AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Vrasja e Koēi Xoxit,flete Haxhi Kuēi

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14660
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Vrasja e Koēi Xoxit,flete Haxhi Kuēi   Sam 29 Déc - 14:09

Pushkatimi i Koēi Xoxit
01/08/2011 23:08:00Gazeta C
Font size:
02/07/2011..Nga sot Gazeta C do tė fillojė njė cikėl dokumentesh dhe shkrimesh qė kanė nė synym ,veprimtarinė e Enver Hoxhės si udhėheqės i Shqipėrisė pėr 40 vjet .Shkrimet nuk do tė komentohen por do tė botohen tė plota dhe lexuesi do tė ketė kėnaqėsinė tė nxjerrė vet pėrfundimet ..


Koēi Xoxe ishte njė ndėr udhėheqėsit qė nga Thmelimi i PKSH ...Pse u largua dhe pse u pushkatua?? :



Mė 11 qershor 1949 para dite n oborrin e burgut tė Tiranės nė ora 11-37 minuta u pushkatua Koēi Xoxi, nė moshėn 38 vjeēare. Ndėrsa shėrbimet jugosllave nė atė kohė informonin se Ministrinė e punėve tė Brendshme se Koēi Xoxin e likuiduan; Enver Hoxha me Mehmet Shehun. Hoxha nė pyetjet e Stalinit pėrgjigjet kėshtu: “Kristo Temelko pa rezervė ka pranuar tė gjitha sugjerimet e jugosllavėve qė jepeshin pėr strategjinė e Armatės Shqiptare, por pėr kah origjina ėshtė sllav me prejardhje nga Maqedonia. Ndėrsa Koēi Xoxi ėshtė shqiptar i vėrtetė, por familja e tij ka jetuar nė Maqedoni. Nė Shqipėri ka vetėm pesė fshatra me maqedonas dhe nė jug tė Shqipėrisė jetojnė pėrafėrsisht 28 mijė grek”.


ENVER HOXHA ME KOCI XOXEN
Kėshtu nisi Hoxha rrugėn e shpartallimit tė kundėrshtarėve politikė nė rrugėn e tij pėr tė siguruar pozitėn e tij nė maje tė piramidės partiake. Hoxha duke dashur qė tė forcojė pozicionet e veta partiake e shtetėror filloi gjithnjė e mė tepėr tė luajė rolin e oficerit ndaj gjeneralit, tė cilin Hoxha gati nė ēdo takim e hiperbolizonte, duke qenė nė krah tė bashkimit Sovjetik Shqipėria tash mė kishte marrė pozicionin e prokurorit kundėr Titos dhe Jugosllavisė nė bllokun komunist. Kėto rrethana tė reja e shpėtuan Shqipėrinė nga plani titist pėr ta aneksuar. Nė veēanti pas pėrjashtimit tė Jugosllavisė nga Informbyroja. Pavarėsisht se Stalini nė atė kohė shumė pak shprehte simpati pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi.


Majtas i pari rrjeshti i pare (Koēi Xoxe)prane Enver Hoxhes
Por rrethanat politike tani mė diktonin njė politikė tė disfavorshme pėr Bashkimin Sovjetik nė Ballkan pa humbjeve tė forcave komuniste nė Greqi. Stalini tani mė vetėm te Shqipėria kishte pozicione tė shėndosha nė aspektin ushtarak pėr tė dominuar nė Ballkan. Kjo jepte shpresė edhe shqiptarėve tė Kosovės qė deri tani qėndronte pezull midis Jugosllavisė dhe politikės shqiptare tė komanduar nga Enver Hoxha.

Pas mbarimit tė Kongresit tė Parė tė Partisė, definitivisht u pastrua thelbi revolucionar i Partisė, u ndėrpre kontinuiteti revolucionar i Shqipėrisė, duke u hapur dyert Stalinit pėr tė komanduar Partinė e Punės sė Shqipėrisė. Pra me kėtė formė tė diktatura staliniane si metodė e vetme e udhėheqjes sė Partisė me popullin shqiptar. Orientimet pėr zhvillimin e ekonomisė shqiptare nė vijat kryesore vendoseshin nė Moskė.
____________
Koēi Xoxe(1917 — 11.6.1949) ishte Ministėr i Brendshėm gjatė periudhės prill, 1946 – nėntor, 1948

Ai qe te nxite ti vrasish shoket,prite veten ne varr.Edhe Koēi Xoxi ja berri varrin vetes ne fund.
Haxhi Kuēi

Jetėshkrimi

Emri: Koēi
Mbiemri: Xoxe
Vitlindja: 1911
Vendlindja: Follorinė Greqi
Shkollimi: Nė vitin 1929 ka mbaruar dhe ėshtė diplomuar shkėlqyeshėm nė gjimnazin klasik tė Selanikut
Aktiviteti
Themelues dhe kryetar i parė i Grupit Komunist tė Korēės.
Pjesėtar i mbledhjes themeluese tė Partisė Komuniste Shqiptare. Anėtar i Byrosė Politike dhe KQ tė saj qė nga krijimi.
Nė vitin 1941 dhe 1942 burgoset si antifashist nga italianėt.
Nga 10 korriku i vitit 1942, anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm.
Nė 24 maj 1944 gradohet gjeneral-leitnant nė Kongresin e Pėrmetit.
Nė shkurtin e vitit 1945 emėrohet kryetar i Gjykatės sė Lartė.
Nė vitin 1945, nėnkryeministėr dhe ministėr i Brendshėm.
Nė vitin 1945 merr pjesė nė legjislaturėn e parė si deputet i Kuvendit Popullor.
Nė vitin 1945 bėhet Sekretar Organizativ i Komitetit Qendror tė PKSH-sė.
Nė vitin 1948, ministėr i Industrisė dhe Minierave.
Dekorata
I dekoruar "Hero i Popullit" dhe me medaljet mė tė larta nė Shqipėri.
I dekoruar dhe me shumė medalje tė larta nga Bullgaria, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik etj.
Nė 28 nėntor 1948, arrestohet.
Nė maj tė vitit 1949 dėnohet me vdekje dhe pushkatohet.
Gjuhėt e huaja qė njihte: latinisht, greqisht, bullgarisht, italisht, rumanisht, serbokroatisht dhe frėngjisht
38 vjeē ishte kur u pushkatua. Ai ishte i martuar dhe kishte gjashtė fėmijė.
Akoma dhe sot nuk i dihet ku ndodhet varri i tij.

Katėr misteret qė shoqėruan Koēi Xoxen
Sekretet e njerezve te vdekur
Cilat janė tė fshehtat e ish-ministrit tė Brendshėm qė u dėnua si bashkėpunėtor i jugosllavėve

Ne foton:dallohen (ne plan te pare) nga e majta ne te djathte: Mehmet Shehu, Koci Xoxe, Baba Mustafa Xhani, Enver Hoxha, Spiro Mojsiu, dr Omer Nishani, dr Medar Shtylla, Myslim Peza dhe Haxhi Lleshi. Pas Haxhi Lleshit dallohet nje oficer amerikan i nderlidhjes (me rrethin e kuq ne krah)

Sot, nė rubrikėn "Floripress" do tė jetė ish-ministri i Punėve tė Brendshme, i cili u dėnua nga Enver Hoxha duke u akuzuar si bashkėpunėtor i jugosllavėve. Katėr vjet pas ēlirimit tė vendit, Koēi Xoxe qė deri nė atė kohė ndodhej nė majėn e pushtetit u shpall tradhtar i vendit. Pikėrisht mė 28 nėntor tė vitit 1948 ai arrestohet dhe disa muaj mė pas nė maj tė vitit 1949, ai pushkatohet nga regjimi asaj kohe. Eshtrat e njeriut qė ishte numri dy nė hierarkinė e pushtetit pas Enver Hoxhės ende nuk janė gjetur edhe sot. Tė shumta janė dyshimet pse u mor njė vendim kaq i rėndė nga ana e diktatorit Hoxha pėr njeriun e tij mė tė besueshėm, qė pėrveēse kishin qenė tė afėrt gjatė Luftės, ata i sollėn marrėdhėniet drejt njė konsolidimi sidomos me vendosjen e Pushtetit Popullor deri nė vitin 1948, ku Koēi arrestohet.

Pse Enver Hoxha e dėrgoi Koēi Xoxen nė Greqi, cili ishte gjenerali qė ai takoi dhe pėr ēfarė diskutuan?
Ka qenė nėntori i vitit 1943, kur Enver Hoxha thėrret Koēi Xoxen dhe e ngarkon me detyrė qė tė shkonte nė Greqi pėr tė takuar gjeneralin grek Sarafis, qė ishte komandant i forcave tė armatosura tė EAM-it. Koēi mori me vete dhe Nesti Kerenxhin dhe shkuan e takuan gjeneralin grek qė ishte i vendosur me trupat e tij nė zonėn e Kozhanit. Me nisjen e tij nga Shqipėria askush nuk mori vesh se cili ishte qėllimi i kėsaj vizite. Nė atė kohė u aludua pėr njė ardhje tė gjeneralit grek nė forcat shqiptare, duke luftuar sė bashku me partizanėt shqiptarė. Por ky variant u hodh poshtė duke parė reputacionin dhe famėn e gjeneralit grek Sarafis, i cili nuk mund tė dezertonte nga forcat e vendit tė tij. Nga dokumentet arkivore por dhe nga dėshmitarė tė asaj periudhe ėshtė hedhur dritė mbi kėtė takim, sikur gjatė takimit Koēi Xoxe i ka kėrkuar gatishmėrinė dhe miratimin e Enver Hoxhės pėr krijimin e Shtabit tė Pėrbashkėt Ballkanik, gjė tė cilėn Enver Hoxhės ia kishte kėrkuar Tito me anė tė tė dėrguarve tė tij nė Shqipėri. Gjenerali grek Sarafis, nė mėnyrė kategorike nuk e pranoi njė propozim tė tillė, duke i thėnė Koēi Xoxes qė ėshtė krejt i pavend krijimi i njė shtabi tė tillė. Kėshtu, Koēi Xoxe kthehet tek Enveri me mos miratimin nga ana e grekut tė kėtij projekt-plani i aleancės Tiranė-Beograd. Pas kėtij dėshtimi, Enver Hoxha e hedh poshtė qė tė ketė bėrė njė propozim tė tillė duke thėnė qė Koēi Xoxen e kishte dėrguar nė Greqi pėr njė mision tjetėr qė nuk kishte tė bėnte me takimin me gjeneralin grek Sarafis. Mė pas me urdhėr tė Shtabit Pėrgjithshėm, Koēi u caktua tė shkonte nė qarkun e Korēės nė zonėn e Gorė-Oparit. Ai punoi nė atė zonė deri nė mbarimin e Luftės, ku dha njė kontribut tė madh nė organizimin e Lėvizjes Antifashiste me brigadat partizane. Koēi gjithashtu mori pjesė nė Kongresin e Pėrmetit, ku ju dha grada gjeneral-leitenant, qė ishte e dyta pas Enver Hoxhės qė u gradua gjeneral-kolonel dhe gjithashtu u emėrua nė funksionin e zėvendėskryeministrit tė qeverisė sė pėrkohshme qė doli nga ai Kongres, duke qenė direkt zėvendėsi i parė i Enverit nė tė gjitha funksionet e tij.
A qėndrojnė akuzat e rėnda qė u thurėn kundėr Koēi Xoxes pėr afro 40 vjet nga propaganda e pushtetit komunist dhe personalisht tė Enver Hoxhės, i cili e akuzonte ndihmėsin dhe bashkėpunėtorin mė tė ngushtė tė tij si njeriun mė tė errėt nė historinė e Shqipėrisė dhe agjent tė jugosllavėve qė kishte mbėshtetjen e Titos? Pse u pendua Bedri Spahiu, prokurori i Gjyqit Special tė bėrė ndaj Koēi Xoxes?
Njė mister tė tillė mė mirė se prokurori i Pėrgjithshėm i asaj kohe, Bedri Spahiu, nuk mund ta zbardhė askush tjetėr. Dėnimi pėr Koēi Xoxen ishte kapital dhe tepėr i rėndė. Me daljen nga burgu pas viteve '90, Bedriu u shpreh se ishte penduar qė kishte dėnuar njė figurė siē ishte Koēi Xoxe. Spahiu ishte prokuror i tij dhe kėrkoi dėnimin e rėndė. Ndėrsa mė vonė, ish-prokurori i Pėrgjithshėm, Spahiu, u vu vetė nė bankėn e tė akuzuarve. Ashtu sikurse e deklaron vetė, ai u detyrua qė tė deklaronte se Koēi Xoxe ishte fajtor. Duhet thėnė qė pendimi i Bedri Spahiut bėhet mė i besueshėm kur kujton qė kėta tė dy kishin marrėdhėnie jo fort tė ngrohta. Me vdekjen e tij, Koēi xoxe mori dhe shumė mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllaveve? Kishte plane pėr rrėzimin e Enver Hoxhės, donte apo njė rilidhje me shtetin fqinj, kėto e tė tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjatė gjithė periudhės qė Enver Hoxha ishte gjallė, deri nė vitin 1985 propagandoi me tė madhe qė Koēi Xoxe e kishte tradhtuar atė vetė por edhe atdheun, duke punuar pėr armiqtė mė tė mėdhenj siē i cilėsonte Enver Hoxha, jugosllavėt. A ishte Koēi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e dėnoi Enveri me njė motivacion tė tillė absurd po t'u referohesh rrethanave tė kohės? Nė kohėn e Luftės, Shqipėria kishte marrėdhėnie shumė tė mira me shtetin jugosllav. Kjo erdhi pėr njė sėrė arsyesh, por sidomos pėr faktin qė kishin njė qėllim tė pėrbashkėt atė tė luftimit tė armikut nazi-fashit, i cili kishte marrė me dhunė territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt njė ideali siē ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftės edhe marrėdhėniet midis kėtyre dy vendeve filluan tė ftoheshin. Kėshtu, nė vitin 1948 vjen dhe divorci i njė marrėdhėnieje disavjeēare. Por kėtė zhvillim do tė vinin dhe viktimat e para pas saj. Kėshtu Koēi Xoxe, i cili kishte qenė nė marrėdhėnie mjaft tė mira me jugosllavėt, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese si njė agjent me rrezikshmėri tė lartė dhe njė devijant i asaj qė quhej "vija e Partisė". Goditjen mė tė madhe ndaj ushtarakėve tė lartė, Enver Hoxha e filloi nė prag tė Kongresit tė Parė tė PKSH-sė. Asokohe dhe mė pas gjatė vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkėpunėtorin e tij mė tė afėrt gjeneral-leitenant, Koēi Xoxen.
A ėshtė pėrgjegjės Koēi Xoxe pėr terrorin e egėr komunist qė ndodhi gjatė viteve 1945-1948, kur ai ishte nė postin e ministrit tė Brendshėm, ku u eliminuan apo u zhdukėn fizikisht njė pjesė e madhe e bashkėpunėtorėve tė ngushtė tė Hoxhės, pa pėrmendur kėtu kundėrshtarėt e krahut tjetėr politik, apo Xoxe ka qenė thjesht njė zbatues i bindur i shefit tė tij nė tė gjithė ato krime?
Pasi Shqipėria doli nga Lufta e Dytė Botėrore, e cila zgjati disa vjet kundėr pushtuesve nazi-fashistė u radhit nė vendet fituese tė kėsaj lufte qė i kushtoi shtrenjtė si nė aspektin e forcave njerėzore ashtu dhe nė ato materiale. Nė fillim tė vitit 1945, me vendosjen e Pushtetit Popullor nė postet kyēe tė drejtimit tė vendit u vendosėn pikėrisht ata qė kishin luftuar gjatė Luftės. Njėri prej tyre ishte dhe Koēi Xoxe, i cili u vendos nė krye tė grupit tė Gjyqit Special qė do tė gjykonin tė gjithė ata qė ishin kundėrshtarė tė pushtetit, por do tė gjykonte dhe njerėz brenda vetit. Tė gjithė ata qė u cilėsuan kriminelė tė Luftės nė vitet 1945-1948 u gjykuan nga Koēi Xoxe. Si kryetar i kėtij grupi Special, Xoxe ishte mbikėqyrės e gjithė seancave gjyqėsore ku bashkė me prokurorin e Pėrgjithshėm, Bedri Spahiu, dhanė dėnime me tė vėrtet tė rėnda pėr shumė persona. Nga shumė dėshmitarė tė asaj kohe dėnimet qė jepeshin nga ky grup ishin tė gjitha tė paramenduara. Kėshtu edhe pse marrja e vendimit ishte nga Koēi Xoxe dhe Bedri Spahiu, pėrsėri ishin porositė e Enver Hoxhės ato qė i vinin vulėn pėrfundimisht. Pra, Koēi Xoxe apo dhe Bedri Spahiu ishin si tė thuash vegla tė njė regjimi tė egėr qė po instalohej nė Shqipėri me nė krye Enver Hoxhėn. Pas pėrfundimit tė kėtyre gjyqeve tepėr delikate pėr personat qė dėnoheshin, Koēi Xoxe u konsolidua si njeriu mė i besuar i Enver Hoxhės dhe bashkėpunėtori mė i ngushtė i tij me njė pushtet politik absolut. Kėshtu ai pėrveē postit tė zėvendėskryeministrit u emėrua dhe ministėr i Brendshėm, dhe gjithashtu ishte dhe nė funksionin e Sekretarit Organizativ tė PKSH-sė, duke qenė numri dy pas Enver Hoxhės qė ishte Sekretar i Pėrgjithshėm. Nė mėnyrė definitive mund tė thuash se duke parė raportet midis Koēi Xoxes dhe Enver Hoxhės nuk mund tė aludosh pėr veprime tė Koēit pa miratimin e Enverit. Kėto ngelen nė kuadrin e misterit, pse prishja e marrėdhėnieve me jugosllavėt pati kėtė efekt edhe te marrėdhėniet e Enver Hoxhės me Koēi Xoxen.
A kishte ndonjė plan pėr eliminim e klerikėve nga ana e Koēi Xoxes dhe Enver Hoxhės? Ēfarė tha Koēi nė praninė edhe tė Bedri Spahiut nė shtėpinė e Enver Hoxhės, ku thureshin plane dhe intriga pėr kundėrshtarėt?
Nė sistemin njė partiak shumė vendime merreshin edhe nga biseda direkte midis udhėheqėsve. Menjėherė pas Luftės, dy nga njerėzit mė tė rėndėsishėm ishin Enver Hoxha dhe Koēi Xoxe. Njė rast tė tillė e ka sjellė Bedri Spahiu nė kujtimet e tij. Ai thotė se Enveri dhe Koēi hartuan njė plan pėr tė zhdukur klerikėt qė ndodheshin nė Shqipėri me metoda tė fshehta duke krijuar skenarė qė tė sillnin enigmatizimin e zhdukjes sė tyre. Nė njė bisedė tė bėrė midis Koēi Xoxes dhe Enver Hoxės pa praninė e tė tretėve, nė vitin 1946 aludohet nga Bedri Spahiu se ata tė dy po krijonin skemėn e zhdukjes sė njerėzve tė fesė. Bedri Spahiu nė kujtime e tij thotė se "Njė ditė shkova te shtėpia e Enver Hoxhės, aty ishte dhe Koēi Xoxe. Ata po bisedonin kur u ula. Koēi tha si vazhdim i bisedės sė lėnė pėrgjysmė, a, mė saktė, si ndėrrim teme: "Tė poshtėr e tė rrezikshėm janė kėta priftėrinjtė qė shkojnė e tė vėnė armė nė altarin e kishės…". Enveri i pėrgjigjet: "Ata bėjnė punėn e tyre, derisa ne na mungon vigjilenca dhe i mbyllim sytė para tyre". Jo, jo ia ktheu Koēi, nuk u ka munguar vigjilenca e organeve tė Sigurimit, pėrkundrazi kanė qenė ata qė e kanė zbuluar kėtė krim tė shėmtuar". Nga ky bisedim i Koēit me Enverin del qartė sipas Bedri Spahiut, se "ata donin tė mė mbushnin mendjen jo pėr ekzistencėn e njė fakti, por pėr tė mė bindur nė vėrtetėsinė e njė trillimi".

Misteret

1. Pse Enver Hoxha e dėrgoi Koēi Xoxen nė Greqi, cili ishte gjenerali qė ai takoi dhe pėr ēfarė diskutuan, a ka pasur ndonjė plan pėr njė federatė ballkanike tė organizuar nga Enver Hoxha dhe Tito? Pse Koēi Xoxe ishte njeriu mė i besuar i Enverit duke i dhėnė postin e zėvendėsit tė tij?

2. A qėndrojnė akuzat e rėnda qė u thurėn kundėr Koēi Xoxes pėr afro 40 vjet nga propaganda e pushtetit komunist dhe personalisht tė Enver Hoxhės, i cili e akuzonte ndihmėsin dhe bashkėpunėtorin mė tė ngushtė tė tij si njeriun mė tė errėt nė historinė e Shqipėrisė dhe agjent tė jugosllavėve qė kishte mbėshtetjen e Titos?

3. A ėshtė pėrgjegjės Koēi Xoxe pėr terrorin e egėr komunist qė ndodhi gjatė viteve 1945-1948, kur ai ishte nė postin e ministrit tė Brendshėm, ku u eliminuan apo u zhdukėn fizikisht njė pjesė e madhe e bashkėpunėtorėve tė ngushtė tė Hoxhės, pa pėrmendur kėtu kundėrshtarėt e krahut tjetėr politik, apo Xoxe ka qenė thjesht njė zbatues i bindur i shefit tė tij nė tė gjithė ato krime?

4. A kishte ndonjė plan pėr eliminim e klerikėve nga ana e Koēi Xoxes dhe Enver Hoxhės? Ēfarė tha Koēi nė praninė edhe tė Bedri Spahiut nė shtėpinė e Enver Hoxhės?


Fakte mbi gjyqin


1948, nė Plenumin e KQ-sė tė PPSH-sė hidhen akuzat e para ndaj Koēi Xoxes, ku shpallet armik i popullit nga Enver Hoxha dhe anėtarėt e tjerė tė Byrosė Politike tė asaj kohe.

11 qershor tė vitit 1948 bėhet gjyqi pėr Koēi Xoxen, ku ai shpallet fajtor. Gjyqin e drejtonte Bedri Spahiu, i cili kishte qenė sė bashku Koēin nė grupin e Gjyqit Special ku kishin dėnuar shumė figura tė asaj kohe. Gjyqi u bė pa praninė e Koēit dhe pas kėtij gjyqi ai arrestohet.

28 nėntor 1948 arrestohet Koēi Xoxe si armik i popullit dhe agjent i huaj, dhe burgoset nė burgun e ri tė Tiranės, ku mbahej nėn masa tė rrepta sigurie.

Fillim maji i 1949-s, shpallet fajtor pėr tė gjitha akuzat dhe nga gjykata i jepet dėnimi kapital, ai me vdekje. Deri mė sot akuzat mė tė rėnda janė ato tė bashkėpunimit me jugosllavėt si shkelja e parimeve tė Partisė duke u bėrė pjesė e agjenturave tė huaja.

Maj 1949, nė moshėn 38-vjeēare pushkatohet sipas vendimit tė marrė mė parė nga Gjykata e Lartė edhe sot nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e Koēi Xoxes.
Koci Xoxe shkoi ne Greqi jo vetem sic thote gazeta, por si shoqerues i Vukmanovic Tempos per tu lidhur me shtabin e partizaneve greke....Roli i tij ka qene me teper si perkthyes i Tempos dhe jo rol diskutanti e propozuesi....Te pakten ne nje reviste te historise ushtarake greke ky ishte opinioni i shkruesit te artikullit.....Tempoja ishte i derguar nga Titoja ( dhe Dimitrovi) qe te bisedonte me greket dhe ti afronte per te krijuar nje shtab te perbashket jugosllavo-greko-bullgaro-shqiptar , si dhe mundesin e krijimit te nje Federate Ballkanike mbas lufte....Greket refuzuan sepse faktikisht Bullgaria gjate LIIB kishte te pushtuar pjese te territorit grek dhe Tempoja insistonte qe pas krijimit te Federatet Ballkanike ky territor ti ngelej Bullgarise...Mosmarreveshje pati dhe per ceshtjen e Maqedonise ( krahines greke me emrin Maqedonia) ku kishte nje shumice sllavesh.....Se cfare iu premtua grekeve si shkembim revista nuk e qartesonte ( ose nuk donte ta qartesonte)....Por nje gje u be e qarte se greket refuzuan propozimet e Tito-Dimitrovit.
http://floripress.blogspot.com/2011/08/pro-et-contra-falsifikoi-enver-hoxha.html



**************

Gazeta C



Share on: Facebook del.icio.us Digg StumbleUpon Twitter
Komentes (2 derguar):
pellumb lamaj.USA ne 08/09/2011 17:29:47 Repliko

P.K SH ishte nje organizate terroristesh ku te gjithe padyshim lyen duart me gjak te pfajshem....Nje nga keta kriminel bastard ishte dhe Koci Xoxe ose teneqexhiu Korces qe i ngarkuar nga serbet ,zhduku ajken e inteligjences shqiptare....Ai eshte po aq fajtor sa dhe Hoxha dhe gjithe banda bolshevike e Tiranes.......
1
Haxhi Kuēi ne 28/12/2012 17:40:04 Repliko

Enveri i vrau shoket e idealit Lucer ,qe ti laje mekatet e bera ndaj shqiptareve.

Se ēka eshte me e keqja jone se enverizmi eshte perhapur shume ndere shqiptar e sidomos ne tradhetar duke u pasurue mbi gjakun e martireve.

Kur ndere nje popull shpallen atdhetaret tradhetar,ik nga ky pis popull.

Ate Gjergj Fishta nuk e ka pasur lehte kur ka thene;Le ta dij tere populli mbare
se prej sodit me Fishta nuk eshte shqiptar.
Amerika i perkrah keta tradhetar dhe mu keta tradhetar po na qeverisin me shekuj te tere.
Pra;
Si qem nen sundim te serbeve,grekerve,apo ne pavaresi shqiptari lumturi nuk ka.
Pos lumturin e shejoin tradhetaret .Oj amerike oj gjygjesore nderrona vendet,tradhetaret ti shtypim bile nje vit.
Mbahu nene mos ke frike se tradhetaret i kemi edhe ne amerike.
Ne amerike e ēdo cep te botes na premtojne bashkim ne vorber.
Sa milion shqiptar qe jemi 90 % nga keta na shtypin duke na regjur leguren.E dhjete nga ne duhet te punoim per keta dhe veten.
U pa edhe lufta e fundit e uēk es.U betuan se po luftoin per bashkimin e trojeve dhe kosova as e pavarur as e gjalle.
E nisen edhe luften ne maqedoni,dhe ne vend te bashkimit me shqiperine i riroberuan shqiptaret per ēfare qellimi ?Per ti roberue nuk ka pasur nevoje lufta ,vetem se u masakruan civilet shqiptar,ua kallen shtepit,u dhunuan femrat e mjera,u debuan nga shtepit e tyre,u plaqkiten ne formen me mizore e ēka jo o te mjeret ju qe po perjetoni prape mizorin.Dhe ne vend qe tju thone se ju tradhetuam,ata komandanta ju kercnohen se ua pruren nje jete ma te lumture.
E njeta tradheti u be edhe ne Luginen e Prsheves.

Enveristet atdhetarin vertete e shpallin tradhetar qe mos te kete perkrahje ne mesin e popullit.Kur mua me etiketoin tradhetar edhe Perendin e shpallin tradhetar .
Enveritet siq jane Avdi Ibrahimi,Reshat Badallaj dhe njefare Bahtir Hamza ne Kanada,qe informohet nga keta dy qe atdhetaret ti etiketon spiuna te serbise ,dhe keta dy menjeherit na etiketoin si spiuna te serbise pa qen as dhe nje germe e vertete.
Keta edhe mua me shpallen tradhetar pa fakte ,pos per ti ruajtur ftyrat e tyre enveriste.
Keta e shpallen edhe Kadri Manin spiun te serbise,vetem pse Reshat Badalles i thote se ke gishte ne vrasjen e Ahmet Krasniqit.Ku Reshat Badallaj i kundervihet Kadri Manit kinse i ka vrare ne nje podrum te prishtines Nuhi Berishen dhe Rexhep Malen.
Kur dihet mire se Nuhiun e ka nxite Avdiu me qellim me mesimet enveriste duke iu kercnuar se eshte spiun serb.Me qellim qe te nesermen Nuhiu te kacafytet me forcat serbe,dhe vertet vritet tek Kodra e trimave ne prishten e jo siq e cek Reshat Zagar Badallaj kinse i ka vrare Kadri Mani.Ky Reshat bazohet ne storjen e Bahtir Hamzes qe e shife kinse Kadri Mani i ka vrare ne nje podrum.Kjo eshte metoda enveriste vrai atdhetaret qe mos te ken kundershtar...PO ky zagar e etiketon edhe Isuf Gervallen si udbash te srbise.Zot runa nga tradhetaret,qe po na shiten si ēlirimtar.
I kisha lutur ata shqiptar qe ndihen te nenshtruar nga tradhetaret shqiptar qe te bejne ndonji marveshje me qeverin e SHBA ve qe te na nxjerrin nga kjo vorber shekullore.
Nuk ēenka ne pyetje armiku i jashtem serbogrek,qe ēenkemi nen sundim me shekuj,por ēenka ne pyetje se tradhetaret pa keta armiq nuk munden te na shtypin vete.

Ky eshte qelsi i se vertetes.
Nese vazhdon keshtu ne ēka do te konvertohen shqiptaret ?

Zgjohunu shqiptar nga gjumi dhe vezhgone veten duke bere monolog se ku jemi?Ka do na shpie kjo erresire?

Rrofte populli i shtypur shqiptar.
Vdekje tradhetareve ,por me ndihmen e Amerikaneve qe jane keta qe marrin vendime,se si duhet te nderhyne ne kesi rastesh.

Ju betohem ne Perendi e ne drejtesi se kjo qe e kam shkruar eshte me se e vertete.
Zoti e bekofte Ameriken,si nje gjygje te njerezise.Kjo Amerike eshte qe ka mundesi te bene ndryshime ndere shqiptar,sikurse Perendia.

Ushtar i pare i Amerikaneve do ti behesha me tere qenjen time njerezore vetem qe keta tradhetar ti mposhtim njehere e pergjithemone.
E di qe kryengritja do te jete edhe me e veshtire se ne Siri!
Por besoi ne fitoren e plote te shqiptar
eve te vuajtur.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14660
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Vrasja e Koēi Xoxit,flete Haxhi Kuēi   Sam 29 Déc - 15:21

http://gazetac.com/index.php/enciklopedi/dosjer-histori/10266-pushkatimi-i-koci-xoxit.html

http://gazetac.com/index.php/enciklopedi/dosjer-histori/10266-pushkatimi-i-koci-xoxit.html
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Vrasja e Koēi Xoxit,flete Haxhi Kuēi
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: