahredin Gashi kanė nisur tė flasin ndėrmjet vete, prej para dy vjetėsh, kur e kishin bėrė kėtė pėr herė tė fundit.

Tė martėn, mbrojtja e tė akuzuarve ka bėrė pyetje lidhur me dėshmitė qė Nazim Bllaca i kishte dhėnė pas publikimit tė DVD-sė, ku thotė se ka kryer krime nė emėr tė SHIK-ut.

Gjykata kishte caktuar qė Bllaca, pėr mė shumė se tri orė t’u pėrgjigjet pyetjeve tė avokatit Kolė Krasniqi dhe siē e quan, shokut tė tij tė ngushtė, Fahredin Gashit, i cili ėshtė edhe i akuzuar pėr vrasjen e Sali Gashit, mė 15 qershor tė vitit 1999.

Ai gjithashtu ka pranuar se e kishte pranuar ofertėn qė pėr 1 milion euro pėr tė mos dėshmuar para EULEX-it.

Sipas Bllacės, prapa kėsaj kėrkese qėndron Azem Syla, i cili ka deleguar Shpresim Ukėn me urdhra tė qarta nė kohėn kur ai i kishte paraqitur tė gjitha akuzat para forcave ndėrkombėtare.

“Kėrkesa e Shpresimit ka qenė qė unė t’i marr 1 milion euro dhe tė hesht, kurse kėrkesa ime ka qenė qė tė m’i japin 600 mijė euro dhe unė nuk e njoh mė EULEX-in”, ka pohuar Bllaca, i cili gjithashtu thotė se paratė qė duhej dhėnė nga grupi i Azem Sylės, nuk janė dhėnė kurrė pėr tė.

“Ėshtė fjala pėr 13 tetorin e vitit 2009, kur unė e kisha ndėrtuar pistėn qė as Hashim Thaēi nuk ma prishte”, ėshtė shprehur Bllaca.

Avokati Krasniqi e ka pyetur edhe pėr njė mesazh qė Bllaca i kishte shkruar Shaban Sylės. “I keni thėnė kur ta ēelėsh telefonin, mos fol me Gecin, se e kam rrejtė diēka. Pse po e mohoni qė keni qenė nė kontakt me Gecin”, ishte pyetja e Kolė Krasniqit.

Kurse, pėrgjigjja e Bllacės ishte se pėr cilin “Gec” e kishte fjalėn Krasniqi. “Pėr atė kriminelin, a patriotin? Mos e pėrziej Sabit Gecin, kriminelin, me Gani Gecin, i cili ka qenė kundėrshtari mė i madh i grupit tim kriminal”, ka ndėrhyrė Bllaca.

E, pėrveē Kolė Krasniqit, Nazim Bllaca ėshtė marrė nė pyetje edhe nga vetė i akuzuari Fahredin Gashi.

Ai i ka drejtuar njė seri pyetjesh lidhur me spitalin ushtarak tė Krojmirit, aty ku kishte qėndruar Bllaca, kur u plagos gjatė luftės nė vitin 1998.

Por kur ėshtė pyetur se nė kohėn e plagosjes mė kėnd kishte shkuar nė ambulancė, Bllaca ka hezituar tė pėrgjigjet duke i thėnė Gashit se nuk ėshtė ēėshtje e tij.

“Nė kėtė pyetje pėrgjigjem nė ndonjė rast tjetėr, nėse do tė ketė ndonjė gjykim kundėr Fatmir Limajt e Shukri Bujės”, ka sqaruar Bllaca.

“Mund tė them vetėm qė kemi qenė 16 persona qė kemi qenė nė njė atentat terrorist. Po e quaj terrorist, sepse janė vrarė fėmijė tė porsalindur”, tha ai.

Pas tri orėve sa ėshtė marrė Bllaca nė pyetje, gjykimi ėshtė ndėrprerė pėr shkak se prokurori ka pasur njė rast tjetėr. Gjykimi pėr tė pritet tė vazhdojė javėn tjetėr.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Filloi gjykimi me Nazmi Bllacen
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: