AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Pacollit ,Astrit Araqija i kerkon miliona ndaq me te perkrah

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14698
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Pacollit ,Astrit Araqija i kerkon miliona ndaq me te perkrah   Jeu 13 Sep - 12:50

“Astrit Haraqija mė kėrkoi 3.6 milion euro”
Prishtinė, (Kosovapress) 13 Shtator 2012 17:25

Zėvendėskryeministri i Kosovės, Behgjet Pacolli ka thėnė sot se Astrit Haraqija i ka kėrkuar para nė vlerė prej 3.6 milion euro, qė t’i jepej hoteli “Grand”, ndėrsa pėr deputetin e LDK-sė, Naser Osmani dhe deputetin tjetėr Ukė Rugova ka mohuar t’i kenė kėrkuar para.

Pacolli kėto e ka thėnė sot nėpėrmjet njė deklaratė pėr media, e cila ka ardhur nė adresė tė redaksisė sonė.

Mė poshtė po japin tė plotė deklaratėn e zėvendėskryeministrit tė Kosovės, Behgjet Pacolli:

Sė pari shpreh shqetėsimet e mija tė mėdha pėr hetuesinė e Kosovės, tė cilėt kanė lejuar tjetėrsimin dhe shpėrndarjen e dokumentit zyrtar qė ėshtė dashur tė jetė i rezervuar, bile deri nė kryerjen e hetimeve. Edhe njėherė, pra dėshmohet se ne nuk kemi njė sistem gjyqėsor efikas dhe tė sinqertė.

Prokuroria duhet tė qartėsojė kush ėshtė shpėrndarėsi i kėtij dokumenti qė ka dhėnė mundėsi qė dikush tė manipulojė me kėtė deklaratė nė mėnyrėn dhe formėn si ata kėrkojnė.

Nė kėto rrethana pas publikimit tė kėtyre informacioneve qė ėshtė dashur tė jenė tė rezervuara, qė kanė filluar tė pėrdoren sipas dėshirės sė dikujt, duke ua ndėrruar karakterin e tyre, jam i obliguar tė qartėsoj si vijon:

- Unė jam ftuar tė pėrgjigjem nė pyetjet e hetuesisė.

- Ėshtė e vėrtetė qė hetuesisė i jam pėrgjigjur qė me lutjen e Zylqif Berishės unė dhe Remzi Ejupi kemi blerė 60 pėr qind tė hotelit nga Zylqif Berisha duke paguar mbi 5 milion e 100 mijė euro.

- Jam pėrgjigjur se kėto para janė transferuar nga llogaria e bankės zvicerane nėpėrmjet llogarisė sė Zylqif Berishės nė llogarinė e AKM-sė, pėr ēka AKM ka pasur informacion tė qartė.

- Jam pėrgjigjur qė Zylqif Berisha, pasi qė ka marrė pagesėn, ka refuzuar tė bėjė transferin e aksioneve.

- Jam pėrgjigjur se pėr kėtė kemi informuar rregullisht AKM e atėhershme dhe AKP e tashme.

- Jam pėrgjigjur se, disa herė me shkrim dhe verbalisht e kam informuar Zylqif Berishėn se zotimet e marra me kontratė duhet tė pėrmbushen.

- Asnjėherė AKM nuk ėshtė pėrgjigjur nė letrat tona dhe nuk ka vepruar asgjė. Jam pėrgjigjur se nė kėtė situatė ne kemi filluar rrugėn gjyqėsore duke filluar nga gjyqi komunal nė Prishtinė. Ėshtė fituar shkalla e parė e gjyqit, ndėrsa Berisha ėshtė ankuar nė shkallėn e dytė. I jam pėrgjigjur po ashtu se shkalla e dytė pa arsye e ka kthyer lėndėn nė shkallėn e parė (gjykatėsi I shkallės sė dytė ka bėrė shumė parregullsi pėr ēka e kemi denoncuar nė qarqet e caktuara mirėpo nuk di sa ėshtė ndėrmarrė ndonjė veprim).

- Jam pėrgjigjur se pėr kėtė jemi ankuar edhe tek EULEX – nuk kam informacione nėse ėshtė proceduar.

- Jam pėrgjigjur se rregullisht kemi informuar AKP se zotimet janė duke u rrezikuar- pa pėrgjigje.

- Jam pėrgjigjur se vetėm nė dhjetor tė vitit tė kaluar AKP ka filluar tė interesohet pėr Grandin(nė relacion me ne).

- Nė pyetjen specifike pėr Naser Osmanin, jam pėrgjigjur se deputetja Myzejene Selmani mė ka thėnė se deputeti Naser Osmani dėshiron tė takohet me mua. Jam pėrgjigjur se jam takuar me z. Naser Osmani dhe ai mė ka informuar pėr dokumentacionin qė duhet tė pėrgatitet duke mė thėnė se ėshtė e qartė se ju duhet ta fitoni tė drejtėn pėr Grandin dhe ka kėrkuar pėrgatitjen e dokumentacionit nė mėnyrė profesionale dhe ka kėrkuar njė garancion bankar mbi 20 milion euro. Jam pėrgjigjur po ashtu se biseda ėshtė bėrė nė vend publik dhe se Naser Osmani nuk ka kėrkuar para pėr askėnd por mė ka tėrhequr vėrejtjen disa herė gjatė bisedės se unė duhet tė bisedojė personalisht me Dino Asanajn. Jam pėrgjigjur se unė kam refuzuar qdo takim me Dino Asanajn. Naser Osmani mua nuk mė ka kėrkuar para.

Po ashtu jam pėrgjigjur se nė njė takim tjetėr nė prezencėn edhe tė tjerėve, Naser Osmani ka thėnė se dokumentacioni I dėrguar ėshtė nė rregull dhe se ėshtė shumė me rėndėsi qė unė personalisht tė takohem me Dino Asanajn. Unė prapė kam refuzuar qdo takim me Dino Asanajn.

- Nė pyetjen specifike tė prokurorėve mbi vizitėn e Astrit Haraqia dhe Ukė Rugovės nė prill tė kėtij viti nė shtėpinė time jam pėrgjgjur: Astrit Haraqia dhe z. Ukė Rugova kanė ardhur nė shtėpinė time diku pas orės 23.00 gjatė kohės sa unė isha me njė mysafir tjetėr. Ata kanė pritur nė njė sallon tjetėr deri sa jam liruar dhe pas shkuarjes sė musafirit i kam takuar.

Hetuesit mė kanė pyetur se ēka ėshtė biseduar duke mė tėrhequr vėrejtjen se ata posedojnė regjistrimin e telefonatave, bisedave dhe sms. Unė u kam pėrshkruar ekzakt atė qė mė ėshtė kujtuar nga ajo bisedė. Jam pėrgjigjur po ashtu se Astrit Haraqia mė ka mė ka kėrkuar 3.6 milion euro pėr tė zgjidhur problemin e Grandit nė favor tė sė drejtės. Unė i kam thėnė po ashtu se jam zv. kryeministėr i Kosovės, dhe nuk dua tė merrem me kėto probleme dhe se unė nuk jam as njeriu i duhur, nuk ėshtė as vendi i duhur ku mund tė bisedohet pėr kėtė. Dua ta sqaroj po ashtu, se u kam thėnė hetuesve se nė momentin kur Astrit Haraqia ka bėrė kėrkesėn pėr para, zoti Ukė Rugova ka qenė jashtė dhomės (mė duket i zėnė me njė telefonatė tjetėr). Po ashtu u kam thėnė se Ukė Rugova asnjėherė nuk ka kėrkuar asgjė nga unė dhe ai nuk ka biseduar asnjėherė me mua mbi ēėshtjen e hotelit Grand.

- Nė pyetjen e hetuesve, pėr Gazmend Abrashin jam pėrgjigjur se i njėjti ka kontribuar nė pėrgatitjen e profesionale tė dokumentacionit qė nga ne ėshtė kėrkuar nga AKP-ja.

- Jam pėrgjigjur decidivisht se kam dėgjuar se z. Abrashi ka thėnė se pse nuk flisni me Dino Asanajn.

- Jam pėrgjigjur se kam dėgjuar se Astrit Haraqia ka thirrė me telefon Valon Llukėn presidentin e Mabetex Holdingut dhe se unė nuk jam njoftuar detajisht nė atė bisedė. Iu kam thėnė qė tė bisedojnė me zotin Lluka

Pastaj jam pyetur nėse kam biseduar edhe ndonjėherė tjetėr me dikėn pėr punėn e Grandit. Nė pyetjen specifike tė hetuesve jam pėrgjigjur se njėherė nė barin e hotelit “Sėiss Diamond”, nga distanca kam parė, zotin Astrit Haraqia dhe Ukė Rugovėn me njė zonjė dhe njė zotėri tjetėr(kėta dy tė fundit nuk I kam njohur) por nuk kam biseduar.

- Krejt kjo qė e thash ka qenė pjesė e pyetjeve tė hetuesisė dhe kėto janė pėrgjigjet e mija. Qdo spekulim jashtė kėsaj nuk ėshtė korrekt.

Intervista me hetuesit ka qenė shumė mė e gjatė se sa sqarimi i mėsipėrm dhe pėr shkak tė mos pengimit tė hetimeve, unė kam sqaruar vetėm temat qė i kanė trajtuar mediet. Mė vjen keq qė disa medieve, qė pėrdorin termin e akuzuesit, ose I akuzuar. Dėshiroj tė sqaroj se unė jam pėrgjigjur vetėm nė pyetjet e hetuesisė, pas kėrkesės me shkrim nga ana e tyre.

Ndalohet rreptėsisht marrja dhe shpėrndarja nė media, portale... pa autorizim paraprak me shkrim nga A.P.L. KosovaPress.
Kontakt: parapagimi@kosovapress.com, tel: +37744966167.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress- COPYRIGHT

Komentet1

Komento:
800 Karaktera tė mbetur

Shkruaj kodin Shkruan: !!!...13 2012
Cudi e madhe apo! Aty ku vidhet, ku korruptohet, ku kontrabandohet, ko prostituohet etj.Gjithmone qellon ky engjelli ose pejgameri yne Behgjet Pacolli! Dino Asanaj nuk eshte me gjalle e nuk mund te thote po rren Behgjet Pacoli!! E tashti futja ti Ali Baba me cubat tu! Sot Astrit Haracia, neser ndofta Hashim Thaci etj.etj.Loja bizantine, gjegjesisht, serbo-ruso-pansllaviste e Behgjet Pacollit vazhdon. Keshtu eshte kur mungon shteti i vertete ligjne Kosove!!! Me keto lojera te ndyera Behgjet Pacolli & Company kane me e ba tere popullin ose kombin tone ne Kosove muhagjir ose qeraxhi ne token dhe truallin e vet.Tashti e paskesh radhen Hotel Grandi ne Prishtine! Euuu!!!I Serbia e Rusia me te dyja kembet ne Kosove!Apo! Ruana Zot nga ata qe e lusin Zotin q
e nuk i besojne!
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Pacollit ,Astrit Araqija i kerkon miliona ndaq me te perkrah
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: