AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Sheredin Berishes nje leter nga Dugagjin Gorani

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14802
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Sheredin Berishes nje leter nga Dugagjin Gorani   Dim 16 Juin - 10:06

13:31 / 25 Maj 2013 / Kategoria: Kosovė
Gorani: Brengosem pėr ardhmėrinė, se ku do tė rriten bijtė e mi





Dukagjin Gorani





Ish kėshilltari i kryeministrit Hashim Thaēi, Dukagjin Gorani, i cili dje dha dorėheqje nga posti i tij, nė njė letėr dėrguar mikut tė tij, Sheradin Berisha, kryeredaktor i pashtriku.org, disa javė para se tė merrte vendimin pėr t’u larguar nga grupi i kreut tė qeverisė, shprehė indinjatėn e tij pėr ngecjet nė vend. Ai thotė se diēka mbeti vazhdimisht e njėjtė: Shėndetėsia e dobėt, arsimi i rrėnuar, shpėrdorimi i pasurisė dhe i tė mirės publike mbetėn tė pandryshuara gjatė gjithė kėtyre dekadave. Gorani nė kėtė letėr, e cila vjen pas njė letre tjetėr qė ia kishte dėrguar vite mė parė, duke folur kalimin e Kosovės nėpėr sisteme tė ndryshme, thotė se atėbotė, babai i tij, brengosej sė tepėrmi pėr ardhmėrinė e shoqėrisė ku do tė rritej i biri i tij, e ndėrsa Gorani sot, brengoset sė tepėrmi pėr ardhmėrinė e shoqėrisė ku do tė rriten bijtė e tij.




Mė poshtė lexoni tė plotė letrėn qė Dukagjin Gorani i dėrgon Sheradin Berishės:




- DR.DUKAGJIN GORANI -




I nderuar Sheradin




Sėrish mė duhet tė tė dėrgoj letėr, pas gati shtatė vjetėsh. Kėtė herė, pa dėshirėn time dhe tepėr i indinjuar. Janė dy arsye pėr kėtė.




- Letra tė cilėn ta kisha shkruar mė 19.11.2006 ishte menduar si njė qasje intime ndaj njė fenomeni tė rėndomtė shoqėror e historik. Ajo ishte e shkruar enkas pėr ty dhe nėnkuptonte konfidencė tė plotė. Kėsisoj, botimi i saj shtatė vjet mė vonė ėshtė thyerje e rėndė e etikės profesionale dhe njerėzore. Ėshtė po ashtu edhe mospėrfillje e njė miqėsie sė paku, tė supozuar, ideologjike mes ne tė dy.




- E dyta: nuk jam pjesė e ‘pėrgatitjeve tė brendshme pėr negociatat teknike e politike me Serbinė’, siē mė cilėson. Nuk jam as sot e as qė isha ndonjėherė. Roli im si kėshilltar i kryeministrit nuk pėrfshinė negociatat aktuale, e as politikėn e lartė ndėr-shtetėrore.




Ka sė paku dy vjet ē’prejse angazhimet e mia nė kabinet janė zvogėluar nė nivel krejtėsisht formal dhe pa ndonjė rėndėsi publike. Arsyet pėr kėtė janė private dhe nuk do t’i diskutoj kėtu. Megjithatė, kjo nuk tė shpėton ty nga pėrgjegjėsia morale e publike – meqė mė cilėsove si njė zyrtar tė pėrfshirė nė njė proces pėr tė cilin beson se ėshtė anti-kombėtar. Duke mos e komentuar kėtu procesin e dialogut me Serbinė, mė duhet tė tė them se e deklarove njė tė pavėrtetė dhe, rrugės, ma bėre njė ofendim tė rėndė.




E tash, mė lejo tė tė them edhe diēka dhe pakėz mė gjatė. Me publikimin qė ia bėre letrės sime vetėm sa e konfirmove nė mėnyrė tė pikėllueshme njė traditė tė shpeshtė kosovare, pėr tė cilėn tė shkruajta nė vitin 2006.




Kam frikė se mė duhet tė tė them se mė tradhėtove mbase jo pse pate ndonjė nevojė por pse ndoshta mund ta kesh pjesė tė natyrės (Nuk dua ta marr pėrsipėr autorėsinė e kėtij formulimi. Ironikisht, kėsisoj kishte deklaruar mė 1966 ish-ministri i brendshėm i Jugosllavisė, Aleksandar Rankoviq, kur e kishin pyetur se ēfarė mendonte pėr Josip Brozin – i cili sapo e kishte pėrjashtuar atė nga Partia Komuniste e Jugosllavisė nė plenumin famėkeq tė Brioneve nė verėn e vitit 1966. Citati ėshtė marrė nga e njė e pėrditshme serbe (‘Danas’) e cila citonte artikullin e gazetarit tė ‘The Neė York Times’ i cili atėbotė raportonte nga Jugosllavia.)




E, me kėtė, e bėre pikėrisht atė pėr tė cilėn tė kisha shkruar shtatė vjet mė herėt dhe tė cilėn gjė e shoh duke u bėrė sot, pėr ēdo ditė: tradhėtimin e parimeve tė dikurshme, tė miqėsive tė vjetra, tė idealeve tė rinisė me gjithė shkeljet ditore tė ligjeve e tė Kushtetutės.




E kuptoj se nuk pajtohesh me politikėn e qeverisė aktuale nė Kosovė.




Sidomos, e shoh se ke vėrejtje dhe akuza tė rėnda pėr mėnyrėn se si udhėheqen bisedimet nė Bruksel, etj. Edhe unė nuk pajtohem me shumė gjėra dhe mėnyra se si qeveriset Kosova. Mirėpo, kjo nuk mė shtynė qė publikisht tė shpalosi biseda private, vetėm sa pėr ta argumentuar qėndrimin tim.




Mirėpo, me gjasė, hidhėrimi yt me qeverisjen e sotme shkoi aq larg saqė t’u desh ta publikosh edhe njė letėr private. Andaj, kėtu, marr guximin tė besoj se qėllimi yt ka qenė qė, pėrmes publikimit tė saj, t’ia dėshmosh publikut tėnd lexues mėnyrėn se si transformohen qėndrimet dhe parimet e njė njeriu nė kėtė rast, tė miat. Besoj se qėllimi yt ka qenė tė mė ‘demaskosh’, duke dėshmuar (pėrmes publikimit, pra) se ai i cili kishte akuzuar dikur tradhėtitė nga periudha jugosllave sot ėshtė vet pjesė e njė procesi sipas teje tradhėtar.




Sheradin i nderuar.




Ajo qė ta kam shkruar atėherė ėshtė po ajo qė e besoj edhe sot. Nuk e kisha ndryshuar asnjė shkronjė nga letra qė ta kam shkruar. Nė anėn tjetėr, nuk jam pjesė e negociatave me Serbinė e as qė kam ēfarėdo ndikimi nė mėnyrėn se si udhėheqen. Fakti qė, formalisht, jam ende pjesė e kabinetit qeveritar nuk tė jep tė drejtė tė mė ndėrlidhėsh me njė punė qė nuk e bėj.




Mirėpo, nė anėn tjetėr, me ty pajtohem nė diēka tjetėr. Shtatė vjet mė vonė, pas letrės sime, mė duhet tė pranoj se nuk jetoj nė njė shoqėri mė tė drejtė, apo mė pak tradhėtare se Kosova e Jugosllavisė edhe pse, kėtė herė, nė kontekst tjetėrfare ideologjik.




S’do mend, gjatė Jugosllavisė, Kosova ėshtė udhėhequr me pafytyrėsi e papėrgjegjėsi. Asokohe, pjesa dėrrmuese e udhėheqjes politike dhe ekonomike ishin shqiptarė. Meqė, gjatė jetės, gjithnjė e kam akuzuar rėndė kėtė udhėheqje tė Kosovės gjatė Jugosllavisė, kam shpresuar po ashtu nė krijimin e njė vetėdije tjetėrfare mbi pėrgjegjėsinė shoqėrore, pas ēlirimit tė saj. Me apo pa ndonjė sukses, edhe vet jam pėrpjekur qė gjatė jetės tė angazhohem pėr tė ndihmuar qė Kosova tė lirė dhe tė ndershme.




Megjithatė, sot, 13 vjet pas ēlirimit, e zė veten duke besuar se fajin kapital pėr mosfunksionimin e shoqėrisė sonė nuk e paska pasur as Lidhja e Komunistėve, as Lidhja Demokratike e as Partia Demokratike e Kosovės.




Fajet, kam frikė, fshehen nė njė traditė tonė tė pėrbashkėt e tė kahmotshme: nė dėshirėn pėr t’i shėrbyer regjimit nė pushtet. Pikėrisht pėr kėtė ironizonte edhe letra ime nga viti 2006: qėllim imi asokohe ishte qė tė tė sugjeroj tė mos i japėsh ‘zor’ tė madh nė zbardhjen e dosjeve, meqė ato nuk do t’i interesonin askujt. Njė shoqėri e cila kishte jetuar dhe punuar nė Jugosllavi pėr gjysėm shekulli nuk do tė kishte dėshirė qė tė pėrkujtohet pėr atė veēanėrisht nėse ajo periudhė sot vėshtrohet me sy qortues.




Dhe mė duket se ia kam qėlluar me kėtė sugjerim, Sheradin.




Pavarėsisht asaj qė mendon, asnjė ‘zbardhje’ e dosjeve tua nuk ka pasur ndonjė rėndėsi publike nė Kosovė. Sė paku, jo deri sot. Nuk kam parė tė ketė filluar ndonjė lustracion i madh institucional e ligjor nė vend. Nuk kam parė se ėshtė nisur ndonjė lėvizje qytetare, akademike apo politike pėr ta ‘zbardhur’ tė vėrtetėn e jetės sonė tė pėrbashkėt nė Jugosllavi. Madje, kohė mė herėt, edhe mocioni parlamentar pėr t’i dėnuar krimet e kryera gjatė periudhės sė Jugosllavisė komuniste u bllokua nga vet deputetėt e Republikės sė Kosovės sė lirė e tė pavarur. Askush nuk ka dėshirė ta rikujtojė tė vėrtetėn.




Pėrkundrazi. Ajo qė kam parė deri tash veē traditės sė zhvatjes dhe papėrgjegjėsisė publike ėshtė pikėrisht justifikimi dhe apologjia qė i ėshtė bėrė periudhės 1945-1999 nė Kosovė. Sot, nė trumpetimet tona historike tė gjithė theksojnė periudhėn e lavdishme tė luftės kundėr Osmanėve, kundėr mbretėrisė serbe, kundėr partizanėve dhe kundėr Serbisė sė Milosheviqit. Mirėpo, askund nuk gjen shkrime pėr mėnyrėn se si kishim jetuar nė Jugosllavinė e Titos; se si ishim shkolluar, kujt i kishim kėnduar ēfarė kishim shkruar, ēfarė kishim folur e ēfarė kishim bėrė.




Dhe, nėse ėshtė pėr t’i besuar fjalamanisė sė sotme ideologjike, del se i gjithė populli shqiptar nė Kosovė kishte zhvilluar njė luftė tė pandėrprerė kundėr regjimit serbo-jugosllav prej vitit 1945 e deri mė 1999. Nėse pėrcjellen dhe lexohen mediat e sotme nė Kosovė, del se




- Universiteti i Prishtinės,




- gazeta Rilindja,




- Zėri i Rinisė,




- Radio Televizioni i Prishtinės,




- Akademia e Shkencave dhe Arteve,




- gazetarėt,




- prokurorėt,




- profesorėt,




- gjykatėsit,




- funksionarėt politikė qė tė gjithė paskėshin qenė pėrkrahės tė zjarrtė tė ēlirimit tė Kosovės dhe bashkimit me Shqipėrinė!




Asokohe, nuk kishe kah tė lėvizje nga flamujt e Jugosllavisė nėpėr sheshet tona. Sot, nuk ke kah tė lėvizė nga flamujt kombėtarė, shtetėrorė dhe heronjtė legjendarė. Asokohe trumpetohej se Kosova kishte luftuar qindra vjet pėr ‘vėllezėrim-bashkim’. Sot trumpetohet se Kosova paska luftuar mijėra vjet pėr liri dhe bashkim kombėtar.




Cila ėshtė e vėrteta kėtu?




Ka kohė qė nuk e di, Sheradin.




Ka kohė qė nuk merrem mė me ‘tė vėrtetėn’. Nuk jam njeri i cili i beson sė tepėrmi librave tė historisė mirėpo tash e sa vjet kam filluar tė dyshoj edhe nė vėrtetėsinė e gjėrave qė i kam parė me sytė e mi.




Prandaj:




- Mė vjen vėshtirė tė besoj se si policėt shqiptarė na rrahnin pikėrisht 32 vjet mė herėt, mė 11 mars, 1 dhe 2 prill 1981 kur, si i mitur, merrja pjesė nė demonstratat e studentėve. Pėrveē policėve, me sy tė mi shihja mėsues, qytetarė e zyrtarė shqiptarė duke ndjekur e pėrjashtuar nxėnės shqiptarė prej shkollave pėr shkak tė ‘pjesėmarrjes nė demonstrata’.




- Mė vjen vėshtirė tė besoj se edhe ato pak media tė atėhershme (RTP, Rilindja, etj.) sot lavdėrohen si institucione qė e kishin ruajtur ‘identitetin kombėtar’ kur me sy tė mi i mbaj mend gjithė ato komente, dėnime, intervista e denoncime kundėr ‘nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar’ qė ēdo ditė botoheshin e emetoheshin nė po kėto media.




- Mė vjen vėshtirė ta shoh sot Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės derisa sulmon historianin zviceran Oliver Schmitt pėr ‘qasje anti-shqiptare kur me sy tė mi e shihja po kėtė akademi (madje, me disa anėtarė tė njėjtė) duke organizuar simpoziume pėr jetėn dhe veprėn e ‘babait’ tė Jugosllavisė, Josip Brozit.




Por, do tė isha i pandershėm po qė se nuk do tė pranoja se sot mė vjen edhe mė vėshtirė kur me sytė e mi sėrish shoh:




- Se si ish-funksionarėt e regjimit jugosllav nė Kosovė varrosen me nderimet mė tė larta tė cilat i bėhen nga pasuesit e tyre ‘atdhetarė’ tė dalė nga lufta (e fundit) ēlirimtare dhe heroike.




- Se si, po kjo kastė e sotme ‘ēlirimtarėsh’ sillet nė mėnyra tė ngjashme nė mos, tė njėjta me ish-funksionarėt e dikurshėm tė Lidhjes sė Komunistėve: me papėrgjegjėsi dhe pafytyrėsi tė skajshme ndaj pasurisė publike.




- Se si historia e re revidohet dhe redaktohet sipas dėshirės sė regjimit qė e fiton pushtetin dhe e formon qeverinė qoftė ajo LDK, AAK, PDK apo kushdo tjetėr.




- Se si njė plejadė e ‘heronjėve tė rinj’ e zėvendėson plejadėn e ‘heronjėve tė vjetėr’, duke mos e zėvendėsuar edhe vetėdijen ndaj kombit apo qasjen ndaj shoqėrisė.




- Se si heshten armiqėsitė e vjetra, krijohen miqėsitė e reja, shkelen parimet fundamentale, zhvaten pasuritė e bukuritė natyrore dhe e gjithė kjo arsyetohet nėn nocionin se ‘kėshtu e ka politika, Dukagjin’.




- Se si Ushtria Ēlirimtare e Kosovės kishte pasur 51,000 luftėtarė tė cilėt e kishin ēliruar vendin kur me sytė e mi e mbaj mend ditėn kur tanket e NATO-s zbrisnin poshtė Veterrnikut tė Prishtinės pėr t’i dhėnė fund vrasjeve dhe shkatėrrimeve




- Se si djemtė e ‘ēlirimtarėve’ tė sotėm voziten me vetura tė shtrenjta; se si farefisi i funksionarėve tė sotėm pėrbėn elitėn e monopolistėve ekonomikė dhe, se si nipat e ish-funksionarėve jugosllavė dalin nė mbrojtje tė vlerave demokratike, tė flamurit kombėtar dhe bashkimit me Shqipėrinė.




Tė gjitha kėto i kam parė dhe i shoh ende me sytė e mi. Porse, kėto nuk i shoh as tė botuara, as tė emetuara e as tė diskutuara publikisht.




Mbase, ajo qė paskem parė me sytė e mi nuk paska qenė e vėrtetė.




Dhe, pikėrisht pėr faktin se tash e sa vjet kam filluar tė dyshoj nė vėrtetėsinė e asaj qė e kam pėrjetuar dhe parė me sytė e mi, nuk kam pasur ndonjė dėshirė tė madhe tė dal e tė flas publikisht pėr tė gjitha kėto.




Ku ta di? Thonė qė njeriu sheh me mend, e jo me sy. Mbase, nuk i kam pasur mendtė me vete kur i kisha parė kėto gjėra.




Mirėpo, nė gjithė kėtė muhabet, Sheradin i nderuar, ka vetėm njė dallim prej letrės sime tė parė dhe kėsaj tė dytės. Nė kohėn kur ta shkruajta letrėn e parė nuk isha kėshilltar politik. Sot, formalisht, jam pjesė e njė administrate qeveritare nė Kosovė. Dhe, meqė ka kohė qė e kam kuptuar se as kjo administratė nuk ia doli ta ndryshojė traditėn e skandaleve, zhvatjeve dhe papėrgjegjėsisė karshi tė mirės publike, vendosa qė puna mė e ndershme qė do tė mund ta bėja nė njė situatė tė kėtillė ėshtė ta mbylli gojėn. Meqė vullnetshėm u bėra pjesė e saj mė 2008, sot nuk mė takon tė dal e tė llomotis publikisht pėr ēėshtjet madhore tė ndėrgjegjes shoqėrore dhe idealeve kombėtare. Dhe, kėsisoj veprova: ka sė paku tri vjet ē’prejse nuk jam marrė as me shkrime, as me komentime e as me deklarime publike. Nėse nuk ke ēfarė tė thuash, mos thuaj asgjė. Unė, nuk kisha, dhe nuk kam, ēfarė tė them.




Kėtė heshtje e pata ndėrmend ta vazhdoj derisa tė mos pėrfundonte kjo administratė e me tė edhe angazhimi im politik si njė zyrtar i saj. Mbase, mund tė kem qenė personi i gabuar, nė ekip tė gabuar dhe nė kohė tė gabuar porse ishte ky vendim imi dhe atė do ta mbaj si pėrgjegjėsi personale deri nė fund.




Por, publikimi yt i letrės sime private mė shtyri tė flas.




Kėtė po e bėj pa dėshirė dhe mbase, pėr dikė, pa tė drejtė marrė parasysh funksionin tim formal zyrtar. Mirėpo, mendoj se bėre tepėr keq qė atė letėr e pėrdore pėr qėllime tua ose qė, sė paku, nuk e botove kur ta dėrgova, mė 2006.




Kėsisoj, sot mė detyrove tė dal publikisht, duke ta shkruar edhe njė. Kėtė herė, besoj se duhet ta ndiesh pėr obligim moral qė ta botosh menjėherė e jo pas shtatė vitesh.




Krejt nė fund, pra, Sheradin.




Sikurse ndoshta edhe ti, jam pjesėtar i njė gjenerate e cila jetoi nė katėr shtete tė ndryshme duke mos lėvizur nga shtėpia dhe qyteti ku ėshtė lindur dhe rritur. Shkollėn fillore e kreva nėn Jugosllavinė e Josip Brozit, gazetar u bėra nėn Serbinė e Milosheviqit, nė studime doktorale shkova gjatė administratės sė UNMIK-ut, kurse kėshilltar politik u bėra pas shpalljes sė Kosovės shtet tė pavarur, nėn qeverinė e sotme. Ishin kėto katėr shtete, katėr regjime, katėr realitete dhe katėr tė vėrteta nė tė cilat jetova dhe vazhdoj tė jetoj. Secila nga kėto ishte e ndryshme dhe e mohonte tjetrėn.




Dhe, gjatė gjithė kėtyre viteve, flamujt nėpėr sheshet e Prishtinės ndėrroheshin sikurse edhe emėrtimi i rrugės sė shtėpisė sime. Ndėrronin slloganet, ideologjitė, besimet e premtimet. Ndryshonin pikėpamjet, parimet, qėndrimet dhe shpresat.




Mirėpo, diēka mbeti vazhdimisht e njėjtė. Shėndetėsia e dobėt, arsimi i rrėnuar, shpėrdorimi i pasurisė dhe i tė mirės publike mbetėn tė pandryshuara gjatė gjithė kėtyre dekadave. Atėbotė, babai im brengosej sė tepėrmi pėr ardhmėrinė e shoqėrisė ku do tė rritej i biri i tij. Sot, unė brengosem sė tepėrmi pėr ardhmėrinė e shoqėrisė ku do tė rriten bijtė e mi. Sot, barabarėsisht mund ta akuzojmė edhe qeverisjen e Kosovės jugosllave, e edhe qeverisjen e Kosovės sė pavarur. Me gjasė, e vėrteta ėshtė ajo qė, sikurse atėherė, ashtu edhe sot, ishim dhe jemi pjesė e tė dyjave. Regjimet shkuan dhe erdhėn mirėpo ne nuk ndryshuam.




Tė fala,




Dukagjin Gorani




Prishtinė, 11. .03. 2013/reporteri



Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Sheredin Berishes nje leter nga Dugagjin Gorani
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: