AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Resht Sahiti

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13738
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Resht Sahiti   Lun 2 Oct - 14:41

reshat sahitaj thotė:
13 Qershor 2006 @ 7:03 am

Mes dy polemikash

Kadare, djallėzia e shkrimtarit qė hedhė gurin dhe fshehė dorėn

nga Reshat Sahitaj

Kadare paraqitet engjėll nė lėkurėn e djallit. Deklaratat e tij politike ndėr mė tė njohurat janė teoritė e tij pėr tri luftėrat qė u zhvilluan nė trojet shqiptare. Pėr lexuesit dhe opinion e gjerė janė tė freskėt artikujt e Kadaresė kur thoshte se lufta qė zhvillonte UĒK-ja ėshtė e dėmshme, dhe se shtetet perėndimore do na merrnin si terroristė.

Polemikat nė mes tė kolosėve tė filozofisė, tė letėrsisė etj., janė tė nevojshme pėr nė njė shoqėri primitive apo nė evolucion drejt civilizimit. Nėpėrmjet polemikave tė tilla dikujt i hapen sytė e dikujt i mbyllėn varėsisht prej sferės sė interesave tė polemizuesve. Nė vende tė civilizuara tė shumtėn e rasteve polemikat zhvillohen jo pėr interesa e xhelozi personale, por pėr hir tė ndriēimit tė ndonjė teorie shkencore apo pėrvetėsimit tė punės studiuese profesionale. Polemika, respektivisht pėrgjigjet e Ismail Kadaresė i takojnė dhe i ngjajnė polemikave tė ZH. ZH. Rusos dhe Volterit, por fatkeqėsisht Kadare nuk polemizon dhe nuk e mbron krijimtarinė e tij profesionale. Kadare akuzon, hedh baltė e pluhur duke u munduar tė njollosė figurėn e studiuesit tė njohur Rexhep Qosja.

Pse ngrihet kundėr Qosjes? Pse Kadare nuk e mbron krijimtarinė artistike tė tij por deklaratat e tij?

Ngritja e tij kundėr Rexhep Qosjes ėshtė evidente dhe normale, ngase secili njeri dėshiron tė mbrojė interesat personale, shoqėrore e kombėtare. Nė kėtė rast Kadare nuk ėshtė hedhur tė mbrojė interesat as shoqėrore e as kombėtare, por thjesht ato personale, qė djallėzisht di tė ruajė gjakftohtėsinė. Nė mėnyrė perfide akuzon pa iu diktuar urrejtja dhe sadizmi i tij antikosovar qė po ashtu mjeshtėrisht e kamuflon nė emėr tė internacionalizmit nė romanin e tij proserb “Ēėshtje marrėzie” faqe 66.
Pas kritikave tė Qosjes, ėshtė pritur dhe ishte krejt normale, qė Kadare tė pėrgjigjej dhe e kundėrta as qė imagjinohej. Dihej se ai do tė reagonte ngase Qosja kishte analizuar veprėn e Ismail Kadaresė dhe kishte zbuluar kodin e gjuhės sekrete tė shkrimtarit shqiptar tė madh por njeriut shpirtngushtė e tė vogėl. Qosja kishte arritur ta deshifronte kodin e gjuhės sė dyfishtė tė Kadaresė qė vetėm ai din ta pėrdorė gjuhėn e tij me dy tehe: kur i bie mirė gjithnjė lė hapėsirė pėr t’u penduar, pėr t’u “korrigjuar”. E atij ēdoherė i bie mirė. Ēdoherė Kadare ka hapėsirė pėr pendime e korrigjime. Nuk po hyjmė nė periudhėn e tij kur ishte besniku i Nėnės Parti, sepse shumica e krijuesve duhej tė kalonin nėpėr atė urė besnikėrie e devotshmėrie, nė tė kundėrtėn tė digjte flaka e Partisė.
Mirėpo, Kadare ka lėnė hapėsirė qė edhe kėsaj periudhe tė tregohej se ishte krijues disident, gjė qė ėshtė gėnjeshtėr e kulluar. Shkrimtar disident tė vėrtetė ishin Solzhenicini e shumė shkrimtarė tjerė rusė, polakė, ēekosllovakė etj., e jo Kadare. Kadare ngrihet pėr t’i mbrojtur deklaratat e tij politike qė gjithnjė i kishte tė gabuara dhe destruktive, pėr tė mos thėnė antikosovare. Kjo ėshtė arsyeja qė Kadare mllefoset dhe tmerrohet ndaj vetvetes por qė fajin ua hedh tė tjerėve.
Kadare paraqitet engjėll nė lėkurėn e djallit. Deklaratat e tij politike ndėr mė tė njohurat janė teoritė e tij pėr tri luftėrat qė u zhvilluan nė trojet shqiptare. Pėr lexuesit dhe opinion e gjerė janė tė freskėt artikujt e Kadaresė kur thoshte se lufta qė zhvillonte UĒK-ja ėshtė e dėmshme dhe se shtetet perėndimore do na merrnin si terroristė, pastaj kur luftimet kaluan nė trojet shqiptare nė Maqedoni, Kadare po ashtu ishte kundėr luftės qė bėnte ushtria jonė kundėr forcave maqedonase, e pėr luftėn qė zhvillohej nė Luginėn e Preshevės, shkrimtari ynė Kadare po ashtu ishte kundėr kėsaj lufte.
Pak para se kėto luftėra tė pėrfundonin, Kadare dinte ta pėrdorte gjuhėn e korrigjimit duke deklaruar nė favor tė ushtrisė sonė. Kadare di tė ushqehet me dy e mė shumė lugė, sepse ashtu e ka kalitur Nėna Parti.
Nuk po e cek deklaratėn e Kadaresė para pak vjetėsh, kur thoshte se nė Kosovė nuk ka letėrsi, por kur opinioni i indinjuar reagoi, Kadare e korrigjoi veten pėr tė mbetur i pastėr bilur. Kadare nuk e ka hallin e pastėrtisė as kombėtare e as njerėzore por hallin se po humbte gjysmėn e lexuesve shqiptarė e sidomos simpatinė e kosovarėve tė diasporės, prej tė cilėve ka zhvatur dhe vazhdon tė zhvatė.
Po tė analizohet mirė “Kadare: Pabesia e njė polemisti”, nuk mbetet as dyshimi mė i vogėl se Kadare i ka pėrgatitur mirė pėrgjigjet e tij ngase fjalitė i ka tė strukturuara, gjė qė po tė ishte pėrgjigjur verbalisht nė mėnyrė spontane, tė gjithė i dinė fjalitė e tij, qė dukshėm dallojnė nga ato tė shkruara. Pra, Kadare gėnjen qė nė fillim tė intervistės sė tij kur thotė se i pėrgjigjet kėrkesės sė gazetarit se ai nuk e kishte ndėrmend tė merrej me polemikė. Qė nė fillim tė intervistės Kadare i peshon fjalėt, dhe me njė fjali dėshiron tė rrėnojė tėrė veprimtarinė e Rexhep Qosjes, duke e gjuajtur pikėrisht me pabesi nė kampin e Serbisė.
Kadare pėr ta larė veten, nė mėnyrė tė sofistikuar Qosjen e njollos duke e quajtur si njeri qė e mbron teorinė e serbėve. Kadare e pėrdor tėrė djallėzinė e tij dhe arsenalin e fundit qė ka ndėr duar pėr tė shpėtuar veten duke ia hedhur tėrė fajin Rexhep Qosjes, e madje duke e quajtur njeri qė mbron tezėn serbe. Mė kėtė ai ka vjellė helmin e tij tė kamotshėm jo vetėm kundėr Qosjes, por kundėr tėrė intelektualėve shqiptarė qė jetėn ia kushtuan ēėshtjes kombėtare. Kadare ėshtė dashur ta pėrdorė tėrė arsenalin e tij sepse ai nuk ėshtė mėsuar qė tė kritikohet nga qytetarėt e Kosovės. Jo. Qytetarėt e Kosovės kanė halle mė tė mėdha. Qosja e qytetarėt e Kosovės nuk e akuzuan Kadarenė as atėherė kur villte vrer kundėr bijve dhe bijave qė luftonin me ushtritė armike. Nuk e kritikuan Kadarenė as atėherė kur deklaronte kundėr tėrė shkrimtarėve tė Kosovės. Jo. Qosja dhe qytetarėt e Kosovės nuk e kritikuan as atėherė kur iku nga Shqipėria e pas tij krijoi konfuzitet, shpėrngulje dhe tollovi tė paprecedent nė tėrė historinė shqiptare. Nuk e kritikuan sepse ne jemi mėsuar tė sakrifikojmė veten pėr Shqipėrinė dhe shqiptarinė. Le tė na fyejė, thoshin kosovarėt, sepse duke na fyer ndoshta i ndihmon vetes, e duke i ndihmuar vetes i ndihmon shqiptarisė.
Fyerjet e Kadaresė janė tė rėnda, janė infantile dhe nė vend se tė ngrihet rrokullis veten nė fund tė humnerės.

Nė kėrkim tė cilit flamur ėshtė Qosja, e nė kėrkim tė cilit flamur ėshtė Kadare?

Kadare shkruan gjegjėsisht se Qosja qenka nė kėrkim tė njė flamuri, e sipas Kadaresė Qosjes i ka humbur flamuri i “revolucionit tė vonuar”, i paska humbur flamuri politik nė zgjedhjet e lira tė Kosovės dhe tani qenka nė kėrkim tė flamurit mysliman. Dokrra tė Ismail Kadaresė. Nėn kėto akuza Kadare fshihet nėn hijen e fajėsive tė tij. E para, Rexhep Qosja nuk ėshtė nė kėrkim tė flamujve tė askujt, por tė flamurit tė tij kombėtar. E dyta, Rexhep Qosja nuk ka dalė tė jetė protagonist i myslimanizmit. Kadare e kupton, por qėllimisht e keqinterpreton vizionin e Qosjes pėr myslimanizėm. Qosja ėshtė i vetėdijshėm (siē ėshtė i vetėdijshėm edhe Kadare), se shqiptarėt aktualisht janė popull me tri besime fetare, por Qosja nuk pėrdor meskinitet qė pėr interesa tė tij personale tė deklarohet sipas nevojės, situatės dhe interesave siē deklarohet Kadare. Kadare kur rri me intelektualėt katolikė deklarohet katolik jo qė ai ėshtė katolik, por nga kjo dėshiron tė pėrfitojė. Kur ai rri me botėn e besimit mysliman thotė se i takon besimit tė tyre, e madje e pėrdor emrin ISMAIL si provė qė ėshtė i besimit tė tyre. Kadare i pėrshtatet interesave dhe situatave, e kėtė gjė ai ka ditur ta bėjė edhe nė sistemin komunist tė Enver Hoxhės. Qosja e di se perėndimorėt nuk kemi nevojė t’i gėnjejmė se gjoja jemi katolikė, ngase ata e dinė kush jemi dhe sa vlejmė. T’i mashtrojmė perėndimorėt se jemi katolikė, ne e mashtrojmė veten e jo tjerėt. Qosja e mbron tezėn se qytetarėt e Kosovės aktualisht janė shumicė myslimane dhe atė tė moderuar. Qosja nuk ėshtė gjuajtur pėr tė dalė protagonist i fundamentalizmit mysliman, sepse qytetarėt e Kosovės nuk janė tė tillė.
Historikisht dihet se shqiptarėt kanė ndėrruar besimet religjioze sipas nevojės dhe interesave personale. Kjo tregon se ne asnjėherė nuk kemi qenė tė vendosur, por gjithnjė kemi vepruar dhe kemi anuar nga interesat e ngushta personale ku kemi ndėrruar identitet dhe flamur. Historikisht dihet se pushtuesit mė parė i kanė pėrdorur njerėzit me famė qė tė aderojnė nė religjionet e tyre qė na i sollėn. Tė famshmit e atyre kohėrave predikonin besimin fetar e populli u shkonte pas. Pikėrisht siē ėshtė duke vepruar Kadare, i cili duke menduar se nėse anon nga besimi katolik do e fitojė ēmimin Nobel.
Rexhep Qosja nuk don ta mashtrojė askėnd qė tė deklarojė se shqiptarėt e Kosovės janė katolikė dhe se demonstruesit e vitit 1981 kėrkonin kthimin nė religjionin e tė parėve.
Po cili ėshtė religjioni i tė parėve tanė?
Rexhep Qosja nuk e mbron myslimanizmin por i lufton tė gjithė ata myslimanė (si Kadare e tjerė), qė pėr interesa tė tyre personale deklarohen siē ua kėnda. Ata qė mohojnė identitetin e tyre, ata shesin nėnė e babė, fe e atdhe. Tė tillėt nuk i nevojitėn as Perėndimit e as tjerėve. Jam i bindur se po tė vinte njė superfuqi siē janė Amerika dhe Evropa me njė besim fetar, Ismail Kadare do tė deklaronte se tė parėt tanė e kishin tė njėjtėn fe.
Kadare vetė ėshtė nė kėrkim tė njė flamuri tė cilin nuk po e gjen dot. Nė fakt, Kadare ėshtė nė kėrkim tė flamurit tė interesave personale. Ai i ndėrron flamujt si kėmishėt. Aty ku i bie mirė, aty edhe e ngrit flamurin dhe ēadrat e tij. Kadare e akuzon Qosjen pėr pėrēarje fetare e vetė ishte nismėtari i kėsaj, kur deklaron se demonstruesit e 1981 nė Kosovė kėrkonin kthimin e besimit katolik. Po tė ishte kėshtu Serbia do na kishte dhėnė katolicizmin qė moti.
Ē’fjalor rrugaēėsh pėrdor Kadare, kur akuzon duke thėnė: “gjithė halldupėve shqiptarė”, kur flet pėr letėrsinė.
Edhe naivi e di se letėrsia shqiptare ėshtė shqiptare dhe asnjė nėnshtetas i ndonjė shteti nuk mund tė krijojė letėrsi franceze kur nuk ėshtė francez apo anasjelltas. Letėrsia ėshtė letėrsi e shqiptarėt janė pjesė e Evropės, dhe quhet letėrsi evropiane nėse ajo ka vlerė.
Nuk ėshtė e vėrtetė aspak qė nė hapėsirėn shqiptare ekziston njė prirje pėr kundėrevropianizėm. Ky mendim “filozofik” i Kadaresė ėshtė me prapavijė destruktive. Si mundemi qė ne qytetarėt e Kosovės tė jemi me ide kundėrevropiane dhe kundėramerikane?! Nė tėrė Kosovėn nuk ekziston asnjė shqiptar qė ėshtė kundėr Evropės dhe Amerikės. Madje kjo po dėshmohet ngase prej 1999 e deri mė sot, asnjė ushtar amerikan apo evropian nuk u fye prej nesh, nuk u plagos e as nuk u vra. I vetmi vend ne botė ėshtė Kosova, qė ushtarėt amerikanė dhe evropianė i respektojmė, madje ata veten e ndjejnė si nė pushime e jo si nė njė zonė tė rrezikshme siē u kanė thėnė Beogradi.
Mendimi i Kadaresė pėrforcon tezėn e Beogradit se ne nuk e meritojmė lirinė. Nėse kjo frymė e antievropianizmit ekziston nė Shqipėri, Kadare mund tė jetė i informuar, por nė Kosovė nuk ka as antiamerikanizėm e as antievropianizėm. Kjo teori pėr herė tė parė po “zbulohet “ nga Kadare. Ndoshta Kadare qėllimisht dėshiron tė na e fusė kėtė ide imagjinative tė tij, sepse pastaj ai do tė dalė para pardonėve tė tyre si mbrojtės i evropianizmit dhe librat do t’i shiten mė shumė, e ndoshta si kalorės e mbrojtės i njė lėvizjeje imagjinative ai edhe do e fitojė ēmimin e shumėpritur-Nobelin.
Kadare dėshiron me tėrė forcėn e tij intelektuale qė Qosjen ta bėjė tė parėndėsishėm, por nuk i pi ujė mesazhi i tij. Kur Kadare i pėrmend zgjedhjet e lira nė Kosovė, ai nuk e fyen vetėm Qosjen por edhe tėrė bijtė e bijat qė luftuan kundėr forcave serbe, sepse Kosova ėshtė vendi i parė nė botė ku krahu qė lufton pėr pavarėsi tė humbė votėn e popullit pėr tė cilin u sakrifikua. Kadare gabon shumė, sepse ne nė Kosovė e dimė kush i fitoi votat dhe si u fituan ato. Kadare duhet tė dijė se mbi 50% e deputetėve dhe ministrave tė Kosovės qė fituan nė zgjedhje, janė ish-bashkėpunėtorėt e Serbisė. Kadare e di, por hesht sepse ia kėnda. Kadare e ka lexuar librin e francezit Michel Roux, i cili shkruan se qėndrimi i Rugovės ishte njė buqetė lule pėr Millosheviqin.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Resht Sahiti
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: politika-
Sauter vers: