AccueilPortaliFAQRechercherS'enregistrerMembresGroupesConnexion

Partagez | 
 

 Levizja e vetvendosjes ,do behet ma e keqe se PDK

Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Aller en bas 
AuteurMessage
Perparimi
Admin


Numri i postimeve : 13911
Registration date : 30/04/2006

MessageSujet: Levizja e vetvendosjes ,do behet ma e keqe se PDK   Dim 1 Sep - 1:54

PDK dhe VV nuk dallojnė kur ėshtė nė pyetje keqpėrdorimi i parasė publike!
Nė mbledhjen e fundit tė KQZ-sė, pėrfaqėsuesi i PDK-sė e akuzoi Lėvizjen Vetėvendosje! qė sė bashku me iniciativėn tjetėr qytetare, JSL-nė e Rada Trajkoviqit, po e shfrytėzojnė nė mėnyrė tė paligjshme Fondin pėr mbėshtetjen e subjekteve politike.
Lėvizja pėr Bashkim, duke qenė edhe e dėmtuar drejtpėrdrejt nga kėto keqpėrdorime, shkeljen e tillė ligjore e ka denoncuar shumė kohė mė parė edhe publikisht pėrmes mediave, edhe juridikisht pėrmes ankesės nė KQZ dhe ngritjes sė padisė, pėrkatėsisht kallėzimit penal nė institucionet kompetente. Megjithėkėtė, shkelja ka vazhduar, madje, me pėrkrahjen edhe tė vetė pėrfaqėsuesit tė PDK-sė nė KQZ, z. Betim Gjoshi.
Ne konsiderojmė se ėshtė fakt i pakontestueshėm qė ndarja e mjeteve pėr Lėvizjen Vetėvendosje! dhe JSL-nė, tė cilat nuk janė regjistruar, por vetėm janė certifikuar si iniciativa qytetare, pėrbėn shkelje tė rėndė ligjore. Konsiderojmė se ėshtė fakt i pakontestueshėm qė shkelės tė ligjit nė kėtė rast janė tė gjitha palėt qė kanė pasur mundėsi e nuk e kanė penguar kėtė shkelje, duke pėrfshirė Lėvizjen Vetėvendosje! dhe JSL-nė, si pėrfituese nė mėnyrė tė paligjshme tė fondit, si dhe KQZ-nė dhe vetė pėrfaqėsuesin e PDK-sė, si pjesė e kėtij institucioni, tė cilėt megjithėse kanė qenė tė njoftuar me kohė pėr shkeljen, kanė refuzuar ta trajtojnė atė si tė tillė. Prandaj, sjellja e pėrfaqėsuesit tė PDK-sė tregon qartė se motivi i denoncimit tė kėtij rasti nuk ėshtė evitimi i shkeljes sė ligjit, por pėrfitimet nė aspektin elektoral apo aspekte tė tjera subjektive. Gjithashtu, LB konsideron se loja e deritashme e “qengjit tė butė” nga Lėvizja Vetėvendosje! ndaj KQZ-sė dhe shndėrrimi nė ujk tani kur pjesėn dėrrmuese tė mjeteve i ka pėrvetėsuar, ėshtė edhe njė fakt se VV nuk ėshtė njė organizatė e ndershme, siē pėrpiqet tė paraqitet nė opinion, por ėshtė njė organizatė politike si shumė tė tjera tė cilat ajo vetė i akuzon, organizatė qė pėr tė arritur nė pushtet nuk zgjedh mjete.
Lėvizja pėr Bashkim e fton KQZ-nė qė tė ndėrpresė sa mė parė keqpėrdorimin e parasė publike dhe tė sillet nė pėrputhje me ligjin; e fton Lėvizjen Vetėvendosje! dhe JSL-nė qė ta ndėrpresin praktikėn e pėrfitimit tė paligjshėm nga buxheti i Kosovės; dhe i fton institucionet e drejtėsisė qė tė veprojnė me mė efikasitet nė lidhje me kėto shkelje tė denoncuara, nė mėnyrė qė tė mos vazhdojė tė dėmtohet buxheti i shtetit dhe drejtėsia nė vend.

LĖVIZJA PĖR BASHKIM
Zyra pėr Informim
Prishtinė,
15.8.2013
Revenir en haut Aller en bas
Voir le profil de l'utilisateur http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com
 
Levizja e vetvendosjes ,do behet ma e keqe se PDK
Voir le sujet précédent Voir le sujet suivant Revenir en haut 
Page 1 sur 1

Permission de ce forum:Vous ne pouvez pas répondre aux sujets dans ce forum
 :: sport-
Sauter vers: