AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Pse deshmitaret vdesin para seancace gjygjesore

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Pse deshmitaret vdesin para seancace gjygjesore   Mar 23 Oct - 3:47

Arben Avdyli nga fshati Dobrashevc ka zėnė vend nė ditarin sekret tė dėshmitarit. Ai ishte sjell aty me 21 mars 1999, ishte liruar nga burgu por njė ditė mė vonė ėshtė arrestuar sėrish dhe ishte vrarė. Dėshmitari ka thėnė se e kishte parė nė fushė afėr burgut gjersa sillej nė drejtim tė burgut, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, dhe Refki Mazreku (Vand Damme v.j.) ishin mė tė. Jo larg burgut ai ėshtė vrarė. Diku 20 ditė pas vrasjes se Arben Avdylit sipas dėshmitarit ishin ekzekutuar katėr serbė.


Eshte nje rastesi e cuditshme, edhe nje deshmitar tjeter kunder Limajt vdiq ne Austri. Ai e pati denoncuar Limajn per korrupcion gjate kohes sa i ishte Minister i Transportit. Edhe ky deshmitari tjeter vdes para gjykimit, disi e cuditshme te jete rastesi. Nuk po aludoj asgje, mirepo fakti qe te vdesin deshmitaret para gjykimit te ketij personi eshte nje fakti paksa i cuditshem!

TetovaMas
Skandinavien

Vendndodhja: Te vendi i xhenetit

Historia e tradhetise gjithemone na perseritet. Ne raste se behet fjale per ndonje tradheti te popullit ,atehere tradhetaret e merritojne plumbin ne balle .

Fatmir Limaj, nuk ka bere keqe ne raste se, ne te vertete ka vra shqipetare qe ne kohen e luftes kane bashkepunuare me shkije .

Rasadi i tradhetareve shtohet si rrace e mijut,per kete arsye duhet ta dine te gjithe shqipetaret se nuk bashkepunohet me shkije dhe me okupatorin.

Brari
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 30-09-2011 mė 01:09.
Brari


Fatmir Limaj, nuk ka bere keqe ne raste se, ne te vertete ka vra shqipetare qe ne kohen e luftes kane bashkepunuare me shkije .

...

keshtu shkruan enveristi i skandinavise.. tetovmasha..
Po kush janė tė akuzuarit dhe pėr ēfarė saktėsisht ngarkohen ata?

[b]Arben Krasniqi - I ekstraduar nga Zvicra[b]

I lindur mė 5 tetor 1978 nė fshatin Terpezė e ulėt e Malishevės, Krasniqi ka qenė pjesėtar i UĒK’sė, nė pozitėn e rojės sė burgut. Thuhet se ka jetuar njė kohė nė Zvicėr ku edhe ishte arrestuar pėr t’u ekstraduar nė Kosovė. E pas ekstradimit, gjykatėsi i procedurės paraprake ia caktoi masėn e arrestit shtėpiak, ku edhe sot gjendet. Krasniqi akuzohet se nė bashkėkryerje ka bėrė krime lufte kundėr popullatės civile dhe robėrve tė luftės. Sipas aktakuzės krimet janė kryer nė Kleēkė, komuna e Lipjanit, nga janari i vitit 1999 deri nė mesin e qershorit 1999. Nė seancėn e konfirmimit vet Krasniqi dhe avokati i tij deklaruan pafajėsinė lidhur me akuzat. Gjykatėsi i procedurės paraprake nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, i konfirmoi tė gjitha akuzat.

Naser Krasniqi - ‘Bashkim Fino’ menaxhoi qendrėn e paraburgimit

I lindur mė 11 tetor 1973 nė Rahovec, me banim nė fshatin Banjė, ka qenė pjesėtar i UĒK’sė gjatė luftės i njohur me nofkėn “Bashkim Fino”, ka kryer punė menaxhuese nė qendrėn e paraburgimit nė Kleēkė. Nė aktakuzė thuhet se i njėjti ka qenė udhėheqės nė Qendrėn e Paraburgimit nė Kleēkė, ku edhe akuzohet pėr 6 akuza, nė bashkėkryerje, pėr Krime Lufte kundėr tė Burgosurve tė Luftės. Sipas aktakuzės kėto krime janė kryer nė mes tė janarit 1999 deri nė mesin e qershorit 1999. Naser Krasniqi gjendet nė paraburgim nga 16 marsi i kėtij viti, e deri nė kohėn e arrestimit ka punuar si Inspektor i Postės dhe Telekomit tė Kosovės, ndėrsa me profesion ėshtė Jurist. Nė seancėn e konfirmimit vet Naser Krasniqi dhe avokati i tij deklaruan pafajėsinė pėr tė gjitha akuzat. Ndėrsa Gjykatėsi i procedurės paraprake nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, i konfirmoi tė gjitha akuzat.

Nexhmi Krasniqi - ‘Skifteri’ i Policisė Ushtarake

I lindur mė 16 tetor 1962 nė fshatin Terpezė tė Drenasit, jeton nė Prizren, ka qenė pjesėtar i UĒK’sė, gjatė luftės ka pėrdorur nofkėn “Skifteri 500”, komandant i nėntė njėsive tė Policisė Ushtarake. I njėjti akuzohet nė shtatė pika tė aktakuzės dhe atė nė njė pikė pėr Krime tė Luftės kundėr Popullatės Civile dhe tė Burgosurve tė Luftės dhe gjashtė pika pėr Krime Lufte kundėr tė Burgosurve tė Luftės. Nė aktakuzė thuhet se krimet janė kryer nė periudhat nė mes tė janarit 1999 dhe mesit tė qershorit 1999. Nexhmi Krasniqi, gjendet nė paraburgim nga data 16 mars e kėtij viti. Deri nė kohėn e arrestimit ka punuar si oficer i Policisė, me profesion Jurist. Nė seancėn e konfirmimit tė akuzės, vet Nexhmi Krasniqi u deklarua i pafajshėm pėr ēka e mbėshteti edhe avokati i tij. Gjykatėsi i procedurės paraprake nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, i konfirmoi tė gjitha akuzat.

Behlul Limaj - Komandant nė luftė, pronar pas saj

I lindur mė 3 dhjetor 1965 nė fshatin Banjė tė Malishevės ku edhe jeton, ka qenė pjesėtar i UĒK’sė dhe ka pasur rolin e komandantit. I njėjti akuzohet, nė dy pika tė aktakuzės, se nė bashkėveprim ka kryer Krime tė Luftės kundėr popullatės Civile dhe tė Burgosurve tė Luftės si dhe Krime Lufte kundėr tė Burgosurve tė Luftės. Nė aktakuzė si data tė krimeve thuhet se janė periudha nga janari i vitit 1999 deri nė mesin e qershorit 1999. Behlul Limaj ėshtė arrestuar me datėn 16 mars tė kėtij viti dhe qė nga kjo datė gjendet nė paraburgim, deri atėherė kishte punuar si pronar i njė lokali. Nė seancėn e konfirmimit tė aktakuzės, Behlul Limaj u deklarua i pafajshėm nė tė gjitha pikat e aktakuzės qė e ngarkojnė dhe atė e mbėshteti edhe avokati i tij. Gjykatėsi i procedurės paraprake nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, i konfirmoi tė gjitha akuzat.

[b]Fatmir Limaj - ‘Ēeliku’ i Gjykimeve[b]

Ka lindur mė 4 shkurt 1971 nė fshatin Banjė tė Malishevės, jeton nė Prishtinė, ka qenė pjesėtar dhe komandant i UĒK’sė nė brigadėn 121, i njohur me nofkėn Ēeliku ose Daja. Tani ushtron funksionin e deputetit tė Kuvendit tė Kosovės me profesion Jurist. Limaj akuzohet nė tre pika tė aktakuzės se nė bashkėkryerje ka kryer Krime Lufte kundėr Popullatės Civile dhe tė Burgosurve tė Luftės dhe dy akuza pėr Krime Lufte kundėr tė Burgosurve tė Luftės. Periudha pėr tė cilėn Limaj akuzohet nė aktakuzė ėshtė janari i vitit 1999 deri nė mesin e qershorit tė vitit 1999. Pas luftės ai zhvilloi njė karrierė tė suksesshme politike duke arritur deri nė majat e pushtetit ndėrkohė qė i mbijetoi i pafajshėm njė procesi gjyqėsor pėr krime lufte nė Tribunalin e Hagės. Fatmir Limaj gjendet nė arrest shtėpiak qė nga data 22 shtator i kėtij viti. Ndėrsa nė seancėn e konfirmimit tė aktakuzės, Limaj me njė fjalim tė gjatė e kundėrshtoi nė tėrėsi aktakuzėn pėr tė dhe shokėt e tij ndėrsa atė e mbėshteti edhe avokati i tij ku nė fjalim paraqiti edhe argumente pėr moskonfirmimin e aktakuzės. Megjithatė Gjykatėsi i procedurės paraprake nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, i konfirmoi tė gjitha akuzat.

Refki Mazrreku - ‘Van Damme’

I lindur mė 29 tetor 1971 nė Malishevė, ku edhe jeton, ka qenė pjesėtar i UĒK’sė, i njohur me nofkėn “Van Damme”. Mazrreku nė 2 pika tė aktakuzės ngarkohet se nė bashkėkryerje ka bėrė Krime tė Luftės kundėr Popullatės Civile dhe Krime tė Luftės kundėr tė Burgosurve tė Luftės. Periudha pėr tė cilėn akuzohet Mazrreku ėshtė prilli i vitit 1999. I njėjti ėshtė arrestuar me datėn 16 mars tė kėtij viti ndėrsa ka qėndruar nė paraburgim deri nė 11 korrik, kur edhe i ėshtė zėvendėsuar masa me arrest shtėpiak, ku gjendet edhe sot. Nė seancėn e konfirmimit tė aktakuzės, Mazrreku sė bashku me avokatin e tij u deklaruan tė pafajshėm dhe e kundėrshtuan aktakuzėn nė tėrėsi. Gjykatėsi i procedurės paraprake nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, i konfirmoj tė gjitha akuzat.

Naser Shala – ‘Ftyra’ udhėheqėse

I lindur mė 26 tetor 1972 nė Banjė tė Malishevė, ka qenė pjesėtar i UĒK’sė i njohur me nofkėn “Ftyra”. Nė aktakuzė thuhet se ka mbajtur njė pozitė udhėheqėse nė qendrėn e paraburgimit nė Kleēkė, si menaxher i kėtij burgu. Shala akuzohet nė 6 pika tė aktakuzės se nė bashkėkryerje ka kryer Krime tė Luftės kundėr Popullatės Civile dhe tė Burgosurve tė Luftės, katėr akuza pėr Krime Lufte kundėr tė Burgosurve tė Luftės dhe njė akuzė pėr Krime tė Luftės kundėr Popullatės Civile. Periudha pėr tė cilėn e akuzon prokuroria ėshtė janari i vitit 1999 dhe mesi i qershorit tė 1999-sė. I njėjti ėshtė arrestuar me datė 16 mars ku nga kjo datė gjendet nė paraburgim, para se tė arrestohej ka punuar si ekonomist. Nė seancėn e konfirmimit tė aktakuzės, Mazrreku nuk e pranoi fajėsinė pėr asnjė nga pikat e aktakuzės ndėrsa atė e mbėshteti edhe avokati i tij. Gjykatėsi i procedurės paraprake nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, i konfirmoj tė gjitha akuzat.

Sabit Shala - ‘Cungu’ qė regjistroi

Ka lindur mė 10 qershor 1972 nė fshatin Kleēkė tė komunės sė Lipjanit ku edhe jeton, ka qenė pjesėtar i UĒK’sė, i njohur me nofkėn “Cungi”, ka kryer punėn e regjistruesit nė qendrėn e paraburgimit, ku ka regjistruar tė burgosurit. Sabit Shala akuzohet pėr dy pika tė aktakuzės dhe atė se nė bashkėkryerje ka kryer Krime tė Luftės kundėr Popullatės Civile dhe tė Burgosurve tė Luftės dhe Krime Lufte kundėr tė Burgosurve tė Luftės. Ndėrsa periudha pėr tė cilėn akuzohet nga prokuroria ėshtė fillimi i vitit 1999 deri nė mesin e qershorit 1999. I njėjti ėshtė arrestuar me datėn 16 mars tė kėtij viti, ndėrsa qė nga kjo ditė gjendet nė paraburgim. Nė seancėn pėr konfirmimin e aktakuzės, i njėjti u deklaruar i pafajshėm ndėrsa thėniet e tij i mbėshteti edhe avokati i tij. Nė fund Gjykatėsi i procedurės paraprake nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, i konfirmoi tė gjitha akuzat.

Shaban Shala - Kleēkasi i Akuzuar
Ka lindur mė 19 mars 1958 nė fshatin Kleēkė tė komunės sė Lipjanit ku edhe jeton, ka qenė pjesėtar i UĒK’sė. Shaban Shala akuzohet pėr njė pikė tė aktakuzės dhe atė se nė bashkėkryerje ka kryer Krime tė Luftės kundėr Popullatės Civile dhe tė Burgosurve tė Luftės. Periudha pėr tė cilėn akuzohet nga prokuroria ėshtė fillimi i vitit 1999 deri nė mesin e qershorit tė vitit 1999. I njėjti ėshtė arrestuar me datėn 16 mars tė kėtij viti, ndėrsa qė nga kjo datė Shala, ka masėn e paraqitjes nė stacionin e policisė. Nė seancėn e konfirmimit tė aktakuzės i njėjti nuk e pranoi fajėsinė e atė e mbėshteti edhe avokati i tij. Gjykatėsi i procedurės paraprake nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, e konfirmo akuzėn pėr tė.

Beslim Shurdhaj – Edhe Kėtu me Limajt
I lindur mė 29 gusht 1974 nė fshatin Banjė tė Malishevės, ka qenė pjesėtar i UĒK-sė. Shurdhaj akuzohet pėr dy pika tė aktakuzės dhe atė se nė bashkėveprim ka kryer Krime tė Luftės kundėr popullatės Civile dhe tė Burgosurve tė Luftės dhe Krime Lufte kundėr tė Burgosurve tė Luftės. Ndėrsa periudha pėr tė cilėn akuzohet nga prokuroria ėshtė fillimi i vitit 1999 deri nė mesin e qershorit 1999. I njėjti ėshtė arrestuar me datėn 16 mars tė kėtij viti, ndėrsa qė nga kjo ditė gjendet nė arrest shtėpiak. Nė seancėn pėr konfirmimin e aktakuzės, i njėjti u deklarua i pafajshėm ndėrsa thinjet e tij i mbėshteti edhe avokati i tij. Nė fund Gjykatėsi i procedurės paraprake nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, i konfirmoi tė gjitha akuzat.

e kjo asht pa burrni.. e kjo len me dy
shue shum..


Derničre édition par Perparimi le Mar 23 Oct - 5:33, édité 1 fois
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Pse deshmitaret vdesin para seancace gjygjesore   Mar 23 Oct - 3:48

Nuk e dija emrin e tij, se ka nje kohe qe ka qene ky lajm, mirepo e gjeta:

http://www.gazeta-shqip.com/rajon/140999462a25cb0f69e09fc5c107aae9.html

http://www.knninfo.com/index.php?page=1,29,476
Ky i fundit eshte personi qe ka vdekur, pra Mehmet Shkodra..............
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Pse deshmitaret vdesin para seancace gjygjesore   Mar 23 Oct - 5:15

Mėsohen emrat e tė vdekurve nga aksidenti nė Austri Prishtinė, 23.02.2010 17:44
Dy shoferėt e autobusit i cili u pėrplas nė afėrsi tė Vjenės nė Austri, kanė vdekur, ndėrsa nė kėtė aksident jetėn e kanė humbur edhe tre udhėtarė tė cilėt kanė udhėtuar me kėtė autobus.

Sipas burimeve jozyrtare, mėsohet se jetėn e ka humbur shoferi Ismajl Pajaziti nga Ferizaj dhe shoferi tjetėr i autobusit, Dragan Mihajlloviq nga Kamenica.

Nga udhėtarėt, dy tė vdekur janė nga rrethina e Rahovecit, Sadik Dellova dhe Bashkim Bytyqi, ndėrsa udhėtari tjetėr qė ka ndėrruar jetė nė kėtė aksident ėshtė Mehmet Shkodra nga Ferizaj. Ndėrsa, ende nuk dihet emri i tė vdekurit tė gjashtė. /KNN
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14009
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Pse deshmitaret vdesin para seancace gjygjesore   Mar 23 Oct - 6:58

http://kosovapress.com/?cid=1,85,153828
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Pse deshmitaret vdesin para seancace gjygjesore   

Revenir en haut Aller en bas
 
Pse deshmitaret vdesin para seancace gjygjesore
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: