AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Ramush Haradinaj ,Lubonja thote se;

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 14692
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Ramush Haradinaj ,Lubonja thote se;   Ven 19 Juil - 9:22

17:40 / 17 Korrik 2013 / Kategoria: Kosovė
Shprehet Lubonja: Ramushi ėshtė vrasės!


Fatos Lubonja
Fatos Lubonja, publicist i njohur shqiptar, nė njė shkrim pėr revistėn “Sudosteuropa Mittelungen”, e ka cilėsuar Ramush Haradinajn njė vrasės, qė u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit tė dėshmitarėve. Pėr kėtė arsye, ai ka kritikuar politikanėt shqiptarė, duke nisur nga Berisha dhe Rama, pse kanė dalė nė mbrojtje dhe kanė pėrgėzuar Haradinajn pėr lirimin e tij.

“Ironia ėshtė se tė gjithė politikanėt e lartė qė celebruan tė shfajėsuarin kanė informacion tė mjaftueshėm, nė mos pėr tė qenė tė bindur, pėr tė pasur dyshime serioze se akuzat e Hagės ndaj Haradinajt janė tė vėrteta. Pra, se nė vitet 1998–1999, dhe veēanėrisht pas bombardimeve tė NATO-s, njerėzit e UĒK-sė, qė Haradinaj ka drejtuar, kanė rrėmbyer serbė, romė, shqiptarė, ndėr ta edhe gra, tė cilėt janė mbajtur nė kushte ēnjerėzore robėrie nė burgje tė improvizuara, janė torturuar, pėrdhunuar, vrarė; se ka njė numėr jo tė vogėl tė zhdukurish, ndėr tė cilėt edhe shumė shqiptarė kosovarė, qė janė ndėr ata qė UĒK i konsideronte tradhtarė apo jo mbėshtetės tė saj; dhe se Haradinaj ėshtė ēliruar nga kėto akuza ngase ai apo njerėzit e tij kanė frikėsuar dhe vrarė dėshmitarė. Ata e dinė se raporti i Kėshillit tė Europės i vitit 2010 e ka cilėsuar gjendjen e mbrojtjes sė dėshmitarėve nė Kosovė si mė tė keqen nė Ballkan edhe pėr shkak se vendimi i vitit 2008 i ICTY, qė e nxori tė pafajshėm Haradinajn herėn e parė, nėnvizonte vėshtirėsitė pėr t’i bindur dėshmitarėt nga Kosova tė shkonin nė Hagė dhe tė dėshmonin.3 Ata e dinė se nė gjyqin e fundit dhe pėrfundimtar dėshmitarėt refuzuan tė flasin ose ndryshuan versionin e tyre tė ngjarjeve. Ata e dinė, po ashtu, se e njėjta gjė ka ndodhur edhe nė gjyqin e njė heroi tjetėr tė UĒK-sė, Fatmir Limajt”, shkruan Lubonja.

Sipas tij, ėshtė e pabesueshme se si shqiptarėt i glorifikojnė kėto personazhe. Kjo ndodh, sipas tij, sepse jemi njė komb skizofrenikėsh.

“Kjo hipokrizi kaq kurajoze mund tė shpjegohet me faktin se ky qėndrim ka tė bėjė me mbisundimin e ideologjisė nacionaliste me tė cilėn vazhdojnė tė punojnė nė Shqipėri dhe Kosovė sistematikisht elitat politike dhe kulturore pėr t’u shpėlarė trurin njerėzve. Ashtu si nė kohėn e komunizmit, shqiptarėt vazhdojnė tė ushqehen me idenė se ata janė asgjė, si qenie individuale, pėrpara interesave tė kombit, se ata duhet tė sakrifikojnė veten pėr atdheun dhe tė mbyllin sytė ndaj ēdo krimi tė kryer nė emėr tė tij. Nė sajė tė kėsaj shpėlarjeje trush ata vazhdojnė tė jetojnė nė mėnyrė skizofrenike midis glorifikimit tė heronjve tė lavdishėm qė sakrifikojnė veten pėr kombin dhe mjerimit tė maskarenjve qė i vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithė duke qenė po ata heronj tė glorifikuar”, shkruan ndėr tė tjera Lubonja./b.l/gazetaexpress
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Ramush Haradinaj ,Lubonja thote se;
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: