AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Nora Hoti dhe Diktatori,sa perkrahen patriotet e gjalle?

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14292
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Nora Hoti dhe Diktatori,sa perkrahen patriotet e gjalle?   Jeu 8 Déc - 4:38

Nora dhe Diktatori

Nė vitin 1962, me rastin e 50 vjetorit tė Shpalljes sė Pamvarsisė, shqiptarėt panė qė tė ngjitej nė tribunėn qėndrore tė festės nė Vlorė, njė plakė e thatė qė dukej sikur tėrhiqej me zor pėr nė vėndin e nderit. Shumė pak e dinin se ajo plakė ishte heroina e maleve, Nora Luli (Hoti) e cila qe e detyruarė tė qėndronte pėrkrah diktatorit komunist Enver Hoxha. Diktatori dhe heroina do tė bashkonin
duartė si nė njė valle tė pėrmortshme ku, ujku dhe qengji do tė 'vallėzonin' sė toku.
Nora nė atė kohė ishte plot 82 vjeēe dhe e sėmurė. Ajo nuk kishte nevojė tė bėnte njė show trimėrie me frikacakun qė komandonte trimat por, Nora kishte shumė nevojė pėr qetsi dhe ndihmė nė ilaēe pasi vuante nga disa sėmundje. Ndėrsa diktatori pėrkujdesej pėr vete duke u treguarė shqiptarėve se ai ishtė mik i heronjėve dhe heroinave, i atyre heronjėve dhe heroinave qė njė ditė do tu priste kokat vetėm nga frika se mos i mėrrnin pushtetin!
Tė shkuara tė harruara do tė thotė dikush. Nėse vėrtetė do ta harrojmė tė shkuarėn, kurrė skemi pėr tė ecur pėrpara pasi nuk e dimė se nga vijmė!

Qėllimi i Enverit kishte mė shumė rėndėsi se vetė jeta e Norės Heroinė, pasi ai dhe partia e tij, mė mbrapa, nuk pyetėn mė kurrė pėr tė deri sa ajo mbylli sytė njėherė e pėrgjithmonė nė varfėri e pa pėrkujdesje.

Familja e Norės

Nora lindi mė 1880 nė fashtin Pikalė tė Hotit. Ajo u rrit dhe jetoi nė njė mjedis luftetarėsh qė Atdheun e vinin mbi gjithēka. Shumė burra tė shtėpisė sė saj kishin qėnė luftėtarė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerėnit po ashtu edhe dera ku ajo u martua qe njė shtėpi e madhe patriotike ku pėr vjehrr kishte Luanin e Malėsisė sė Hotit e Grudės, Ded Gjo Lulin e Madh dhe pėr burrė kishte Kolėn trim, dhe nė mes trimave si Gjok Luli, Gjergj Deda, Nik Gjelosh Luli, Lek Nishi etj., pėr tė vijuar mė pas me Mark Mirin, Mark Gjelosh Lula, Kol Miri, Lul Gjeloshi e Luk Gjeloshi dhe kapitetin Gjelosh Luli. Shumica e tė cilve pėrfunduanė 'armiq tė popullit' dhe u vranė, u burgosėn dhe u internuanė nė Shijak ku pėr shtėpi kishin njė stallė kuajsh.

Po kush ishte vetė Nora?

Qė e vogėl ajo mėsoi artin e qitjes dhe nė sajė tė mjeshtrisė sė tė atit u bė njė nga qiteset mė tė mira nė Hot. Pas vdekjes sė tė jatit ajo trashėgoi pushkėn e tij si gjėnė mė tė shenjtė. Heroizmat e Norės do tė fillonin nė shtėpine e Legjendarit Dedė Gjo Luli. E gjithė malėsia ishte nė luftė kundėr turkut e sėrbit. Nora fillimisht sė bashku me shumė shoqe tė saj organizuanė njėsitin e Grave Luftėtare dhe nuk lanė shtėpi pa shkuarė duke ngritur nė luftė si femrat dhe meshkujt e aftė. Skuadra tė shumta grash tė udhėhequra nga Nora
futeshin fshehur nė Shkodėr dhe mblidhnin informata pėr armikun, grumbullonin armė e municion dhe me djepėt e tyre i transportonin nė Hot.

NORA nė LUFTĖ

Me 1910 ne kuvėndin te Foletė e Pėrroit, Dedė Gjo Luli e caktoi Norėn
pėrgjegjėse pėr Gratė e Hotit dhe Tringė Smajlin pėr gratė e Grudės.
Kėto dy trimėresha e organizuanė mirė punėn e tyre sidomos si ndėrlidhėse tė shtabit tė luftės jo vetėm pėr Hotin e Grudėn por edhe pėr Shkodrėn dhe Podgoricėn.
Mė 23 Mars 1911 plasi kryengritja. Nė betejėn e Traboinit trimat dhe
trimėreshat e malėsisė qė lutuanė nė tė njėjtat llogore shkruanė faqe tė ndritura tė Historisė Shqiptare. Armiku u shpartallua por u vranė shumė luftėtarė tė malsisė dhe mė kėtė rast, Nora shkon nė shtėpitė e tė vrarėve dhe u thotė grave se, "Pushkėt e burrave tuaj nuk duhet tė heshtin. Rrokėni ato ju gratė trime dhe ejani tė marrim hak!"
Te paharruara kanė ngelur aktet e shumta heroike tė shumė grave hotiane nė betejėn e Deēiēit. Nė kėtė luftė Nora qe e para qė sulmoi duke u dhėnė zemėr edhe burrave. Atje ajo u plagos por nuk pranoi tė tėrhiqet deri sa pa armikun tė marrė arratinė.
Nė Qafė Unglė ajo hidhet si shqiponjė pėr tė shpėtuarė disa vajza tė
rrethuara e duke vrarė 4 turq e duke i shpėtuarė ato. Po ashtu e edhe nė Camaj tė Traboinit ajo u bė shėmbull dhe u quajt Luanesha e Lulit. Nė tė gjitha betejat ajo tregoi se gratė shqiptare janė njelloi trime si edhe burrat e tyre bile nganjėherė edhe mė trime.

Fundi i Lavdisė sė Luaneshės

Si gjithmonė trimat dhe trimėreshat shqiptare kanė qėnė nė shėnjester tė shovenėve sėrbė e grekė dhe kėtė radhė tradhėtia shqiptare vrau pabesisht me paratė sėrbe vjehrrin e Norės, Luanin e luanėve, Dedė Gjo Lulin, mė 5 Prill 1915. Po kėta armiq 9 vjet mė von i helmuanė burrin duke e lėnė Norėn nė pikllimin e saj me femijė tė vegjėl jetimė. Regjimi i Zogut e la nė mjerimin e vet dhe ai i Hoxhes i vari medalje nė gjoksin e tharė tė barkut qė su mbush njėherė me bukė.

Sot flitet shumė per Luanin Dedė dhe pothuajse aspak pėr Luaneshėn Norė. Te varri i Norės ka mbirė vetėm bar dhe atje nuk ka shkuarė as
njė pusht-etar.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14292
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Nora Hoti dhe Diktatori,sa perkrahen patriotet e gjalle?   Jeu 8 Déc - 5:00

Edhe ne luften e fundit ne Kosove e njejta lufte u be ,ku patriotet perbuzen ndersa shpiunat ngriten si heronje ndersa ne emer te te rameve,mbi gjaukun e tyre jetoin shpiunat dhe qeverisin kete popull mjeran.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Nora Hoti dhe Diktatori,sa perkrahen patriotet e gjalle?
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: