AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,113217

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14414
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,113217   Dim 2 Juin - 23:53

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,113217


Nga Lirita Halili | 01 Qershor 2013 08:00Madhėsia e tekstit:AAA
TĖ TJERA NGA RUBRIKA

Solidarizohen me 'Grupin e Drenicės'Rrėfimi i kosovarit qė luftoi nė SiriLajmėroni shkelėsit e Ligjit tė Duhanit nė 080011000 Maturantėt e Skenderajt fillimisht protestuan pastaj hynė nė test OVL-UĒK: EULEX po shkatėrron vlerat e luftės
Ivan Bulatovic, pėr vrasjen e tė cilit po hetohen nga EULEX’i Sabit Geci e Sahit Jashari, ka qenė tmerri i gjithė Drenicės. Pos torturave psikike, ai ka rrahur shumė banorė tė Drenasit me rrethinė, kurse tė tjerėt i ka dėmtuar materialisht. Express sjell rrėfimin e disa prej njerėzve qė vuajtėn pėr plot tri vite nga ish-zėvendėskomandanti i policisė serbe tė Drenasit.

Ivan Bulatovic ėshtė emri qė do ta mbajnė gjatė nė kujtesėn e tyre banorėt e Drenicės. Jo pėr mirė, por pėr tmerret qė kane pėrjetuar nga ai. I ardhur nga Mali i Zi qė nga viti 1996, Bulatovic ka ushtruar pėr mė shumė se tri vjet terror nė kėtė trevė e banuar kryesisht me shqiptarė.

Bėri ēfarė deshi me ne. Ky ėshtė kujtimi i parė qė u vjen nė mend banorėve pėr ish- zėvendėskomandantin serb tė stacionit policor tė Drenasit (ish-Gllogovcit). Dikush u rrah me dhjetėra herė prej tij, disa paguan ēdo gjė qė ai hėngri nėpėr kafiteri. E madje ka shumė prej tyre qė u detyruan t’ia japin makinėn sa herė qė ai kishte pėr tė shkuar nė vendlindjen e tij, nė Mal tė Zi. Kryesisht ka maltretuar zejtarėt e asaj ane pėr qėllime tė pėrfitimeve materiale.

Njeri prej shumė banorėve ėshtė Bedri Elezi. Sa herė qė i kujtohet ajo kohė, Bedriu thotė se ėshtė e pamundur tė mos i bie ndėrmend Bulatovici.

“Mbi tri herė mė ka rrahur keq. Edhe sot vuaj nga veshkat pėr shkak tė rrahjeve qė kam marrė nga ai njėri”, rrėfen Bedriu pėr Express.

Ai thotė se gjitha herėt qė Bulatovici ka ushtruar dhunė mbi tė kanė qenė pa pikėn e arsyes.

“Ai tė ka rrahur vetėm pse nuk i ke pėlqyer si fytyrė. Unė kam pas njė ēajtore nė qendėr tė Drenasit, ai ka ardhur e ka pirė ēaj e kurrė nuk ka paguar. Kėshtu ka bėrė me tė gjithė, ka pas autoritet”, thotė Bedriu.

“Dhe nuk gėnjej, tė gjithė i jemi frikėsuar, sepse njė krimineli siē ka qenė ai normalisht qė ėshtė dashur t’i frikėsohesh”.

E pėrjetime tė njėjta nga po i njėjti njėri ka edhe Enver Istogu nga fshati Polluzhė. Thotė sa e sa herė ėshtė detyruar t’ia jap makinėn Bulatovicit vetėm pse atij i tekej t’ia merrte.

“Dhe e mbaj mend njėherė qė ia pata kėrkuar makinėn time. Ma dha alltinė e tij dhe mė tha se makinėn nuk ta jap sepse i duhej pėr tė shėtit”, kujton Enveri.

“Kjo dhunė psikike qė ka ushtruar ndaj nesh ėshtė mė keq sesa tė na kishte rrah. Unė pėr shkak tė presioneve jam detyruar tė ik nga Drenasi pėr nė Polluzhė ku jetoj edhe sot”.

Megjithėse jo tė gjithė iu nėnshtruan frikės qė kishin ndaj Ivan Bulatovicit. Ndryshe prej Bedriut, Enverit dhe gjithė banorėve tė tjerė tė Drenasit dhe fshatrave pėrreth, qė sa herė qė shihnin ish-komandantin nė rrugė fshiheshin, Gani Leku doli mė trim.

Ganiu ėshtė i vetmi njėri qė guxoi ta rrah Bulatovicin.

“Shumė familje kanė heq prej tij nė tė gjitha format. Nuk gėnjej njėjtė kam heq edhe unė”, tregon Ganiu.

Ai i rezistoi tė gjitha provokimeve dhe torturave tė ish-zėvendėskomandantit, deri nė shkurtin e vitit 1997.

“Ishte nė kafe dhe kėrkoi qė t’ia paguaj pijet... Kėshtu ka bėrė ēdo herė, derisa njė ditė mė tha se mė ka ardhur radha mua qė tė mė rrah”, vazhdon rrėfimin e tij Gani Leku.

“Mbaj mend qė kam dalė prej kafesė e ai ka dalė pas meje. Kam shfrytėzuar turmėn aty qė tė sjell mbi tė”.

Ishte kjo arsyeja qė Ganiu u detyrua qė pas asaj nate tė largohet nga Drenasi pėr afėr dy ditė tė tėra.

“Ai ka qenė kriminel dhe normalisht qė e dija se ēfarė ai ishte i aftė tė bėnte. Megjithėse ajo natė m’u kthye. Mė mori policia nė stacion dhe bashkė me tė mė rrahėn aq shumė, saqė nuk kishte vend ku nuk ndjeja dhembje”, pohon ai.

E derisa rrėfenin gjithė ato qė kėta tre dhe tė gjithė banorėt e asaj pjesė tė Kosovės kanė pėrjetuar, pėr shkak tė njeriut qė erdhi nga Mali i Zi pėr tė marrė postin e zėvendėskomandantit tė policisė nė Drenas, ndiejnė keqardhje pėr njė gjė tė vetme.

Atyre u vije keq qė tash 15 vite pasi ka pėrfunduar lufta, disa ish-luftėtarė qė kontribuuan nė ēlirimin e Kosovės, po vuajnė pėr shkak tė njeriut i cili ushtroi torturė mbi Drenicėn.

“Ne nuk kuptojmė diēka. Si mund tė akuzohet dikush qė e vrau Bulatovicin kur ne jemi me qindra dėshmitarė tė krimeve qė ka bėrė ai njeri”.

“Po tė mos e kishin vra ata do ta vrisja unė personalisht”, tha Bedri Elezli, njėri prej njerėzve qė u rrah plot tri herė nga Ivan Bulatovici.

Vuajtjet e banorėve nga ky zėvendėskomandant filluan qė nga viti 1996, e deri ditėn kur ai u mor prej Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės derisa po udhėtonte me tren nga Drenasi pėr nė Prishtinė. Tash 15 vjet pas luftės dyshon se Bulatovic u vra nga Sabit Geci dhe Sahit Jashari. Tė paktėn kėshtu thuhet nė dokumentet tė cilat ngjajnė nė njė aktakuzė pėr krime lufte kundėr disa ish- komandantėve dhe ushtarėve tė UĒK’sė.

Misioni i EULEX, mė saktėsisht prokurori italian i kėtij misioni Maurizio Salustro, ka hedh akuza tė rėnda mbi tė ashtuquajturin “Grupi i Drenicės”. Nė mesin e tė dyshuarve pėr krime lufte ėshtė edhe kryetari aktual i komunės sė Skenderajt, Sami Lushtaku, ambasadori i Kosovės nė Shqipėri, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Sabit Geci, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaēi
e Avni Zabeli.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14414
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,113217   Dim 2 Juin - 23:54

TEUTA
2013-06-01 09:34:23
Prej shkive kane vuajt krejt Kosova.Kesi Bullatoviqa ka pas ne krejt Kosoven.Ky far Bullatoviqi i Drenasit eshte vra jo pse ka ba zullum por pse ka pas shume bashkepunetore shqiptar e jan frigu se po i demaskon
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,113217
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: