AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

  "Sami Frashėri themeloi letėrsinė turke"shqipen e harroje

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: "Sami Frashėri themeloi letėrsinė turke"shqipen e harroje   Dim 26 Aoū - 11:21

Albanologu turk: "Sami Frashėri themeloi letėrsinė turke"
Sunday, 26 August 2012 09:54 0 Komente Kosova


PRISHTINĖ – Kur pikėrisht njė vit mė parė, ministri turk i Arsimit, Omer Dincer, gjatė njė vizite nė Kosovė kishte bėrė njė deklaratė mbi ndryshimin e historisė shqiptare nė raport me turqit, albanologu turk, Burak Kaba, ishte duke pirė njė kafe nė Prishtinė. Teksa kishte lexuar lajmin, qė kishte marrė dhenė, e qė mė vonė do tė hapte njė debat tė madh nė elitėn historiografike shqiptare, Kaba thotė se u ndie keq.“M’u duk e panevojshme dhe politike ajo deklaratė. Shqiptarėt dhe turqit realisht nuk kanė kėsi problemesh. Madje, nė Stamboll, njė park tashmė ka emrin Adem Jashari”, thotė ai.
Kėtė gusht Kaba ėshtė kthyer pėrsėri nė Prishtinė. Njėlloj sikurse vitin e kaluar, arsyeja ėshtė Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare. E nė ditėn e tretė tė seminarit, Kaba, me referimin e tij, ėshtė kthyer pikėrisht nė historinė e shqiptarėve nė Turqi. “Shqiptarėt nė Perandorinė Osmane” ka qenė titulli i referimit tė tij, qė ka mbajtur pėr shqiptarėt nė atė periudhė dhe ndikimin e tyre nė politikė, letėrsi, art, arkitekturė dhe nė kulturėn osmane-turke, siē transmeton 'Koha ditore' nė Prishtinė.
“Nė periudhėn Osmane, ndikimi i shqiptarėve ėshtė aq i madh sa nuk mund tė diskutohet”, ka thėnė Kaba, duke lexuar referimin e tij. Sipas Kabas, vetėm nė pallatin osman kanė qenė 32 vezirė shqiptarė. Ai ka pėrmendur emrat si Abdyl Frashėri, Abdullah Hysni Beu, Ahmet Pasha e shumė tė tjerė si personalitete politike me ndikim nė atė kohė. Por ndikimi i shqiptarėve nė letėrsi ka qenė edhe mė i madh, mendon Kaba. Sipas tij, shkrimtari Shemsedin Samija e Sami Frashėri janė emrat mė tė respektuar nė Turqi edhe sot.
“Nė librat e historisė dhe letėrsisė turke mėsohet pėr kėto personalitete si figura qė kanė bėrė hapat e parė nė formimin e letėrsisė turke”, ka thėnė Kaba. Edhe Mehmet Akif Ersoj, i cili ka shkruar himnin e Turqisė, sipas Kabas, ėshtė njė shqiptar me tė cilin krenohet Turqia. Shqiptarėt pas politikės dhe letėrsisė, sipas Kabasė, kanė pasur ndikim tė madh edhe nė arkitekturė. Arkitekt Sinani ėshtė njėri prej mė tė njohurve. Sipas Kabasė, ndikimi i tij nė arkitekturėn turke ėshtė i njohur me pallatin Osman qė sot njihet si “Ministria e Urbanizmit”. Gjurmėt e ndikimit shqiptar nė Turqi, sipas Kabasė, shihen sot gjithandej e kėsisoj edhe nė leksikun dhe kulturėn turke. Ai ka pėrmendur fjalėn “arnaut” si mė tė pėrdorurėn.
“Shembull, kur dėshirojmė tė themi pėr dikė se ka inat tė fortė, themi ‘arnaut inadi’ ose pėr dikė qė ėshtė kokėfortė, themi ‘arnaut lashmak’”, ka thėnė Kaba. E pikėrisht kėto fakte i ka pėrdorur edhe kolegu i Kabasė, albanologu tjetėr Tolga Dilioglu, i cili ka referuar mbi “Shqiptarėt e Turqisė Moderne”.
“Shqiptarėt qė jetojnė nė Turqi e ndiejnė veten si turqit. Islami shėrben si njė institucion shoqėror, qė bashkon dallimet etnike”, ka thėnė Dilioglu nė referimin e tij. Sipas Dilioglut, shqiptarėt nė Turqinė moderne kanė ruajtur fenė dhe traditat. Ai nuk ka folur, nėse sot ka njė elitė shqiptare, e cila ndikon nė jetėn shoqėrore tė Turqisė. Ai ka pėrmendur inatin e fortė dhe kulturėn e solidaritetit ndėrmjet shqiptarėve si tipare pėrmes tė cilave njihen sot shqiptarėt nė Turqi. “Nė kuptimin e ngushtė, nacionalizmi lokal ėshtė ruajtur nė pikat mė tė larta”, ka thėnė ai. Megjithatė, sipas tij, shqiptarėt kanė tradita pėrmes sė cilave mund tė luajnė rol nė pėrcaktimin apo formimin e shoqėrisė turke nė tė ardhmen. Teksa e ka pėrmendur faktin se gjuha shqipe nga tė rinjtė me prejardhje shqiptare pėrdoret shumė pak, Dilioglu ka pėrmendur hapjen e Katedrės sė Albanologjisė nė Turqi para gjashtė viteve, si shpresė qė shqipja nuk do tė harrohet.
“Ndikimi i shqipes mund tė jetė mė i madh nė tė ardhmen”, ka thėnė ai, teksa ka pėrmendur pasionin shqiptar dhe profesionalizmin e tyre pėr tė gatuar byrekė. “Ky lloj ushqimi ėshtė ndėr mė tė njohurit nė Turqi. Janė pesė lloje tė tyre”.
Por dita e dytė e Seminarit XXXI Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, nuk ka qenė e koncentruar vetėm te “vėllazėria shqiptaro-turke”.
Mesdita ka sjellė ligjėratėn e gjuhėtarit Shkumbin Munishi, i cili ka folur pėr sociolinguistikėn. Sipas tij, shqipja ka mungesė tė madhe tė gjuhėtarėve tė cilėt merren me ndikimin shoqėror nė gjuhė. Pėr Munishin shtytja e studentėve qė tė specializohen nė kėtė fushė do tė ishte zgjidhje e duhur. Nė fakt, Munishi ka qenė i vetmi qė ka folur pėr gjuhėn shqipe nė ditėn e dytė tė Seminarit. Tė tjerė referues kanė folur pėr “shenja” shqiptare nė vende dhe periudha historike tė ndryshme. Historiani Jahja Dranēolli ka qenė njėri prej tyre. Ai ka referuar pėr shkollėn e Arbėrorėve nė Venedik. Pėrkatėsisht ai ka folur mbi Shkollėn Arbėrore ose “Scula degli Albanesi”, e themeluar nė tetor tė vitit 1442, godina e sė cilės ishte ndėrtuar tek nė vitin 1489 afėr kishės sė Shėn Mauricit. Dranēolli ka shtjelluar nė detaje pėr mėnyrėn e funksionimit tė kėsaj shkolle dhe pėr mėnyrėn sesi ėshtė dukur ajo. Kėtė e ka bėrė edhe nėpėrmjet fotografive qė i ka paraqitur. Ai ka shprehur shqetėsimin mbi atė sesi shumė piktura tė kėsaj shkolle nuk gjenden dhe sesi do tė duhej qė tė ishin tė ruajtura nė ndonjė muze nė Shqipėri apo gjetiu. E pak mė larg nė shekuj kanė shkuar dy profesorė tė tjerė qė janė paraqitur me njė referim. Referimi i Muhamet Malės dhe i Muhamet Qerimit ka shpėrfaqur ndikimet e ndėrsjella kulturore tė Bizantit dhe tė shqiptarėve nė mesjetė. Sipas kėtyre dy referuesve, kultura materiale, flet pėr elemente tė veēanta etnike arbėrore brenda sfondit politik e kulturor bizantin. Ata kanė potencuar qė pėrmes kėtij referimi nuk po pretendohet tė barazohen ndikimi apo vlera e ndikimeve tė arbėrve nė Bizant, por, sipas Malės dhe Qerimit, po potencohet fakti se kontributi qė kultura lokale arbėrore ka begatuar kulturėn bizantine dhe kėsisoj ėshtė bėrė edhe pjesė e kulturės mesjetare. Mė shumė se kaq, tė dytė kanė thėnė tė kenė dashur tė dilnin nga klishetė qė arbrit i portretizojnė si luftėtarė dhe baritorė. Pėr Perandorinė Romake ka referuar Naser Ferri, i cili ka folur pėr politikat fetare nė Perandorinė Romake. Gjatė ditės sė mėrkurė seminaristėt kanė bėrė edhe njė vizitė nė Institutin e Albanologjisė. /Shekulli/ E.V.
Share
Next >
Kom
ento artikullin
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: "Sami Frashėri themeloi letėrsinė turke"shqipen e harroje   Dim 26 Aoū - 11:39

Mesdita ka sjellė ligjėratėn e gjuhėtarit Shkumbin Munishi, i cili ka folur pėr sociolinguistikėn. Sipas tij, shqipja ka mungesė

tė madhe tė gjuhėtarėve tė cilėt merren me ndikimin shoqėror nė gjuhė. Pėr Munishin shtytja e studentėve qė tė

specializohen nė kėtė fushė do tė ishte zgjidhje e duhur.

................................................

Gjuha shqipe edhe sote pra nuk eshte nje gjuhe e persosur ne aspektin formologjike.

Gjuha shqipe duhet te specializohet nga shqiptaret e jo nga ata qe kan studjue ne beligrad !
A ka nevoj qe gjuha shqipe te huazoje fjele nga fqinjet sipas Lajbincit ?Une them se ka mundesi te gjinden fjalet qe i perkasin gjuhes shqipe,e jo te huazohen nga fqinjet fjalet e pa kripe.

Por kush duhet bere nje gje te tilee ?Kur matrapazet dhe antikombetaret shkruajn sipas epsheve te tyre.
Neqoftese Samiu,Naimi krijuan dhe zhvilluan gjuhen turke,e shqipen pse e lan anash,ketu ka mundesi qe gjuha shqipe eshte pjelle e Lirindaseve qe jan ne fjale per interesa boterore dhe vetiake..Mundesia egziston se jemi me preardhje tur
ke.............
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
"Sami Frashėri themeloi letėrsinė turke"shqipen e harroje
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: