AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Diogardi;Shqiptaret kurr nuk pane drejtesi nga spiunet

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14290
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Diogardi;Shqiptaret kurr nuk pane drejtesi nga spiunet   Ven 7 Sep - 1:17

Dioguardi: Aspak. Kemi njė popullatė shumė tė traumatizuar qė nuk ka pasur rastin tė shohė drejtėsinė. Xhelatėt ende ecin tė lirė rrugėve, shumė prej tyre mbajnė poste tė rėndėsishme nė qeveri. Mungesa e kėtij procesi ka ndikuar edhe nė mbarėvajtjen e funksionit tė qeverisė..Te lumt zonja Diogardi dhe na vjen mire qe e ditket kete gje dhe pse burri juaj lejon qe tradhetaret ta qeverisin per here popullin e juaj shqiptar ?Kush jan keta tradhetar,?A mos vall serb e grek te mesuar ne foljen shqipe dhe duke demtuar rende kete popull,dhe kurr drejtesi nuk pan qe nga ramja e Mbretreshes Teuta er kendej..
Keta shqiptar qe punoin ne zerin e amerikes jan antishqiptar kete mbaje mend sepse me kryetarin e shoqates "Keshilli shqiptaro amerikan me Martin Vulen e tjere kam biseda telefonike dhe po ta ndegjon tuge e vrere do te qohet.Zonja e zotri Diogardi e di qe nuk u interesoi as juve sepse keni probleme me jeten e juaj keto fjale i keni bosh,sepse nuk ju intereson e verteta qe posedoi qe tan mundi im qe kontribova per shqiptar mi vodhen dhe i pervetsuan se vete keta tradhetar spiuna i beren...
..................




http://www.zeriamerikes.com/content/shirley-dioguardi-hapja-e-dosjeve/1491650.html
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14290
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Diogardi;Shqiptaret kurr nuk pane drejtesi nga spiunet   Ven 7 Sep - 8:43

Dioguardi: Shqipėria nuk mund tė ecė pėrpara pa hapur dosjet
Kėshilltarja e Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane thekson nevojėn qė vendi tė ballafaqohet me tė kaluarėn komuniste
Shtype
E-mail
Komente (16)
Ndani:

Shirley Dioguardi




MADHĖSIA E GĖRMAVE
20.08.2012

Ndryshe nga shumė vende tė Evropės Lindore dhe Qendrore, Shqipėria nuk ėshtė ballafaquar me tė krimet e tė kaluarės komuniste. Megjithė thirrjet e Perėndimit, dosjet, emrat e aktet e kryera gjatė 45 vjetėve tė komunizmit mbeten ende nė hije. Kėshilltarja pėr Ēėshtje Ballkanike pranė Ligės Civile Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes Dioguardi thotė se pa njė ballafaqim me tė kaluarėn, Shqipėria nuk mund tė ketė njė tė ardhme tė qartė dhe tė qėndrueshme.

Zėri i Amerikės: Zonja Dioguardi, ju keni ngritur kohėt e fundit idenė e nevojės qė Shqipėria tė hapė dosjet e regjimit komunist. Pėrse pikėrisht tani ėshtė i nevojshėm tė zhvillohet ky proces?



Dioguardi: Pėr fat tė keq problemi qėndron nė faktin se regjimi i parė i zgjedhur nė mėnyrė demokratike pas komunizmit, nuk i hapi arkivat nė atė kohė. Ai u vlerėsua pėr kryerjen e tranzicionit pėrgjithėsisht pa gjakderdhje, duke ditur qė Shqipėria pėrjetoi njė nga format mė tė tmerrshme tė komunizmit qė ka parė Evropa. Por procesi u shoqėrua me mohimin e memories sė tė gjitha atyre qė ndodhėn. Nė memorien e 5 mijė e 500 tė vrarėve nga Enver Hoxha dhe regjimi i Ramiz Alisė qė pasoi, dhe tė paktėn 100 mijė shqiptarėve qė u burgosėn, syrgjynosėn nė kampe internimi e pune tė detyruar, dita e ballafaqimit me tė vėrtetėn nuk ka ardhur. Jemi nė vitin 2012 dhe asgjė nuk ka ndodhur nė Shqipėri. Ėshtė njė realitet i trishtueshėm, pasi ata qė i mbijetuan kėtij regjimi nuk kanė parė vėnien nė vend tė drejtėsisė.

Zėri i Amerikės: Duke qenė se jemi nė 2012 dhe ka kaluar kaq shumė kohė, a ka vend mė pėr kėtė proces, apo duhet tė trajtohet si njė temė qė tashmė u takon historianėve?

Dioguardi: Aspak. Kemi njė popullatė shumė tė traumatizuar qė nuk ka pasur rastin tė shohė drejtėsinė. Xhelatėt ende ecin tė lirė rrugėve, shumė prej tyre mbajnė poste tė rėndėsishme nė qeveri. Mungesa e kėtij procesi ka ndikuar edhe nė mbarėvajtjen e funksionit tė qeverisė.

Zėri i Amerikės: Tė ndalemi tek argumenti lidhur me funksionimin e qeverisė. Vendi dhe qeveria kanė pėrpara njė listė tė gjatė pėrparėsish qė duhet tė pėrmbushin pėr antarėsim nė Bashkimin Evropian. Nga ana pragmatike, sa me vend ėshtė hapja e njė procesi tė tillė qė do tė kėrkojė kohė, fonde dhe energji tė shumta institucionale?

Dioguardi: Unė i pėrmbahem idesė se njė prej arsyeve pėrse Shqipėria nuk ėshtė nė BE sot, ėshtė sepse nuk ėshtė ballafaquar me tė kaluarėn. Vende si Polonia, Rumania, janė nė BE; kėto vende kanė vite qė pėrpiqen tė ballafaqohen me tė kaluarėn. Nėse nuk kuptojmė tė kaluarėn e totalitarizmit, nuk mund tė kuptojmė tė ardhmen; nuk do tė mund tė ecim pėrpara. Pėr fat tė keq, ajo qė kemi vėrejtur nė Shqipėri janė dy parti: demokratėt dhe socialistėt, tė cilėt nė njė farė mase e kanė shfrytėzuar kėtė histori nė interesin e tyre, nė tė mirė tė njė elite tė vogėl politike, nė njė kohė kur vendi ėshtė mbėrthyer nga korrupsioni dhe varfėria. Shqipėria nuk ka parė pėrparim. Nuk shoh rrugėdalje tjetėr nga kjo situatė, pėr kėtė arsye vendosa qė tė dėgjoj rrėfimet e tė mbijetuarve. Jemi nė 2012 dhe vendi ėshtė nė qorrsokak. Nuk shoh rrugė pėrpara pa hapur arkivat, pa parė kush vdiq, kush u burgos, tė shohim kush vazhdon tė ecė me mentalitetin e sė kaluarės nė nivelet e larta tė qeverisjes, tė ngremė njė komision pėr tė vėrtetėn dhe ripajtimin dhe tė nxjerrim vrasėsit dhe torturuesit para drejtėsisė.

Zėri i Amerikės: Pra ju parashikoni njė proces qė hedh dritė mbi ato qė ndodhėn, por gjithashtu vė para drejtėsisė pėrmes proceseve gjyqėsore, personat qė kanė kryer krime.

Dioguardi: Deri diku po. Por vendimet duhet tė merren brenda vendit. Nė vitin 2011 unė mora vendimin qė tė flisja me tė mbijetuarit dhe tė bėja publike historitė e tyre. Unė besoj se duhet tė dėgjojmė zėrin e tė mbijetuarve dhe tė mendojmė se ē’mund tė bėhet. Nuk u besoj zėrave se ky proces do tė sjellė njė gjak-derdhje tė re nė Shqipėri. Duhet tė hapim njė proces ku ish-tė persekutuarit tė luajnė njė rol dhe tė krijojnė njė plan, sė pari me hapjen e arkivave tė regjimit komunist. Ėshtė detyra jonė qė t’i vendosim tė drejtat e njeriut nė qendėr tė ēdo veprimi qė ndėrmarrim. Kėtu pėrfshihet edhe hyrja e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Ky proces duhet tė jetė pjesė e planit pėr antarėsim nė BE.

Zėri i Amerikės: Ka pikėpyetje tė shumta qė shoqėrojnė kėtė proces. Nuk ka njė garanci tė mirėfilltė se dosjet janė tė plota, gjė qė hedh hije dyshimi mbi procesin. Shumė nga viktimat e persekutimit kanė vdekur, duke e bėrė tė pamundur marrjen e dėshmive tė drejtpėrdrejta. Procesi lė vend pėr pikėpyetje tė shumta. Si i shikoni kėto shqetėsime?

Dioguardi: I kuptoj shqetėsimet, por mendoj se duhet tė fillojmė me ato qė kemi: e dimė qė ka viktima qė i mbijetuan persekutimit dhe qė janė nė gjendje tė rrėfejnė historinė e tyre. E dimė qė ka arkiva qė nuk janė bėrė publike. Ajo qė duhet tė bėjmė ėshtė tė hapim njė proces tė gjerė – tė nxirren tė gjitha dokumentat qė ekzistojnė, ka arsye pėr tė sjellė edhe ekspertė tė tė drejtave tė njeriut. Nuk do tė doja qė procesi tė dominohej nga tė huaj, por ka pėrvojė tė vlefshme nga njerėz qė u pėrfshinė nė kėtė proces nė Kamboxhia, nė Ruandė. Nuk mendoj se shqetėsimet qė ekzistojnė janė shkak pėr ta braktisur kėtė proces.

Zėri i Amerikės: Si do tė arrijė opinioni publik ta nxiste hapjen e kėtij procesi?

Dioguardi: Ky proces do tė vihej nė lėvizje nėse nė radhė tė parė tė mbijetuarit ndjehen tė guximshėm sa duhet pėr tė ngritur zėrin.

Zėri i Amerikės: Ka shqetėsim nė masė nė Shqipėri se procesi do tė shfrytėzohet pėr pėrfitime politike, personale dhe pėr larje hesapesh. Shqipėria nuk ka qenė nė kėto vite shembull i mirė i vendosjes sė drejtėsisė mbi hakmarrjen dhe drejtėsia mbetet njė nga institucionet mė tė dobėta nė vend.

Dioguardi: Nuk e diskutoj kėtė fakt. Por njė ndėr arsyet pėrse nuk kemi shtet tė fortė ligjor dhe qė drejtėsia mbetet njė institucion i brishtė ėshtė se nuk ka pasur ballafaqim me tė kaluarėn. Procesi nuk duhet tė drejtohet nga qeveria apo njė parti e vetme politike, ka plot institucione qė ofrojnė pėrvojė. E gjithė kjo varet nga vullneti politik, dhe nga dėshira pėr tė bėrė mė shumė, duke u larguar nga praktika e margjinalizimit tė atyre qė vuajtėn, ose e ngritjes sė duarve duke thėnė se s’mund tė bėhet asgjė, apo me justifikimin se nuk ka shpresė dhe se procesi do tė manipulohet pėr pėrfitime personale. Nuk e shoh tė mundur qė Shqipėria tė ecė pėrpara, pa u pėrballur me tė kaluarėn. Pikėpamja ime ėshtė se i gjithė ky episod i tmerrshėm i historisė sė Shqipėrisė nėn Enver Hoxhėn, ėshtė nė fakt manipuluar nga dy partitė kryesore, ajo demokratike dhe ajo socialiste qė nga fillimi i viteve ’90 dhe do tė vazhdojė tė manipulohet nėse nuk nxirret nė dritė ku tė dizinfektohet nė arenėn ndėrkombėtare.
Shtype
E-mail
Komente (16)
Ndani:


Pėrzgjedhja e komenteve
Komentoni nė kėtė forum (16)
Faqja e komenteve nga 2 Tjetra
nga: haxhi latosi nga: New jork
07.09.2012 09:21
Aspak. Kemi njė popullatė shumė tė traumatizuar qė nuk ka pasur rastin tė shohė drejtėsinė. Xhelatėt ende ecin tė lirė rrugėve, shumė prej tyre mbajnė poste tė rėndėsishme nė qeveri. Mungesa e kėtij procesi ka ndikuar edhe nė mbarėvajtjen e funksionit tė qeverisė..Te lumt zonja Diogardi dhe na vjen mire qe e ditket kete gje dhe pse burri juaj lejon qe tradhetaret ta qeverisin per here popullin e juaj shqiptar ?Kush jan keta tradhetar,?A mos vall serb e grek te mesuar ne foljen shqipe dhe duke demtuar rende kete popull,dhe kurr drejtesi nuk pan qe nga ramja e Mbretreshes Teuta er kendej..
Keta shqiptar qe punoin ne zerin e amerikes jan antishqiptar kete mbaje mend sepse me kryetarin e shoqates "Keshilli shqiptaro amerikan me Martin Vulen e tjere kam biseda telefonike dhe po ta ndegjon tuge e vrere do te qohet.Zonja e zotri Diogardi e di qe nuk u interesoi as juve sepse keni probleme me jeten e juaj keto fjale i keni bosh,sepse nuk ju intereson e verteta qe posedoi qe tan mundi im qe kontribova per shqiptar mi vodhen dhe i pervetsuan se vete keta tradhetar spiuna i beren.
Kaseten qe ua kam derguar juve nuk e di a e keni ende e sidomos biseden me keta pisa qe paraqiten patriota shqiptarI tere stafi i zerit te amerikes jan antikombetar edhe ju vete me keni thene trop e koke..
nga: emigrant nga: Austri
04.09.2012 08:35
Vleresoj me se shumti kontributin e znj.Dioguardi dhe Lidhjen civile shqiptaro-amerikane per kontributin e madh qe kane dhene per zgjidhjen e problemeve te shumta te shqiptareve, jo vetem te Shqiperise berlineze, por ne te gjithe trojet ku jetojne ato.
Ajo qe duket shqetesuese ne deklarimet e saj ne kete interviste, eshte pergjithesimi subjektiv i gjithe klases politike shqiptare, duke dhene nje tabllo pothuajse te pa shprese per te ardhmen e demokracise shqiptare. Ky pergjithesim i pa mbeshtetur ne fakte por thjeshte ne mendime subjektive pergjithesuese, ndihet edhe pothuajse ne te gjitha komentet qe jane postuar ketu.
Eshte nje fakt historik i pa kundershtueshem qe permbysja e sistemit diktatorial komunist ne Shqiperi, erdhi edhe si pasoje e mbeshtetjes se qeverise amerikane te atyre intelektualeve te pakte shqiptare qe dolen haptazi kunder diktatures dhe kerkuan sistemin demokratik pluralist. Eshte nje fakt tashme i ditur se nga shtresa e te persekutuarve te mirfillte politike, intelektuale ish pronare, nacionaliste e patriote te shquar antikomuniste, ne Shqiperine e fillim viteve 90-te, numeroheshin me gishta e pjesa me e madhe e tyre ishin ne mergim apo u larguan duke u perhapur ne vendet e perendimit.
Ne eksodin biblik, pervec tyre emigruan nje pjese e madhe e atyre qe kishin lidhje te drejte per drejta me krimet ne komunizem. Eshte paradoksale, por e vertete se shume bije te nomenklatures me te larte komuniste, u dipllomuan ne universitetet me te shquara evropiane e amerikane e na u rikthyen ne Shqiperi duke u paraqitur me fasaden e te majteve evropiane e duke u vene ne krye te partise socialiste e ndonje prej tyre edhe ne partite e djathta.
Eshte pikerisht ky kontigjent dhe baballaret e tyre, qe duke zoteruar ne menyre korruptive mediat me te fuqishme shqiptare, per 20 vjet rrjesht bene cmos per te krijuar ne opinionin shqiptar mendimin se te gjithe politikanet, bile me tendence te theksuar edhe ata qe u rrjeshtuan kunder komunizmit, ti quanin spiune e komuniste. Ish sigurimi komunist, pasi asgjesoi apo tjetersoi nje pjese te madhe te dosjeve, perhapi ne forme thashethemesh e propogandash mediatike ne popull, nje mori pseudonimesh te sajuara per politikanet kryesisht te djathte, si spiune te sigurimit. Te gjitha shigjetat per krimet e komunizmit devijuan nga autoret reale te krimeve, ish funksionaret e larte te PP e te makines diktatoriale, tek kontigjenti mjeran i atyre qe me dhune apo per mbijetese u detyruan qe t'ju sherbenin duke spiunuar.Dihet tashme se ky kontigjent perben nje numer shume, shume te madhe ne raport me popullsine. Eshte deklaruar se ne Shqiperi ekzistonin mbi 120 mije dosje te bashkepuntoreve te sigurimit qe pas nderhyrjes se Irakli Kocollarit e Gramoz Rucit ngelen vetem nje e treta e tyre, rreth 40 mije, edhe ato te perpunuara.
nga: Visar nga: usa
01.09.2012 13:31
Hapja e dosjeve duhet te behet e detyrueshme, te kerkohet si kusht nga Evropa, sepse ata persona qe spiunuan e torturuan shqiptaret gjate 45 viteve, jane tani ne krye te pushtetit e te drejtesise. Por eshte edhe nje problem tjeter shume me i rendesishem, shume jetik, qe duhet te behet i domosdoshem per tu zgjidhur realisht dhe jo te lihetr ne deshiren e Berishes qe mashtron e vazhdon korrupsionin. Eshte problemi i madh iprones te grabitur nga Berisha. Problem te cilin qeveria shqiptare duhet te detyrohet ta zgjidh, dhe jo ta lere ne deshiren e Sali Berishes, ndryshe Shqiperia nuk ka si te quhet shtet demokratik. Berisha menjehere pasi populli permbysi diktaturen, e tradhetoi demokracine, menjehere grabiti peronen e ligjshme dhe solli korrupsionin masive ne qeveri dhe ne gjykata, solli torturen perseri per pronaret, gjate 22 viteve. Berisha grabiti pronen e ligjshme, dhe shkaktoi korrupsionion masiv ne Shqiperi, korruptoi gjykatat aq shume sa shqiptaret nuk mundet te shkojne ne gjyq per ndonje ceshtje, per shkak te korrupsionit. Mendoj se pa kthimin e prones te grabitur nga Berisha, nuk mundet te kete Shqiperi Demokratike, dhe as Evrope per Shqiperine pa u kther ne fillim pronareve pronen legjitime te grabitur nga komu
nisti Berisha.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14290
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Diogardi;Shqiptaret kurr nuk pane drejtesi nga spiunet   Ven 7 Sep - 9:08

http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-eulex/1503455.html
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Diogardi;Shqiptaret kurr nuk pane drejtesi nga spiunet   

Revenir en haut Aller en bas
 
Diogardi;Shqiptaret kurr nuk pane drejtesi nga spiunet
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: