AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 LETRA E KADARESĖ DHE REAGIMI I BASHĖS

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14416
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: LETRA E KADARESĖ DHE REAGIMI I BASHĖS   Dim 22 Mai - 16:21

LETRA E KADARESĖ DHE REAGIMI I BASHĖS

Nė vazhdim sjellim letrėn e shkrimtarit Ismail Kadare pėr Luzim Bashėn, ku kėrkohet tėrheqja e Bashės ne emėr tė interesave tė kombit. Po ashtu, sjellim edhe pėrgjigjen e kandidatit Luzim Basha....
Postuar: 12:41:54 / 22.05.2011
Letra e Kadaresė

Zoti Lulzim Basha,
I shqetėsuar seriozisht, si shumica e shqiptarėve brenda dhe jashtė vendit, po ju dėrgoj kėtė letėr tė hapur, me shpresė se ndoshta mund tė ndihmojė nė zgjidhjen e kolapsit tė papritur nė tė cilin ėshtė gjendur jo vetėm shteti, por gjithė kombi shqiptar.
S’ėshtė nevoja tė zgjatem kėtu pėr pasojat e rėnda tė kėtij kolapsi, qė nis prej tronditjes sė demokracisė dhe kalendarit tė jetės sė brendshme, gjer te rreziku i izolimit tė ri tė vendit, ēka do tė ishte fatale sot pėr tė dy shtetet shqiptarė nė Ballkan.
Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga kėndvėshtrimi i klasės politike shqiptare mund tė duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga njė tjetėr pikpamje, nga interesat e larta tź vendit, tė republikės dhe tė kombit do tė ishte i drejtė dhe i saktė.
Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohėt e fundit, nė qendėr tė njė cikloni, i cili jo vetėm mund t’ia mbyllė rrugėn pėrparimit tė kombit shqiptar, por ta kthejė atė shumė vite prapa nė histori. S’ėshtė nevoja kėtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do tė jetė kjo mbrapėshti.
Nisur nga kjo, nė kushtet e njė fitimi ose tė njė humbjeje fare tė paqartė, do t’ju propozoja njė gjest , qė, sot pėr sot ėshtė i rrallė, gati i pėrjashtuar nga jeta politike shqiptare : tėrheqjen nga kandidimi pėr kryetar bashkie.
Nuk e kam vėshtirė tė marr me mend , nė kėtė rast, reagimet e militantėve tė krahut tuaj politik. E bashkė me tė, hamendjet, dyshimet e gjithė britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohėsh ato s’mė bėjnė asnjė pźrshtypje. Ndėrkaq, meqenėse kanė lidhje me njė pjesė tė popullit shqiptar, do tė doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim : Me kėtė propozim, pavarėsisht se si do ta kuptoni, unė ju nderoj.
Qė tė jem i saktė gjer nė fund, do tė shtoja se kjo nuk ėshtė ēėshtje preference pėr ju, ēėshtje afėrsije etj. Dhe aq mė pak nuk ėshtė sfidė ndaj kundėrshtarit tuaj politik. Propozimi pėr tėrheqje mund t’ia bėja secilit prej jush , por mendova se tėrheqja do tė ishte mė e lehtė pėr ju qė jeni nė pushtet, sesa pėr tjetrin , qė ėshtė shef i opozitės.
Prej kohėsh jam i paanshėm dhe ky qėndrim mė shumź se ndonjė meritė apo mosmeritė e imja, ka tė bėjė me profesionin tim. Pėr shkrimtarin gjithė bashkėkombasit janė, nė radhė tė parė, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vėshtirė tė jetė me njerėn gjysmė kundėr tjetrės. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizėm prej shkrimtari, por nėse kjo do tė gjykohej e fajshme, do ta pranoja kėtė faj apo kėtė cen gjenetik.
Duke ju propozuar tėrheqjen prej kandidimit, desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla janė tė njohura nė historinė e pjesės mė tė emancipuar tė njerėzimit. Janė tė njohura dhe te ēmuara si gjeste tė mėdha tėrheqja nga njė kėmbėngulje, nga njė post, nga njė dyluftim, madje nga njė fron, nėse kėmbėngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnė fatkeqėsi. Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, mė 1912 , ka qenė njėkohėsisht themeluesi i dorėheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhėshtor, pas kėrkesės sė fuqive europiane, u tėrhoq nga posti i vet, pėr tė mirėn e Shqipėrisė.
Mendoj se Shqipėria nuk duhet t’i harrojė kėto shenja tė mėdha tė qytetėrimit tė saj. Ajo duhet t’i kultivojė ato, tė tregojė se nuk ėshtė njė shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesė e familjes mė tė emancipuar tė kombeve. Ajo duhet tė tregojė se ėshtė nė gjendje, se mundet, se duhet te jetė anėtare e denjė e familjes.
Gjesti i juaj do tė jetė njė mesazh emancipimi dhe shprese pėr brezin e ri shqiptar, duke pźrfshirė edhe atė tė politikanėve. Cdo gjest i tillė, pėrpara se tź nderojė njė politikan, njė krah apo njė stinė tė politikės, na nderon tė gjithėve.
Jemi mėsuar me shprehjen « turp i pėrbashkėt », qė mirė a keq, e kemi pźrjetuar gjatė shumź viteve, por rrallė herė me shprehjen tjetėr : « nder i pźrbashkėt ».
Le tė shpresojmė se do tė vijė edhe koha e saj.

Miqėsisht, me shpresė,
Ismail Kadare, shkrimtar
Paris, 21 maj 2011




Letra e Bashės


I nderuar Zoti Kadare,
Lexova me vėmendje letrėn tuaj dhe ju falenderoj pėr shqetėsimin qė shprehni nė lidhje me tė ardhmen europiane tė Shqipėrisė. Ky shqetėsim i pėrbashkėt duhet tė na preokupojė tė gjithėve. Ndaj pėrfitoj nga kjo mundėsi tė paraqes kėndvėshtrimin tim mbi faktet.
Nė kėto zgjedhje kanė votuar mė shumė qytetarė tė Tiranės se asnjėherė tjetėr nė historinė e saj. Votuesit e kanė shprehur tashmė vullnetin e tyre dhe institucionet pėrkatėse janė duke bėrė ndėrkohė numėrimin e votės. Qytetarėt kanė vendosur se kush e ka fituar kėtė garė dhe se kush do tė vijojė tė administrojė qytetin.
Unė kam vendosur tė respektoj tė gjitha procedurat normative qė parashikon proēesi i numėrimit tė votės nė respekt tė shtetit ligjor duke frymėzuar njė qėndrim paqėsor qytetar dhe nė shėrbim tė stabilitetit e paqes sociale.
E gjithė filozofia e fushatės sime ėshtė mbėshtetur nė dėgjimin dhe dialogun e drejtpėrdrejtė me qytetarėt. Ndaj sot e kam tė pamundur tė mbys zėrin e mbi 124 mijė qytetarėve tė cilėt i janė pėrgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim pėr shndėrrimin rrėnjėsor tė kryeqytetit tė shqiptarėve, qė mjerisht po pėrjeton njė kolaps urban, mjedisor dhe mund tė themi ekzistencial. Nuk jam unė ai qė vendos nėse do tė bėhem apo jo kryetari i ardhshėm i Bashkisė. Ky ėshtė vendimi i votuesve dhe unė nuk kam asnjė tė drejtė, qė nė asnjė rrethanė tė braktis zgjedhjen qė ata kanė bėrė.
Unė besoj se gara dhe demokracia i vlejnė tė ardhmes europiane tė Shqipėrisė. Ndėrkohė qė dhurimi nė tavolinė ose pazaret nė favorin tim apo tė kundėrshtarit, e dėmtojnė atė. Mė mirė njė garė deri nė votėn e fundit sesa njė garė e munguar.
Duke u tėrhequr, unė fyej votuesit, komisionerėt, ligjvėnėsit, ligjet, gjykatat dhe vetė demokracinė. Me tėrheqjen pėr shkak tė presioneve politike, i bie tė mos bėhen mė zgjedhje nė Shqipėri. Vėrtet mund tė shpresohet tė kalohet mė lehtė njė sfidė imediate, por me ēmimin e madh tė rėnies sė demokracisė. Sistemi ynė demokratik ėshtė mė mirė tė pėrballojė sfida tė vėshtira sesa tė shpallė se pėrfundimisht nuk bėn dot zgjedhje.
Unė nuk mendoj se instalimi i njė pushteti qė do mbante peng kryeqytetin nė kundėrshtim me vullnetin e zgjedhėsve ėshtė mė europian dhe demokratik sesa rotacioni politik qė ėshtė baza e ēdo demokracie.
Ēdo terheqje e imja nė kėto kushte jo vetėm do tė ishte njė akt anti-demokratik, por besoj se nuk do tė pranohej as nga rivali im pėr Bashkinė e Tiranės sepse pėr pasojė edhe legjitimiteti i vijimit tė kryetarit aktual tė Bashkisė do tė ishte i kompromentuar.
Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kėrcėnimet me djegje dhe kryengritje apo pushteti i rrugės nuk janė mė tė pranueshme sesa votimi i lirė, numėrimi i votės sė vlefshme dhe vendimet e institucioneve.
Unė respektoj vullnetin e tė gjithė atyre qė kanė votuar pro meje, qė kanė votuar pėr njė ndryshim nė Tiranė, si edhe ata qė kanė votuar kundėr, duke lexuar dhe respektuar ēdo votė tė tyre, respektoj ata qė po presin me qytetari, pa dhunė, pa presion, si qytetarė tė vėrtetė europianė.
Jam i gatshėm tė takohem para publikut dhe mediave, kudo dhe kurdo me rivalin tim pėr Bashkinė e Tiranės pėr njė pakt moral dhe qytetar pėr respektimin e ligjit, pėr tė pritur me qetėsi vendimin e institucioneve, pėr t''''i dhėnė fund gjuhės sė dhunės dhe pėr tė pranuar verdiktin e qytetarėve tė shprehur me votė.

Me respekt,
Lulzim Basha
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14416
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: LETRA E KADARESĖ DHE REAGIMI I BASHĖS   Dim 22 Mai - 16:22

http://www.rtklive.com/?cid=1&newsId=48640&mfk45T732S5O&9q*sW&vB&wG-(YFA#98N27csoc16&35jZxTw=78zKsa^x5fvi-!Wf888!ixwdz83#fx3UmE&87w#6F#c6*6&PdHrf
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
LETRA E KADARESĖ DHE REAGIMI I BASHĖS
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: