AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

  Koshtunica i pėrzier nė vrasjen e Gjingjiqit

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14819
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Koshtunica i pėrzier nė vrasjen e Gjingjiqit   Ven 30 Mar - 14:32

Avokati: Koshtunica i pėrzier nė vrasjen e Gjingjiqit
Beograd, (Kosovapress) 28 Mars 2012 10:04

Avokati i familjes sė ish kryeminsitrit serb tė vrarė, Zoran Gjingjiq, Srgja Popoviq tha se nxitja politike e vrasjes ndodhi pas rebelimit tė brendshėm, i cili ndodhi nė radhėt e njėsisė Beretat e Kuqe nė vitin 2001.

Sipas Popoviqit, disa dėshmitarė folėn pėr pjesėmarrjen e ish-presidentit jugosllav, Vojslav Koshtunica, nė rebelimin nė radhėt e kėsaj njėsie.

"Ka dėshmi dhe tė dhėna gjatė hetimit, qė hedhin dyshim mbi pjesėmarrjen e Koshtunicės dhe prokuroria e di kėtė", tha Popoviq.

Nėntė vjet pas vrasjes sė kryeministrit tė Serbisė, Zoran Gjingjiq, familja dhe avokati i saj vėnė nė pikėpyetje se a janė vendosur pėrpara drejtėsisė tė gjithė pėrgjegjėsit pėr vrasjen e tij.

Gjingjiq u vra nga njė anėtar i policisė elite, themeluar nga Slobodan Milosheviqi, jashtė ndėrtesės kryesore qeveritare nė Beograd, mė 12 mars tė vitit 2003. Ish-koloneli i sigurimit shtetėror, Milorad Ulemek, i njohur si Legija dhe ish-nėnkoloneli i sigurimit shtetėror, Zvezdan Jovanovic, u dėnuan me 40 vjet burg pėr vrasjen.

Jovanoviq ishte njė anėtar i njėsisė sė operacioneve speciale, Beretat e Kuqe (JSO), njėsi kjo e formuar nga Milosheviqi nė vitet 90-ta. Anėtarėt e tė ashtuquajturit Klani i Zemunit u paditėn gjithashtu pėr pėrfsh
irje nė vrasje.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Koshtunica i pėrzier nė vrasjen e Gjingjiqit
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: