AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Limaj shumė shpejt zyrtarisht i akuzuar

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Limaj shumė shpejt zyrtarisht i akuzuar   Lun 13 Juin - 23:59

Limaj shumė shpejt zyrtarisht i akuzuar

Shpėrndaje
12
9:38 / 13.06.2011

Emri i Fatmir Limajt tashmė ka zėnė vend nė faqen zyrtare tė EULEX-it nė rubrikėn e gjykimeve.
“Limaj dhe tė tjerėt” quhet seanca e sė hėnės nė tė cilėn do tė shqyrtohet kėrkesa e prokurorit special Maorizio Salustro, pėr vazhdimin e paraburgimit tė disa ish-bashkėluftėtarėve tė deputetit Limaj tė dyshuar pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe krime kundėr tė burgosurve bė vitin 1999 nė fshatin Kleēkė.

Sipas njė burimi tė Kohės Ditore tashmė aktakuza ėshtė duke u finalizuar, por Limaj nuk do tė marrė pjesė nė kėtė seancė. Avokati Tomė Gashi ka thėnė se klienti i tij nuk do tė jetė i pranishėm pėr shkak se ndaj tij nuk ėshtė caktuar kurrfarė mase nga gjykata.

Pėr arsye tė imunitetit qė gėzon Fatmir Limaj si deputet i Kuvendit tė Kosovės, kėrkesa e prokurorit pėr arrestimin e tij nuk ėshtė zbatuar nga EULEX-i”, ka thėnė Gashi. /Telegrafi/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Limaj shumė shpejt zyrtarisht i akuzuar   Mar 14 Juin - 14:54

Dėshmitari “X”: Limaj donte ta ekzekutonte Kuēin


14 qershor-“Dua tė qartėsoj se jo vetėm qė i kam dėgjuar tė shtėnat por Naser Krasniqi, i njohur si Bashkim Fino, Naser Shala, dhe Nexhmi Krasniqi po ashtu mė kanė thėnė se e kanė vrarė Imer Gjafiqin dhe Sherafedin Ajetin nė Livadhin e Canit. Po ashtu dua tė theksoj se i kam parė disa herė tek rriheshin Imer Gjafiqi dhe Sherafedin Ajeti nga Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Hajdar Hoxha, Sabit Shala dhe Fatmir Limaj. Mė kujtohet se ata mė sė shumti i shqelmonte Fatmir Limaj”.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Limaj shumė shpejt zyrtarisht i akuzuar   Mar 14 Juin - 15:04

Dėshmitari "X" e ngarkon rėndė Fatmir Limajn

Prishtinė, 14 qershor 2011 - Urdhri ishte i prerė: Kushdo qė do tė guxonte ta lironte Blerim Kuēin e priste plumbi. Kuēi qė konsiderohej dezertor nuk mund tė lirohej. Aq mė pak kur arrestimin e tij e kishte kryer personalisht ish komandant Ēeliku.
Ish mbikėqyrėsi i tė ashtuquajturit burgu i Kleēkės i themeluar dhe kontrolluar nga UĒK ja gjatė vitit 1998 1999 ka thėnė se kėtė urdhėr e kishte marrė nga komandant Ēeliku qė tė mos guxonte ta lironte, ndryshe do tė vritej. Ky ish pjesėtar i UĒK sė qė tashmė identifikohet si dėshmitari "X" i ka rrėfyer prokurorit special Maoricio Salustro prej ditės sė parė kur i ėshtė bashkuar UĒK sė e deri ditėn qė u ėshtė dorėzuar autoriteteve, shkruan sot "Koha ditore". Dėshmitari bashkėpunues qė nuk do tė ndiqet penalisht as pėr vrasjen e dy serbėve, tė cilat thotė se i ka kryer vetė me urdhėr tė Fatmir Limajt, ka rrėfyer gjerė e gjatė nė disa intervista tė zhvilluara gjatė vitit tė kaluar. Ai ka folur pėr arrestimin e Blerim Kuēit, kryetarit aktual tė Suharekės dhe lirimin e tij "diplomatik" nga ish kryetari i Gjykatės Ushtarake tė UĒK sė.
"Kur u lirua Blerim Kuēi sipas urdhrit tė Sokol Dobrunės, Fatmir Limaj filloi ta mallkonte atė. Blerim Kuēi ishte njė komandant nė zonėn e Suharekės. Sipas thashethemeve qė i kam dėgjuar ai gjoja u kishte thėnė ushtarėve tė tij t'i linin armėt e tyre dhe tė iknin pėr nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye vetė Fatmiri e kishte arrestuar atė dhe personalisht e kishte dėrguar nė burgun e Kleēkės", i ka thėnė dėshmitari prokurorit, dėshmitė e tė cilit i ka siguruar gazeta "Koha ditore".
Gazeta ka siguruar dėshminė e tij rreth 200 faqe nė tė cilėn ka bėrė skica e sqaruar ato qė kishte shkruar nė ditarin e tij. Kur ai ia shkruante para emrin tė ndonjė tė burgosuri "plus" kjo nėnkuptonte qė ai ishte ekzekutuar. Dėshmitari "X" qė ėshtė emėr i njohur pėr redaksinė ka thėnė se ka kryer vrasje me urdhėr tė Limajt. Pėr kėtė vrasje tė dyfishtė atij i ishin rrahur krahėt nga Limaj. Njė pjesė tė madhe tė dėshmisė ky dėshmitar ia ka kushtuar Blerim Kuēit, i cili refuzoi tė dėshmojė pėr prokurorinė dhe u ndėshkua me njė muaj burgim. Sipas kėtij dėshmitari, Limaj kishte thėnė pėr Kuēin se duhej tė ekzekutohej.
"Kuēi ishte burgosur pėr ca kohė dhe ishte mbajtur nė shtėpinė kryesore. Kur e sollėn nė kamp, Limaj mė tha nėse e liron kėtė do tė tė vras. Ky duhet tė ekzekutohet. Pas disa ditėsh Dobruna e lėshoi urdhrin me shkrim ku thuhej se ai dėshironte qė Kuēi tė ēohej pranė tij. Unė e mora letrėn por mė vinte keq qė nuk munda ta ekzekutojė urdhrin e Dobrunės", ka thėnė dėshmitari "X".
"Pastaj unė shkova qė tė bisedoja me Sokol Dobrunėn. Ai mė tha se Blerim Kuēi nuk mund tė ekzekutohej kėshtu. Unė i thash se kisha njė urdhėr nga Fatmir Limaj pėr tė mos e liruar tė burgosurin. I thashė se nuk doja tė merrja plumb nga Kuēi qė do tė thotė nga Fatmir Limaj do tė mė vriste sikur ta liroja Kuēin". Dėshmitari ka thėnė se i kishte propozuar Sokol Dobrunės qė tė gjente njė mėnyrė tjetėr pėr ta zgjedhur problemin. I kishte thėnė qė tė shkruante njė urdhėr ku do tė thuhej se "Kuēi ishte i sėmurė dhe se nuk mund tė shkonte nė burg prandaj duhej tė sillej para tij dhe tė merrej nė pyetje". Pas kėsaj Sokol Dobruna i kishte dėrguar katėr oficerė tė Policisė Ushtarake qė ta merrnin Kuēin.
"Kėsaj radhe nuk kishte shans tė refuzoja. Deri atėherė Kuēi kishte qėndruar rreth 20 ditė nė burg. Pasi qė Kuēin e mori Dobruna kam dėgjuar se e liroi nga akuza dhe iu kishte dhėnė prapė uniforma dhe kishte shkruar nė Shtabin Qendror. Kur Limaj e kuptoi se Kuēi ishte liruar ai u mėrzit shumė. Ai filloi tė mė kėrkonte mua dhe unė kisha frikė se do tė mė vriste", ka thėnė ai. "Kur mė gjeti unė ia tregova letrėn e Sokol Dobrunės dhe i thashė se nuk e kam ditur qė Sokoli do ta lironte Kuēin sepse urdhri thoshte se ai thjesht donte ta merrte nė pyetje. Kadri Veseli dhe Adem Grabovci ishin tė pranishėm dhe u munduan ta qetėsojnė Fatmirin se nuk ishte faji im dhe se nuk ishte e drejtė tė mė vriste. Pastaj Fatmiri u tėrbua me Sokol Dobrunėn, ndėrsa mua mė la tė qetė".
Dėshmitari ka treguar se UĒK sė iu kishte bashkuar mė 16 prill 1998. Kur kishte shkuar nė Kleēkė e kishte takuar Fatmir Limajn, Isak Musliun dhe Shukri Bujėn. Kjo ishte hera e parė qė i kishte takuar ata. Aso kohe ata paraqiteshin vetėm me nofka - nofka e Isak Musliut ishte "Ēerēizi", e Shukri Bujės "Gazetari" dhe e Fatmir Limajt - "Ēeliku". Fatmir Limaj po ashtu thirrej edhe "Daja".

Njė ndėr urdhrat e parė qė kishte marrė nga Limaj kishte qenė njė detyrė qė tė shkonte dhe ta mbikėqyrte Sabit Shalėn i njohur si "Cungu" dhe Lul Shurdhėn. Atje kishte qėndruar rreth dy muaj si komandant i Policisė Ushtarake tė UĒK sė. Ai ka thėnė se aty kishte mėsuar se Sabit Shala dhe Lul Shurdha pėrdornin njė shtėpi si shtėpi publike pėr, siē ka thėnė, grupin e Fatmirit dhe shokėt e tij tė ngushtė.
Gjersa ishte ende nė Shalė, dėshmitari "X" ka thėnė se kishte marrė njė urdhėr dhe listė me disa emra njerėzish nga Sabit Shala qė duhej tė ekzekutoheshin. Ai ka thėnė se nuk i kujtohen tė gjithė emrat por ėshtė shprehur se ėshtė i bindur se disa prej tyre ishin Jet Karpuzi nga Shala, Ali Hoxha, Skender Hoxha nga Shala, Naim Shamolli, Vesel Sinani nga fshati Risinovc dhe Mursel dhe Naim Sinani vėllezėr po nga fshati Rusinovc.
"Sabit Shala dhe Fatmir Limaj mė kishin thėnė qė kėta njerėz patjetėr duhej tė ekzekutoheshin por kurrė nuk mė kishin thėnė arsyen. Fatmir Limaj mė kishte thėnė mė herėt se kurdo qė tė shihja spiunė e kisha mandatin qė t'i vrisja", ka thėnė dėshmitari pėr tė shtuar se kishte shkuar personalisht nė shtėpitė e tė gjithė njerėzve qė kishte nė listė pėr t'i paralajmėruar pėr rrezikun dhe pėr t?i kėshilluar qė tė mos dilnin.
"Mė kujtohet se Sabit Shala mė dha njė letėr qė vinte nga 'Daja', qė do tė thotė Fatmir Limaj me emrat e njerėzve qė i pėrmenda dhe qė duhej tė ekzekutoheshin.
Unė nuk mund tė vendosja nėse kėta njerėz ishin spiun apo jo. Pėr kėtė duhej tė vendoste Gjykata Ushtarake qė do tė thotė nga persona me pozita mė tė larta", ka thėnė dėshmitari. Ai ėshtė shprehur se nuk donte t'i ekzekutonte njerėzit duke u bazuar vetėm nė dyshime. Gjatė kohės sa kishte qėndruar nė fshatin Shalė tė Lypjanit, "X" i ka thėnė se ishin arrestuar dhe sjellė dy gazetarė serbė. Ata ishin ndaluar nė njė pikė kontrolli tė UĒK sė teksa po ktheheshin nga Peja me njė Yugo Florida. Gazetarėt i ishin dėrguar dėshmitarit. Pėr ndalimin e tyre dikush e kishte informuar Hashim Thaēin. Thaēi tash kryeministėr i Kosovės dėshironte qė t'i shihte personalisht dhe tė bisedonte me ta. Ai kishte shkuar nė Shalė por nuk ishte lėnė nga dėshmitari tė t'i takonte pasi qė nuk e njihte autoritetin e tij pėrveē Limajt. Pas disa minutash Thaēi e kishte marrė Limajn dhe kishin shkuar tek dėshmitari. Mirėpo Thaēi dhe Limaj kishin njė problem: nuk dinin serbisht. Si pėrkthyes kishin marrė dėshmitarin "X". Kjo kishte ndodhur nė fund tė vitit 1998 apo nė fillim tė vitit 1999. Gazetarėt ishin mbajtur pėr dy muaj nė shtėpinė e "X" it.
"Hashimi mė tha qė t'i trajtoja shumė mirė gazetarėt ashtu siē duhej tė trajtoheshin tė burgosurit. Nuk kishim tė drejtė qė t'i torturonim apo rrihnim. Pėr diku njė muaj gazetarėt u mbajtėn aty pastaj i dėrgova nė Shtabin Qendror tė UĒK sė nė Divjakė. Ata qėndruan aty pėr diku mbase njė ditė dhe mund tė shihja se ata ishin rrahur pak prandaj edhe i mora nė shtėpinė time nė Divjakė pasi qė ndjehesha i pėrgjegjshėm, pėr ta". Pas diku dy muaj nga arrestimi gazetarėt u ishin dorėzuar pėrfaqėsuesve tė OSBE sė.
Sokol Dobruna aso kohe ishte kryetar i Gjykatės Ushtarake tė UĒK sė. Nė njė rast Dobruna i kishte thėnė dėshmitarit se ishte i ngarkuar me tė burgosurit dhe se askush nuk duhej t'i rrihte ata.
Dėshmitari e ka pėrshkruar Sokol Dobrunėn si njėri tė mirė. Sokol Dobruna i kishte thėnė dėshmitarit qė tė mos e merrja asnjė tė burgosur pa nėnshkrimin e tij.
Nė ditarin e tij dėshmitari ka shkruar emrat e tė burgosurve, Ruzhdi Sefullahu, Gazmnend Imeri, Ilaz Zenuni, Shefki Kastrati, Afrim Koqollari. Nė kėtė ditar ai kishte shkruar se Bali Krasniqi nga fshati Carrallukė ishte liruar mė 21. 03. 1999 nga Fatmir Limaj, mirėpo sipas tij lirimi i tij ishte bėrė me qėllim qė mė pas ai tė vritej. Nė ditarin e tij ndodhet edhe emri i Imer Gjafiqi nga fshati Piranė i cili kishte punuar nė MUP nė Prizren. Ai ishte sjell nė Kleēkė mė 16 shkurt 1999, teksa nga burgu ishte nxjerrq nga Arben Krasniqi, Naser Krasniqi dhe Nexhmi Krasniqi dhe gjysmė ore mė vonė ishte vrarė. Ai ishte marrė bashkė me Sherafedin Ajeti.
"Dua tė qartėsoj se jo vetėm qė i kam dėgjuar tė shtėnat por Naser Krasniqi, i njohur si Bashkim Fino, Naser Shala, dhe Nexhmi Krasniqi po ashtu mė kanė thėnė se e kanė vrarė Imer Gjafiqin dhe Sherafedin Ajetin nė Livadhin e Canit. Po ashtu dua tė theksoj se i kam parė disa herė tek rriheshin Imer Gjafiqi dhe Sherafedin Ajeti nga Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Hajdar Hoxha, Sabit Shala dhe Fatmir Limaj. Mė kujtohet se ata mė sė shumti i shqelmonte Fatmir Limaj".
Edhe emri i Arben Avdyli nga fshati Dobrashevc ka zėnė vend nė ditarin sekret tė dėshmitarit. Ai ishte sjell aty me 21 mars 1999, ishte liruar nga burgu por njė ditė mė vonė ėshtė arrestuar sėrish dhe ishte vrarė. Dėshmitari ka thėnė se e kishte parė nė fushė afėr burgut gjersa sillej nė drejtim tė burgut, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, dhe Refki Mazreku (Vand Damme v.j.) ishin mė tė. Jo larg burgut ai ėshtė vrarė. Diku 20 ditė pas vrasjes se Arben Avdylit sipas dėshmitarit ishin ekzekutuar katėr serbė.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Limaj shumė shpejt zyrtarisht i akuzuar   Mer 15 Juin - 16:59

Dėshmitari "X" e ngarkon rėndė Fatmir Limajn


" I panjohuri" (Malisheve): 15-06-2011 09:19
nu kam marr kurrfare medalje as nga shkiet e as nga shqiptaret (qeveritaret). Ju jeni dyftyresh e ndoshta dhjete ftyresh: ne nje ane mundoheni qe ti eliminoni "armiqet" e juaj, bashpuntoret e shkive e ne anen tjeter, hashimi (e din kujt i thon hashim e hajdar ne Shqiperi?), kryekari i juaj e ka mbush qeverine me shkije. Rada Trajkovic, ne mbledhjen "solemne" per zgjedhjen e presidentit (Pacolli), ne Kuvendin e Kosoves, pershendeste me TRE GISHTA. Ivica Dacic, ne Prizren, ne "kryeqytetin e Car Dushanit", pinte uje n Shadervan, ne Mitrovice, andej Ibrit e ke vetem flamurin serb dhe fotot e SHESHELIT. Ne Prilluzhe (ne mes te Prishtines dhe Vushtrrise) serbet e ngriten flamurin me te larte serbe, mbi 30 metra. Serbia leshon (sot e lexova) edhe lejet serbe, per serbe te Kosoves. Serbet, taksat e tatimin.... nuk ia paguajne Kosoves. Kushtetuta nuk zbatohet ne te gjithe Kosoven; flamuri shqiptar perdhoset (ai me dy krena por edhe ai dardane....) nga kush?- nga "clirimtaret" dhe prasjaket e...
"I panjohuri" (Malisheve): 15-06-2011 09:07
dhe ai kishte OBLIGIM moral e detyrim ligjor qe te paraqitet ne GJYKATE. Eshte edhe Bill Klinton, per aferen e Lewinskit... e sa e sa burra te tjere ndersa ju "qe keni dal nga lufta" nuk doni qe te "shkelen vlerat e luftes" sepse ju keni bere "lufte te paster", duke u lare ne hamame e fjet ne hareme me vajza te reja e gra te veja, "shterrpa". Prandaj edhe "kryeprotagonisti" i juaj, fatmir lima mendon se ai e krye "fruthin" dhe "kollin" ne Hage; Blerim Kuci nuk deshiron "...te behet pjese e fushates kunder uck-es..."; Dobruna, thonte se edhe do ti vrisja shpiunet.... Vargu i budallalleqeve eshte i madh dhe ky eshte edhe TURPI i jone kur nuk pajtohemi me gjyqesine e ne anen tjeter trumbetojme se jemi ne EVROPE. Or ti "parisian", apo prasjak, ti me komentet e tua nuk me frikeson mua se une i kam kocet sa te dashit por ti frikesoje vetevehten o "gjeneral moj zi". Une flej dhe kam fjet i qete sepse kam ndergjegje te paster! Kurr ne jeten time nuk kam "VRARE" e as "SHPIUNAUA"; kurr ...
"I panjohuri" (Malisheve): 15-06-2011 08:54
Salihaj (Paris): 14-06-2011 22:32Dje nuk desha qe te polemizoj me ty pasi qe "komenti" i yt mu duk i but, dhe se, sa qeni leh me e kthye pas koken, nuk ia vlen. Ne enderra, thuhet se qeni eshte HASEM (armik). Prapashtesen -ica e kam perdor se eshte prapashtese qe te shkon edhe ty (zagar-ica, budall-ica, lahper-ica), pra shumesi i emrave fermeror formohet nga rrenja e emrit mashkullor.... ti, ke hyre ne "gjak", pa e mbyt kurrkund, e se a jam une RUGOVAS, apo KIJEVAS, kjo le te mbetet pune per ty dhe arushen, ju "nuhatni", sepse vertet qenkeni te mire per "qen policie", qe mund te iu merrni ere njerezve te BYTHA. Prandaj edhe nuk doni qe te kemi LIGJ, por ato vrasje e tortura qe kane bere njerezit, "komandantet" e "luftes" te harrohen sikurse edhe deshmitaret qe deshmojne ti quani SHPIUNA, UDBASHA, BASKEPUNTORE TE SHKAUT.... Po ti, nese vertet jeton ne Paris, e din se duhet pergjigjesh thirrjes se gjykates, kushdo coft? Edhe ish presidenti Shirak u thirr ne gjykate dhe ai kishte


http://www.zeri.info/artikulli/1/1/27897/deshmitari-x-limaj-donte-ta-ekzekutonte-kucin/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Limaj shumė shpejt zyrtarisht i akuzuar   Mer 15 Juin - 17:02

ju "qe keni dal nga lufta"




nuk doni qe te "shkelen vlerat e luftes"
sepse ju keni bere "lufte te paster",
duke u lare ne hamame
e fjet ne hareme me vajza te reja
e gra te veja, "shterrpa".

Prandaj edhe "kryeprotagonisti" i juaj, fatmir lima
mendon se ai e krye "fruthin" dhe "kollin" ne Hage;

Blerim Kuci nuk deshiron "...te behet pjese e fushates kunder uck-es...";

sepse ka dezertue si nje burr shqiptari
siq e kan zakon tane shqiptaret!
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Limaj shumė shpejt zyrtarisht i akuzuar   

Revenir en haut Aller en bas
 
Limaj shumė shpejt zyrtarisht i akuzuar
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: