AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Eposi i Gilgameshit

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13909
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Eposi i Gilgameshit   Sam 13 Oct - 2:49

Eposi i Gilgameshit


Rrasė argjile me eposin e Gilgameshit.
'Epi i Gilgameshit ėshtė njė poemė epike,qe vjen nga Mesopotamia e lashte , dhe ėshtė nje prej shkrimeve me te hershme te literatures per mbretin hero mitologjik Gilgamesh ,te cilat jane permbledhur me vone ne nje poeme te gjate Akkadian .Versioni me i kompletuar qe ekziston sot ėshtė i ruajtur ne 12 pllaka argjile ne koleksionin e librarise qe i perket shekullit te 7-te para eres sone te Mbretit te Asirise (Siria e sotme ) Ashurbanipal.Titulli otigjinal i epit te gilgameshit ėshtė "Ai qe pa thelle " He who Saw the Deep (Sha naqba īmuru)ose Surpassing All Other Kings (Shūtur eli sharrī).Gilgamesh mund te kete qene nje udheheqes i vertete gjate periudhes se fundit te Dinastise se Hershme II (ca.shekulli i 27-te para eres sone )

Historia baze e Epit te Gilgameshit tregon marredhenien qe ekziston ndermjet Gilgamesh, who has become distracted and disheartened nga rregulli i tij,dhe nje miku te tij, Enkidu,i cili ėshtė gjysem i eger dhe qe ndermerr merr persiper ti beje kerkesa pyetje te rrezikshme Gilgameshit.Ky ep fokusohet tek mendimet e Gilgameshit per vdekjen pas vdekjes se Enkiduse .Flet se si ata behen njerezore se bashku dhe thekson fort pavdekshmerine .Nje pjese e gjate e poemes ilustron kerkimet e Gilgameshit ne Lidhje me pavdekshmerine pas vdekjes se Enkiduse.
Ky ep ėshtė i perkthyer ne shume gjuhe te botes,keshtu qe heroi, Gilgamesh,ėshtė kthyer ne nje ikone e kultures popullore.

.[1] asiro-babiloneze, e shkruar me shkrimin nė formė pyke, mbi 12 rrasa argjile, qė datojnė rreth mijėvjeēarit tė 3-tė p.e.r.
Eposi i Gilgameshit ėshtė njė nga krijimet letrare mė tė lashta tė njerėzimit, dhe vepra mė e njohur e Babilonisė sė lashtė.
Eposi i Gilgameshit, pėrmbledh tė gjitha shkrimet qė lidhen me pėrjetimet e mbretit mitik tė Urukut, Gilgameshit, dhe mendohet si teksti mė i rėndėsishėm mitologjik babilonez dhe asirian, qė i ka pėrballuar kohės gjer nė ditėt tona.
Pėrkthimi i parė modern u krye vitin 1872, nga studiesi anglez Xhorxh Smith. Mbret i Urukut,bir i hyjneshės Ninsun dhe i njė babai vdektarar.Gilgameshi,ndėrtues i murit tė Urukut,njė hero-mbret,mendohet tė ketė ekzistuar vėrtet.Gilgameshi njė trim i ēartur dhe sundimtar i egėr,deri kur njohu Enkidujin,nuk e dinte ē’ishte as ndjenja e miqėsia dhe as ndjenja e kuptimeve tė mėdha jetėsore.Bashkė me mikun e tij ai mundi njė armik tė fuqishėm dhe keqbėrės me emrin Humbaba,rojė e malit tė Cedrit.Ata mundėn tė mposhtnin demin e njė tėrbimi hyjnor kundėr tyre,tė hyjnisė Ishtarja e cila ua dėrgoi atyre si hakmarrje meqėnėse gilgameshi e kishte refuzuar dashurinė.Pas vdekjes sė mikut tė tij Enkidujit,Gilgameshi pėrherė tė parė,u ballafaqua me tmerrin qė ngjalli ndjenja e vdekjes.Ai u vu pas kėrkimit tė barit tė pavdekėsisė ;kėrkoi kėshilla nga Utnapishtimi,njė stėrgjysh i tij qė kishte fituar pėrjetėsinė.Edhe kur i dukej se e kishte fiutar pėrjetėsinė.Edhe kur i dukej se e kishte nė dorė barin e pavdekėsisė tė gjetur nė fund tė detit tė ėmbėl,atė ia rrėmben nga dora njė gjarpėr dhe e lė nė trishtimin e tė pashpresė.Pas shum aventurave e pėrpjekjev,kthehet duarbosh dhe i trishtuar ne Uruk,pėr tė vdekur nė qetėsine e pallatavetė tij madhėshtore.Por,njė porosi e urtė,qė tingėllon si njė ligjėrim proverbial,i vjen Gilgameshit prej hyjneshės Siduri Sabitu,gruas sė urtė qė rri nė malin dhe nė kopshtin e hyjnive, : « Pra,Gilgamesh,ti mirė ha e pi Dhe sa mė shumė mbushe barkuntėnd ; Bėj qejf pa ndalur ditėn edhe natėn, Secilėn ditė kremto nga njė kremte- Natėn e dtiėn n’vallėzim knaqu, N’zėrin e harpės,n’tingujt e fyellit. Rrobat e pastra veshi,Gilgamesh, Mirė pastroje e lyeje kokėn tėnde, Dhe trupin laje vetėm n’ujė tė freskėt. Soditi f’mijėt n’gaz e dora dorės, N’gjoksa t’grave ti hareshėm prehu !
N’qytetin tėnd.n’Uruk kthehu ti mbrapa si trim i fortė dhe si mbret i lumtur »

Epi i Gilgameshit ėshtė vepra mė e vjetėr qė njihet deri tani rreth 4000 vjet mė parė. Epi qėndroi rreth 2500 vjet i mbuluar nėn dhe. Epi i Gilgameshit ėshtė i pėrbėrė prej 12 pllakash (kėngėsh) nė tė cilat rrėfehet pėr mbretin e Urukut nė Mesopotaminė e Lashtė, e cila shtrihej ndėrmjet lumenjve Tigėr dhe Eufrat. Ky ėshtė njė nga qytetet mė tė vjetra tė njerėzimit. Kėto pllaka qėndruan shumė shekuj nėn dhe, rreth 2500 vjet. Disa nga kėto pllaka janė tė dėmtuara, shumė fjalė e vargje janė tė palexueshme, pra janė fshirė krejtėsisht. Ky shkrim ėshtė bėrė nė pllakat ė dheut, tė cilat mė pas piqeshin me shkrim me kunja (kuneiform). Kjo vepėr e Mesopotamisė edhe nė kohėt e sotme ėshtė shumė aktuale dhe me rėndėsi nacionale. Ajo jep transponimin e botės sė njeriut nė njė periudhė tė caktuar tė zhvillimit tė tij. Shqiptimi poetik i pėrpjekjeve tė njeriut pėr ti shpėtuar vdekjes, pėr tė gjetur jetėn e amėshuar dhe forcėn e rinisė. Epi i Gilgameshit i kushtohet tmerrit tė vdekjes dhe fatit tragjik tė njeriut. Njeriu bėhet i vetėdijshėm se duhet tė vdesė sikurse ngjet me kryepersonazhin Gilgameshin. Ky ishtė mbret i Urukut, njeriu i Hareve dhe Gėzimeve. Ai nuk kishte menduar sa duhet pėr kuptimin e jetės dhe vdekjes sė njeriut. Vetėm vdekja e mikut tė tij Enkidujit e bind se duhet tė vdesė. Gilgameshi ndėrron qėndrim ndaj jetės dhe vihet nė kėrkim tė jetės sė amėshuar si perėnditė. Kjo del qartas edhe nė mallkimin e Enkidujit drejtuar gruas hyjnore e cila e harlisi dhe e ndau nga kafshėt dhe e ktheu tek njerzit. Nė epin e Gilgameshit ballafaqohen 3 botė.
1. Bota Hyjnore
2. Bota Njerėzore
3. Bota shtazore
Ato dėshmojė pėr njė stad tė lashtė tė ekzistencės. Bota Njerėzore shprehet nėpėrmjet Gilgameshit, mbretit tė Urukut dhe njerėzore qė jetojnė nė tė. Bota Hyjnore e perėndive ėshtė e pasur dhe ka funksion tė shumfishtė nė ep. Bota shtazore ndėrlidhet mjaft mirė me dy botėt e tjera. Kufijtė midis kėtyre tri botėve shprehen nepermjet Gilgameshit njeri, mbret i Urukut, i cili ka dy tė tretat e hyjnive. Enkiduji pasi e krijoi hyjnesha Arururri kullot barin me kafshėt e pyllit. Humbaba, roja e malit hyjnor Lendrit, paraqitet si kafshė me kokė njeriu. Kemi luftėn kundėr sė keqes. E keqja mė e madhe qė nuk mund tė shpėtojmė asnjėherė ėshtė vdekja. Gilgameshi dhe Enkidui bėhen miq. Hyjnia Anuji urdhėron Arurunė qė tė krijojė njė qėnie, Enkidujin qė ti kundėrvihet Gilgameshit. Nė kėtė Ep kemi raportin e jetės dhe vdekjes. Nė fund heroi kryesor vdes. Njeriu vdes si qėnie, por njerėzimi vazhdon jetėn. Epi i Gilgameshit ka ngjashmėri me Iliadėn dhe Odisenė e Homerit pėr nga mėnyra si ėshtė krijuar. Vepra , letra e krijuar mbi bazėn e fantazisė bėn ēlirimin nga vuajtja. Akili e kishte vdekjen e tij nė thembėr, pra ai vdiq. Kemi dhe Faraonėt tė cilėt ishin gjithashtu tė vdekshėm megjithėse ata e mbanin veten si tė pavdekshėm, Aleksandrin e Maqedonisė etj. Mėnyra e tė shkruarit dhe tė mbledhurit tė kėngėve ngjan me krijimet e Homerit. Ndoshta kjo ka qenė njė mėnyrė e tė shkruarit nė kohėt e atėhershme. Kėta heronj vijnė nė ditėt tona dhe bėhen burim frymėzimi pėr brezat e ardhshėm duke sjellė mesazhe nga njė botė e lashtė, por nga mėnyra e tė menduarit dhe tė jetuarit nuk ėshtė vetėm e tillė.
Pėrmbajtja [fshih]
1 Deshifrimi dhe pėrkthimi
1.1 Plloēa a parė
1.2 Plloēa e dytė
1.3 Plloēa e tretė
1.4 Plloēa e katėrt
1.5 Plloēa e pestė
1.6 Plloēa e gjashtė
1.7 Plloēa e shtatė
1.8 Plloēa e tetė
1.9 Plloēa e nėntė
1.10 Plloēa e dhjetė
1.11 Plloēa e njėmbėdhjetė
2 Shiko edhe
3 Lidhje tė jashtme
[redakto]Deshifrimi dhe pėrkthimi

[redakto]Plloēa a parė
Gilgameshi, ky hero i madh, qė njihte e dinte gjithė ato gjėra, ndėrtoi murin e madh tė Urukut. Plloēa na fton tė vėshtrojmė pėrreth dhe tė shohim madhėshtinė e kėtij qyteti dhe tė mureve tė tij tė lartė, duke theksuar se nė themel tė portave tė tij ėshtė vendosur njė gur, ku shkruhet se Gilgameshi ėshtė ndėrtuesi i mureve tė qytetit.
Aty janė gdhendur edhe tė dhėnat e trimėrive dhe tė bėmave tė tij.
Gilgameshi, dy tė tretat perėndi dhe mbetja njeri, ishte mbreti mė i madh dhe mė i fuqishmi supernjeri qė ka ekzistuar.
Megjithatė ai ishte i egėr dhe mizor me popullin e tij. Nė kėto kushte populli i drejtohet me ankesa perėndisė sė qiellit - Anu, qė ishte edhe kryeperėndia e qytetit, pėr ta ndihmuar, duke krijuar njė hero tjetėr qė t’i kundėrvihej atij.
Nė pėrgjigje Anu krijon njė njeri tė egėr - Enkidu, i cili jetonte nė njė pyll tė madh qė rrethonte tokat e mbretėrisė sė Gilgameshit. Ky njeri - kafshė kishte fuqinė e dhjetėra kafshėve tė egra.
Ai duhej tė shėrbente si kundėrpeshė ndaj supernjeriut Gilgamesh.
Njė gjuetar kurthesh, ndėrsa ngrinte kurthe nė pyll, sheh Enkidun tė vraponte i ē’veshur bashkė me kafshėt e egra.
Ai ia tregoi kėtė babait tė vet, i cili e kėshillon tė shkojė nė qytet dhe tė marrė njė kurvė me emrin Shamhat e t’ia dėrgojė njeriut tė egėr. Nėse ai do tė bėnte dashuri me tė, atėhere do tė humbte forcėn dhe egėrsinė dhe do tė civilizohej.
Shamhat e takon Enkidun te njė gjol me ujė, ku mblidheshin tė gjitha kafshėt e egra.
Ajo ia ofroi veten atij dhe ai e pranoi, por nė vend qė tė humbte fuqinė dhe egėrsinė, ai u ndėrgjegjėsua dhe u bė i kuptueshėm.
Shamhat i propozoi Enkidut ta merrte nė qytet, duke i thėnė se atje rrezatonin me tėrė shkėlqimin e tyre tė gjitha gėzimet e civilizimit. Ajo i premtoi ta njihte me Gilgameshin, njeriun e vetėm tė denjė pėr miqėsinė e tij.
Ndėrkohė Gilgameshi sheh dy ėndrra. Sipas tė parės, njė meteor bie nė tokė. Ai ishte aq i madh sa qė Gilgameshi nuk ishte i zoti as ta ngrinte, por as edhe ta kthente nė anėn tjetėr.
Populli ishte mbledhur dhe festonte rreth e rrotull meteorit, ndėrsa Gilgameshi e pėrqafoi atė sikur tė ishte grua. Por nėna e tij, perėndesha Rimat-Ninsun e detyron atė tė dyluftojė me meteorin.
Nė ėndrrėn e dytė Gilgameshit i shfaqet sikur njė sėpatė i del para derės sė shtėpisė. Ajo ishte aq e madhe sa ai nuk ishte nė gjendje as ta ngrinte e as ta shtynte tutje.
Populli kishte ardhur dhe po festonte rreth e rrotull sėpatės, ndėrsa Gilgameshi e kishte rrokur pėr qafe sikur tė ishte grua.
Nėna e tij pėrsėri e detyroi Gilgameshin qė tė matej me sėpatėn.
Gilgameshi shkon dhe pyet nėnėn e tij se ēdo tė thonė kėto ėndrra dhe ajo ia shpjegoi duke i thėnė se njė njeri me forca dhe fuqi tė papara do tė vijė nė Uruk.
Gilgameshi do ta pėrqafonte kėtė njeri sikur tė ishte grua dhe se ky njeri do ta ndihmonte atė pėr tė kryer punėra tė mėdha.
[redakto]Plloēa e dytė
Enkidu dalėngadalė integrohet nė jetėn e qytetit, duke jetuar nė fillim me njė grup barinjsh, tė cilėt i mėsuan si tė ruante kopenė, si tė hante, si tė fliste nė mėnyrė tė drejtė dhe si tė vishte rrobat.
Enkidu hyri nė qytetin e Urukut gjatė njė ceremonie festive. Gilgameshi, si mbret qė ishte, pretendonte tė drejtėn e natės sė parė, me ēdo grua, ditėn e martesės.
Kur hyri Enkidu, Gilgameshi sapo bėnte shpalljen e kėsaj tė drejte. I tėrbuar nga ky abuzim, Enkidu qėndron pėrballė tij te dera e dhomės martesore dhe i zė rrugėn.
Kėtu fillon midis tyre njė pėrleshje e ashpėr. Gilgameshi fiton raundin e parė. Enkidu e njeh epėrsinė e Gilgameshit dhe i bėn thirrje pėr paqe. Kėshtu tė dy heronjtė pajtohen dhe pėrqafohen duke u bėrė shokė pėr kokė.
Gilgameshi dhe Enkidu filluan tė dembeloseshin nga jeta nė qytet. Pėr t’i dhėnė fund kėsaj gjendjeje Gilgameshi propozon njė aventurė tė madhe: tė shkonin nė pyllin e madh me bredha nė Iranin e Jugut dhe t’i prisnin tė gjitha pemėt.
Por qė ta bėnin kėtė atyre u duhej tė vrisnin rojtarin e Pyllit tė Bredhave, demonin e madh - Humbaban e tmerrshėm. Enkidu e njihte fuqinė e Humbabas nga ditėt qė kishte kaluar nė natyrėn e egėr nė pyll, prandaj u pėrpoq qė t’i mbushte mendjen Gilgameshit tė mos e ndėrmerrnin kėtė rrezik.
[redakto]Plloēa e tretė
Pjesa mė e madhe e shkrimeve tė kėsaj plloēe ka humbur. Megjithatė nga pjesa e ruajtur mėsojmė se parėsia e qytetit e kundėrshtoi kėtė ndėrmarrje, por, pėrballė kėmbėnguljes se Gilgameshit, u detyrua ta pranonte.
Ajo e vuri jetėn e mbretit nė duart e Enkidus, tė cilit i kėrkoi qė tė ishte ai nė ballin e luftės me Humbaban.
Nėna e Gilgameshit, Ramat-Ninsun, nga ana e saj, qahet pėr fatin e tė birit gjatė njė faljeje pėr perėndinė Diell - Shamash, duke e fajėsuar se ai e kishte pajisur djalin e saj me njė zemėr tė trazuar.
Shamashi i jep fjalėn se do tė kujdesej pėr jetėn e Gilgameshit.
Ndėrkohė edhe Ramat-Ninsun e urdhėron Enkidun qė tė kujdesej pėr jetėn e mbretit dhe qė tė ishte ai i pari nė dyluftimin qė i priste me Humbaban.
I kapur nga paniku, Enkidu pėrpiqet edhe njė herė t’i mbushė mendjen Gilgameshit tė mos e ndėrmerrnin kėtė udhėtim, por Gilgameshi ishte i bindur nė fitore.
[redakto]Plloēa e katėrt
Kėtu pėrshkruhen peripecitė e dy burrave pėr nė Pyllin e Bredhave. Rruga zgjat gjashtė ditė dhe pėr ēdo ditė Gilgameshi i falej Shamashit.
Nė pėrgjigje tė kėtyre lutjeve, nėpėrmjet njė orakulli, Shamash i shfaq Gilgameshit nė gjumė pesė ėndrra. Kėto ėndrra paraqiten ogurzeza.
Ėndrra e parė nuk ėshtė ruajtur. Nė tė dytėn Gilgameshi sheh sikur kacafytet me njė buall, i cili me frymėn e vet thėrrmonte tokėn. Enkidu ia interpretoi kėtė ėndėrr, duke i thėnė se ajo do tė thotė se Shamashi do ta mbronte Gilgameshin.
Nė ėndrrėn e tretė Gilgameshit iu shfaq sikur qiejt ulėrinin nga bubullimat dhe rrufetė dhe toka gulēonte. Pastaj vinte errėsira dhe pėrsėri qetėsia si vetė vdekja.
Rrufeja godiste me forcė tokėn dhe ndizte zjarre. Vdekja derdhej nga qiejt. Dhe kur nxehtėsia u ftoh dhe zjarret u shuan, pemėt ishin kthyer nė hi.
Interpretimi i kėsaj ėndrre nga Enkidu ka humbur, por, ashtu si nė ėndrrat e tjera, kuptohet se ai i ka dhėne Gilgameshit njė pėrgjigje tė kėnaqshme.
Edhe ėndrra e katėrt dhe e pestė ka humbur, por Enkidu pėrsėri i thotė Gilgamishit se ajo paralajmėron suksesin nė betejėn qė i pret.
Nė tė hyrė tė Pyllit tė Bredhave, Gilgameshit i hyri frika dhe fillon tė dridhet. Ai i drejtohet Shamashit, duke i kujtuar se i kishte dhėnė fjalėn Ninsunės se do ta mbronte nė kėtė dyluftim.
Atėherė Shamashi, nga qielli, e urdhėron atė tė hyjė shpejt nė pyll, sepse Humbaba ende nuk i kishte veshur tė gjitha armėt e luftės.
Demoni Humbaba vishte shtatė parzmore, por kėtė herė kishte veshur vetėm njėrėn, kėshtu qė paraqitej i paarmatosur si duhet dhe pėr pasojė dyluftimi me tė do tė ishte mė i lehtė.
Enkidu e humbi guximin dhe u tėrhoq mbrapsht. Gilgameshi e qortoi dhe, nė gjaknxehtėsi e sipėr, fillojnė tė grinden ashpėr me njėri-tjetrin.
Kėtu njė pjesė e madhe e mbishkrimit ka humbur, por nė pjesėn e mbetur thuhet se Gilgameshi e bindi Enkidun se duhej tė qėndronin sė bashku kundėr demonit.
[redakto]Plloēa e pestė
Gilgameshi dhe Enkidu hyjnė nė Pyllin e bukur e famos tė Bredhave dhe fillojnė tė presin pemėt. Humbaba dėgjon zhurmėn dhe vjen me vrap duke ulėritur dhe i urdhėron tė largohen.
Enkidu i thotė demonit se ata tė dy ishin mė tė fortė se ai. Humbaba, qė e dinte se Gilgameshi ishte mbret, filloi tė tallej me tė duke i thėnė se si ka mundėsin qė ai te merrte urdhra nga njė askush si Enkidu.
Ndėrkohė, duke i dhėnė fytyrės njė pamje tė shėmtuar dhe tė frikshme, Humbaba filloi tė trembte dyshen. Gilgameshi ikėn dhe fshihet diku.
Enkidu e vė nė lojė Gilgameshin, duke i thėnė se ishte ai qė e kishte inspiruar dhe e kishte inkurajuar, kurse tani ikėn e fshihet. Atėherė Gilgameshi vjen pėrsėri dhe tė dy fillojnė luftėn kundėr demonit. Shamashi ndėrhyn nė dyluftim duke marrė anėn e dyshes dhe Humbaba mundet.
I rėnė nė gjunjė me shpatėn e Gilgameshit nė gojė, Humbaba i lutet kėtij t’i falė jetėn dhe si kėmbim i premton tė gjitha pemėt e pyllit dhe shėrbimet e tij pėr tė gjithė jetėn.
Ndėrsa Gilgameshi po mendohej se si t’ia bėnte, ndėrhyn Enkidu, duke i kėrkuar shokut qė ta vriste Humbaban para se ndonjėra nga perėnditė tė vinte nė mbrojtje tė tij. Ai i kujtoi gjithashtu Gilgameshit se, nėse ai do ta vriste Humbaban, fama e tij do tė merrte dhenė.
Gilgameshi me njė vrull tė madh ia pret kokėn Humbabas me shpatė. Por para se tė vdiste, Humbaba arrin tė lėshojė njė nėmė nė adresė tė Enkidus duke thėnė: “O ju tė dy! Enkidu mos jetoftė edhe shumė kohė dhe mos gjettė nė kėtė botė qetėsi askund”.
Gilgameshi dhe Enkidu, pasi mbaruan me Humbaban, prenė bredhat e pyllit. Mė tė mėdhenjtė i pėrdorėn pėr ndėrtimin e dyerve tė qytetit Uruk. Ata ndėrtuan njė trap me trungje dhe lundruan nėpėr Eufrat pėr nė qytetin e tyre.
[redakto]Plloēa e gjashtė
Pas kėsaj ngjarjeje, fama e Gilgameshit mori dhenė. Forma e tij e shkėlqyer dhe rrobat e bukura tėrhoqėn vėmendjen dhe simpatinė e perėndisė Ishtar. Ajo erdhi te Gilgameshi dhe i kėrkoi atij tė bėhej dashnori i saj.
Gilgameshi e refuzoi kėtė me ofendime, duke i numėruar gjithė dashnorėt e saj dhe ē’fat tė zi kishin pasur ata nė duart e saj. E fyer rėndė, Ishtari kthehet nė qiell dhe i lutet babait tė saj, zotit tė qiellit - Anu, qė ta lejonte tė dėrgonte Demin e Qiellit me qėllim qė tė shfrynte inatin, nė shenjė shpagimi pėr Gilgameshin dhe qytetin e tij.
Ajo i tha atij: “Baba! Mė krijo Demin e Qiellit pėr tė vrarė Gilgameshin dhe shkatėrruar qytetin e tij. Nėse nuk ma krijon Demin e Qiellit, atėhere unė do ta shkallmoj derėn e ferrit dhe do tė thyej drynin e saj, duke e lėnė tė hapur nė dy kanate. Do tė ringjall tė vdekurit e do t’i bėjė tė hanė tė gjallėt saqė numri i tė vdekurve tė bėhet mė i madh se i tė gjallėve”.
Anu, pa ndonjė dėshirė tė madhe, u dorėzua dhe Demi i Qiellit u dėrgua nė qytetin e Urukut. Frymėmarrja e tij ishte aq e fuqishme saqė, sa herė shfrynte, hapte gropa tė mėdha nė tokė, ku varroseshin me qindra banorė tė qytetit. Gilgameshi dhe Enkudu i kundėrvihen sė bashku dhe e vrasin Demin e fuqishėm tė Qiellit.
Ishtari tėrbohet fare. Enkidu fillon ta tallė dhe i thotė se tani radhėn e ka ajo vetė; se ai dhe Gilgameshi pas Demit do tė vrisnin atė vetė. Pastaj pret njė copė prej Demit dhe ia hedh asaj nė fytyrė.
[redakto]Plloēa e shtatė
Enkidu bie sėmurė. Ai sheh njė sėrė ėndrrash kėrcėnuese. Priftėrinjtė ia shpjegojnė ato si njė hakmarrje nga zotat.
Kryeperėnditė janė mbledhur dhe kanė vendosur se dikush duhej ndėshkuar pėr vrasjen e Humbabas dhe tė Demit tė Qiellit, kėshtu qė, midis dy heronjve, ata vendosin tė dėnojnė Enkidun.
Ky, nga ana e vet, kur mėson kėtė, mallkon derėn e madhe tė qytetit qė e ndėrtuan me drurėt e Pyllit tė Bredhave dhe po kėshtu ngritėsin e kurtheve dhe kurvėn Shamhat qė e njohėn me civilizimin njerėzor.
Kėtu ndėrhynė perėndia Shamash, i cili i kujton atij se pavarėsisht se jeta e tij kishte qenė e shkurtėr, ai kishte gėzuar frytet e civilizimit, tė cilat i kishin krijuar njė kėnaqėsi tė madhe.
Pas kėsaj ndėrhyrjeje, Enkidu bekon ngritėsin e kurtheve dhe kurvėn. Nė njė nga ėndrrat ai sheh sikur njė demon i madh vjen ta marrė dhe e dėrgon nė ferr, nė “shtėpinė e pluhurit”, ku pėrfundojnė tė gjithė tė vdekurit.
Duke vdekur ai pėrshkruan ferrin, tė cilin e paraqet si “njė shtėpi prej pluhuri, banorėt e tė cilės ushqehen me dhe pinė ujė tė pistė, vishen me pendė zogjsh dhe nuk shohin dritė me sy…”
Enkidu ia besoi veten Gilgameshit dhe, pasi vuajti tmerrėsisht pėr dymbėdhjetė ditė, mė nė fund vdiq.
[redakto]Plloēa e tetė
Gilgameshi u prek shumė nga vdekja e shokut tė tij dhe e vajtoi gjatė. Ai i urdhėroi tė gjitha krijesat tė mos qėndronin indiferent nė zinė pėr mikun e tij. Shumica e plloēave qė pėrshkruajnė kėtė gjendje kanė humbur, por njė gjysmė e mbetur tregon se Gilgameshi i ndėrtoi Ekindut njė monument.
[redakto]Plloēa e nėntė
Gilgameshi e lėshon veten tėrėsisht. Nuk lahej, nuk ruhej, nuk kujdesej pėr vete. Por kjo jo aq pėr vdekjen e shokut tė tij se sa pėr shkak se arriti nė pėrfundimin se edhe ai mund tė vdiste ashtu si dhe shoku i tij.
Kėto mendime i ngjallnin frikė e panik. Ai vendos se duhej tė siguronte pavdekėsinė. Prandaj ndėrmerr njė nga aventurat mė tė rrezikshme nė jetėn e tij: udhėtimin pėr tek Utnapishtim dhe gruaja e tij, tė vetmit tė vdekshėm, tė cilėve perėnditė u kishin siguruar pavdekėsinė.
Utnapishtimi ishte shumė larg: jetonte nė burimet e tė gjithė lumenjve, nė fund tė botės. Ai kishte qenė njė mbret i madh pėrpara se tė ndodhte Pėrmbytja.
Pas njė ėndrre tė frikshme, Gilgameshi ngrihet dhe niset pėr te mali Mashu, i cili ruante lindjen dhe perėndimin e Diellit. Kur arrin te mali, takoi dy njerėzit – akrepa.
Ata ruanin rrugėn nė pjesėn e pasme tė malit Mashu dhe u pėrpoqėn ta bindnin Gilgameshin tė kthehej, pasi kjo rrugė ishte plotė tė papritura dhe rreziqe.
Megjithatė ata, pėrballė kėmbėnguljes sė Gilgameshit, e lejuan kėtė tė ndiqte rrugėn.
Pas malit Mashu ishin tokat e Natės, ku asnjėherė nuk kishte pasur dritė. Gilgameshit iu desh tė bėnte njėmbėdhjetė lega rrugė para se sa drita tė fillonte tė vezullonte dhe t’i shfaqej dita.
Ai u fut nė njė kopsht tė mrekullueshėm pemėt e tė cilit prodhonin gurė tė ēmuar.
[redakto]Plloēa e dhjetė
Gilgameshi ndalet nė njė tavernė nė breg tė detit, qė ishte nė pronėsi tė zonjės Sidur. Kjo, e frikėsuar nga pamja e Gilgameshit, mbylli derėn dhe nuk deshi ta linte tė hynte brenda.
Gilgameshi i tregon se kush ishte dhe e pyeti Sidurin se si mund tė shkonte tek Utnapishtimi. Ashtu si dhe njerėzit-akrepa, ajo i tha se rruga pėr tek ai ishte plot pengesa e rreziqe.
Megjithatė ajo e drejtoi atė pėr te Urshanabi – lundėrtar nė shėrbim tė Utnapishtimit. Gilgameshi iu afrua Urshanabit me shumė arrogancė dhe padashur i theu njė “send prej guri”, qė nė njė farė mėnyre ishte vendimtar pėr udhėtimin te Utnapishtimi.
Kur Gilgameshi i kėrkoi atij ta ēonte te Utnapishtimi, detari i tha se kjo ishte e pamundur pas thyerjes sė “sendit prej guri”.
Megjithatė ai e kėshilloi Gilgameshin qė tė priste disa pemė dhe me to tė ndėrtonte njė barkė me timon, sepse ujėrat nėpėr tė cilat do tė lundronte ishin Ujėrat e Vdekjes dhe njeriu, qė lundronte nė to, mund tė vdiste nga ēasti nė ēast. Gilgameshi bėri siē i tha lundėrtari dhe nė kėtė mėnyrė mundi tė shtynte varkėn pa cekur asnjė herė nė ujėrat e rrezikshme.
Pas njė lundrimi tė gjatė, Gilgameshi arriti nė breg dhe takoi njė tjetėr njeri, tė cilit i tregoi se po kėrkonte Utnapishtimin dhe sekretin e pavdekėsisė.
Burri i vjetėr i tha se vdekja ishte diēka e paevitueshme sepse kėshtu ka qenė dėshira e zotave dhe se jeta njerėzore ėshtė e pėrkohshme dhe jo e pėrhershme.
[redakto]Plloēa e njėmbėdhjetė
Gilgameshi e kuptoi se njeriu me tė cilin po fliste ishte vet Utnapishtimi dhe se nuk mund tė priste qė njė i vdekshėm tė bėhej i pavdekshėm.
Ai e pyeti Utnapishtimin se si arriti ai tė bėhej i pavdekshėm dhe Utnapishtimi i tregoi sekretin qė nuk ia kishte treguar deri atėherė asnjė qenieje njerėzore: “Nė kohėn pėrpara Pėrmbytjes, nė brigjet e Eufratit, ekzistonte njė qytet me emrin Shuruppak.
Nė atė kohė kėshilli i perėndive kishte mbajtur njė mbledhje sekrete, ku kishin vendosur shkatėrrimin e botės me njė pėrmbytje tė madhe.
Tė gjitha perėnditė u betuan qė tė mos e nxirrnin sekretin e vendimit tė tyre pėr qeniet njerėzore, por Ea (perėndia qė pati krijuar qeniet njerėzore) erdhi te shtėpia e Utnapishtimit dhe ua tregoi sekretin mureve tė shtėpisė, gjė qė nuk pėrbėnte thyerje tė betimit.
Ea i kėshilloi muret e Utnapishtimit tė fillonin menjėherė punėn pėr ndėrtimin e njė barke tė madhe, gjatėsia e tė cilės tė ishte aq sa gjerėsia, pastaj ta fshihnin atė dhe tė sillnin aty tė gjitha krijesat e deriatėhershme.
Utnapishtimi filloi menjėherė punėn dhe e ndėrtoi barkėn e madhe. Pastaj ngarkoi nė tė flori dhe argjend dhe hipi tė gjitha krijesat dhe u nis. Ea e urdhėroi atė tė hynte nė anije dhe tė mbyllte dyert pas vetes.
Ndėrkohė vijnė re tė zeza, shoqėruar me bubullima dhe shkreptima, vepėr e perėndisė Adad.
Toka ziente dhe dukej sikur ishte zhytur nė djersė; gjithēka u shua dhe u bė errėsirė.
Pėrmbytja qe aq e madhe sa qė u trembėn edhe vet perėnditė. Kėta “dridheshin si qentė e rrahur dhe u fshehėn qosheve tė largėta”, duke qortuar veten se “Pse i vendosėm kėto gjėra tė kėqia nė Kėshillin tonė? Dhe “…qanin e ulėrinin…dridheshin dhe vajtonin”.
Pėrmbytja vazhdoi shtatė ditė e shtatė net dhe mė sė fundi drita u kthye pėrsėri nė tokė. Utnapishtimi hapi dritaren dhe pa se e tėrė toka ishte kthyer nė njė oqean uji dhe tė gjitha qeniet njerėzore ishin kthyer nė dhe. Atėherė ai u ul nė gjunjė dhe qau.
Barka e Utnapishtimit qėndroi pėr pushim nė malin Nimush. Ajo u ankorua mirė e fort nė njė kreshtė mali pak nėn sipėrfaqen e oqeanit dhe ndejti aty pėr shtatė ditė.
Nė ditėn e shtatė Utnapishtimi filloi tė kėrkojė tokė dhe, pasi ujėrat u tėrhoqėn, i lėshoi tė gjitha krijesat qė kishte nė anije. Ndėrkohė ai bėri theror njė dele.
Zotat nuhatėn kundėrmimin e therorit dhe filluan tė mblidheshin rrotull Utnapishtimit. Erdhi edhe Enlili, perėndia qė kishte propozuar shkatėrrimin njerėzimit.
Ishte shumė i zemėruar sepse, me gjithė vendimin e tyre, ende kishin mbetur gjallesa nė tokė. Ai e akuzoi Ean pėr tradhti, por Ea e bindi Enlilin se nė vend qė tė zemėrohej duhej tė ishte falėnderues.
Ai bindet dhe tėrhiqet: pėrqafon Utnapishtimin dhe gruan e tij pėr gjestin e lartė qė kishin bėrė dhe i bekoi ata duke thėnė: “Dikur Utnapishtimi ishte i vdekshėm. Kėtė herė le tė bėhet i pavdekshėm, le tė jetojė pėr gjithnjė nė burimet e tė gjitha lumenjve.”
Nė fund tė kėsaj historie, Utnapishtimi i ofron Gilgameshit njė shans pėr t’u bėrė i pavdekshėm: tė qėndronte gjashtė ditė e shtatė net zgjuar pa gjumė.
Gilgameshi e pranoi sfidėn, qėndron nė breg, por e zuri gjumi menjėherė. Utnapishtimi i thotė tė shoqes se tė gjithė njerėzit janė gėnjeshtarė, kėshtu edhe Gilgameshi.
Ai do ta mohojė se ka fjetur tėrė kohėn. Prandaj e kėshilloi tė shoqen qė t’i sillte ēdo ditė nga njė copė bukė dhe t’ia linte te kėmbėt.
Gilgameshi fjeti pa u zgjuar pėr gjashtė ditė e shtatė netė, derisa Utnapishtimi ndėrhyri dhe e zgjoi. Duke u zgjuar, Gilgameshi tha: “Vetėm njė gjysmė sekonde kam qėndruar kėshtu”.
Por Utnapishtimi i bėri shenjė nga copat e bukės, duke i treguar ndryshimin midis atyre tė ndejtura dhe atyre tė freskėta, qė i qenė vendosur tėrė kohėn te kėmbėt. Gilgameshi tronditet dhe klith: “O ē’fatkeqėsi!
Ē’tė bėjė tani, ku tė shkoj. Vdekja do ta pėrlajė trupin tim. Vdekja ka hyrė nė trupin tim. Kudo qė do tė shkoj, kudo qė do tė vėshtroj, kudo qėndron vdekja”.
Gruaja e Utnapishtimit e bindi burrin e vjetėr qė tė kishte mėshirė pėr Gilgameshin. Kėshtu qė ai i propozoi Gilgameshit qė nė vend tė pavdekėsisė tė bėhej edhe njė herė i ri.
Kjo do tė realizohej nėse ai do tė gjente njė bimė sekrete nė fund tė oqeanit, diku shume larg. Gilgameshi e pranoi propozimin.

Ai lidhi njė gur tė rėndė nė kėmbėt e tij dhe u zhyt nė fund tė oqeanit, ku gjeti dhe kėputi bimėn magjike. Por ai nuk arriti ta pėrdore atė pėr shkak se nuk besonte nė mrekullinė e saj pa e provuar mė parė.
Ai vendosi ta merrte me vete bimėn nė Uruk dhe ta provonte te disa njerėz tė vjetėr tė qytetit pėr t’u bindur nė efektshmėrinė e saj.
Nė rrugėn e kthimit, Gilgameshi has njė pellg me ujė, ku fillon tė lahet. Nė kėtė ēast njė gjarpėr ia merr bimėn dhe zhduket nė ujė.
Kėshtu merr fund edhe ėndrra pėr t’u rinuar. Legjenda e Gilgameshit mbaron me pėrfundimin e udhėtimit tė tij. Gilgameshi qėndron para derės sė Urukut, duke e ftuar Urshanabiun tė vėshtronte rreth e rrotull pėr tė parė madhėshtinė e kėtij qyteti me muret e tij tė larta dhe nė kėmbėt e derės sė qytetit njė gurė graniti, ku ėshtė gdhendur emri i Gilgameshit si ndėrtues i kėtyre mureve dhe ku numėrohen bėmat e tij tė guximshme.
[red
akto]Shiko edhe
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Eposi i Gilgameshit
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: