AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Thaqi e Fatmir at milionera

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14636
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Thaqi e Fatmir at milionera   Sam 17 Déc - 1:28

Pėr tri vite Hashim Thaqi bėhėt milioner, kurse Fatmir Sejdiu ka me pak pasuri
Nga Gazeta Lajm Madhesia e germave:
03 June, 2010 10:32:54
Sipas formularve te deklarimit tė pasurisė te publikuar nga Agjencionin Kundėr Korrupsionit Hshim Thaqi ka deklaruar milona euro pasui kurse Fatmir sejdiu ka deklaruar pasuri me pak se para tri viteve.

Shpėrndaje nė: Facebook | Google | del


................................................................


Presidenti Sejdiu del mė i pasuri
15.09.2010, ora 11:03

Fatmir Sejdiu

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka dalė tė jetė mė i pasur se ē’ėshtė deklaruar katėr muaj mė herėt nė Agjencinė Kundėr Korrupsionit. Siē shkruan sot “Koha Ditore”, kjo gjė vėrtetohet nė formularin e ri mbi deklarimin e pasurisė, tė cilin e ka plotėsuar nė gjysmėn e dytė muajit korrik.
Derisa nė formularin e parė kreu i shtetit ka deklaruar vetėm “shtėpinė e bashkallėkut”, tė ardhurat personale dhe llogaritė nė bankat komerciale, nė kėtė tė dytin ai ka futur edhe tė hyrat e djemve tė tij.
Dy djemtė e presidentit, Bardhyli dhe Shqipo, kanė pranuar se janė aksionarė nė tri kompani. I pari ka deklaruar se merr pjesė me 50% tė aksioneve nė “Empire” Sh.P.K qė nga viti 2008. Vlera e kėtyre e aksioneve ėshtė llogaritur 4,851.09 euro. Kurse djali tjetėr, Shqipo, ka konfirmuar pjesėmarrjen me nga 25 % tė aksioneve nė “London taxi servise” dhe nė “Elm Group”. Nė tė dyja kompanitė, Shqipo ka thėnė se vlera e aksioneve tė tij ėshtė nga 250 euro. Bardhyli figuron si djali qė sjell mė sė shumti tė ardhura nė shtėpinė e presidentit. Paga e tij mujore nė PTK ėshtė regjistruar tė jetė 2,900 euro apo rreth 30 ero mė e lartė se ajo e vetė presidentit. I pari i shtetit aktualisht ka njė pagė prej 2,873 eurosh, pa i llogaritur edhe shtesat e tjera pėr reprezentacion. Nga kursimet prej tė ardhurave qė i ka bėrė nga viti 1999 e kėndej, Bardhyli ka arritur t’i grumbullojė nė Bankėn NLB 23,916 euro. As Shqipo nuk ka dalė keq me tė ardhura mujore, edhe pse merr rreth 700 euro mė pak se vėllai i tij mė i madh. Paga e tij mujore, qė po ashtu vjen nga PTK-ja, ėshtė llogaritur tė jetė 2,220 euro. Shqipo qėndron mė keq edhe mė kursime. Aktualisht ai ka nė NLB 9,096 euro. Pėr dallim nga Bardhyli, Shqipo ka regjistruar si kapital edhe njė veturė tė tipit “Peugeot 2006”, tė prodhuar nė vitin 2007, nė vlerė prej 3,500 eurosh. Djali tjetėr, Ylli, ka regjistruar si tė hyrė mujore pagėn prej 1,650 eurosh, por nuk e ka specifikuar vendin e tij tė punės. Ylli duket se ėshtė mė i pasionuar pas veturave sesa vėllezėrit. Nė emėr tė tij figuron njė “Audi A6” e vitit 2009, nė vlerė prej 15 mijė eurosh, si dhe njė “Golf IV”, i vitit 2006, nė vlerė prej 5 mijė euro. Por, ai nuk mund tė krahasohet me dy vėllezėrit e tjerė sa i pėrket nivelit tė kursimeve, megjithėse edhe ai mund tė krenohet se ka “diēka” brenda nė bankė. Aktualisht nė konton e tij Ylli ka thėnė se i ka tė kursyera 1,571 euro. Mė kursimtari, prapė ka mbetur i ati i tyre, presidenti.
Si nė formularin e parė tė plotėsuar mė 31 mars, ashtu edhe tė dytin tė plotėsuar mė 19 korrik, presidenti ka regjistruar rreth 100 mijė euro kursime. Nė NLB ai i ka deklaruar 78,210 euro kursime dhe nė RBKO 20 mijė euro. Pėr katėr muaj, gjendja e tij nė kėto dy banka nuk ka lėvizur pėr asnjė cent. Kėshtu sė paku ėshtė deklaruar kreu i shtetit.
Familja e njeriut tė parė tė Kosovės duket se nuk e ka problem pėr tė hyrė nė kredi tė mėdha dhe ato nė periudha afatshkurtra. Tė tre djemtė e tij kanė nga njė kredi nė NLB, tė cilat duhet larė pėr dy vjet.
Bardhyli dhe Ylli kanė nga 20 mijė euro, kurse Shqipo 15 mijė euro kredi. Gjithsej, tė tretė kanė njė kredi nė vlerė prej 75 mijė eurosh. E vetmja qė nuk sjell tė ardhura nė familjen e presidentit ėshtė zonja e parė e shtetit, Nezafetja.
Plotėsimi i formularit tė pasurisė ėshtė bėrė me kėrkesėn e Agjencisė Kundėr Korrupsionit. Drejtori i AKK-sė, Hasan Preteni, ka konfirmuar se presidenti bashkė me 46 zyrtarė tė lartė nuk i kanė plotėsuar si duhet formularėt gjatė deklarimit tė parė.
“Presidenti Sejdiu e ka plotėsuar formularin mbi deklarimin e pasurisė brenda afatit tė paraparė ligjor, mirėpo ne si agjenci kemi ardhur nė pėrfundim se ai formular nuk ėshtė plotėsuar nė tėrėsi dhe si i tillė ka qenė i mangėt”, ka deklaruar Preteni pėrmes njė bisede telefonike.
Ai nuk e ka cilėsuar si ndonjė shkelje ligjore mosplotėsimin korrekt tė formularit gjatė deklarimit tė parė tė presidentit.
“Me Ligjin pėr deklarimin e pasurisė parashihen katėr lloje tė deklarimeve: deklarimi i rregullt vjetor; ai me rastin e marrjes sė detyrės sė zyrtarit tė lartė publik; deklarimi sipas kėrkesės sė agjencisė, si dhe deklarimi pas largimit nga funksioni. Nė rastin e presidentit, plotėsimi i formularit ėshtė bėrė sipas kėrkesės sė agjencisė, dhe rrjedhimisht nuk bėhet fjalė pėr ndonjė shkelje”, ka bėrė tė ditur Preteni. Sipas tij, formular valid mbi deklarimin e pasurisė ėshtė vetėm formulari i dytė, qė tashmė ėshtė postuar nė faqen zyrtare tė agjencisė. Preteni ka rikujtuar se presidenti ka mundur t’u nėnshtrohet sanksioneve ndėshkuese nė rast se nuk do t’i pėrgjigjej ftesės sė AKK-sė pėr plotėsim tė formularit tė ri. Nė raste tė tilla, ligji e pėrcakton qė zyrtari i lartė tė gjobitet pėr kundėrvajtje me gjobė prej 500 deri nė 1500 euro.
Kėshilltari i presidentit, Xhavit Beqiri, ka deklaruar se kreu i shtetit i ėshtė pėrgjigjur me kohė ēdo thirrjeje qė i ėshtė bėrė nga AKK-ja.
“Presidenti Sejdiu e ka deklaruar me kohė pasurinė, mirėpo nėse AKK-ka i ka kėrkuar plotėsim tė formularit, ai pėrsėri i ėshtė pėrgjigjur. Presidenti e respekton punėn e AKK-sė, ashtu siē e respekton punėn e secilės agjenci tė pavarur nė vend”, ka shtuar Beqiri.
Presidenti i shtetit ėshtė njohės i mirė i fushės juridike, por ēuditėrisht nė herėn e parė i ėshtė shmangur deklarimit tė pasurisė sė djemve tė tij, edhe pse nė ligj kjo gjė ėshtė e specifikuar shumė qartė.
Neni 4 i Ligjit mbi deklarimin e pasurisė e pėrcakton qė zyrtari i lartė shtetėror ėshtė i obliguar qė ta bėjė publike gjendjen e pasurisė sė vet dhe tė familjarėve. Deklarimi parashihet tė pėrmbajė informacione rreth pasurisė dhe tė tė ardhurave tė tyre, siē janė: palujtshmėria, pasuria e luajtshme nė vlerė tė madhe, zotėrimi nga ana e tyre i aksioneve nė shoqėri komerciale, letrat me vlerė, paratė e gatshme tė mbajtura nė bankė dhe institucione tė tjera kursimi apo kreditore, borxhet, garancitė e ndėrmarra dhe detyrimet e tjera, si dhe tė hyrat vjetore qė shėrbejnė si bazė e tatueshme. Presidenti nuk i ėshtė pėrmbajtur kėsaj dispozite, dhe nė formularin e parė ka shėnuar vetėm tė hyrat nga tė ardhurat e tij mujore, si dhe njė shtėpi tė pėrbashkėt me vėllezėr, qė ka filluar tė ndėrtohet nė vitin 1972 e qė ėshtė bėrė e banueshme nė vitin 1987. Sejdiu, nė deklarimin qė kishte bėrė nė mars, kishte dalė mė i “varfėr” sesa tre vjet mė parė. Krahasuar me formularėt e deklarimit tė pasurisė para zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit 2007 dhe formularit tė deklarimit tė pasurisė nė vitin 2010, presidenti Sejdiu kishte regjistruar 21 mijė e 600 euro mė pak para tė gatshme.
Nė procesin e deklarimit tė pasurisė, tė organizuar nga OSBE-ja para tre vjetėsh, Sejdiu kishte deklaruar 119, 827 euro para tė gatshme, tė shpėrndara nė tri banka komerciale, ndėrsa nė mars dhe nė korrik ai ka deklaruar vetėm 98, 200, 10 euro. I pari i vendit sivjet nuk e ka deklaruar edhe njė shtėpi 250 metra katrorė, tė cilėn e kishte deklaruar
nė vitin 2007.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Thaqi e Fatmir at milionera
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: