AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Dhune mbi shqiptaret e Malit te Zi

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14702
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Dhune mbi shqiptaret e Malit te Zi   Mer 29 Mai - 12:58

Protesta e drejtė e shqiptarėve nė Martinaj tė Plavė Gucisė

Ngjarjet qė ndodhėn mė dje mė 25 maj nė fshatin Martinaj tė Plavė Gucisė e kanė zanafillėn nė pėrpjekjen mė tė re pėr shpėrnguljen me forcė tė shqiptarėve tė kėsaj zone. Spastrime pastaj kolonizime kanė ndodhur nė Malėsinė e Tuzit e tė Plavė e Gucisė. Kėto muaj shqiptarėt nė Martinaj kanė qenė nėn presionin edhe tė Policisė malazeze edhe tė ekstremistėve qė nėpėrmjet arsyetimit e rremė pėr rindėrtimin tė objekteve tė kultit nxisin pėrplasje e tension.

Versioni ku themelet e njė kishe, hapur dhunshėm nė prona tė shqiptarėve, nė fillim tė shekullit tė kaluar, bėhen pretekst pėr citimin e saj si zonė historike e shpirtėrorė e kolonizatorėve janė tashmė tė njohura mirė pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi, Maqedoni, Kosovė, e Luginė.

Rezistenca e banorėve shqiptarė gjatė kėtyre muajve, si dhe protestat nė kundėrshtim tė kėsaj farse qė synon tjetėrsimin e tė vėrtetės, sollėn nė arrestimet e dhunshme dje nga Policia malazeze. Arrestimet kanė ndodhur pasi banorėt e Martinajt kanė kundėrshtuar fillimin e punimeve. Forcat speciale tė Policisė malazeze nuk hezituan qė t'i arrestonin 23 shqiptarė tė Martinajt tė cilėt, nė fakt ishin duke mbrojtur pronat e tyre dhe mbi tė gjitha tė drejtat e tyre legjitime. Ata u liruan nė pasdite pasi qė Gjykata i dėnoi me gjobė.

Autoritetet malazeze dhe pushteti atje ka kohė qė punon pėr tė krijuar raste dhe kushte tė rėnda e me synim shpėrnguljen pėrfundimtare tė shqiptarėve nga Plava e Gucia dhe jo vetėm. Nė kėtė vazhdė edhe ngritja e deponisė mė tė madhe tė mbeturinave buzė fshatit Martinaj ka pėr qėllim pėrzėnien nė afatgjatė tė banorėve, pasi qė kushtet e jetesės tė vėshtirėsohen.
Ndėrkohė qė reagimi i zyrtarėve shqiptarėve, nė Mal tė Zi, nė Kosovė, nė Shqipėri ėshtė gjithnjė e mė i vakėt, hezitues dhe aspak nė pėrputhje me gjendjen dhe vėshtirėsitė qė kanė popullata shqiptare nė Mali tė Zi.

I bėjmė thirrje Tiranės e Prishtinės zyrtare qė tė marrin masa urgjente pėr mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve nė Plavė e Guci, duke kėrkuar nga Qeveria Malazeze pėrgjegjėsi pėr ēfarė po ndodh.

Po ashtu dhe autoritetet pėrgjegjėse nė BE, si Komisioni Evropian, Komisioneri pėr tė drejtat e njeriut, raportuesit pėr Ballkanin perėndimor duhet tė kenė nė vėmendje kur negociojnė me Qeverinė dhe institucionet e Malit tė Zi, se nė kėtė shtet tė drejtat politike e shoqėrore tė shqiptarėve janė tė mohuara, dhe vetė shqiptarėt janė tė nėpėrkėmbur e tė nėn presionin e pėrzėnies dhe kolonizimit.

Lėvizja VETĖVENDOSJE! mbėshtet protestėn e drejtė tė banorėve tė Martinajt dhe ėshtė nė krah tė tyre pėr organizim nė mbrojtje tė ēdo tė drejte qė i afirmon politikisht e ekonomikisht shqiptarėt nė Mal tė Zi.

26 maj 2013
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Dhune mbi shqiptaret e Malit te Zi
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: