AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Reshat Sahitaj mohon vrasesin Kelmendi,spiuni

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14281
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Reshat Sahitaj mohon vrasesin Kelmendi,spiuni   Ven 9 Nov - 14:42


Reshat Sahitaj udbashi mohon qe ka gisht Ibrahim Kelmendi ne vrasjen e Jusuf Gervalles,ndoshta vete eshte vrases!
Ky edhe mua ne vitin 1971/72 me kerkoi ndihme qe tja tregoj llogorin ne itali te azilkerkuesve.Kinse ky eshte ne rrerzik ,kinse po e ndjekin policet,vetem pse ishte recitues i nxitur nga garnitura e udbes?Por ēka ndodhi;Te nesermen me moren nga oret e mesimit policia dhe drejte ne sup duke me malltretue .Dhe ne fund pas disa muajve me thane se a ben te shkoj neper llogore qe tua marri emrat e atyre qe gjinden ne llogore.Ja Reshat Patrioti ēka me ka bere?.
Jo vetem me kete,por ky njeri eshte aq i pamoralshem sa qe e ka dite qeni qe isha duke kalue me nje vajze me emrin Drita Krasniqi ,.Kjo ka ndodhe mbas tri viteve ne shkollen e normales.Me kete femer e kisha fatin e jetes ,sepse tri vite isha duke kalue,.Por Reshat Patrioti e kishte ndalur te dashuren time dhe i kishte thene ;Largoju me Haxhiun se une jam aktor,recitues dhe me i bukur se Haxhiu.Ajo ia kishte kethyer keshtu;More i poshter,si ke guxim me i fole keto fjale,a e din se me dite Haxhiu qe je kesi pisi ti then brinjet ?Reshat Sahitaj ka qen kesi qeni.
Dhe e dashura ime e jetes me tu takuar me thote se Reshaati me ka ndal dhe mi ka thene keto fjale!
NUk i besoja fare e kam grushtue te dashuren ku e pata bere krejte te pergjakur ,duke mendue se kjo ka ra ne dashuri me Reshat qenin.I kam bertite a eshte e vertete e mos te shkoj ti beje pyetje qenit ?Mu betua se nese nuk eshte e vertete mytum.
Kam shkue ne klasen e Reshat Sahitajs dhe e kam nxjerr nga ora dhe e pyesi a e ke ndalur Driten dhe i ke thene ndaju nga Haxhiun e kalo me mua.Po thote e kamndalur por nuk e kam dite qe ti je ka kalon me te !
O ja kamngjite qenit per fyty dhe i thash o qen e qysh i ke thene leje Haxhiun e kalo me mua e ti q. te vdekurit.Ra ky gjest i Reshatit dhe u ftoha nga e dashura e jetes ku e humba pergjithemone.

Haxhi Kuēi




Kush e vrau Jusuf Gėrvallėn? - Reshat Sahitaj


Vrasja e Jusuf Gėrvallės ėshtė ndėr vrasjet mė tė mediatizuara nė kėto tri dekadat e fundit, edhe pse nuk ka asnjė dallim nė mes tė vrasjeve tjera tė mėhershme e tė mėvonshme, tė cilat shėrbimi sekret jugosllav i kishte kryer.

Ngjarjet e 1981-tės ndikuan qė mėrgata shqiptare kudo qė ishte tė aktivizoheshin nė shenjė solidariteti me kėrkesat studentore tė asaj kohe. Gjer nė kėtė kohė diaspora shqiptare ishte e organizuar nė grupe e organizata numerikisht tė vogla, nė krye tė tė cilave mendohej se gjendeshin individ kombėtarisht tė pastėr.

Qysh nė fillim tė viteve tė '70-ta, nė Bruksel, Vehbi Ibrahimi e kishte themeluar organizatėn e tij "Ismail Qemaili" , po nė tė njėjtin qytet, vetėm disa metra mė larg, Enver Hadri e kishte krijuar "Rezistenca Kombėtare e Kosovės", qė tė dyja me orientim tė djathtė. Mė vonė, nė Gjermani, Ibrahim Kelmendi kishte themeluar "Fronti i Kuq", Kadri Zeka OMLK-nė, ndėrsa Jusufi ishte i kyēur nė LNĒKVJ, tė gjitha kėto mė orientime tė majta.

Organizimi i demonstratave shqiptare nė metropole tė ndryshme perėndimore do tė ndikonte pozitivisht nė opinionin botėror. Pavarėsisht qė shqiptarėt ishin tė ndarė nė majtistė me yll, e djathtistė me flamurin pa yll, Serbinė do ta shqetėsonin tej mase.

Manifestimet qė organizoheshin nga Jusuf Gėrvalla dhe Kadri Zeka, tė shumtėn e rasteve grumbullonin rreth 50 mijė manifestues. Nė metropolet evropiane kurrė nuk kishte ngjarė qė shqiptarėt tė manifestonin me dhjetėra-mijėra. Kontributin e njė grumbullimi tė tillė manifestuesish pa asnjė dyshim e kishte emri i Jusuf Gėrvallės dhe natyrisht ngjarjet dramatike qė po zhvilloheshin nė Kosovė. Kėsaj duhet shtuar edhe Radio Tiranėn, e cila pas ēdo demonstrate majtiste flitej nė lajmet qendrore.

Grupet djathtiste, duke e parė sė manifestimet majtiste po ua merrnin simpatizuesit e tyre, filluan tė xhelozonin. Disa prej krerėve djathtistė e konsideronin veten mė tė privilegjuar, sepse kėta shumė mė herėt e kishin filluar aktivitetin e tyre kombėtar. Xhelozia e tyre ishte e tepruar dhe tendencioze, aq sa pas pak muajve njė organizatė djathtiste nė Gjermani qė e drejtonte E. F. nuk hezitoi qė nė gazetėn e tij t'i quante Jusufin, Kadriun dhe Ibrahim Kelmendin si spiunė tė Serbisė dhe tė Rusisė.

Grupi djathtist i Brukselit, jo vetėm qė nuk xhelozonte, por pėrkundrazi kur nė Bruksel do tė vijė Kadri Zeka, Enver Hadri do ta marrė lejen pėr organizimin e demonstratės sė 13 qershorit 1981. Vehbi Ibrahimi do tė shkojė nė Gjenevė nė njė demonstratė qė e organizonte Jusuf Gėrvalla, me ē'rast Vehbi Ibrahimi, bashkė me demonstruesit "marksistė" do t'ia thyenin aparatin njė gazetari apo spiuni serb, qė i fotografonte. Madje, mė 18 shtator tė vitit 1981, nė orėn 22:30, Vehbi Ibrahimi kishte arritur nė fshatin Undergrubenbache tė Gjermanisė, te banesa e Jusuf Gėrvallės pėr tė biseduar pėr ēėshtjen kombėtare. Asnjėrit nga tė dy dėshmorėt e ardhshėm nuk i shkonte ndėrmend se i pari do tė binte nė fushėn e nderit vetėm 22 ditė pas kėtij takimi, kurse i dyti tre muaj mė vonė. Asnjėri nga dy martirėt e ardhshėm, qė jetėn ia kishin falur vetėm ēėshtjes sė shenjtė kombėtare, nuk po e dinte se Beogradi e kishte pėrgatitur atentatin kundėr tyre.



Me ē'sy i shikonte Beogradi majtistėt dhe djathtistėt?

Beogradi kishte vetėm njė problem- pasivizimin dhe nėnshtrimin e shqiptarėve. Tė pasivizoheshin aktivitetet shqiptare nė Kosovė dhe nė diasporė. Tė shuheshin nė gjak demonstratat dhe bashkimi i organizatave shqiptare, qofshin ato majtiste ose djathtiste. Beogradi nuk e bėnte dallimin e shqiptarėve majtistė e djathtistė. Pėr Serbinė, ēdo shqiptar qė ishte aktiv duhej tė vritej. Vrasjet duhej kryer duke mos lėnė gjurmė pas tyre. Vrasjet duhet bėrė, por ato duhet tė lėnė pasoja tė mėvonshme direkte ose indirekte.

Nė Gjermani u shėnua atentati i parė politik mbi djathtistin Rasim Zeneli, i cili ende sot ėshtė invalid i pėrjetshėm.

E shtunė, mė 10 tetor 1981, u vra Vehbi Ibrahimi. Gjaku i Vehbi Ibrahimit nė qendėr tė metropolit politik tė Evropės ishte gjaku i parė qė po derdhej pėr lirinė e Kosovės. Vrasja e Vehbi Ibrahimit nė qendėr tė Brukselit ishte viktima e parė dhe atentati i parė politik pėr diasporėn shqiptare. Vehbi Ibrahimi nuk kishte ēka t'i dhuronte mė shumė atdheut veē se edhe pikėn e fundit tė gjakut, pikėrisht ashtu siē ishte betuar me Metush Krasniqin.

Vetėm tre muaj mė vonė, mė 17 janar 1982, u vranė Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi. Pra, Serbia po i vriste djemtė mė tė mirė tė kombit, e jo djathtistėt apo majtistėt. Pėr Serbinė, ēdo shqiptar ishte i rrezikshėm.

Vrasja e Vehbi Ibrahimit mbeti enigmatike sot e asaj dite. Qė tė mos mbetej enigmatike, Serbia e kishte vėnė nė pėrdorim metodėn e luftės psikologjike qė menjėherė tė shpėrndaheshin dezinformatat se vrasja e Vehbiut ishte qėrim hesapesh ndėrmjet grupeve dhe grupacioneve shqiptare. Cilat ishin ato grupe e grupacione qė aludonte Serbia? Asnjė grup nuk ishte kundėr Vehbi Ibrahimit, sepse posti qė mbante Vehbiu nuk paguhej mė para, por me jetė. Vrasja e Vehbiut ende ėshtė enigmatike. Ende qarkullojnė thashetheme se e vrau filani apo fisteku.

Mė 17 janar 1982 u vranė Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi. Gjėja e parė qė Beogradi do tė shkruajė ėshtė e njėjtė si pėr Vehbi Ibrahimin, se vrasja e tyre ishte qėrim hesapesh ndėrmjet grupeve dhe grupacioneve shqiptare. Kjo tezė do tė lansohet dhe do pėrhapet nė tėrė popullin shqiptar qė nga ajo ditė e deri mė sot.

Mbi kė do bie hija e dyshimit si ndihmėsvrasės potencial i Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut?! Kė do ta mallkojė pėr jetė hija e dyshimit pėr vrasjen mizore tė tre dėshmorėve?!

Mbi atė i cili mė sė shumti ka qėndruar afėr tyre! Mbi atė i cili nganjėherė ėshtė grindur! Mbi atė i cili nganjėherė nuk ėshtė pajtuar me metodat dhe strategjinė e Jusufit! Tė gjitha rrugėt e dyshimit ēojnė te Ibrahim Kelmendi. Ibrahim Kelmendi ishte grindur, nuk ishte pajtuar dhe kishte qėndruar afėr tyre, e madje ditėn e kobshme ishte larguar nga banesa e Jusufit. Por, a janė kėto fakte dhe prova tė mjaftueshme qė tė dyshohet nė Ibrahim Kelmendin?! Mendoj se kėto nuk janė fakte kur dihet se Ibrahimi nė ēastin e vrasjes ishte qindra kilometra larg vendit tė ngjarjes. Sikur tė ishin fakte tė mjaftueshme, policia gjermane, qė ėshtė ndėr policitė mė tė zhvilluara dhe mė tė sakta nė Evropė do ta kishte burgosur Ibrahim Kelmendin. Organet e hetuesisė gjermane nuk punojnė nė bazė tė thashethemeve dhe rastėsisė, por ne bazė tė argumenteve dhe provave tė pakontestueshme.



Kush ėshtė Riza Salihu, tė cilin e akuzon Ibrahimi?

Ibrahim Kelmendi, duke e parė se tė gjitha akuzat po rėndojnė mbi tė, do tė pėrpiqet individualisht tė gjejė ndihmėsvrasėsin e tre dėshmorėve. Pėrpjekjet e Ibrahim Kelmendit pėr tė gjetur ndihmėsvrasėsin dhe pėr ta zbardhur rastin, do ta shkarkojė nga njė barrė e rėndė, e cila po ia rėndon jetėn. Nuk ėshtė e lehtė tė jetosh duke ta bėrė tjerėt pas shpine: "Ja vrasėsi i Jusuf Gėrvallės!". Nė kėtė gjendje tė vėshtirė shpirtėrore, Ibrahimi do tė ketė gjetur indikacione tė cilat ndoshta nuk tė shpien te zbardhja e vrasjeve, por nė tė cilat lė pėr tė dyshuar se Riza Salihu ėshtė ndihmės i vrasjeve.

Gjer mė tani, Riza Salihu ishte njeriu mė enigmatik, jo pėr faktin se ai ishte i dyshuar, por ngase nuk e ka parė tė arsyeshme tė shprehet publikisht. Pas tridhjetė vjetėve, Riza Salihu deklarohet publikisht, tani jo vetėm si i pafajshėm, por si akuzues. Bazuar nė deklaratėn e tij dhėnė nė TV Klan Kosova, na del se polica gjermane, nė bashkėpunim me Ibrahim Kelmendin, i ka vrarė tre dėshmorėt tanė. Ēfarė absurditeti?! Ēfarė deklarate primitive dhe antikombėtare?! Riza Salihu e bėnė Serbinė tė pafajshme! Si mund tė pafajėsohet Serbia pėr vrasjen e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit? Jusufi nuk kishte shkuar nė Gjermani pėr tė bėrė luftė kundėr Gjermanisė, por kundėr politikės shfarosėse serbe qė ushtronte mbi shqiptarėt nė Kosovė. Bindjet politike tė majta tė Jusufit e Kadriut nuk ishin kundėr Gjermanisė, por kundėr hegjemonistėve serbė. Tė thuash se Gjermania i paska vrarė dėshmorėt tanė, ėshtė ta shfajėsojmė Beogradin pėr krimet qė i ka bėrė. Gjermania, vendi mė mikpritės dhe mė pėrkrahės i kėrkesave tė shqiptarėve, nuk ka pasur nevojė t'i vrasė shqiptarėt. Akuzėn qė Riza Salihu ia drejton Gjermanisė, mendoj se shumė shpejt organet kompetente gjermane do tė interesohen ta marrin nė pyetje kėtė individ dhe tė rihapet dosja ndoshta e mbyllur e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit. Ta akuzosh Gjermaninė nuk ėshtė e njėjtė si ta akuzosh Ibrahim Kelmendin.



Pse polemizon Hysen Gėrvalla?

Tė jesh nė pozitėn e Hysen Gėrvallės ėshtė shumė rėndė. Tė pėrjetosh vrasjen e dy vėllezėrve e tė qėndrosh nė qelinė e burgut, ėshtė vuajtje psikike e paparė. Tė presėsh e pėrcjellėsh e tė dėgjosh kėshilla e pėrralla nga qindra vizitorė qė ia hanė bukėn e ia lėshojnė nga njė mesele, bėn qė njeriu tė mos jetė nė gjendje tė vendosė ēka ėshtė mirė e ēka keq. Nga tė gjitha ato kėshilla, gjoja nė besim, tė gjitha ato biseda gjoja sikur janė sekrete, por vetėm ia shpalosin Hysenit, ose familjes sė tyre, krijojnė dyshim jo vetėm nė Ibrahim Kelmendin, por nė secilin shqiptar pėr tė cilin i kanė folur nė "besim". Nuk ėshtė e rastėsishme deklarata e Hysen Gėrvallės, kur thotė se pėr vrasjen e Jusufit i ka dy tė dyshimtė nė Gjilan, dy nė Tetovė, dy nė Prizren, dy... Hysen Gėrvalla ėshtė mė i interesuar se ēdo kush tjetėr ta gjejė ndihmėsin e vrasjes sė trefishtė. Hyseni tė dyshuarit nuk i imagjinon, por ai bazohet nė ato qė tjerėt ia kanė thėnė, herė nė besim e herė nė "besim". Hysen Gėrvalla, Avdyli dhe secili anėtar i familjes sė tyre dhe ēdo shqiptar me ndjenja kombėtare nuk ka dėshirė tė vdesė pa e gjetur vrasėsin apo ndihmėsin e vrasjes.

Mendoj se Shėrbimi Sekret Serb, pėr vrasjet politike nuk i ka njoftuar bashkėpunėtoret e tyre. Serbia nuk ka pasur besim t'i tregojė edhe shqiptarit mė besnik se kė do ta vrasin dhe nė cilėn orė do ta vrasin.

Pėr zbardhjen e vrasjes sė trefishtė tė 17 janarit 1982, nė Gjermani, ėshtė mė se e domosdoshme qė Ministria e Punėve tė Brendshme e Kosovės tė kėrkojė nga Gjermania qė tė bėhet ADN-ja e 47 duēave tė cigareve, tė cilat janė gjetur nė vendin e ngjarjes. Qė njėherė e pėrgjithmonė tė mbyllen akuzat e ndėrsjella, do tė ishte e rrugės qė organet kompetente tė Kosovės t'u drejtohen me shkrim organeve gjermane, pėr tė parė se nė ē'fazė gjendet dosja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit.

Ata nuk ranė nė altarin e lirisė pėr qejfet e tyre personale, por pėr ēlirimin e atdheut qė sot ne po e gėzojmė dhe mbajmė poste kyēe, duke iu falėnderuar tė gjithė atyre qė kontribuuan.



Shto tek: Facebook | Furl | Digg | Myspace | Windows Live | Yahoo MyWeb |
VLERĖSO TEKSTIN
4.00
KOMENTE (1 PUBLIKUAR):
prishtinasi nė 18/03/2012 16:16:09

I nderuari i vetquajtur shkrimtar, kritik, patriot, udheheqes...etj etj.
Ju elita e LPK-se qe keni vepru ne mergim(duke ju njohur juve edhe personalisht), jeni nje elite e tradhtareve te kombit, qe keni punu nen direktivat e beogradit, ku disa edhe jo qellimisht i jane bashkuar ketij aktiviteti, duke i lidhur fati me ju personalisht si dhe me shoket tuaj si Ibrahim Kelmendi.
Nje UDB-ash sikur Ibrahim Kelmendi te del dhe te shes mend tash si gjoja po i dika vrasesit e vellezerve Gervalla, dhe po dika shum gjera tjera e duke akuzuar LDK-ne si antikombetare, nuk do me shume komente pos qe te vertetohet ndoshta edhe teza e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova qe UĒK-ja eshte dore e zgjatur e serbise, se po shihet qarte sikur qe po dalin gjanat tash ne shesh se kush ka vra shqiptar edhe kush ka luftu.
Po me duket humbje kohe te m
irrem me juve por nje gje e di se e verteta herdpkur do te del ne shesh.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Reshat Sahitaj mohon vrasesin Kelmendi,spiuni
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: