AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Ushtari ēlirimtar pa buke,shetit si qen

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14504
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Ushtari ēlirimtar pa buke,shetit si qen   Sam 15 Juin - 15:05

16:26 / E premte, 14 Qershor 2013
24 Komente


Ushtari i UĒK-sė, mbijeton nga kanaqet



Bindjet prej njė ushtari tė devotshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e kishin udhėhequr nė njė drejtim krejtėsisht ndryshe nga situata nė tė cilėn ndodhet tani. Kishte paramenduar se njė ditė, veē ēlirimit tė vendit nga okupimi serb, Kosova do tė arrinte tė ishte njė shtet i ndėrtuar, qė garanton tė drejta tė barabarta e mirėqenie pėr secilin banor tė saj.
Veli Morina, 45 vjeē, kishte shėrbyer si ushtar i UĒK-sė gjatė luftės sė fundit nė Kosovė dhe gjithashtu ushtar Ushtrisė Ēlirimtare pėr Preshevė Medvegjė e Bujanoc pėr njė vit e gjysmė. Ndėrkaq tani, pėr tė mbajtur gjallė familjen, ai ēdo ditė nga mėngjesi deri mė mbrėmje mbledh kanaqe nga tė cilat grumbullon vetėm dy deri tri euro nė ditė, shkruan e pėrjavshmja IP Magazinė.
Ai jeton nė fshatin Rixhevė tė komunės sė Klinės dhe ēdo mėngjes me biēikletėn e tij pėrshkon magjistralen Kijevė -Koroman dhe Kijevė- Klinė pėr siguruar bukėn e gojės. Familja e tij nuk gėzon asnjė asistencė sociale nga shteti.
Morina gjatė kohės sa shėrbeu si ushtar i UĒK-sė, ishte pjesė e Brigadės 113, Mujė Krasniqi. Por, paraprakisht, ai kishte qenė i burgosur politik nė vitin 1992 pėr dy vite e gjysmė pėr shkak se atė botė, kishte bartur armatim. Pasi u lirua nga burgu, menjėherė i’u bashkua radhėve tė ushtrisė .
“Deri tash, puna jonė nuk po vlerėsohet dhe shumica janė duke hjek keq. Me pas dit qė vjen puna deri kėtu, isha habit. Kurrė nuk kam besu se kemi me ardhė nė kėtė gjendje. E kam paramendu shumė mė ndryshe”, thotė Morina.
Gjatė luftės, ai kishte qenė i vetmi nga familja qė kishte qėndruar nė Kosovė duke mos dashur tė largohej as pėr edhe njė moment tė vetėm. Njė pjesė e familjes sė tij kishin qenė nė Gjermani.
Sot e ka shumė tė vėshtirė tė rrėfej se nė ēfarė gjendje ėshtė tani ngase as vet nuk e kishte paramenduar njė gjė tė tillė. Afėr ka tė birin, Hajdarin dhe gruan Praverėn tė cilėt e shohin me mėrzi teksa flet.
Mundohet disa herė qė tė shkėpusė bisedėn e tė pėrqendrohet diku tjetėr pėr tė mos i mėrzitur familjarėt. Flet pėr herė tė parė pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhet dhe e ka tė vėshtirė tė rrėfehet.
Njė njėrin nga dollapet nė dhomėn e pritjes, ruan uniformėn e UĒPMB-sė, e vetmja qė e kthen nė kohėn kur ai “e kishte paramenduar situatėn ndryshe”.
E shpalos atė me krenari, siē tregon me krenari edhe pėr kontributin qė ka dhėnė pėr vendin e tij.
“Kam qenė disa herė i rrezikuar nė luftė pasi qė kam qenė ushtar i dalluar. Por nuk kam dashur asnjėherė tė largohem nga Kosova. Vendi duhej ēliruar dhe ky ishte qėllimi ynė i vetėm”, shprehet ai me entuziazėm, pėr IP Magazinė.
Jeta me vetėm 3 euro nė ditė
Veli Morina sapo ishte kthyer nga rruga, dhe nė fytyrėn e tij vėrehej lodhje e mundim. Pėrshkon ēdo ditė nga 14 kilometra rrugė dhe shpesh herė ėshtė i rrezikuar nga automjetet e tjera qė qarkullojnė.
Familja Morina ėshtė pesė anėtarėshe. Veliu ka tre fėmijė, dy djem dhe njė vajzė, qė tė tre nga ta vijojnė mėsimet nė nivelin e ulėt.
“Fėmijėt janė nė shkollė, po duan tesha po duan veshmbathje. Ndonjėherė po mė lypin pare kur po dalin nė fotografi nė shkollė dhe po qajnė pse nuk po kam me ju dhėnė. Po duhet me i nda prej lemenkave e me ja jap”, tregon Morina afėr sė cilit ėshtė edhe i biri, Hajdari.
Ai tregon se fillimisht kishte marrė 65 euro ndihmė sociale por tani as ato nuk i merr fare duke u varur krejtėsisht nga 3 eurot qė grumbullon gjatė ditės. Veterani i UĒK-sė tregon se shpeshherė ndodh qė ata tė mbeten edhe pa bukė dhe nė kėso raste janė miqtė e tij ata qė i ndihmojnė. E nė raste tjera, ai duhet tė kėrkojė miell hua.
“Nuk kam luftuar pėr tė ardhur deri kėtu. E kam paramendu ndryshe”, thotė ai disa herė duke tundur kokėn me habi.
Ka dy vite qė Morina mbledh kanaqe pėr tė mbajtur familjen por paraprakisht, thotė se nuk ka lėne vend pa kėrkuar punė:
“Kam fol edhe me kryetarin e komunės, por vetėm premtime, nuk realizoi asgjė. S’pata zgjidhje tjetėr dhe mu desht me dalė nė rrugė”.
Kushtet e vėshtira tė jetesės e kanė shoqėruar menjėherė pas pėrfundimit tė luftės. Fatmirėsisht, ai ka arritur qė tė ketė njė kulm mi kokė falė njė donacioni tė dhuruar nga Caritas-i zviceran pėr ndėrtimin e shtėpisė ku ai ndodhet aktualisht.
 Po njolloset emri i UĒK-sė
Ai nuk po brengoset vetėm pėr jetesėn e vėshtirė qė ai dhe familja po bėjnė. Halli i tij ėshtė edhe tek arrestimet e fundit tė ish pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare nga EULEX-i pėr tė cilat ai thotė se po njollosin nderin e UĒK-sė.
“Jam shumė i pakėnaqur. Ata janė tė pafajshėm. Por jam i bindur qė njė ditė drejtėsia do tė del nė shesh dhe do tė kuptohet lufta e pastėr e ushtrisė sonė ēlirimtare”, shpreh bindjet e tij.
Morina shpreson qė njė ditė tė e tėra tė mbarojė dhe lufta e UĒK-sė tė mbetet nė mendje si luftė e pastėr pėr ēlirimin e Kosovės.
Jetėn nė rrezik
Gruaja e tij, Pranvera tregon se si njėherė i shoqi ishte goditur nga njė veturė duke mbetur me lėndime tė rėnda.
“ E kishte shkel kerri dhe unė s’kam dit gjė. Kunata mė pyeti se si ėshtė Veliu dhe atėherė e kuptova qė i kishte ndodh diēka. E ka lėndu kokėn rėndė dhe krejt vonė e kam kuptu”, shprehet zonja Morina.
Ajo tregon se vėshtirėsitė mė tė mėdha i shoqi i has gjatė dimrit, e nė rast se bora arrin trashėsi, vėshtirėsitė shtohen edhe mė shumė.
“Dimrit ėshtė dasht me ja hjek borėn me kaci e ai ka dal me kolicė me mbledh. Ka qenė shumė vėshtirė edhe rrezik pėr tė”, tregon kryefamiljarja.
Ajo tregon se familja e saj po heq keq dhe hallin mė tė madh e ka tek fėmijėt. E kanė tė vėshtirė tu sigurojnė veshmbathje dhe nė tė shumtėn e rasteve, ato i sigurojnė vetėm nė rast se dikush u fal diēka.
“I sigurojmė qysh mundemi e nė tė shumtėn e raste me tė falne. Po jetojmė pėr gazepi. Unė nuk kam qenė as tek familja ime qysh prej verės sė kalume. S’po kam mundėsi me shku pėr shkak tė kushteve”, tregon Pranevra e cila me origjinė ėshtė nga Tropoja, pėr IP Magazinė.
Ajo mundohet shpeshherė t’i fshijė lotėt pėr tė mos u hetuar nga i biri, Hajdari pėr tė cilin thotė se qėndron gjatė tėrė kohės i heshtur dhe nuk dėshiron tė bisedojė me askėnd. E ndjen veten tė mbyllur dhe shumė ndryshe nga shoqėria e tij e shkollės. Pėr tė thotė se qėndron mė i mbyllur nga bashkėmoshatarėt e tij dhe kjo gjė po i brengos prindėrit e tij.
Ditėn e ēlirimit, nė rrugė pėr kanaqe
Sot, 14 vjetorin e ditės sė ēlirimit tė Kosovės, duket se festa nuk do tė jetė njėlloj pėr tė gjithė. Ai qė ka kontribuar mė sė shumti, sot do tė jetė si ēdo ditė tjetėr nė rrugė pėr tė mbledhur kanaqe. Nuk do tė donte qė kjo ditė tė ishte njėsoj sikurse ditėt e tjera kur ai punon por e ka me doemos tė punojė. I duhet gjithsesi tė sigurojė paratė pėr familjen dhe nuk ka se si bėnė ndryshe.
“Mė duhet gjithsesi tė dal sepse familja nuk pret dhe s’kam se si ti sigurojė ndryshe paratė. Andaj do tė jem nė rrugė”, shprehet i mėrzitur.
Nė kėtė ditė, teksa ai pėrshkon rrugėn me biēikletėn e tij, krejt ēfarė do tė bėjė ėshtė tė kthehet nė retrospektivė atėherė kur kishte shėrbyer pėr vendin e tij. Atėherė kur bindjet e tij kishin qenė ndryshe dhe kur kishte menduar se njė ditė do tė jetė mė mirė. Ndjehet i lumtur qė vendi i tij ėshtė i lirė por, fatin qė ka ai dhe disa nga bashkėluftėtarėt tjerė, thotė se nuk e kishte parė as nė ėndėrr, shkruan Revista IP Magazinė.
I tradhtuar nga ideali qė e kishte bėrė tė mos i pėrtonte ngjitjes malit pėrpjetė 14 vite mė parė, Veliu i kthehet familjes nė mbrėmje. Aq sa mundet, pėr t’i gėzuar gruan dhe fėmijėt me ndonjė copė buke apo monedhė metalike tė pazarit tė pėrditshėm.
Bėrjen e luftės e ndjen se e ka pasur borxh. Atėherė kishte bartur armė nė krah, pėr vendin. Tash lufton me biēikletė, dy qese najloni tė mbushura me kanaqe dhe njė bagazh nė pjesėn e pasme tė mjetit tė tij transportues./IP Magazinė/Indeksonline/
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Ushtari ēlirimtar pa buke,shetit si qen
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: