AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Bllaca;Faruku ka qen me serb

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13730
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Bllaca;Faruku ka qen me serb   Mar 6 Nov - 16:21

Ekskluzive, Bllaca: Dėshmia e Farukut kundėr UĒK-sė
http://www.lajmeshqip.com/dossier/dossier4/ekskluzive-video-fahrudin-gashi-ky-spiun-i-shumefishte

http://www.lajmeshqip.com/dossier/dossier4/ekskluzive-iii-faruku-uck-kidnapoi-civile

http://www.lajmeshqip.com/kombetare/ekskluzive-ja-aktakuza-dhe-urdherarresti-per-shpresim-uken
http://www.lajmeshqip.com/kombetare/faruku-sherbeu-dick-martyn-dhe-hagen%E2%80%A6-2






“Nė vitin 1996 kam filluar njė shoqėri me zv/komandantin e policisė serbe nė Shtime mė pas me vetė komandantin, Dragan Gjorgjeviq”. Kėshtu ka thėnė nė janar tė vitit 2004, nė njė dėshmi tė fshehtė, pėr tribunalin e Hagės, Fahrudin Gashi – Faruku.
Pėr kėto raporte ai dėshmon se ka pasur pas luftės nė Kosovė probleme tė vazhdueshme me individė tė UĒK-sė.
Personazhi “i tmerrshėm” i procesit maratonik gjyqėsor, nė denoncimin e krimeve tė pasluftės nė Kosovė, nė Rastin Bllaca, Fahrudin Gashi, ka njė anė tė panjohur tė tij, bashkėpunimin e hershėm me hetues tė Tribunalit tė Hagės.
Portali LajmeShqip.com bėn publik pėr herė tė parė dhe ekskluzivisht njė videoinēizim tė shtatė vjetėve mė parė, tė dėshmisė qė Fahrudin Gashi – Faruku e kishte dhėnė pėr Prokurorinė e Tribunalit Ndėrkombėtar tė Hagės, nė cilėsinė e dėshmitarit tė mbrojtur.
Pėrkundėr faktit qė Gashi ėshtė dėshmitar i mbrojtur i Tribunalit, videoregjistrimi amator ėshtė bėrė, siē duket, fshehtas, nga ana pėrfaqėsuesit hetues tė Zyrės sė Prokurores sė Hagės, gjatė intervistimit tė tij, mė 21 janar tė vitit 2004, nė bazėn finlandeze tė KFOR-it, nė Lypjan.
Nga tėrėsia e njė inēizimi shumė mė tė gjatė tė intervistimit tė Fahrudin Gashit nga hetuesit e Tribunalit, Portali LajmeShqip.com publikon kėsaj radhe vetėm dy prej tyre.
Videoja e parė, prej pak mė shumė se 13 minutash, pasqyron pjesėn hyrėse tė bisedės, ku bėhen prezentimet reciproke dhe nė tė cilėn hetuesi ia tregon kushtet e intervistimit Fahrudin Gashit dhe dakordimin e kėtij tė fundit, pėr t’u intervistuar.
Ndėrkaq, videoja e dytė pėrmban njė pjesė tė dėshmisė shumė domethenėse tė Fahrudin Gashit, rreth angazhimeve dhe implikimeve tė tij tė paraluftės, gjatė luftės dhe tė pasluftės nė Kosovė.
Ai tregon se si para luftės ka qenė njė biznesmen i suksesshėm dhe se si nuk ka pasur asnjė problem ndonjėherė me regjimin (serb) nė Kosovė, por pėrkundrazi, sipas tij, ka qenė bashkėpunėtor i mirė i tij dhe, nė tė njėjtėn kohė, aktivist i Forumit Rinor tė LDK-sė. Gajtė luftės, thotė Gashi, jam pėrpjekur tė ndėrtoj raporte tė mira me UĒK-nė dhe tė gjejė mirėkuptimin e tyre, kurse pas luftės, pėr njė kohė, ai, siē dėshmon vetė, ka qenė veprimtar i PDK-sė e mė pas e ka braktisur edhe atė.
Sipas Gashit, ai nė PDK ka qenė vetėm deri nė vitin 2002 dhe tash (nė momentin e intervistimit) nuk ėshtė anėtar i asnjė partie.
Asnjėra parti nuk bėri gjė pėr mua dhe unė nuk qėndrova mė nė to, as PDK e as LDK, dėshmon vetė Fahrudin Gashi.
Gashi dėshmon se ka patur miqėsi tė mirė me policinė serbe nė Shtime, dhe qė nga ajo kohė ka bartur revole me leje dhe gjithmonė ka qenė i privilegjuar i policisė serbe. Ai thotė se ka edhe sot kontakte me ish-policinė serbe nė Kosovė, dhe me ta flet ēdo ditė, duke ruajtur raporte tregtare e shoqėrore dhe se ata e vizitojnė edhe sot nė shtėpi.
Ai thotė se me UĒK-nė, u lidh nė vitin 1998, nė Krojmir, si furnizues i tyre me vegetė, me qėllim qė tė “ndėrtojė” raporte tė mira edhe me ta dhe tė jetė mė i qetė nė punėn e tij.
Kėto dy video ekskluzive janė pjesė e njė serie videosh dhe faktesh tė tilla qė i posedon Portali LajmeShqip.com, nė tė cilat Fahrudin Gashi – Faruku, dėshmon pėr angazhimet dhe relacionet e tij, tė gjitha kėto periudha, para lufte, gajtė dhe pas lufte, me policė e ish policė serbė dhe, nė tė njėjtėn kohė, si bashkėpunėtor i shumėfishtė, siē dėshmon vetė ai, me UĒK-nė dhe partitė shqiptare para dhe pas luftės nė Kosovė.

Faruku shėrbeu Dick Martyn dhe Hagėn…



Prishtinė – Duke iu referuar publikimeve mė tė fundit ekskluzive tė portalit LajmeShqip.com, e pėrditshmja mė e madhe kosovare, Koha Ditore, nė artikullin e sotėm “Ushtari i UĒK-sė, ‘spiunon’ UĒK-nė”, shkruan se Dick Marty mund ta ketė shfrytėzuar dėshminė e Fahredin Gashit pėr ta hartuar raportin e tij me tė cilin e implikon Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nė kidnapimin dhe dėrgimin e civilėve nė Shqipėri.
Gazeta e ka marrė prononcimin telefonik tė Nazim Bllacės, ku ai mohon ta ketė poseduar njė CD tė tillė. “Kėtė video sot e kam dėgjuar pėr herė tė parė”, ka thėnė Bllaca, duke deklaruar se po ta posedonte, ai do ta publikonte qysh me herėt. Megjithatė, Bllaca ka thėnė se ka qenė nė dijeni tė kėtij videoinēizimi dhe se me kohė e ka ditur dhe ka deklaruar se Fahredin Gashi ka bashkėpunuar me Hagėn, kundėr Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
“Duket se dikush ėshtė i interesuar qė kohė pas kohe tė publikojė nga njė CD qė opinion kosovar tė merret me to, sepse janė shumė popullore tė dihet se kush ka qenė spiun i Serbisė e kush patriot dhe tė mos merremi me tema jetike tė Kosovės e qė janė veriu dhe me epilogun se ēka kemi fituar dhe ēka do tė humbim nė tė ardhmen me bisedimet me Serbinė”, ka thėnė shkurt pėr Kohėn Ditore avokati i Azem Sylės, Tomė Gashi, duke dashur ta minimozojė rėndėsinė e zhvillimeve tė kaluara, brenda dhe rreth UĒK-sė, tė cilat i ka publikuar Portali LajmeShqip.com dhe qė kanė shumė rėndėsi, mbase edhe pėr veriun dhe pėr tė gjitha kėto qė po ndodhin sot nė Kosovė e me Kosovėn.
Ndėrkaq, Kolė Krasniqi, avokat i Fahredin Gashit, nė Rastin “Bllaca”, i ka deklaruar gazetės se ka qenė tejet i befasuar me publikimin e kėsaj videoje. Sipas tij, edhe gjatė procesit gjyqėsor, Fahredin Gashi “ka deklaruar se ka dhėnė njė intervistė pėr hetuesit e Hagės” dhe se “nuk e mohon kėtė”, ndėrkohė qė, po sipas avokatit, aty “nuk ka pasur asgjė negative as pėr UĒK-nė e as pėr vendin, por shpjegon njė rrethanė e cila ėshtė nė interes publik”.
Nazim Bllaca i ka thėnė gazetės se e din se kjo video ėshtė diskutuar midis tij, Shpresim Ukės, Qazim Shabanit e Hysri Raės, mė 13 tetor tė vitit 2009.
“Faruk Gashi ka thėnė te Baton Haxhiu (nė njė emision nė Klan Kosova, vėr. LSH) se ‘kam operuar nė Dukagjin’. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse ai e ka bėrė kėtė vetėm pėr ta inkriminuar Ramush Haradinajn”, ka pėrfunduar Nazim Bllaca nė deklarimin e tij pėr Kohėn Ditore, duke i komentuar tri videoinēizimet eksklzuzive tė Portalit LajmeShqip.com.
Portali LajmeShqip.com nė dy ditėt e kaluara ka publikuar tri videoregjistrime, nė tė cilat Fahredin Gashi – Faruku dėshmon pėr hetues tė Prokurorisė sė Tribunalit tė Hagės, me pretendimin se UĒK ka kryer krime nė Kosovė, e ku potencon pėr veten se ka qenė bashkėpunėtor i hershėm i policisė serbe nė Shtime.


Faruku: UĒK kidnapoi civilė…



Prishtinė – Horrori i dėshmisė sė Fahrudin Gashit – “Farukut” dhėnė Prokurorisė sė Hagės, vijon nė 6 minutat tjerė, tė shkėputur nga videoinēizimi ekskluziv.
“…Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka pasur komandė e disciplinė. Pa dijen e komandantit nuk ėshtė bėrė asgjė… UĒK mė ka ēarmatosur dy herė dhe sė fundmi, nė ditėn kur delegacioni kosovar ėshtė nisur nė Konferencėn e Rambujesė, ma kanė marrė pushkėn pėrgjithmonė Fatmir Shurdha dhe Skėnder Hoti, i njohur me emrin “Tigri”. Ata mė kanė ēarmatosur… Ku ka tym ka edhe zjarr, dhe UĒK ka bėrė kidnapime tė civilėve…”, ka deklaruar Fahrudin Gashi – “Faruku”, nė cilėsinė e dėshmitarit tė mbrojtur, nė vazhdim tė dėshmisė sė tij pėr Tribunalin e Hagės.
Portali LajmeShqip.com publikon nė vijim videoinēizimin e pjesės sė tretė, nga njė seri mė e gjatė e dėshmisė sė protagonistit kontravers e engimatik tė Rastit “Bllaca”, tė dhėnė pėr Tribunalin e Hagės, mė 21 janar 2004, nė bazat e KFOR-it finlandez, nė Lypjan.
Gashi, i cili ka pranuar nė pjesėn paraprake tė intervistimit se ka qenė dhe ėshtė ende mik i mirė me pjesėtarė tė ish-policisė serbe nė komandėn e Shtimes, i ka thėnė hetuesit tė Prokurorisė sė Hagės se ka pasur kidnapime dhe zhdukje tė civilėve gjatė luftės nė zona tė UĒK-sė.
Sipas tij, pėr fatin e kėtyre tė zhdukurve dinė mė sė miri komandantėt e zonave pėrkatėse Fatmir Limaj, Komandant Remi, Shkuri Buja, Sylejman Selimi…
Sipas dėshmisė sė Gashit, ata e dinė dhe janė pėrgjegjės pėr secilin tė zhdukur.
“Pa dijen e tyre nuk ka guxuar tė shkrepet asnjė fishek”, potencon Gashi, duke u shprehur i bindur se “nė Shqipėri dhe nė vende tė ndryshme mund tė ketė kampe tė pėrqėndrimit, ku janė mbajtur dhe mbahen ende pengjet e UĒK-sė”, ashtu sikurse, gjithnjė sipas tij, “edhe nė Serbi mund tė ketė kampe ku mbahen pengje dhe tė zhdukur nga Kosova”.
Fahrudin Gashi – “Faruku”, i jep kėto dėshmi para hetuesit tė Prokurorisė sė Hagės, mė shumė se shtatė vjet mė parė, duke i pėrforcuar ato me tė dhėnėn se ka raporte tė mira dhe ka informacione nga tė dyja taborret, edhe nga shqiptarėt e edhe nga serbėt.
Njė nga problemet kyēe tė Prokurorisė sė Tribunalit tė Hagės, pėrpos pėrmbushjes sė dėshmive se “UĒK ka bėrė krime mbi civilėt” ka qenė pėrforcimi i argumentit se “nė UĒK ka pasur hierarki, komandė e disciplinė nė tė gjitha zonat”.
Kjo pjesė e intervistimit tė dėshmitarit tė mbrojtur Fahrudin Gashit, ka tė bėjė pikėrisht me kėtė temė.
Fahrudin Gashi – “Faruku” ėshtė njė prej protagonistėve kyē dhe shumė kontravers nė procesin gjyqėsor nė Rastin “Bllaca”, nė tė cilin ėshtė akuzuar pėr kryerje tė krimeve tė pasluftės nė Kosovė.
Nė ditėt nė vijim, Portali LajmeShqip.com do tė sjellė ekskluzivisht edhe dėshmi e fakte tė reja, qė hedhin dritė mbi shumė ngjarje dhe zhvillime tė pasqaruara pėr kėto tema.

Ja urdhėrarresti pėr Shpresim Ukėn me shokė



Portali LajmeShqip.com, e boton ekskluzivisht dokumentin e aktakuzės dhe urdhėrin pėr fletarrest, tė ngitur ndaj Shpresim Ukės, mė 23 qershor 2011 nga Gjykatėsi i Procedurės Paraprake tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, Viktor Hugo Pardal, qė ėshtė gjykatės penal i EULEX-it, nė nivele tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė.
Sipas aktakzuės dhe urdhėarrestit, Shpresim Uka, i lindur nė Beograd, akuzohet pėr pjesėmarrje nė njė vrasje tė rėndė, atė tė Ibush Kllokoqit, dhe pjesėmarrje nė dy vrasje nė tentativė, t ėcilat kanė ndodhur midis viteve 1999/2000.
Gjykatėsi i EULEX-i ka urdhėruar gjithashtu arrestimin e Sadik Abazit, Driton Hajdarit dhe Shaban Sylės, pėr pjesėmarrje nė krimet e apostrofuara nė rastin Bllaca. Qė tė katėrtit, ashtu siē ka raportuar Portali LajmeShqip.com, janė arrestuar sot dhe janė nė dispozicion
tė drejtėsisė.


Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Bllaca;Faruku ka qen me serb
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: