AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Levizja e vetvendosjes refuzon takimin me zot.Edi Ramen,pse?

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14660
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Levizja e vetvendosjes refuzon takimin me zot.Edi Ramen,pse?   Lun 15 Avr - 12:26

Pėrshėndetje tė dashur aktivistė,

Ditė mė parė, nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE! ka ardhur njė ftesė prej kryetarit tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, z.Edi Rama pėr njė takim qė mbahet nė Prishtinė, me temė “Kosova pas 23 qershorit”.

Nė letrėn bashkėngjitur mund tė gjeni arsyet e mospjesėmarrjes tonė nė kėtė takim.

Ju lusim qė ta publikoni.

Gjitha tė mirat
--
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Sekretariati pėr Media dhe Komunikim......
...............
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14660
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Levizja e vetvendosjes refuzon takimin me zot.Edi Ramen,pse?   Lun 15 Avr - 12:34

Arsyet e mospjesėmarrjes nė takimin e Edi Ramės “Kosova pas 23 qershorit”

Ditė mė parė, nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE! ka ardhur njė ftesė prej kryetarit tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, pėr njė takim qė mbahet nė Prishtinė, me temė “Kosova pas 23 qershorit”.

Njoftojmė publikun se e kemi refuzuar kėtė ftesė, pėr arsyet e mėposhtme:

Sė pari, siē e kemi bėrė tė qartė pėrmes dokumenteve statutorė tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, ne si subjekt parimisht jemi tė hapur pėr bashkėpunim, pjesėmarrje dhe ftesa nga subjektet politike qė organizojnė takime tematike, qė pėrkojnė me programin tonė politik, siē janė bashkimi kombėtar, zhvillimi ekonomik i bazuar nė prodhim, subjektivimi politik i qytetarėve, emancipimi shoqėror, drejtėsia dhe barazia. Kėto tema pėr ne janė prioritare, dhe ndaj tyre na lidh njė besnikėri politike, pėr hir tė sė cilės vijojmė tė mbetemi kėmbėngulės pėr bashkėpunime qė i ēojnė pėrpara ato, dhe jo nė tubime partiake ku pėrqendrimi ėshtė te organizatori e jo te tema.

Sė dyti, rreshtimi dhe elozhet pėr kah Kryeministri aktual i Kosovės si dhe partia tė cilėn ai drejton, na bėn me dije se njė keqkuptim i madh qėndron nė mes. Tė mbėshtetėsh sot, pa nevojė, dialogun e padrejtė politik midis Prishtinės dhe Beogradit si dhe tė afirmosh njė forcė politike e cila e ka futur Kosovėn nė njė qorrsokak politik, ekonomik dhe shtetėror, pėr shkak tė papėrgjegjshmėrisė dhe korrupsionit, do tė thotė qėndrim nė tė kundėrt tė interesit tė Kosovės dhe atij kombėtar. Nė ditėn kur populli nė Kosovė solidarizohej me shqiptarėt nė Preshevė, Medvegjė e Bujanoc pėrmes njė demonstrate masive, PDK-ja e kryeministrit Thaēi mbante Konventėn e vetė tė Gjashtė Zgjedhore ku u profilizua si parti e djathtė me parullėn "Familja, Prona, Shteti" dhe nė tė cilėn z.Rama mori pjesė e thuri lavde pėr Thaēin.

Sė treti, Lėvizja VETĖVENDOSJE! pėrmes njė komunikimi publik tė kohės, ka bėrė tė ditur qėndrimin e saj pėr ēka ndodhi nė Protestėn e 21 janarit 2011 nė Tiranė, pas vrasjes sė katėr protestuesve. Aso kohe theksonim, siē theksojmė ende edhe sot se nė institucionet e shtetit shqiptar zakonisht i shohim partitė pa popull kurse me 21 janar e pamė popullin pa parti, tė zemėruar me pozitėn dhe tė braktisur nga opozita. Ajo demonstratė tregoi hendekun midis qytetarėve tė pakėnaqur dhe qeveritarėve tė vetėkėnaqur, por edhe konfirmoi hendekun tjetėr midis popullit dhe opozitės. Shqiptarėt e pakėnaqur, kudo qė janė, duhet tė organizohen pėr ta shprehur pakėnaqėsinė e tyre me gjuhėn e vullnetit dhe interesit tė tyre. Pėrndryshe, pa organizim politik ka veēse pėrfitime partiake e humbje kombėtare.

Nė kėtė frymė edhe qėndrimi mė i fundit i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė pėr koalicionin e ardhshėm ėshtė i papajtueshėm me vetė atė ēka protesta shenjoi.

Shqiptarėt kanė arsye tė forta pėr tė protestuar pėr shkak tė jetesės sė mjerė, nėpėrkėmbjes sė dinjitetit kombėtar dhe mungesės sė perspektivės si qytetarė. Koalicionet qė zbusin apo mėnjanojnė kėtė frymė nuk janė nė shėrbim tė kombit shqiptar i cili ėshtė mė i varfėri dhe me papunėsinė me tė lartė nė Evropė pėrderisa i ka politikanėt mė tė pasur se gjithė kolegėt e tyre nė Evropė krahasuar me buxhetin e shteteve pėrkatėse.

Sė katėrti, disa konsiderata nė lidhje me ēėshtjen e nacionalizmit mes shqiptarėve. Ne jemi tė shqetėsuar nga retorika qė po pėrdoret diku pėr arsye elektorale, diku pėr arsye ideologjike e cila njėson nacionalizmin me konservatizmin, anakronizmin e prapambetjen duke deklaruar madje se nacionalizmi ėshtė primitivizėm. Ėshtė e udhės tė theksojmė se nuk ekziston “njė nacionalizėm”, tė cilin tė mund ta pėrdorėsh si vend grumbullimi pėr etiketime negative. Mes shumė shfaqjeve tė nacionalizmit, mund tė dallojmė qartė dy grupe tė mėdha, nacionalizmin represiv pra, desubjektivues, shoven, imperial etj. dhe nacionalizmin ēlirimtar atė subjektivues, vetėvendosės, emancipues, anti-kolonial qė mėton barazinė mes kombeve.

Nė rastin e Lėvizjes Nacionaliste Shqiptare, pėr vetė kushtet e krijuara, ndjenja frymėzuese qė ka ēuar pėrpara lėvizjen, e mbėshtetur gjerėsisht prej popullit, ėshtė kjo e dyta, pra nacionalizmi ēlirimtar.

Po ashtu, termi i preferuar si korrekt, “atdhedashuria”, nuk mund tė themi se ėshtė koncept emancipues, apo mė i dobishėm, se nacionalizmi ēlirimtar. Nėse nacionalizmi ēlirimtar qėndron pėr fuqizimin e shoqėrisė dhe komb-shtetit si mėnyrė qė siguron rezistencėn ndaj shtypjes sė padrejtė nė relacionet ndėrkombėtare, "atdhedashuria" na rikthen nė njė situatė vetėm emocionale, romantike, individualiste, e cila pėrgjithėsisht nuk themelon kurrfarė politike e dobie kolektive.

Atdhedashuri apo nacionalizėm? Kjo ėshtė kundėrthėnie e rrejshme. Nė ShBA, si njė 'melting pot' qė ėshtė, flasin pėr patriotizmin meqė nacionalizmi i nxjerr njerėzit irlandezė, polakė, shqiptarė etj. Nė Evropė, kemi nacionalizmin, dhe ai mund tė jetė i ndryshėm nga patriotizmi, deri diku, vetėm nė ato pak shtete si Zvicra e Belgjika (ēfarė nuk eshte Shqiperia, natyrisht). Kjo kunderthėnie e rrejshme ėshtė edhe mė e dėmshme seē duket sepse zbėrthehet kėshtu: atdhedashuria ėshtė dashuri pėr Shqipėrinė administrative, kurse nacionalizmi dėshirė a vullnet pėr bashkim kombėtar. Atdhedashuria e vendos kombin (shqiptar nė Shqipėri) nė funksion tė shtetit (tė Shqipėrisė londineze). Nacionalizmi e vendos shtetin (e Shqipėrisė e tė Kosovės) nė funksion tė kombit (shqiptar nė Ballkan dhe kudo qė ai ėshtė). Pra, nuk ka tė bėjė me pushtetin e lirinė, por me horizontin e vetėpėrcaktimit dhe tė vetėpėrfytyrimit. Atėherė, ēfarė lloj nacionalizmi? Nacionalizėm shovinist-hegjemonik (si ai i regjimeve nė Serbi e Greqi), apo nacionalizėm ēlirimtar-antikolonialist (si ai shqiptar)? Kjo pra ėshtė kundėrthėnia e vėrtetė.

Te shqiptarėt nė pėrgjithėsi kemi shumė subjekte politike, tepėr shumė. Por nė tėrė kėtė spektėr grupimesh shohim pak progresivitet. Pra, shqiptarėve ju duhen organizime progresive politike qė politizojnė shoqėrinė, ekonominė e kombin, e jo koniuktura shtesė tė pushtetit qė privatizojnė shoqėrinė, ekonominė dhe idenė kombėtare. Me kėto struktura politike tashmė e kemi tė qartė se Shqipėria dhe Kosova edhe pas 23 qershorit do tė jenė tė njėjta sikur ato tė 21 e 22 qershorit.


14 prill 2013
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Po cilido udheheqes qe vjen ne krye te shqiptareve njesoj si thaqi e breisha,apo si enveri e titoja do na shtypin.
Nuk ka lindur ende nana shqiptare qe ti shtine shqiptaret ne rrugen e perendise.
Haxchi Kuēi....
...............
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Levizja e vetvendosjes refuzon takimin me zot.Edi Ramen,pse?
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: