AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Patriotizmia

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14412
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Patriotizmia   Mar 21 Aoū - 2:05

Pa dyshim, patriotizmi si dukuri ka qenė pėrherė e pranishme, ku mė pak e ku mė shumė. Mė herėt, ėshtė ditur qartė, se cili ėshtė patriot, kuptohet nėse ka punuar pėr ēėshtje kombėtare, ose nėse ka qenė i burgosur politik. Megjithatė, tani e gjithė ditėn, kjo dukuri ėshtė pėrhapur [zhvilluar] tej mase dhe besa ajo ka kaluar nė njė dukuri shumė tė gjerė dhe nė njė slogan tė tepruar, nė njė PATRIOTIZMANI.
Andaj, gjithnjė, tani, jemi tė ballafaquar me kėtė dukuri. Pra, me patriotizėm, fjalė tė mėdha patriotike, qė besa ndonjėherė kalohet nė njė ekstremizėm pa kufij! Zaten, kėtė ekstremizėm morbid e ndeshim gati, nė ēdo vend. Dhe, atė e ndeshim p.sh. nė rrugė, nė kafene, nė ndeshje sportive, nė shkollė dhe besa ngado qė tė sillesh, takohemi nė tė.
E, shih me kėtė fjalor patriotik po merret gati gjysma e popullatės sonė! Kėta fjalėmėdhenj po na paraqitėn si njerėz tė dijshėm, tė mėdhenj dhe se vetėm ata mund tė vendosen nė vende udhėheqėse pėr ta udhėhequr shoqėrinė tonė dhe se me ta sigurisht ēdo gjė do tė jetė nė rregull dhe do tė ecim pėrpara!
1.
A thua, a po japim dhe sa po japim pėr kėtė vend. Apo jemi mėsuar varg e vijė vetėm tė marrim, e askush mos tė pėrgjigjet pėr kėtė. Apo, vetėm jemi mėsuar tė flasim fjalė boshe dhe fjalė teorike. E, besa nė praktikė jemi shumė larg. E, vetėm me fjalė teorike asnjėherė dhe askurrė nuk mund tė ecim pėrpara.
Tani jemi nė njė fazė kur duhet tė punohet dhe kur duhet tė veprohet vetėm praktikisht. Shteti do njerėz tė dijshėm, njerėz qė punojnė sinqerisht dhe njerėz qė me punė njerėzore e tregojnė aktivitetin e vet praktik pėr tė mirėn e kėtij vendi.
E, ajo tani tė shumtėn e herėve, po na mungon. Dhe, deri kur kjo do tė na mungojė?
Jemi mėsuar tė flasim dhe vetėm tė flasim. Eu, sa bukur dimė tė flasim! Dhe, shpeshherė jemi mėsuar tė bėhemi patriot me zor, kinse po punojmė pėr patriotizėm, e nė praktikė qėndron puna krejt ndryshe. Dhe, ēka ėshtė edhe mė keq, aty-kėtu, asnjė fjalė burrat e botės nuk e flasin pėr punė dhe pėr atė se si tė ecet pėrpara. Kjo besa po ndodh shpesh, gati nė ēdo vend, kur po flitet vetėm pėr patriotizėm.
2.
Sė kėndejmi, vetėm pėr patriotizėm flitet, e pėr punė profesionale, asgjė dhe asnjėherė. Sigurisht kėta burra tė botės, sikur kanė harruar se patriotizmi ėshtė puna, suksesi dhe angazhimi nė punė. Dhe, tani sikur e kanė harruar punėn profesionale, e merren vijimisht me patriotizėm dhe me fjalė tė mėdha patriotike!
Zaten, kėto fjalė tė mėdha patriotike, sikur disave u kanė hyrė nė gjak dhe nuk munden pa to. E, disa tė tjerė janė bėrė ‘argatė’ tė ndonjė partie, apo tė ndonjė lideri, ku vazhdimisht dhe nė ēdo kohė propagandojnė pėr sukseset e partisė, duke vrapuar pa hezitim dhe pa u ndalur asnjėherė.
Dhe, tani me gjithė mend e bėjė pyetjen: Deri kur do tė merremi me kėtė patriotizėm teorik dhe a ėshtė mė patriotike dhe mė humane qė secili ta punojė punėn e vet profesionale, si: mjeku, arsimtari, profesori, bujku, futbollisti, oxhakfshirėsi, pylltari…
Pra, ta ngremė punėn dhe cilėsinė e punės: apo tė merremi me kėto fjalė tė mėdha patriotike dhe besa edhe ndonjėherė me fyerje tė ndėrsjella individuale e partiake?
Pra, ta shikojmė punėn dhe vetėm punėn. Zaten, ky ėshtė patriotizėm praktik
Andaj, vetėm praktika ėshtė garanci e suksesit dhe asgjė tjetėr.
Sa tė papunėtorė jemi, e dimė vetėm tė flasim e tė flasim pa u ndalur asnjėherė. S’do mend se ky ėshtė patriotizėm teorik e asgjė tjetėr.
3.
Kemi mbetur larg, larg kemi mbetur me drejtėsi dhe me sundimin e ligjit. E, sė kėndejmi ligji pėrmendet kudo, e nė realitet ai nuk po zbatohet si duhet. Andaj, gjyqėsia nuk funksionon si duhet, prandaj ka mbetur shumė poshtė. Ajo, pra ekziston, e nė praktikė fare pak po punon.
Janė mbledhur lėndė e lėndė, e ato kot e presin realizimin e tyre. Apo, disa sosh asnjėherė edhe nuk do tė realizohen, Dhe, pėr disa prej tyre ndoshta edhe nuk ėshtė qėllimi qė tė realizohen.
Andaj, elementet e shtetit nuk funksionojnė si duhet. E, ne vazhdimisht presim e presim ditė mė tė mira dhe u mbytėm duke pritur. Shqiptarėt e kanė shpresėn e madhe, kjo ėshtė veti shumė e mirė, mirėpo, nė anėn tjetėr, duhet edhe tė punojmė. Kėtė tė mos e harrojmė!
Dihet mirėfilli se shteti nuk formohet vetėm me shpresė. Ai do punė, sinqeritet dhe angazhim tė sinqertė. E, kjo fatkeqėsisht po na mungon. Vetėm puna do tė na shpie pėrpara, pėrndryshe…
4.
Korrupsioni pėr ēdo ditė po lulėzon e po lulėzon. Dhe, a do tė ndalet ndonjėherė? Me fjalė boshe, korrupsioni kurrė nuk mund tė ndalet. Asnjėherė. Jemi mėsuar tė flasim, dhe besa edhe ta gjykojmė korrupsionin, por nė praktikė ai nuk po gjykohet. Ai, pra, vetėm po konstatohet, e fare nuk merren masa parandaluese.
Korrupsioni nė Kosovė ėshtė bėrė plagė shumė e rėndė. Kjo njollė e zezė, vetėm sapo e njollos Kosovėn. Pėr ditė e mė shumė, korrupsioni ekziston, e nė praktikė kurrfarė masash nuk ndėrmerren. Ai, pra, nuk ndalet vetė. Vetėm drejtėsia dhe ligji mund ta ndalin korrupsionin. Fatkeqėsisht, edhe kėtu, nė njė masė ka korrupsion.
E, pra, duhen masa konkrete, e jo fjalė boshe, vetėm sa pėr ta gjykuar. Andaj, masat po na mungojnė. A thua, deri kur do tė na mungojnė?
A thua, mos vallė, edhe korrupsioni po bėhet nė bazė patriotike!
5.
Secili prej nesh duhet ta kontrollojė veten dhe punėn qė po e bėjmė. E, prej fjalėve tė mėdha, zor se do tė dalim nė “selamet”. Vetėm me punė e me sinqeritet do tė ecim pėrpara dhe do shihen praktikisht frytet t
ona patriotike.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Patriotizmia
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: