AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Enveri funksionar i Ahmet Zogut ne Bruksel

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13911
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Enveri funksionar i Ahmet Zogut ne Bruksel   Mer 19 Juin - 14:13

Edukimi francez
Nė fotot e tij tė fėmijėrisė dhe tė adoleshencės, ai ngjan si njė lord i vogėl. Shtėpia e tij e lindjes ėshtė njė lloj saraji turk, e vendosur nė qendrėn monumentale tė qytetit tė Gjirokastrės, dikur e banuar nga pronarėt e tokave dhe funksionarė tė Perandorisė Osmane. Kėshtu qė nuk kishte pikė dyshimi qė Hoxhat ishin njė familje shumė e pasur. Ėshtė ky fakt i papranueshėm qė propaganda kėrkon tė fshehė.
Babai i Hoxhės, i prezantuar si njė “nėpunės i vogėl”, i cili kishte jetuar nė Shtetet e Bashkuara, ia la xhaxha Hysenit, kryebashkiak i qytetit, kujdesin e rritjes sė fėmijėve. Nga viti 1923-1927, Enveri i ri u dėrgua nė Liceun Francez nė Gjirokastėr dhe, pas mbylljes sė urdhėruar nga italianėt, nė Liceun e Korēės nga viti 1927 nė 1930. Mė tej, ai pėrfiton njė bursė studimi shpėrndarė nga profesorėt francezė. Beqar, ai niset pėr nė Francė. Do tė jetojė nė Montpellier nga viti 1930-1933, pėr tė studiuar atje Shkenca Natyre, tė cilat nuk i interesonin fare. Nė vitin 1933, pėr shkak tė rezultateve universitare, bursa e tij ndėrpritet. Kjo duket se nuk e preku fare dhe ai u nis pėr Paris. Shumė elegant nė fotografitė e kohės, duket se ai bėnte njė jetė tė gėzueshme. Ai do tė frekuentonte komunistėt francezė dhe do tė admironte nė mėnyrė tė veēantė Marcel Cachin, emri i tė cilit iu vendos njė bulevardi nė Tiranė. Shkroi disa artikuj te “L’Humanite”. 


Enveri funksionar i Ahmet Zogut ne Bruksel

Nė vitin 1934 u emėrua funksionar nė konsullatėn shqiptare nė Bruksel, ēka provon se aktiviteti i tij politik nuk ishte edhe aq intensiv. U regjistrua nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Belgjikė, por nuk mori asnjė diplomė universitare.
Nė vitin 1936, ai nuk do tė shkonte tė luftonte nė Spanjė si Mehmet Shehu, por do tė kthehej nė Shqipėri. U emėrua profesor nė Liceun e Tiranės dhe, njė vit mė vonė, ai do tė japė mėsim nė Liceun Francez nė Korēė, ku kishte qenė nxėnės. Iu ngarkua lėnda e Moralit! Ishte e pakuptueshme se si Mbreti Zog kishte zgjedhur njė revolucionar tė rrezikshėm pėr tė formuar kuadrot e kombit. Nė kujtimet e tij, ai e pranon gjithashtu tė ketė frekuentuar shoqėrinė e lartė.
Nė vitin 1939, Shqipėria do tė bėhej zyrtarisht provincė italiane. Komunistėt, tė dobėt dhe tė pėrēarė, nuk mund tė ndėrmerrnin asgjė. Enver Hoxha nuk do tė fillonte karrierėn e tij politike veēse nė 28 nėntor 1939, kur do tė merrte pjesė nė Korēė, nė festimin e festės sė Pavarėsisė, qė mori pamjen e njė manifestimi antifashist. Pikėrisht atėherė ai u pėrjashtua nga kuadri i mėsimdhėnies publike. Mori njė shtėpi nė Tiranė dhe u bė “tregtar”, siē pranojnė burime zyrtare, qė nuk guxojnė tė thonė se ai ishte bėrė pronar i pijetores “Flora”. Pas njė manifestimi studentėsh nė Tiranė, mė 28 tetor 1941 pėr tė doli njė mandat arresti, i cili e detyroi tė tėrhiqej. Asokohe do tė themelohej edhe Partia Komuniste Shqiptare.


Hoxha, nuk i mbetet veēse…
Ekonomia, e privuar nga ndihmat kineze, pėsoi njė goditje tė fortė. Parulla “Me forcat tona” mori gjithė pėrmasėn e saj tė vėrtetė shqetėsuese. Shqipėria duhet tė rregullonte marrėdhėniet e saj me Greqinė dhe Turqinė dhe tregtonte herė pas here me fqinjėt jugosllavė. Ajo u kthye gjithashtu nga Europa Perėndimore, gjithnjė me hapa tė vegjėl dhe me shumė hezitim.


“Vetėvrasja” e Mehmet Shehut
Nė vitin 1981 u luajt njė dramė e pamenduar, qė do tė thyente njė marrėdhėnie prej mė shumė se 40 vjetėsh. Mė 18 dhjetor, Mehmet Shehu “vetėvritet”. Strategu i rezistencės, ēlirimtari i Tiranės, xhelati i pamėshirshėm i devijuesve dhe tė pabesėve tė Hoxhės zhduket nga skena politike. Vetėvrasja ėshtė tradicionalisht e urrejtshme dhe blasfemuese. Pėr komunistėt ėshtė njė dezertim. Partia deklaron se kryeministri i famshėm i dha fund jetės pas njė depresioni nervor. Gjithsesi, Shehu nuk e kishte shfaqur kurrė gjendjen e tij shpirtėrore.
Emri i tij u fshi nga fjalimet dhe botimet. Nė muzetė historikė, portretet dhe objektet qė i pėrkisnin atij, maketet, qė shqiptarėt u thoshin “relikte”, u hoqėn. Gjatė vizitave tona nė muzeume, nė fund tė vitit 1982 zėvendėsimi i fotografive tė retushuara ishte i dukshėm. Brigada e parė Sulmuese qė ai kishte drejtuar, kishte pushuar sė ekzistuari. Mė vonė, me botimin e librit tė Enver Hoxhės, “Titistėt”, ku do tė shfaqej fushata antijugosllave, shqiptarėt mėsuan se komandanti i tyre i vjetėr ushtarak, ish-ministri i Brendshėm, mė pas kryetar Kuvendi, ishte njė “mercenar i dėrguar nga anglo-amerikanėt”, “Njė agjent i Intelligence Service”, “njė agjent i shėrbimeve sekrete amerikane” dhe “ i lidhur me ONZA (shėrbimet sekrete jugosllave), qė i pėrkiste KGB-sė, qė donte tė “ndryshonte drejtimin e partisė dhe tė shtetit tonė drejt perėndimit”. Pėrveē kėsaj, ai u lirua nga kampi i refugjatėve nė Francė, pas Luftės sė Spanjės nga “dy oficerė, njėri i Gestapos dhe tjetri i SIM-it italian”. Hoxha shkroi gjithashtu qė gjatė luftės, Shehu “pėrhapi terror nė fshatrat ku kalonte Brigada e parė pėr tė diskretituar partinė”.
Kėshtu, ai vėrtetoi deklaratat e oficerėve britanikė, tė cilėve u kishte bėrė shumė pėrshtypje frika e fshatarėve nė “zonat e ēliruara”. Episodi, sipas tė cilit Shehu ndjek rrugėn e Hoxhės, duke pėrshkuar mespėrmes Shqipėrinė nėpėr male, duke thyer rrethimin nazist, u bė njė episod minor “ngritur nė legjendė”. Mė interesantja ishte kur Hoxha e lidhi Shehun me tė gjithė “tradhtarėt” qė ai vetė kishte zhdukur dhe fanatizmin ekstrem e bėri provė tė krimit tė tij. Duke masakruar heretikėt, ai fshihte lojėn dhe vazhdonte punėn e tij minuese!
Versione nga mė ekstravagantet mbi “vetėvrasjen” qarkullonin mes trupit diplomatik. Pushteti i ngatėrruar nė gėnjeshtrat e veta zbuloi tė vėrtetėn sipas versionit tė saj, nė gazetėn “Zėri i popullit” tė 16 marsit 1985 u shkrua qė Shehu u likuidua pasi u ballafaqua me unitetin e pashkatėrrueshėm tė Partisė me popullin”.
Cila ėshtė arsyeja e kėtij sherri tė rėndė? Ndoshta dy ēėshtje i ka vėnė nė opozitė Hoxhėn dhe Shehun: hapja drejt Perėndimit dhe Kosova. Ai e kishte kritikuar Shehun sikur donte tė shiste Shqipėrinė nė perėndim dhe tė mbėshteste serbėt nė Kosovė. Kėto akuza janė delikate pėr t’u interpretuar, pasi nė traditėn staliniste ishte e zakonshme t’u vishje viktimave qėllime tė kundėrta. Realiteti ndoshta ėshtė mė prozaik. Nė vitin 1974, Hoxha ėshtė sėmurė. Diabeti po e shkatėrron dhe nė 1982-shin, teksa ne e shihnim nė kinema, ėshtė njė i moshuar i dobėt qė ka nevojė pėr t’u mbajtur qė tė ecė. Herė pas here humb ndjenjat dhe nė 1985-n pėrdor njė karrige me rrota. Sipas disa diplomatėve, familja Hoxha dhe klanet e besuara duhet t’ia kenė arritur qė tė likuidojnė trashėgimtarin e hamendėsuar dhe aleatėt e tij, pėr tė ruajtur pushtetin.
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13911
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Enveri funksionar i Ahmet Zogut ne Bruksel   Mer 6 Nov - 15:52

Ahmed Zogu rezulton njeriu i serbėve qė mė 1916.



Sipas Dusan T. Batakovic* tek "The Kosovo Chronicles - Kronikat e Kosovės", Ahmed Zogu ka shkuar mė 1916 nė Nish dhe i ėshtė lutur Pashiēit ta bėnte atė njeriun e tyre nė vend tė Essad Pashės. Zogu i ka kėrkuar Pashiēit ta zgjidhte atė nė vend tė Essadit, megjithese ata ishin nip e dajė mes tyre (jane zėnė brenda familjes kush tė ishte kėlyshi i parė i serbėve).
Sipas Dusan T. Batakovic (citoj): "Essad Pasha nuk arriti ta shtrinte pushtetin e tij nė gjithė Shqiperinė e Mesme e atė veriore. Ne rajonin e Matit, lidhja e tij familjare, Ahmed Bej Zogu kėrkonte qė tė kishte kontakt direkt vetė me autoritet ushtarake serbe. Me kėrkesėn e tij personale ai shkoi nė Nish tė negocionte me Pashiēin." (E paparė, ka bėrė kėrkesė tė bėhet spiun).
Batakovic vazhdon (citoj): "Ahmed Zogu pretendoi tė ishte rival (pėr pushtet) i Essad Pashės. Ai premtoi se do bėhej me serbėt nėse do i jipej ndihma e nevojshme. Njė agjent i qeverisė serbe e shoqėroi atė gjithė kohėn."

Nė materialin e Dusan T. Batakovic zbulohet gjithashtu edhe pėrpjekja e Pashiē pėr tė fituar simpatinė e Presidentit Amerikan Wilson, nė Konferencėn e Paqes tė Versajės, pėr pėrcaktimin e kufijve tė Shqipėrisė.
Nga njėra anė, Pashiē ishte i qetė se delegacioni nga Shqipėria i pėrfaqėsuar nga Essad Toptani do kėrkonte njė Shqipėrie tė cunguar, tė ashtuquajturėn Republikė Myslimane tė Shqipėrisė Qėndrore (nė foto zona me ngjyrė bojkafe tė hapur), pa pjesėn veriore mbi lumin Mat. Nga ana tjetėr ai i trembej influencės sė deputetėve amerikano-shqiptarė tė pranishėm nė Konferencė.

Ja si pėrshkruhet ky moment nga Dusan T. Batakovic (citoj): "Pashiē kėrkoi qė popullsia katolike mbi lumin Mat tė zhvillonte njė referendum ku tė vendoste bashkimin ose me (1) Republikėn Myslimane tė Shqipėrisė Qėndrore, ose (2) me Jugosllavinė. Nė kėtė mėnyrė Pashiē shpresonte tė bllokonte propozimin e deputetėve tė shoqėrisė amerikano-shqiptare "Vatra" (Fan Nolit), e cila kėrkonte krijimin e Shqipėrisė sė Madhe me pėrfshirjen e teritoreve edhe nga Serbia e Mali i Zi."
Strategjia e Nolit ka qenė tė kėrkonte sa mė shumė teritore pėr tė fituar tė paktėn Shqipėrinė e 1913-s (Shqipėrinė e sotme). Pėrfundimisht kjo strategji ka triumfuar,
 pasi Wilson
 ka hedhur poshtė tė dy versionet e kėrkuara nga Pashiē, dhe ka votuar nė favor tė integritetit territorial tė 1913-s.
Duke lexuar materialin e Dusan T. Batakovic konstatohet njė kontradiktė nė lidhje me periudhėn para se tė vritej Essad Toptani. Sipas Batakovic, nė fund tė muajit maj 1920 (citoj): "Ahmed Zogu, ministėr i brendshėm i qeverisė sė Sulejman Delvinės, dėrgoi njė delegacion nė Paris tek Essad Pasha pėr ti ofruar atij postin e Kryeministrit tė vendit."
Nga ana tjetėr, e njejta ngjarje pėrshkruhet ndryshe nga Hil Mosi: (citoj Mosin) "Asht emnue nji komision 4 vetėsh: Emzot Koleci, Bajram Fejziu, Fuat Beg Toptani e Ymer Beg Shjaku, tė cillėt ndėr kėto ditė kanė me shkue nė Paris pėr me marrė vesht programin e Esad Pashės." (Rrokull Shqypnis - Korespondencė e veēantė - Tiranė, 20.IV.1920)

Hil Mosi nuk thotė se Essad Toptanit i ėshtė propozuar posti i Kryeministrit. Kurse sipas palės serbe ky pozicion i ėshtė propozuar nga Ahmed Zogu. Nė atė kohė nė San Remo (Itali) po mbahej e ashtuquajtura Konferencė e Kufijve (vijim i Konferencės sė Paqes tė Versajes), e cila do pėrvijonte edhe kufijtė e Shqipėrisė. Pikėrisht nė kėtė valė Essad Pasha u bė agresiv, dhe serbėt shpresonin shume tek ai.
Por ndėrsa nė prapaskenė zhvillohej e gjithė kjo "luftė e ftohtė", zgjidhja erdhi sa hap e mbyll sytė nga koburja e .............Avni Rustemit qė shuajti pėrfundimisht shpresat e serbėve... Rrena e rrean


Nga ai moment njeriu i parė i serbėve nė Shqipėri do bėhej automatikisht Ahmet Zogu (siē ai vetė u kishte kėrkuar serbėve qė mė 1916). Fill pas vdekjes sė Toptanit pėr Zogun do fillonte karriera e lartė. Ai do bėhej kryeministėr nė vend tė Essadit, dhe mė vonė monark, e njėjta linjė pushteti qė serbėt kishin dizenjuar pėr Essadin pas dėbimit tė Princ Vidit...
Marre nga Gazeta Kritika



Posted 47 minutes ago by GAZETA VOTRA
[/size]
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13911
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Re: Enveri funksionar i Ahmet Zogut ne Bruksel   Mer 6 Nov - 16:52


  • Haxhi Kuēi O shqiptar"Shqiperia etnike ka fillue qe nga ramja e mbretereshes Teuta,por edhe lufte more shqiptar ne kosove,luginen e presheves e ne iliride a u nise me ēlirue dhe ne fund mi bashkue trojetKU PO Tanin Trimi
    il y a environ une heure · J’aime · 1


  • Haxhi Kuēi Trojet mbeten edhe ma keq se siq ishin dhe a na tregoni metoden se si me ba shqiperien etnike?



    Gazeta Votra






    Fronti Demokristian Shqiptar-Shqiperia Etnike

    “Tė mėdhenjtė” bashkohen nė balotazh.

    Partitė politike qė kanė mbetur jashtė balotazhit do ta “vulosin” fatin e kandidatėve nėpėr komuna qė do t’i matin forcat edhe njėherė nė njė raund votimi qė do tė zhvillohet mė 1 dhjetor. Koalicioni i parė pėr balotazh ėshtė arritur nė Prizren ndėrmjet PDK-sė dhe AAK-sė. Kjo e fu...Afficher la suite



    J’aime ·  · Ne plus suivre la publication · =100003658550542&p[1]=389280434537238&profile_id=106357166202262&share_source_type=group]Partager · il y a 9 heures




    • IS Gashi Gashi aime ēa.


    • Haxhi Kuēi Oooojjj " Gazeta Votra"?????Na trego menyren se si me ba "Shqiperin etnike"?A keni planprogram?Apo e keni gjete kete sllogan dhe tja fusim se koti.Me konnnn?A ka mbete halaaa ndonji atdhetar shqiptar?Kush po na i vrasi atdhetaret?Tradhetaret po bahen...Voir plus
      il y a 45 minutes · J’aime · 1


    • Gazeta Votra Populli Shqiptar e ka zgjedhur vete rrugen e Bashkimit Kombetar Shqiptar. Parlamenti i Shqiperise dhe i Kosoves duhet te miratojne Deklaraten e Bashkimit dhe me kaq merr fund procesi i ndarjes se kombit shqiptar. Ky eshte programi jone nga Amerika e Larget per Kombin Shqiptar. Iu falenderojme per komentin.
      il y a 41 minutes · J’aime


    • Haxhi Kuēi Oj Gazete;Populli eshte si robineti,a se keni ditur kete?Po cili parlament guxon me miratue nje dklarate te tille?Po keta parlamentar jan klyshet e serbise,greqise dhe bugarit dhe armiqeve tan,a nuk e dini kete?Qudi me vjen nga ju!A e dini more zotri j...Voir plus
      il y a 23 minutes · J’aime · 1


    • Gazeta Votra Kombi Shqiptar e ka lene mbrapa politiken e vjeter antishqiptare. Me zgjedhjet e ardhshme edhe ne Kosove, gjerat do te ndryshojne per mire. Shqiperia Etnike, me vullnet te popullit dhe me bekimin e Zotit, do te behet se shpejti.
      il y a 19 minutes · J’aime


    • Haxhi Kuēi E ka lan te vjetren e pashkolluar,e ka zvendesue me te rejen shpiuna me shkolle ,qindra here ma te rrezikshem.Shume ma lehte e kan ma zhduk kete popull e keta nuk kan derte te shendrrohen ne serb e grek.Per cilat zgjedhjet e ardhshme e keni fjalen? oho...Voir plus
      il y a 10 minutes · J’aime


    • Gazeta Votra Kombi Shqiptar nuk u zhduk per 2000 vjet pushtim, nuk mund te zhduket nga disa spiune te Serbise, Turqise, apo Greqise. Shqiptaret shume shpejt do te bashkohen ne nje shtet, i cili do perfshije te gjitha trojet e sotme shqiptare. Koha po punon per ne shqiptaret.
      il y a 9 minutes · J’aime


    • Haxhi Kuēi PO si po mendoni more zotri qe nuk zhduket ky popull,kur e qeverisin tradhetaret zagaret e serbise,greqis e leje turqin se mu kjo turqi ta hoqi serbin sot nga kosova dhe nuk e lejoi NATON qe tere kolona te ikur nga viset e kosoves ti qojn ne QAD .Turqia nuk ka nevoje per neve as per token tone.Mos ja bani si Demaqi Hajdemo braqo da stvorimo ballkaniu,dhe ja kesaj fjales kemi per tja pa sherrin.Po si e parashihni bashkimin ore lalo?Me endrra ?Apo nga amerkanet!!!Amerikanet ēdo dite vetem sa po largohen nga ne,spo shihket me duket.
      il y a 3 minutes · J’aime


    • Haxhi Kuēi Ne cilin vite do behet "Shqiperia Etnike"?A keni date,apo po ja futni paushall qashtu,me sehire.
      il y a environ une minute · J’aime


Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
Contenu sponsorisé




MessageSujet: Re: Enveri funksionar i Ahmet Zogut ne Bruksel   Aujourd'hui ą 18:03

Revenir en haut Aller en bas
 
Enveri funksionar i Ahmet Zogut ne Bruksel
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: