AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 uēk e ēliroi luginen e presheves,tani keni lirin nen serbi

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: uēk e ēliroi luginen e presheves,tani keni lirin nen serbi   Lun 13 Fév - 1:01

Getoizimi i shqiptarėve tė luginės
Shkruan: Fehmi Ramadani 10 Shkurt 2012
Qė nga 26 Dhjetori i vitit 2011, pikėrisht me fillimin e zbatimit tė sė ashtuquajturės “Marrėveshje pėr lirinė e qarkullimit tė njerėzve dhe mallrave” nė mes Republikės sė Kosovės dhe Serbisė me ndėrmjetėsim tė BE-sė, qytetarėt e Luginės sė Preshevės nė vend qė t’i gėzohen kėsaj, ata janė futur edhe mė shumė nė izolim dhe geto.

Kjo ka ardhur si pasojė e kėsaj marrėveshje, pėr tė cilėn mė herėt palėt ishin pajtuar nė Bruksel, por nė realitet kjo nuk ėshtė ajo tė cilėn qytetarėt e dy vendeve e kishin pritur, qė vėrtet tė kenė lirinė e lėvizjes sė njerėzve dhe mallrave nė mes veti pa kushte paraprake. Duke mos i mohuar edhe anėt pozitive tė saj, sidomos me njohjen e tabelave dhe dokumenteve tė Republikės sė Kosovės, kjo marrėveshje dobėsinė mė tė madhe e ka nė vėnien e taksės sė lartė mbi polisat e sigurimit tė makinave, tė cilat janė shumė tė larta dhe tė papėrballueshme pėr pjesėn dėrmuese tė popullatės sė Luginės.

Vlen tė theksohet, se pėr ēdo hyrje me automobil me targa tė Republikės sė Serbisė nė Republikėn e Kosovės duhet tė paguhet polisa e sigurimit prej 60 eurosh pėr njė qėndrim 14 ditėsh. Kurse, brenda 1 muaji qėndrim duhet paguhet shuma prej 120 eurosh dhe ky haraē, pėr fat tė keq paguhet vetėm nga ana e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės dhe jo nga serbėt e Kosovės, tė cilėt pa asnjė problem lėvizin nė drejtim tė Serbisė, edhe pse nė makinat e tyre edhe pas 12 vjetėsh pas luftės bartin tabelat e strukturave paralele serbe dhe nuk paguajnė asgjė. Bile, kohėn e fundit me njė vendim tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Kosovės kėto tabele tė vjetra serbe janė vazhduar dhe ende trajtohen si tabela valide nė territorin e Republikės sė Kosovės.

Pėrkundėr, kundėrshtimit tė faktorit politik shqiptarė tė Luginės pėr kėtė marrėveshje diskriminuese dhe nė kundėrshtim me tė gjitha normat dhe standardet evropiane mbi lėvizjen e lirė tė njerėzve dhe mallrave, kjo nuk ėshtė pėrfillur as nga Beogradi, por as nga Prishtina. Prishtina po arsyetohet se kjo ėshtė njė kundėrmasė ndaj shtetit serb, i cili ka aplikuar masa tė njėjta ndaj shtetasve tė Kosovės. Derisa politika serbe ėshtė e njohur pėr masat diskriminuese, sidomos ndaj shqiptarėve dhe pakicave tjera qė bėhen nė kėtė shtet, nuk mund tė kuptohet roli i Prishtinės nė kėtė lojė, e cila me vetėdija ka pranuar njė ndėshkim tė tillė kundrejt bashkėkombėsve tė vet, tė cilėt edhe ashtu janė tė privuar nga shumė tė drejta nė shtetin ku jetojnė.

Por, jo vetėm kaq, nga kjo marrėveshje nuk janė dėmtuar vetėm 70 mijė banorėt shqiptarė tė Luginės, por edhe rreth 50 mijė banorė me origjinė nga Kosova, tė cilėt jetojnė dhe punojnė, si nė Beograd, por edhe nė territorin e ngushtė tė Serbisė. Tė gjithė kėta njerėz njė ose dy herė nė vit vijnė nė Kosovė dhe janė tė detyruar qė pėr njė muaj qėndrimi tė paguajnė nga 120 euro taksė sigurimi.

Po ashtu, kėtė haraē pėr kėtė “lėvizje tė lirė” tani janė duke e paguar edhe rreth 50 mijė boshnjakė tė Sanxhakut, tė cilėve u ėshtė kufizuar kjo lėvizje pėr shkak tė mos-mundėsisė sė pagesės pėr tė ardhur nė Kosovė. Dihet se njė pjesė e madhe e tyre kanė lidhje, si farefisnore, biznesi dhe tė tjera me Kosovėn, andaj kjo u ka krijuar vėshtirėsi shtesė si nė lėvizje dhe komunikim.

Nga kėto fakte qė pėrmendėm po shihet se nga kjo marrėveshje mė shumė janė dėmtuar jo-serbėt, tė cilėt nė njė mėnyrė apo tjetrėn janė tė lidhur me Kosovėn. Tani, kur nė shumicėn e shteteve evropiane edhe kufijtė janė hequr dhe njerėzit e kėtyre vendeve lirshėm mund tė lėvizin nga njė vend nė vendin tjetėr pa ndonjė problem, pėr fat tė keq nė rajonin e Ballkanit ende po vazhdojnė tė vihen barriera tė reja dhe tė ndryshme ndėrmjet kėtyre vendeve.

E keqja e kėsaj marrėveshje ėshtė se pikėrisht BE-ja, e cila ne vendet e saj zbaton krejt standarde tjera, ndėrsa nė raport me Kosovėn dhe rajonin marrin vendime me kritere anakronike. Kjo politikė e standardeve tė dyfishta duhet tė ndalet, si nga Serbia dhe BE-ja dhe tė pranojnė tė njėjtat standarde si tė gjitha shtet tjera tė Evropės. Politikėn e getoizimit dhe barrierave tė panevojshme duhet lėnė tė sė kaluarės dhe duhet gjetur marrėveshje qė vėrtet mundėsojnė lėvizje tė lirė nė tė gjitha aspektet, por edhe bashkėpunim dhe mirėkuptim reciprok pėr tė gjithė popujt e kėtyre hapėsirave.

Nėse vėrtet vendet e Ballkanit kanė pėr synim BE-nė atėherė duhet pėrqafuar medoemos standardet mė tė larta pėr qytetarėt e tyre dhe nė tė ardhmen tė mos kenė pengesa, si nė lėvizje, qarkullim, komunikim dhe raporte tė mira fqinjėsore. Kėshtu do ta kenė mė lehtė jetėn e tyre, tė cilėn pa mėdyshje e dėshirojnė popujt e rajonit.

Komentet1

Komento:
800 Karaktera tė mbetur

Shkruaj kodin Shkruan: Haxhi Kuēi12 Shkurt 2012
Shqiptaret e lugines se Presheves duhet te jen krenar qe uēk e nisi luften per bashkim kombetar,sepse uēkmbp ju bashkoi me nanen shqiperi e me viset e tjera dhe tani shqiptaret jeni ne lirin e plote.
E pėlqej (+0)N
uk e pėlqej (-0
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
uēk e ēliroi luginen e presheves,tani keni lirin nen serbi
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: