AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Jezusi shoqerohej me tagrambledhes Romak,e mekatar

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14148
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Jezusi shoqerohej me tagrambledhes Romak,e mekatar   Sam 13 Oct - 8:15

Jezusi



Shtatore e Jezusit nė Rio de Zhaneiro, Brazil.
Jezusi (8-2 p.e.s. - 29-36 p.e.s. i njohur edhe si Jezusi i Nazaretit) : autor dhe figurė qendrorė e krishterimit, nė lidhje me tė cilin ai ėshtė i njohur si Krishti, (nga greq. hristós - "i mirosuri, i vajisuri" duke pėrkuar me termin hebraik "messiah") historia e tė cilit ėshtė e padiskutueshme pėrmes dėshmive tė Krishtit tė Besėlidhjes sė Re (BR) si edhe nėpėrmjet shėnimesh tė histori-shkruesit hebraik Flavius Josephus (lindur vitin 37/38 vdekur nė vitin 100) dhe tė histori-shkruesit romak Cornelius Tacitus (53-120).
Burimi kryesor i njohurive lidhur me jetėn e Jezusit dhe mėsimet e tij janė nė katėr ungjij kanonik tė Beslidhjes sė Re. Pjesa mė e madhe e shkollarėve nė fushat e studimeve biblike dhe historisė pajtohen qė Jezusi ishte mėsues hebre nga Galilea, i cili mendohej edhe si njė shėrues, u padit pėr kryengritje kundėr Perandorisė Romake, dhe me urdhėr tė qeveritarit romak Poncit Pilat u dėnua me kryqėzim. Pasi ungjijtė nuk ishin shkruar ende, menjėherė pas vdekjes sė tij disa nxėnės tė tij si Gjoni, Luka, Marku dhe Mateu filluan tė shkruajnė mbi jetėn, veprat dhe bėmat e mėsuesit tė tyre.
Pikėpamjet e tė krishterėve mbi Jezusin (njihen edhe si kristologji) janė tė ndryshme dhe tė ndėrlikuara. Shumė tė krishterė janė trinitarianė dhe besojnė se Jezusi ėshtė Biri i Zotit dhe Zot i mishėruar, dėrguar tė japė shėlbim (shpėtim) dhe pajtim me Zotin, duke u vetėflijuar si shlyerje e mėkateve tė njerėzimit. Tė krishterėt jotrinitarianė pėrkrahin shpjegime tė ndryshme tė hyjnisė sė Jezusit. Shumė tė krishterė besojnė qė Jezusi u lind nga njė virgjėreshė, u kryqėzua dhe u varros, u ringjall ditėn e tretė pas vdekjes trupore, zbriti nė ferr ku mundi vdekjen dhe u ngjit nė qiell ku rri nė anė tė djathtė tė Zotit Atė deri nė Ardhjen e Dytė tė tij. Shumė tė krishterė besojnė poashtu se Jezusi plotėsoi profecitė biblike.
Nė Islam, Jezusi (i quajtur Isa) mbahet si njė nga profetėt mė tė dashur dhe mė tė rėndėsishėm tė Perėndisė, njė sjellės i shkrimeve hyjnore, dhe gjithashtu Mesia. Myslimanėt, sidoqoftė, nuk pajtohen me besimin e tė krishterėve mbi kryqėzimin ose hyjninė e Jezusit. Islami mėson se Jezusi ėshtė gjallė nė parajsė (qiell) dhe do tė kthehet nė tokė si Mesia nė shoqėrinė e Mahdit sapo toka tė jetė mbushur me mėkate dhe padrejtėsi.
Pėrmbajtja [fshih]


Rrėfimet mė tė hollėsishme mbi lindjen e Jezusit janė tė pėrmbajtura nė Ungjillin e Mateut (ndoshta shkruar mes vitit 65 dhe 85 tė e.r) dhe Ungjillin e Lukės (ndoshta shkruar mes vitit 65 dhe 100 tė e.r). Ka debatime tė shumta mbi hollėsitė e lindjes sė Jezusit madje edhe midis shkollarėve tė krishterė, dhe disa shkollarė nuk besojnė tė dijnė as vitin ose datėn e lindjes apo vdekjes sė tij.
Anno Domini (qė pėrkthehet si "nė vitin e Zotit tonė"). Ky sistem i bėrė nė vitin 532, u pranua gati dyqindvjet mė vonė dhe u bė kalendari i themeltė nė qytetėrimin perėndimor pėr shkak tė pėrkrahjes tė kalendarit nga Bede i nderuari.
Sidoqoftė, bazuar nė njė hėnė-errėsim (eklips hėne), qė Jozefus Josephus rrėfen pak kohė para vdekjes sė Herodit tė Madh (qė luan njė rol tė madh nė rrėfimet e Mateut), poashtu edhe njė kuptim mė tė saktė tė njė rradhe perandorėsh romakė, lindja e Jezusit ka qenė gati para vitit 4 p.e.r.. Duke pasur burime tė pakta dhe duke u zhvendosur nė kohė nga autorėt e Besėlidhjes sė Re pėr tė vendosur njė datėlindje tė besueshme tani ėshtė praktikisht e vėshtirė.
Data e saktė e vdekjes sė Jezusit ėshtė gjithashtu e paqartė. Ungjilli i Gjonit e pėrshkruan kryqėzimin bash para festave tė Pashkėve tė premten e 14 prillit, tė quajtur quartodeciman (katėrmbėdhjetė), ndėrsa ungjijtė (pėrveē Markut 14:2) e pėrshkruajnė Darkėn e fundit, menjėherė para kapjes sė Jezusit, si e ngrėnė e Pashkėve tė premten 15 prill. Mė tej, hebrenjtė ndiqnin njė kalendar hėnė-diellor me fazat e hėnės si data, duke e ndėrlikuar njehsimin e ēdo date tė saktė nė njė kalendar diellor. Sipas Gjon P. Majer nė "Njė hebre anėsor" duke u bazuar nė prokuratorinė e Poncit Pilat dhe datat e Pashkėve nė kėto vite, vdekja e tij mund tė vendoset mė me gjasė mė 7 Prill 30 ose mė 3 Prill 33 ose mė 30 Mars 36.
[redakto]Jeta dhe mėsimet bazuar nė Ungjijtė

[redakto]Familja dhe jeta e hershme


Adhurimi nga barinjtė Gerard van Honthorst
Vetėm dy Ungjij, nga Mateu dhe Luka, pėrmendin lindjen e Jezusit. Sipas tyre, Jezusi u lind nė Betlehem tė Judesė nga Maria, njė virgjėreshė, nga njė mrekulli e Shpirtit tė Shenjtė. Luka 1:26-28 kallėzon pėr engjėllin Gabriel qė viziton Marien t“i tregojė asaj se ajo ishte zgjedhur tė lindte birin e Zotit. Katolikėt e quajnė kėtė ngjarje Lajmėrimi. I fejuari i Maries, Jozefi, ėshtė babai kujdestar i Jezusit, dhe shfaqet vetėm nė historitė e fėmijėrisė sė Jezusit. Me porosinė e fundit tė Jezusit qė nxėnėsi i tij i dashur tė kujdeset pėr nėnėn e tij gjatė kryqėzimit, mund tė mendohet qė Jozefi tė ketė vdekur nė kohėn e detyrės sė Jezusit.
Shtėpia e fėmijėrisė sė Jezusit na paraqitet si Nazareti nė Galilea. Pėrveē njė arratisjeje nė Egjipt nė fėmijėri t“i shpėtonin Masakrės sė tė pafajshmėve tė Herodit (Mateu 2:13-20), dhe njė udhėtimi tė shkurtėr nė Tyrus dhe Sidon (Marku 7:31; Mateu 15-21), tė gjitha ngjarjet e tjera tė Ungjijve vendosen nė Judenė e lashtė dhe Samaria (pjesė e krahinės sė Judesė), ose nė Perea dhe Galile (pjesė e tetrarkisė sė Herodit Antipas).
Sipas disa gojėdhėnave hebraike mbi fėmijėrinė e Jezusit tregohet se: "njėherė kur njė fėmijė i vogėl i lagjes sė tij ra nga ēatia e shtėpisė sė tij dhe vdiq, Jezusi shkoi pranė tij dhe e preku duke i thėnė "zgjohu", dhe po nė atė ēast fėmija u ngrit nė kėmbė dhe rinisi tė luante. Poashtu tregohet se njėherė Jezusi luante pranė njė pėrroi dhe formonte me baltė zogj dhe u jepte atyre jetė dhe u thoshte "fluturo" dhe ata mė pas fluturonin. Ka edhe histori tė tjera hebraike mbi fėmijėrinė e Jezusit, por meqė ato nuk mund tė merren si tė besueshme mbesin njė trashėgimi gojore hebraike dhe ato nuk ndodhen nė librat kanonike tė pėrzgjedhur nga kisha.
Mbi fėmijėrinė e Jezusit nė moshėn 12 vjeēare tek Luka 2:42-51 tregohet edhe ngjarja e "humbjes" sė tij nė Jerusalem nė festėn e pashkėve. Jezusi ndahet nga prindėrit e tij pa u vėnė re nga ata, dhe shkon nė tempull. Prindėrit e gjejnė pas tre ditėsh nė tempullin e Jerusalemit tek rrinte rreth mėsuesve tė ligjit duke i dėgjuar ata dhe duke diskutuar me ta. Tė gjithė ata qė ndodheshin aty habiteshin me diturinė dhe pėrgjigjet e tija. Pasi e ėma e qortoi pėr largimin e tij dhe i tregoi se ata e kishin kėrkuar atė kudo, ai i“u pėrgjigj: "Pse mė keni kėrkuar? A nuk e dini se unė duhet tė jem nė shtėpinė e atit tim?"
Marku dhe Mateu pėrmendin edhe anėtarėt e familjes sė Jezusit. Marku tregon se Jezusi "ishte i biri i Maries dhe i afėrm i Jakobit, Jozefit, Judės dhe Simonit", dhe thotė poashtu qė Jezusi kishte edhe tė afėrm femėrorė.
Ungjilli i Lukės tregon se Maria (e ėma) ishte e afėrme e Elizabetės, nėna e Gjonit Pagėzues (Luka 1:36). Lidhja midis tyre cilėsohet nė greqisht "συγγενής" qė do tė thotė "tė afėrm gjaku" pra, kushėrinj.
[redakto]Detyra
Ungjijtė kumtojnė se Jezusi ėshtė Mesia dhe Biri i Zotit, dhe "Zot e Perėndi" dėrguar tė plotėsojė Ligjin e Moisiut dhe tė profetėve duke flijuar jetėn e Tij si njė shpagim pėr njerzimin" dhe "tė parathotė lajmin e mirė tė mbretėrisė sė Perėndisė".(Marku 10:45, Luka 4:43, Gjoni 20:31).
Ungjijtė gjithashtu pohojnė se Jezusi kreu mrekulli tė ndryshme, si shėrime, eksorcizma (dėbimin e djajve), ecjen mbi ujė, kthimin e ujit nė verė, ringjalljen e disa njerzve nga vdekja, si p.sh. Llazarin (Gjoni 11:1-43) etj.
Ata e pėrshkruajnė Pagėzimin e Jezusit nga Gjon Pagėzori si fillimin e detyrės sė tij publike.
Sipas Lukės, Gjon Pagėzori kishte filluar predikimin nė vitin e pesėmbėdhjetė tė Tiberius Caesar, rreth vitit 28 e.r. (Luka 3:1). Luka poashtu kumton se Jezusi ishte rreth tė tridhjetave kur ai u pagėzua (Luka 3:23). Ungjilli i Gjonit pėrshkruan se nė kohėn e detyrės sė Jezusit kishin kaluar tre festa tė pashkėve, gjė qė lė tė mendohet se detyra e Jezusit tė ketė zgjatur tre vjet.
Jozefusi shėnon se Judaizmi nė fillim tė shekullit tė parė njihte katėr sekte kryesore : Zelotėt, Saduqenėt, Farisenjtė, dhe Esenėt. Po ashtu , Samaritanėt ndiqnin njė formė tjetėr tė fesė izraelite nė ndryshim me atė hebrenjve qė banonin Samarinė, tokėn midis Galilesė dhe Judesė. Ungjijtė shėnojnė se disa nga nxėnėsit e Jezusit ishin Zelotė (Luka 6:15) dhe qė ai nuk pajtohej me Saduqenėt sepse ata nuk besonin nė ringjalljen e tė vdekurve (Mateu 22:23-32). Marrdhėnia midis Jezusit dhe farisenjve ishte mė e ndėrlikuar. Megjithėse Jezusi i dėnoi ata pėr shtirjen (hipokrizinė)e tyre (Mateu 23:13-28) ai gjithashtu hėngri sė bashku me farisenjtė (Luka 7:36-50), mėsoi nė sinagogat e tyre (Marku 1:21) saktėsoi mėsimet e tyre pėr ndjekėsit e tij (Mateu 23:1-3) dhe i radhiti farisenjtė, siē ishte Nikodemusi ndėr nxėnėsit e tij (Gjoni 7:50-51). Rrėfimet Ungjillore nuk i pėrmendin esenėt. Sipas Lukės dhe Gjonit, Jezusi poashtu kishte njė qėndrim mė tė lirė nė lidhje me samaritanėt sesa judenjtė. Kjo ėshtė pasqyruar nė krahasimin e Samaritanit tė Mirė (Luka 10:25-37) dhe predikimit tė tij samaritanėve tė Shehemit, qė pėrfundoi nė konvertimin e tyre (Gjoni 4:1-42). Gjoni shėnon edhe njė thėnie qė Jezusi ishte vetė samaritan.


Predikimi nė mal.
Disa nga mėsimet mė tė njohura rrjedhin nga "Predikimi i Malit", i cili pėrmban ngazėllimin dhe "Lutjen e Hyjit". Ai pėrdorte shpesh krahasime, si "Biri i Penduar" dhe "krahasimi i Mbjellėsit". Mėsimet e tij pėrqendroheshin mbi vetėflijimin pakushte tė dashurisė hyjnore pėr Zotin dhe pėr tė gjithė njerėzit. Ai mėsoi edhe mbi shėrbesėn dhe pėrulėsinė, faljen e mėkateve, paqen, besimin, dhe arritjen e jetės sė amshuar nė "Mbretėrinė e Zotit". Shumė njerėz i shpjegojnė Ungjijtė se parashtrojnė qė Jezusi kundėrshtoi haptazi ritet e ligjit zakonor judaik.
[redakto]Origjinaliteti i Jezusit
Tė gjithė elementet e mėsimit tė tij mund tė gjenden nė Shkrimet hebraike, qė u shkruan para tij ose gjatė kohės qė jetoi ai. Urdhėri i Zotit dhe dashuria pėr tė afėrmin janė me prejardhje judaike. Po ashtu urdhėresa e faljes sė armikut. ("Fale padrejtėsinė e tė afėrmit tėnd", Ekkl.28,2.) Por Jezusi shkon pėrtej pėrvujtėrisė sė bashkėkohėsve tė tij. Jezusi ėshtė shok i tagrambledhėsve dhe mėkatarėve. Mėkatarėt janė armiq tė Zotit dhe kėshtu armiq tė popullit tė tij. Nėse shkohet aq larg nė Judaizėm, vėllezėrit besimtarė qė luten pėr falje tė falen, nuk bėhej fjalė tė faleshin "mėkatarėt" apo "armiqtė". Pėr kėtė urdhėresa e Jezusit ishte diēka krejtėsisht e re: "Unė por ju them, duajini armiqtė tuaj dhe lutuni pėr ata qė ju pėrndjekin !" Jezusi pranon tė sėmurėt, tė verbėrit, tė ēalėt krahė hapur (nė Qumran/Kumran ku kishin bashkėsinė e tyre Esenėt, njerėzit me tė meta trupore shpėrfilleshin dhe nuk pranoheshin, njeriu duhej tė ishte trupėrisht e shpirtėrisht i shėndoshė qė tė mund tė festonte meshėn/liturgjinė).
Ai pėrsėrit pandėrprerė se dhuntitė e Zotit janė tė pashlyeshme e tė pashpagueshme, se ai nuk i do njerėzit pėr hir (shkak) tė meritave dhe bamirėsive tė tyre, por si njerėz, shembėlltyrė e tij.
Jezusi pėrmbys ēdo pėrfytyrim tė marrėdhėnies midis Zotit dhe njeriut. Perėndia ishte pėr judenjte Zoti qė kėrkon vetėmohim dhe pėrkushtim. Jezusi e shtjellon atė si dikė, qė nuk shikon pėr merita dhe respekt, kur ai i jep dhuntitė e tija.
Jezusi si edhe profetėt e mėparshėm tė historisė e pėrbuz idhujtarinė. Monoteizmi biblik qė mbėshtet Jezusi, e ēliron botėn nga pėrfytyrime tė gabuara tė Perėndisė.
Ai kėrkon dashurinė pėr armikun, para sė gjithash dashurinė pėr armiqtė e Perėndisė. Njė urdhėresė e tillė ėshtė nė sytė e izraelitėve njė pėrdhosje, sepse ligji u parashkruan, tė mbrojnė Perėndinė dhe tė asgjėsojnė armiqtė e Zotit. Urdhėresa e Jezusit pėr tė dashur edhe armiqtė e Zotit, lėndon ēdo pėrytyrim tė judenjve.
[redakto]Pagėzimi dhe tundimi


Ary Scheffer: Tundimi i Krishtit
Ungjilli i Markut fillon me pagėzimin e Jezusit nga Gjoni Pagėzuesi, qė nxėnėsit biblike e pėrshkruajnė si fillimin e shėrbesės popullore te Jezusit. Sipas Markut, Jezusi shkoi tė Lumi Jordan ku Gjoni Pagėzuesi po predikonte dhe pagėzonte turma njerėzish. Pasi Jezusi u pagėzua dhe u ngrit nga uji, Marku citon : Jezusi "pa qiejte e ēarė dhe Shpirti zbriti si nje pellumb tek ai. Dhe njė zė erdhi nga qielli, Ti je Biri im, i Dashuri ; me ty unė jam shumė i kėnaqur (Mark 1:10-11). Luka shton hollėsi kohore se Gjoni Pagėzuesi kishte filluar predikimin ne vitin e 15-te te Tiberius Caesar-it, rreth viti 28 e.r (Luka 3:1) dhe qė Jezusi ishte rreth 30 vjeē kur ai u pagėzua (Luka 3:23). Mateu dallon nga tregimet e tjera duke e pėrshkruar njė pėrpjekje nga Gjoni Pagėzuesi te shmange pagėzimin. Por Jezusi kėmbėngul, duke pohuar se pagėzimi ishte i nevojshėm "pėr te pėrmbushur te gjitha drejtėsitė" (Mateu 3:15).
Duke ndjekur pagezimin e tij, sipas Mateut, Jezusi u dėrgua nė shkretėtire nga Perėndia ku ai agjėroi pėr 40 dite e 40 nete. Aty ai u tundua nga Djalli tre here. Ēdo tundim u hodh poshte nga Jezusi me shkrime nga libri i ligjit tė pėrtėrirė (Deutoronimit). Pas tundimit, Jezusi emeroi dishepujt (nxenesit) e tij te pare (Mateu 4:12-22)
[redakto]Kapja, gjykimi dhe vrasja


"Krishti para Pilatit", - Mihįly Mukįcsy 1881
Sipas ungjijve, Jezusi sė bashku me nxėnėsit e tij shkoi nė Jerusalem gjatė festės sė Pashkėve. Kėtu ai u prit nga njė turmė njerėzish qė donin t“a takonin. Ata e pėrshėndetėn Jezusin duke thirrur "Hosanna ! I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emėr tė Zotit ! Qoftė i bekuar mbreti i Izraelit !" (Gjoni 12:13-16, Psalmet 118:26). Me hyrjen ngadhėnjimtare tė tij, Jezusi krijoi trazime nė Tempullin e Herodit, pasi pėrmbysi tryezat e para kėmbyesve dhe shitėsve tė tjerė nė tempull (Gjoni 2:13-16). Nė po kėtė javė tė pashkėve, Jezusi mblodhi nxėnėsit e tij nė Kopshtin e Getsemanit pėr t“u lutur. Kėtu ai u kap dhe u mor nga ushtarė romakė me urdhėr tė Sanhedrinit dhe priftit epror Kaifas (Mateu 26:65-67). Kapja ndodhi fshehtas, natėn, pėr tė shmangur ndonjė trazirė, sepse Jezusi ishte shumė i njohur nga popullsia (Marku 14:2). Sipas Lukės, Jezusi u tradhtua nga nxėnėsi i tij Judas Iskarioti me anėn e njė puthjeje qė do tė tregonte se cili ishte i kėrkuari. Jezusi e tregoi veten me fjalėt "Une jam ai qė kėrkoni". (Gjoni 18:4-6). Njė nga nxėnėsit e tij, Simon Pjetri rrėmbeu shpatėn dhe goditi njė ushtar duke i prerė atij veshin. Jezusi menjėhere e shėroi ushtarin, duke qortuar Pjetrin me fjalėt : "tė gjithė ata qė marrin shpatėn do tė vdesin nėpėrmjet saj" (Mateu 26:52). Pas kapjes sė tij, nxėnėsit e tij u arratisėn e u fshehėn. Jezusi u dėrgua nė tempullin e hebrenjve ku u pyet nga prifti epror dhe pleqtė, "A je ti Biri i Zotit ?", dhe Jezusi u pėrgjigj "Ti e the vetė qė unė jam." (Luka 22:70-71). Jezusi u dėnua nga Sanhedrini pėr blasfemi. Prifti i epėrm atėherė i“a dorėzoi Jezusin Poncit Pilat, prefektit romak pėr t“a gjykuar, duke e paditur pėr kryengritje me shpalljen si Mbret i Judenjve (Mateu 27:11; Marku 15:12).
Para Pilatit, Jezusi u pyet "A je ti mbreti i judenjve ?" dhe ai u pėrgjigj, "Ėshtė ashtu si ju e thatė." Sipas ungjijve, Pilati vetė e ndjeu se Jezusi ishte i pafajshėm dhe nuk pėrbėnte ndonjė rrezik pėr romakėt, siē pohonin priftėrinjtė judenj, dhe pasiqė ishte zakon qė pėr festėn e Pashkėve tė lirohej njė nga tė burgosurit (zakon qė nuk pėrmendet nga burime tė tjera, pėrveē ungjijve), Pilati i afroi turmės tė zgjidhte mes Jezusit ose Barabbasė. Turma zgjodhi tė lirohej Barabbaja dhe tė kryqėzohej Jezusi.


"Na jep Barabbanė!", 1910
Pilati lau duart pėr tė treguar se ai ishte i pafajshėm pėr vendimin e padrejtė (Mateu 27:11-26). Qė tė katėr ungjijtė rrėfejnė se Pilati atėherė urdhėroi qė Jezusi tė kryqėzohej me njė dėrrasė tė vendosur nė majė tė kryqit (e njohur si titulus crucis) me shkrimin "Jezusi i Nazaretit, Mbreti i Judenjve." (Titulus crucis shkruhet shpesh si INRI, njė emėrshkurtim Latin pėr Iesvs Nazarenvs Rex Ivdaeorvm.) Para kryqėzimit Jezusi u fshikullua publikisht dhe u tall, u pėshty nga ushtarėt romakė. Njė nga ushtarėt hoqi tunikėn e tij dhe i“a veshi Jezusit, mori pastaj njė njė tufė gjembash, bėri njė kurorė dhe i“a vuri atij nė kokė duke thėnė :"tė falem o mbret i judenjve".Jezusi mė pas u detyrua tė mbante nė kurriz kryqin, nė tė cilin do tė kryqėzohej, gjatė gjithė rrugės pėr nė kodrėn e Golgotės. Nga pesha, rrahjet, dhimbjet dhe lodhja, Jezusi rrėzohej shpesh nėn peshėn e kryqit. Prandaj ai u ndihmua nga njė fshatar me emrin Simon nga Kirena (Marku 15,21). Jezusi u kryqėzua sė bashku me dy keqbėrės tė tjerė nė kodrėn e Golgotės, atėherė para mureve tė qytetit tė Jerusalemit. Kjo mėnyrė vrasjeje makabre, ishte pėr atė kohe, nė Perandorinė romake e zakonshme pėr kryengritės, skllevėr tė arratisur dhe banorė pa qytetari romake. Ajo duhej te frikėsonte njerzit dhe dėshmitarėt pėr pjesmarrjen nė kryengritje. Kryqėzimi mendohej nga judenjtė si mallkim nga Zoti pėr pėrdhosėsit e tij (Ligji i pėrtėrirė 21,23; Gal 3,13), qė flakeshin tej nga populli i pėrzgjedhur i Zotit. Ai mund tė zgjaste ditė tė tėra, gjersa i gozhduari vdiste nga etja ose nga pesha e tij trupore. Rrėfimet para Markut nuk pėrmendin asnjė hollėsi, por paraqesin vetėm ecurinė e ngjarjes : nė orėn e tretė,... tė katėrtėn,... tė nėntėn... Kjo thekson nė Zbulesėn (Apokalipsin) judaike (Daniel 7,12) planin e paravendosur tė Perėndisė.
[redakto]Ringjallja dhe Ngjitja nė qiell
Sipas ungjijve, Jezusi u ringjall ditėn e tretė pas kryqėzimit tė tij. Ungjilli i Mateut rrėfen qė njė engjėll u shfaq pranė varrit tė Jezusit dhe njoftoi ringjalljen e tij gruas qė shkoi tek varri i tij pėr t“i bėrė shėrbimet e fundit. Sipas Lukės ishin dy engjėj qė rrinin tek varri i Jezusit, dhe sipas Markut ishte njė djalosh i veshur me tė bardha. Marku pohon se nė mėngjesin e ringjalljes sė tij, Jezusi iu shfaq mė parė Maria Magdalenės (Mark 16:9). Gjoni pohon se kur Maria po kėrkonte nė varr trupin e mėsuesit, dy engjėj e pyetėn atė pėrse ajo po qante, kur ajo u rrotullua nuk mundi tė rinjihte Jezusin, derisa ai i foli asaj nė emėr. (Gjoni 20:11-18).
Veprat e apostujve thotė qė Jezusi iu shfaq njerzve tė ndryshėm nė vende tė ndryshme gjatė dyzet ditėve tė tjera. Pak orė pas ringjalljes, ai iu shfaq dy udhėtarėve nė rrugėn pėr Amvas. Nxėnėsve tė tij tė grumbulluar ai iu shfaq mbrėmjen pas ringjalljes.
Megjithėse detyra e tij kishte qenė posaēėrisht pėr hebrenjtė, Jezusi tregohet t“i ketė dėrguar nxėnėsit e tij tė predikojnė dhe pagėzojnė nė tė gjithė botėn, dhe pastaj hipi nė qiell me anė tė njė reje qė e fshehu atė nga sytė e tyre. Sipas Veprave tė apostujve, Shėn Pali e pa Jezusin gjatė pėrjetimit tė tij nė rrugėn pėr nė Damask. Jezusi dha fjalėn qė do tė rikthehej pėr tė pėrmbushur profe
cite mesianike.
]Historia
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com En ligne
 
Jezusi shoqerohej me tagrambledhes Romak,e mekatar
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: