AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

  pse Enveri e la tė gjallė Skėnderbeun? Po Naimin? Fishten..

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14664
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: pse Enveri e la tė gjallė Skėnderbeun? Po Naimin? Fishten..   Jeu 25 Aoū - 17:23

istorinė nuk e shkruajnė humbėsit
Nė moshėn 30-vjeēare, Jul Cezari ėshtė parė tė qante kur u gjend para bustit tė Aleksandrit tė Madh. Ai kishte klithur si histerik: Nuk ju duket se ėshtė kaq e dhimbshme, qė ai nė moshėn time qe sundimtar i madh e unė thuajse nuk kam bėrė ende asgjė.

Vite mė pas Cezari u bė sundimtar i gati tėrė botės. Lavdisė dhe brutalitetit ekstrem tė tij i janė kushtuar mijėra faqe nė historinė botėrore. Kėta janė ai lloji i sundimtarėve tė cilėt u pėrkujdesėn personalisht pėr ta shkruar historinė nė shumė mėnyra, me shpatė, me penė e me art.

Tė frikėsuar nga kohėzgjatja e jetės sė tyre biologjike (fatkeqėsisht nuk mund tė dilnin mbi Zotin), ata investuan pėr atė historike. Ambiciet pėr ekspansion sa mė tė madh, nuk pėrbėjnė gjė tjetėr pėrveēse shtojnė probabilitetin e kėsaj jetėgjatėsie.

Njė lloj tjetėr i sundimtarėve, janė ata qė kur pėrplasen me njė civilizim mė tė pėrparuar apo tė ndryshėm nga i tyre, gjėja e parė qė bėjnė ėshtė tė shkatėrrojnė ēdo gjė qė gjejnė pėrpara.

Tė parat si kudo, janė objektet e kultit. Ėshtė mė se e kuptueshme kur synohet shkėputja mė e fortė me tė kaluarėn. Kėshtu vepruan normanėt kur pushtuan Italinė apo spanjollėt kur u ndeshėn me qytetėrimin prekolumbian.

Lloji mė i ri i sundimtarėve, janė ata tė cilėve u jepet froni nga njė klan i caktuar. Nė kėmbim tė pushtetit tė pamerituar, ata do tė veprojnė verbėrisht pėr interesat e klanit, nė kurriz tė popullit tė vet.

Por, koncentrimi i pushtetit te njė person i vetėm, ėshtė i pamundur tė mos e shndėrojė atė nė diktator. Nuk kemi nevojė tė bredhim nėpėr botė pėr tė gjetur shembuj, pasi e kemi aq tė freskėt te Enver Hoxha, emri i tė cilit, ende shkakton pėrplasje tė mėdha mes shqiptarėve, dėshmi e rrėnjėve tė thella qė i nguli nė kėtė truall.

Diktatori Enver, sikurse edhe gjithė paraardhėsit e tij, u kujdes mjaft mirė pėr historinė. Ai angazhoi njė ndėrmarrje tė tėrė pėr shtrembėrimin, pastrimin apo, le ta quajmė, rimodifikimin allahoxhian tė historisė. Balta mė e madhe u hodh mbi personalitetet e fuqishme shqiptare qė kishin pasur pushtet tė madh te populli.

Kėshtu u anatemua mbreti Zog dhe gjithė fara e tij, madje, gati gjithė zona nga ai vinte. Por, Enveri qe diktator i njė lloji mė specifik. Ai e kuptoi se vetėm me ndryshimin e historisė nuk mund tė arrinte shumė, e ndėrlidhur me tė ėshtė letėrsia, e cila flet edhe kur historisė ia kanė prerė gjuhėn, pastaj arti nė pėrgjithėsi, i cili ėshtė i lidhur me shpirtin e popullit dhe shpreh drejtpėrdrejtė ndjenjat e mendimet e tij.

Enveri u hodh nė fazėn e dytė. Pėrveē ngritjes sė njė kinematografie propogandistike, filloi pastrimin e letėrsisė nga figurat e veta madhore, tė cilėve u printe Fishta, i quajtur poet kombėtar qė nė gjallje tė vet.

Vuri nė funksionim industrinė e pastrimit tė artit, e cila funksiononte brutalisht, jo vetėm me tė gjallėt qė pėrplaseshin nėpėr burgje, por edhe me tė vdekurit, tė cilėve u zhdukeshin varret. Kjo e fundit duket si njė luftė kundėr fantazmave, tė cilat sigurisht qė nuk e linin tė qetė Enverin nė asnjė moment, por njėkohėsisht edhe ia shtonin paranoiat duke e bėrė qė ky tė kėrkonte ēdo ditė gjak tė freskėt.

Duket sikur kjo luftė qe tepėr e fortė, tepėr e lodhshme, pasi Enveri nuk mundi tė ngjitej edhe mė lart nė histori. Ai nuk i zgjati dot mirė duart e tij tė pėrgjakura deri tė Rilindja kombėtare, megjithėse pati gati gjysmė shekulli kohė pėr ta bėrė kėtė.

Pastaj edhe nėse do tė luftonte Rilindjen shqiptare, do tė duhej tė luftonte edhe kundėr asaj arbėreshe qė zhvillohej paralelisht nė dhe tė huaj, pėrtej Adriatikut. Ndoshta qe tepėr pėr njė industri qė vepronte brenda burgut nėn qiell tė hapur tė quajtur Shqipėri. Kėshtu arritėn tė mbijetoniin disi figura si Naimi, Pashko Vasa etj. Bashkė me ta edhe kryefigura Gjergj Kastriot Skėnderbeu.

Shpesh shqiparėt pas rrėzimit formal tė diktaturės pyetnin, pse Enveri e la tė gjallė Skėnderbeun? Po Naimin? Supozimet qenė se ndoshta edhe ajo shoqėri e diskriminuar deri nė palcė, kishte nevojė pėr disa figura, tė cilat do tė mund tė mbanin gjallė shpirtin e tyre tė pangopur kurrė me bukė.

Apo qe njė mundėsi pėr tė zėvendėsuar deri diku kultet e dhunuara me heronj, por gjithėsesi ata heronj duhej tė ishin tė largėt, gjysmė tė mbuluar, pasi vendi i parė i takonte sovranit, diktatorit qė i kishte sjellė mė nė fund lirinė popullit tė shumėvuajtur.

Apo ndoshta qe pikėrisht letėrsia arbėreshe, gjaku ynė i shprishur, i cili qė pesėqind vjetė jashtė atdheut, vazhdonte tė himnizonte periudhėn e ndritur tė Skėnderbeut, glorifikonte bukuritė e atdheut tė tė parėve, ėndėrronte deri nė amshim kthimin nė dheun e arbrit.

Tė pastrohej mirė historia, definitivisht nuk qe punė e thjeshtė, edhe pse Enveri ia dedikoi tėrė jetėn e vetė e tė familjes sė tij. Sot, nė 2011, nė kohėn e globalizimit, kur teknologjia e shkenca ka arritur nė pėrparim marramendės, njė ministėr turk vjen me imperativin mė shokues te shqiptarėt, vetėm te shqiptarėt: Ndėrroni historinė.

Pėrgjigja e ministrit tė Arsimit kosovar, nė vend qė tė ishte kundėrpėrgjigje, me pak fjalė qe: mė vjen keq efendem qė nuk mund ta bėj menjėherė, por sigurisht vitin tjetėr do ta keni gati.

Ka shekuj qė te shqiptarėt investohet nė injorancė, mė parė me dhunė, sė fundmi edhe me pare. Niveli aktual i arsimit nuk mund tė na lėrė indiferentė, pasi pasojat i kemi pėrballė syve, por edhe mė keq, do t’ia shohim pėr shumė vite nė tė ardhmen, nėse gjėrat nuk ndryshojnė sa mė shpejt.

Dokumentimi tepėr i vonė i shqipes sė shkruar, fillimi i Rilindjes shqiptare vetėm njė shekull pas asaj evropiane, hapja e mėsonjėtores sė parė shqipe (ndoshta 7 mar 1887), pastaj i asaj tė vajzave( 23 tetor 1891), persekutimi i mėsuesve, shpesh priftėrinjve a hoxhallarėve qė nga Bogdani e Gjeēovi e deri te Hafiz Ali Korēa e shumė martirė tė tjerė qė kėrkonin me kėmbėngulje arsimin shqip, janė dėshmi tė vėshtira pėr t’u fshirė nga ēfarėdo komisioni qė mund tė formohet.

Enver Hoxha edhe pse qe fitimtar, nuk mundi tė ndryshonte sa deshi historinė, pasi mė parė duhej tė vriste kėngėn. Perandoria otomane jo vetėm qė ėshtė humbėse, rrėnojat e sė cilės na ranė pėrsipėr edhė ne shqiptarėve qė u copėtuam si mos mė keq nė Ballkanin gjakatar, por pas 100 vjetėsh, nė emėr tė “koncepteve moderne historike”, nuk pėrton tė rishkruajė njė histori.

Tekefundit, te ne befasitė moti kanė pėrfunduar. Por imagjinoni sa qesharake do tė dukeshin pėr nxėnėsit kėto vargje tė Fishtės, nėse njė paradoks i tillė do tė ndodhte:

Ndihmo Zot, si m'ke ndihmue!

Peseqind vjet kishin kalue

prej se t'bukuren kete Shqipni

Turku e mbate ne robni,

krejt tue la te mjeren ne gjak,

...frymen tue ia xanun njak,

as tue lan jo drite me pa:

kurre te keqen pa ja nda:

rrihe e mos e len me kja:

me iu dhimt minit n'mur,

me iu dhimbte gjarprit nen gur...!


Currently 4.00/512345 4.0/5 (4 votė/a)
NGA AUTORI
Kur luhet lojaluftash
Zotėri kryeministėr, a lexoni ndonjėherė gazeta?
Nė pritje tė Dantes
Ndėrroi era pėr Serbinė
Let’s go men to mėsojmė!
NGA RUBRIKA
Tė gjithė zhvatėsit nė njė vend
Ta mbajmė fenė larg shkollave publike
RTK transmetues publik
Pėr kuvendin e futbollit
Embargoja, si formė komunikimi

Zėri komentet [2]
Facebook komentet
dukagjini (gjakove): 24-08-2011 17:51
Majlinda jeni e jashtzakonshme!Shkrim qe duhet te thrret ne ndergjegjen qytetare.................
Agim Kukllovci (prishtine): 24-08-2011 14:09
Te lumte pena e nderuar. Kesi shkrimi rrall kam lexu.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
pse Enveri e la tė gjallė Skėnderbeun? Po Naimin? Fishten..
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: